Prof.dr.Agim Zogaj: Kush po e turpëron çmimin Nobel?

Prishtinë, 15 shtator 2020: Ditë më parë, u dha lajmi se, një deputet suedez, ka dhënë propozimin që, SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë tu jepet, ndahet çmimi i mirënjohur, Nobel. Arsyetimi, për marrëveshjen ekonomike në Washington, në Shtëpinë e Bardhë. Publiku shqiptar, u gëzua, sepse, fjala është edhe për Kosovën, mirëpo, u hanbit dhe nuk mund ta kuptoj dot, si është e mundur që, për çmimin Nobel, të propozohet edhe Serbia. Vërtetë, në këto demokracinë modern, të shekullit, XXI, nuk paska kurrfarë kritere, jo vetëm se kush mund të propozohet për një çmim të tillë, por, nuk ka kritere, as për etikën më elementare, as për zërin demokratik, as për humanizmin e qytetërimeve Perendimore.
Kush po e amniston Serbinë për gjenocid?
Cila është ajo logjikë e cila e propozon, Serbinë për çmimin Nobël, Serbinë e cila ishte shkaktare e katër luftërave në ish Jugosllavi, Serbinë e cila, në fakt vrau dhe theri, e djegi shqiptarë, dhe muslimanë, Serbinë, e cila në fakt, do të ishte dashur që, edhe nga deputeti suedez dhe bashkë kolegët e tij, të propozonte që, Serbia të gjykohej për gjenocid ndaj njerëzimit. Mjerim, i plotë dhe njëherazi turp i plotë për deputetin suedes dhe shtetin të cilin ai e përfaqëson. Si është e mundur që, Serbia e cila vrau aq shumë shqiptarë dhe myslimanë të amnistohet dhe tani, të shpërblehet me propozimin për çmimin Nobël? Është turp për qytetërimet e sotme, për ato elita politike të cilat i kanë harruar krimet e Serbisë, ku ka marrë pjesë edhe ish shefi i propagandës së Millosheviçit, kryetari serb, Vuçiç, që, të marrin guximin dhe, Serbinë ta trajtojnë si, shteti kryesor nga i cili varet paqja dhe siguria në rajon, si shtetin i cili prodhon paqe dhe qytetërim në Ballkan, si faktorin kryesor në gjeopolitikat e sotme ballkanike dhe më gjerë?

Për çka flet e gjithë kjo paturpësi, në lidhje me propozimin që edhe Serbia të propozohet dhe të jetë kandidate për çmimin Nobël? Serbia po amnistohet, me vetë faktin e këtij propozimi të turpshëm, po amnistohet për politikat e gjenocidit , së paku qe 150 vitet e fundit ndaj shqiptarëve. Serbia, qëllimisht, nga sfera dhe qarqe të caktuara edhe europiane, në koalicion me aleancat sllave, po pranohet si faktor i gjeopolitikave dhe, shtet nga i cili varen shumë koalicione dhe gjeopolitika të sotme dhe të reja. Serbisë, po i jepet e “drejta” që, jo vetëm të mos e pranoj se ka bërë krime dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës, por, po i jepet e “drejta” që, hapur para tavolinës së diplomacisë ndërkombëtare të kërkoj hise në tokën, territorin e Kosovës. E turpshme e mjerë dhe, jo qytetëruese. A thua, disa vende, shtete, popuj evropian, kanë aq shumë nostalgji për Serbinë dhe, shtrohet pyetja përse ndodh i tërë ky pro serbizëm, kjo nostalgji për sllavët? Nga ana tjetër, jo vetëm deputetit suedez, por edhe atyre qarqeve që janë nostalgjike për Serbinë, për kthimin e fuqisë serbe në rajon, për faktorizimin e sllavëve, duhet rikujtuar se, Kosova, populli shqiptar luftoi për çlirim, zhvilloi luftë çlirimtare në tokën e vetë, në territorin e vetë, kundër pushtuesit historik, kundër Serbisë çetnike.
Serbia nuk mund të bëhet paqësore!
Deputeti suedez dhe kushdo tjetër, sikur ai që ka marrë guximin ta propozoi Serbinë për çmimin Nobël, duhet rikujtuar se, ushtria, politia, formacionet para ushtarake serbe, vranë mbi 16.000 shqiptarë, dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare, vranë ndër të tjera edhe mbi 1000 fëmijë shqiptarë. Ky gjenocid, nuk ka ndodhur para 100 vjete, por, njëzetë vite më parë, dhe atë,para syve të Evropës, me heshtjen e saj qyqare, pra edhe të shtetit Suedez, i cili, vetëm pas qëndrimit të fuqishëm dhe të vendosur amerikan, e ngriti zërin kundër gjenocidit serb në Kosovë!
Çfarë paska ndodhur aq shpejt, pra 20 vjet pas, që, sipas deputetit suedez dhe bashkë mendimtarëve të tij, Serbia të demokratizohet, të bëhet paqësore, jo vetëm ndaj ne shqiptarëve, dhe për ta merituar që, të propozohet për çmimin Nobël? Asnjë ndryshim pozitiv në Serbi, madje, kryetari i saj, i cili ishte në pozitë të lartë të pushtetit vrastar të Serbisë, ende nuk ka pranuar që të kërkoi falje për gjenocidin serb mbi popullin tonë. Madje, mbi 1600 trupa të shqiptarëve të vrarë janë të zhdukur nëpër fushat, malet dhe lumejtë e Serbisë. Serbia, ndërkohë, vazhdon të ketë pretendime të hapura territoriale ndaj shtetit të Kosovës, duke deklaruar para diplomacisë botërore që, marrëveshja nënkupton, ”të fitojnë edhe Kosova edhe Serbia”!?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura