SHERADIN BERISHA: EDHE MË 3 NËNTOR 2013, QURANI ËSHTË E PËRBASHKËTA E POLITIKANËVE TANË! PRANDAJ MOS E VOTO QURANIN!

Pashtriku.org, 01. 11. 2013 – Më 4 nëntor 2009 (11 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit), Lëvizja Vetëvendosje, kishte organizuar një protestë simbolike, në qendër të Prishtinës. Me këtë rast një aktivist i VV’së para qytetarëve (kalimtarëve të rastit në sheshin Nënë Tereza) ka treguar se kush do të përfitoj nga vota e tyre dhe cila është e përbashkëta e politikanëve të Kosovës me Quranin!
Aktivisti i VV’së, F.Krasniqi – në fjalimin e tij ka thënë:
“- Vota juaj më 15 nëntor është vot për legjitimimin e decentralizimit, për shkak se përmes procesit të zgjedhjeve janë duke u krijuar 6 komuna të reja me shumicë serbe!

– Vota jote më 15 nëntor është vot e cila u ndihmon këtyre politianëve që të vjedhin edhe ma tutje, e cila vot është – vot për vazhdimin e korrupsionit dhe hajnisë institucionale.
– Vota juaj më 15 nëntor, është vot e cila do ti krijoj parakushtet për krijimin e një entiteti autonom serb brenda Kosovës, për shkak se përmes procesit të zgjedhjeve po krijohen 6 komuna me shumicë serbe, ku do të sundojnë strukturat paralele të Serbisë e jo Qeveria e Kosovës.
Jena mësu ti nim politikanët e Kosovës për dallimet midis tyre, kurse na sot këtu do t’ju tregojmë se çfarë është e përbashkëta në mes të politikanëve të Kosovës. Pra e përbashkëta në mes të politikanëve të Kosovës është ky Quran që ju po e shihni, dhe është Qurani e përbashkëta e tyre, për shkak se njësoj sikurse Qurani i cili FRYHET shumë dhe është i TRULLAVT, njësoj janë politikanët tonë!”

Shikoni videon:


——————

EDHE MË 3 NËNTOR 2013 QURANI ËSHTË E PËRBASHKËTA E POLITIKANËVE TANË! PRANDAJ MOS E VOTO QURANIN!!


 * * *
E keqja më e madhe është se 4 vjet më vonë (pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009), më 3 nëtori 2013 (këtë të diele), vota e qytetarëve do ta legjitimoj përfundimisht Etnitetin serbë në Kosovë, me emërtimin: “BASHKËSIA E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!
Muajve të fundit kam shkruar disa herë lidhur me këtë çështje, dhe më 8 tetor 2013 kam bërë një përmbledhje të tyre, me titullin: 
“TASHMË ËSHTË E QARTË, MË 3 NËNTOR REPUBLIKA E SERBISË DHE AJO E KOSOVËS I ORGANIZOJNË ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E AHTISAARIT!
Pashtriku.org, 08. 10. 2013 – Të nderuar lexues/e, në një analizë të botuar para një muaji, (duke pas parasysh rrjedhën e bisedimeve Thaçi – Daçiq – Ashton, në Bruksel) kam thënë se, “më 3 nëntor 2013, Republika e Serbisë dhe ajo e Kosovës organizojnë zgjedhjet Lokale në Republikën e Ahtisaarit”. Pse e kam quajt “Republika e Ahtisaarit”, sepse më 17 shkurt 2008, Kosova është shpallur Republikë, sipas Pakos së AHTISAARIT, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe kjo rezolutë e ka bërë të qart ushtrimin e sovranitetit të pjesërishëm të Republikës së Serbisë në Kosovë! Kur t’i shtohet këtu edhe negocimi i 6 pikëshit të Ban Ki Munit (Doganat, policia, gjyqësia, Trashëgimia serbe, Telekomunikacioni dhe Energjitika) midis Thaçit dhe Daçiqit, atëherë sovraniteti i Serbisë në Kosovë bëhet edhe më i dukshëm, më sipërfaqsor! Për më tepër, Marrëveshja e mbrëmshme, (më 07. 01. 2013), në Bruksel – midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit (me ndërmjetësimin e znj.Ashton), për shtimin e listës edhe për 12 mijë votues të rinj nga Serbia pa kurrfarë verifikimi, si dhe për lejimin e Kryeministrit Ivica Daçiq dhe të gjithë zyrtarët shetëror dhe partiak të Republikës së Serbisë, që të bëjnë fushatë elektorale në Kosovë për Listën “SERBIJA” tashmë të modeluar me emërtimin “Listat e përbashkëta serbe”, duket se e qartëson përfundimisht ushtrimin e kompetencave ekzekutive të Serbisë në Republikën e Ahtisaarit, me Etnitetin: BASHKËSIA E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!

(…)
Për më tepër lexoni me kujdes disa analiza lidhur me këtë temë:
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1994

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura