SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

DR.ABDULLA MEHMETI: NA ISHTE NJËHERË NJË LIGJ, SI TË GJITHË LIGJET E PUSHTETEVE JODEMOKRATIKE

Tetovë, 26 Maj 2020: Shkojmë në zgjedhje të "reja"...sa turp, pas kujt duhet të rreshtohen shqiptarët e ngratë! Ky është "Ligji për përdorimin e gjuhëve" në Maqedoninë Veriore, të cilin disa politikanë dhe "ekspertë" shqiptarë e quajtën edhe "ligj për gjuhën shqipe zyrtare", e besuan shumë njerëz edhe përkundër reagimeve tona në kohë dhe me shpjegime të hollësishme.

Fatin e këtij ligji e kanë pasur më herët edhe shumë ligje të tjerë, me ambalazhin "për avancimin e të drejtave të shqiptarëve", si Ligji për përdorimin e simboleve (flamurit), për të cilin në periudhën e tranzicionit (1997) u burgosën, u vranë dhe masakruan shumë shqiptarë, me fajin e politikës naive të shqiptarëve në këtë shtet, ndërsa ligji aktual për simbolet (flamurin) ua ndalon këtë të drejtë 50% të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe e ka masakruar flamurin shqiptar për 1/3 e madhësisë së tij normale!

Kushtetuta është ligji themeltar i një shteti, jo ligjet e përkohshme. Kushtetutën aktuale të Maqedonisë Veriore (2019), që gjuhën shqipe e përcakton si "gjuhë e qytetarëve prej 20% që e flasin atë gjuhë", jo si gjuhë shqipe, aq më pak si gjuhë zyrtare, e kanë votuar me të dyja duart edhe këta "patriotët" aktualë të politikës shqiptare (pozita dhe opozita), që premtojnë fusha e male sa të ulen në kunjin e pushtetit, mandej e kanë lehtë ta mashtrojnë popullin se vijnë zgjedhje të tjera të radhës, deri në pafundësi...

Djalli i marrtë mashtruesit bashkë me këto ligje, para zgjedhjeve!

Tetovë, 26.V.2020



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks