MIMOZA DEMIRI: ERMONELA JAHO SHKËLQEU EDHE NË PARIS E BRUKSEL

Pashtriku.org, 20. 03. 2014 – Sopranoja Ermonela Jaho pas Triumfit në Londër me “Manon”, më 20/21 shkurt ka shkëlqyer në Paris dhe Bruksell, dhe së shpejti do triumfojë edhe në Tiranën tonë me Batterflay-in. Më në fund Diva e shumë pritur i kthehet publikut shqiptarë, i cili s’ka mundësi ta ndjeki nëpër skenat botërore dhe kjo nuk ka ndodhur për neglizhencën e saj, por nga individët e “biznes-artit”, të cilët për një kohë të gjatë e kthyen në pronë private, duke i dhënë mundësinë vetëm atyre që bëjnë historikisht “lëpirësin” por asnjëherë Artistin,dhe sigurisht Ermonela nuk bënte pjesë në këtë “tregti” të pistë, pasi për te, Arti është shumë i shenjtë dhe i papërlyeshëm.
Koncerti në Paris ishte organizuar nga Radio France dhe i trasmetuar drejtëpërsëdrejti në datën 20 shkurt në Teatrin Champs Elysses… Natyra e këtij koncerti ishte me një repertor të periudhës veriste… dhe ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë me arie po të kësaj periudhe dhe pjesa e dytë “Le Villi” me operën e parë të Puccinit. Ermonela këndoi arien nga opera “Fausto” të Arrigo Boitos arien “Vdekja e Margherites” dhe nga “Adriana Lecouvreur” të Francesco Cilea arien ” Poveri fiori”….kolegët e saj Tenori dhe Baritoni kënduan ariet e tyre nga opera “Pagliacci” Te Leoncavallo dhe “Cavaleria Rusticana” të Mascagni. Pjesa e dytë konsistonte në operën e parë të Puccinit “Le Villi” ku edhe pse një operë prej një ore, ka vështirësin e vet pasi janë akoma duke u kristalizuar ato detaje që do përbënin në të ardhmen, stilin e pakonfonduar të Puccinit… Por në këtë operë dëgjohen pasazhe nga Massenet, Bizet, Wagner, Mascagni etj…me një orkestracion të fuqishëm dhe një kor po aq të fuqishëm, por edhe me momente shumë romantike dhe delikate, karakteristikë e përshkrimit që Puccini u bën heroinave të tij… Duke folur me gjuhën e shpirtit, siç është muzika, me këngëtarë mesdhetarë, një baritonë nga Spagna, një tenor nga Brazili dhe një ballkanase shqiptare për një publik mesdhetar siç është Franca dhe me një muzikë po aq mesdhetare të Puccinit dhe kolegët gjithashtu. Reagimi i publikut qe fryti i asaj pune që një artist duhet të ketë në fund të një ekzekutimi të një vepre të tillë. Pritja qe entuziaste dhe duartrokitjet nuk ndalonin.

 

 Ermonela Jaho….

 Forum Opera – Opéras récitals concert Bruxell
Menjëherë pas natës së koncertit të datës 20 shkurt në datën 21, Sopranoja niset për Bruxsell ku do filloj provën e parë në një repertor totalisht ndryshe nga verizmi, nga ai që kishte bërë deri një natë përpara… Flitet për rolin e Mathildës në operën e Rossinit “Guglielmo Tell” një opere monumentale me një muzikë orkestër, kor dhe soliste perlë nga fillimi deri në fund… Një opera 5 orëshe dhe opera e fundit e Rossinit…..Opera kjo për shkak të monumentalizmit të saj e pasuruar me faqe korale të gjata, me shumë personazhe, marrin pjesë 12 solistë, muzike orkestrale, valle austriake dhe zvicerane që përshkruanin historinë e kësaj vepre… ku janë në armiqësi dy vendet Austriakët dhe Zvicerianët….. Një operë kjo e cila qe e para që i hapi rrugën stilit “Grand Opera’ që do vijë më pas me kompozitorët francezë për excellence….. Përsa i përket rolit të Mathildës, këtu jemi në një teritor teknikisht duke folur shumë virtuoz, shumë shumë ndryshe nga ajo e Puccinit, ku zakonisht në gjuhën e operës përdoren këngetarë Rossinian, Borokian, Mozartian, Verist, Verdian etj.
Por për Jahon tashmë studimi i të gjitha elementëve të këndimit nuk ndalon në atë që bën momentalisht ku repertori i saj është me shumë në atë veriste, por çdo ditë përpiqet të përmirësojë teknikën e saj, duke punuar me çdo ngjyrë të saj teknike, me legaton, frazën, axhilitetin etj, sepse janë armët e një perfeksioni të një këngëtari lirik që në çdo nevojë, si në këtë rast, arma e axhilitetit apo të olimikes vokale e ke me vete dhe gati në çdo moment… Dhe nuk kaloi kollaj… pasi kjo kontratë pati një lloj konflikti edhe me drejtor teatri, menaxherët e saj, sepse kishin dyshimin, që do ishte e vështirë të kalojë në mënyrë kaq kategorike nga një repertor në tjetrin, pa kaluar as 12 orë.
Por duke njohur mirë Ermonelën, ajo mrekullisht matet me veten dhe jo me të tjerët dhe kërkon gjithmonë në punën e saj të sfidojë veten, në sado vështirësi që të hasi. Ajo që më habit tek sopranoja është sepse nuk e gjenë asnjëherë interpretimin e saj njësoj si një “robot i kurdisur “por gjithmonë ndryshe, pasi bëhesh e mërzitshme të këndosh të njëjtat me të njejtën mënyrë.
Ajo që e karakterizon më shumë është trajtimi që i bën personazhit në një mënyrë të tillë natyrale, ku i rrjedh si në jetën e përditshme, jo dy herë njësoj, por çdo herë sjell të renë dhe interesanten. Roli i Mathildës nuk ishte rol, protagonisteje, kuptohet opera quhet Guglielmo Tell dhe jo Mathilde dhe pjesa më e vështirë ishte ajo e tenorit në rolin e Arnoldos dhe baritonit në rrolin e Guglielmit, që u përballua me mjeshtri nga kolegët e saj si, Nicola Alaimo dhe tenori amerikan Michael Spyres, pa lënë mënjanë edhe kolegët e tjerë shumë të mirë. Dirigjenti i kësaj opere ishte Evelino Pido, një numër njësh në repertorin belcantist, ku u krijua një energji kolektive kaq e bukur, pasi të gjithë kor, orkester, soliste, dirigjent ishin të egzaltuar nga efekti i këtij kapolavori dhe rrezultati qe edhe pas 5 orësh muzike, ne formë koncerti, publiku e priti fundin e sj me standing ovation… çdo mbrëmje… Kur artistët bashkëpunojnë me njëri tjetrin me shumë përfitojmë të gjithe… dhe sidomos në art kjo është kapitale.

====================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

======================================

MIMOZA DEMIRI: SFIDA E MADHE E ‘MANON’ NË ROH LONDËR,

TRIUMFONË ME SOPRANON ERMONELA JAHO
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2405

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura