ZGJEDHJET LOKALE TË 3 NËNTORIT 2013 E DËMTOJNË INTEGRITETIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS!
12 vjet më parë [më 01.12.2013], në ditën kur u mbajtë balotazhi i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013, kam bërë këtë analizë, të cilën mund ta lexoni dhe pastaj të komentoni kush të doni:
Këto zgjedhje legjitimojnë ndarjen e Kosovës në baza etnike!
ZGJEDHJET LOKALE E DËMTOJNË INTEGRITETIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS!
Nga Sheradin Berisha – më 01. 12. 2013
Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (në shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga Dobrica Qosiç (1993), ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexohet me kujdes Pakoja e Ahtisarit do të spikaten me lehtësi shumë elemente të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje.
Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH), është hedhur menjëherë pas përfundimit të luftës me krijimin e enklavave serbe brenda Kosovës, e cila me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së u vu ushtarakisht e politikisht nën protektoratin ndërkombëtar. Rrjedhimisht në këtë kohë u shkëputë pjesa veriore e Kosovës (Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani, duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër ku u vendosën trupat e NATO-s, KFOR-i Francez.
Kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, u legalizua edhe me miratimin e zemërgjerëve të ashtuquajtur “Grupi i Unitetit”, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (me ndërmjetësimin e ekipit të emisari të OKB-së Marti Ahtisaari) që u zhvilluan gjatë vitit 2005 – 2007 në Vjenë.
* * *
Partitë politike PDK-LDK-AAK-AKR dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, (të bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila definon qartë sovranitetin e pjesshëm të Republikës së Serbisë në Kosovë!)… kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE.
Ndërkaq negociatat politike që u zhvilluan në Bruksel, ku u arrit marrëveshja Thaçi – Daçiq – Ashton më 19 prill 2013, kanë çimentuar konceptin e ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte, përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!
Kur shtohet këtu edhe marrëveshja e verës së këtij viti “Thaçi – Daçiç” për amnestimin e grupeve të ndryshme krimimale serbe, të cilat kishin vepruar në veri të vendit [1999 – 2013] dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës përmes Listës Serbe [që mori pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit) gjendja bëhet edhe më kritike si në aspektin e integritetit të brendshëm ashtu dhe në aspektin e sovranitetit të jashtëm të vendit tonë.
Ky “ASOCIACION…”, me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 dhe ato të balotazhit që po mbahen sot (më 1 dhjetor), përmes listës serbe që përfaqëson Qeverinë e Serbisë, legjitimon pushtetin e Serbisë në komunat me shumicë serbe dhe ndarjen e Republikës së Kosovës (lexo Ahtisarit) në baza etnike!
Me këto zgjedhje, çartazi po dëmtohet edhe tërësia unike territoriale e Kosovës, dhe në këtë mënyrë po vështirësohet aspirata shekulllore e shqiptarëve për BASHKIM në një SHTET me SHQIPËRINË. (më 01. 12. 2013)
——————-
SHERADIN BERISHA: TASHMË ËSHTË E QARTË, MË 3 NËNTOR REPUBLIKA E SERBISË DHE AJO E KOSOVËS I ORGANIZOJNË ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E AHTISAARIT!
***
SHERADIN BERISHA: EDHE MË 3 NËNTOR 2013, QURANI ËSHTË E PËRBASHKËTA E POLITIKANËVE TANË! PRANDAJ MOS E VOTO QURANIN!