KRIMET SERBE NË SLLOVI TË LIPJANIT – PRILL 1999

Nga arkivi: në 10 vjetorin e krimeve

KRIMET SERBE NË SLLOVI TË LIPJANIT – PRILL 1999

Fjalë e mbajtur me, 15 prill 2009 në Tubimin përkujtimor

Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

Sot jemi tubuar këtu, para kompleksit të madh memorial në Kodrën e Varrezave të dëshmorëve dhe të rënëve sllovias, në një rrethanë të veçantë. Sot jemi këtu që të përkujtojmë dhe të falëndrojmë të martirizuarit e lirisë për Republikën e Kosovës, tash shtet sovran e i pavarur. Finalizimi i kësaj kërkese të drejtë historike,kombëtare e njerëzore , e ka nismën në gjenerata e kohëra të kaluara,  Shtetësia e identiteti i Kosovës e ka pikënisjen nga skarificat e gjyshërve e baballarëve tanë të lavdishëm. Kjo Fortesë e pavarësisë, që tash mbi një vit e gëzojmë, është ndërtuar nga lufta, gjaku e jeta e dhënë në fushëbeteja, dhe kulmoi me ushtimat e armëve të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare tè Kosovës.

Të nderuar tè pranishëm! Sistemi okupues sërbë, për realizimin e holokaustit ndaj shqiptarëve, që nga Garashanini e deri te “Patkoi”, në vazhdimësi mbollën shëmtinë e urrejtjes ndaj shqiptareve. Lubia sërbe me kallje e shkatërrime, vjedhje e plaçkitje, synoi që pas pastrimit etnik, të pamundësojnë kthimin e shqiptareve në troje të veta.

Në Sllovi, dhjetë vjet më parë, 45 të dashur tanë rënë dëshmorë të lirisë, dhe u plagosen rënd e lehtë edhe 12 sllovias të tjerë, Kjo ndodhi, se Sllovia për okupatorin sërb, ishte halë për kontributin politik e ushtarak që kishin dhënë për UÇK-në. Më 15 prill 1999, pasi bëri plojë fshatin Akllap, në mesditë sulmuan fshatin Sllovi. Këto forca hienash vranë qytetarë shqiptarë. Dëbuan dhunshëm gjithë popullatën shqiptare. Kallën shtëpitë e tyre dhe shkatërruan e plaçkiten shumë vlera materiale e shpirtërore të tyre. Të nesërmen më, 16 prill, slloviasit e strehuar nga kjo dhunë në “Lugun e Demès”, përjetuan Natën e Bartolomeut. Kjo lubi, asaj nate, me erë e stuhi, shi e të ftohët, sikur nga dhuna e barbaria mesjetare sërbe, edhe moti u shqetsua. Para e në duart e prindërve, grave e fëmijëve, terrorizuan dhe ekzekutuan 17 qytetarë shqiptar, kufomat e të cilëve, familjarët nuk arritën t’i varrosin deri të nesërmen. Nga gjithë të vrarit sllovias 6 ishin pleq deri në moshën 90-vjeçare, 4 nga ata të palëvizshëm. Kufomat e varrosura në Lugun e Demës, me qëllim të zhdukjes së krimit, nga dinozauri u dërguan në varrezat e fshehta masive në Batajnicë, Slloviasit e të gjithë ne, sot e vazhdimisht do të kërkojmë, që kryesit e krimeve të dalin para drejtësisë, për të cilët tash dhjetë vjet heshtet e nuk veprohet asgjë.

E veçanta e dëshmorëve e martirëve tanë, që nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, është ndryshimi. Se nga këtu nisi njësimi i kohës ndryshe. Nga këtu bota filloi të mendojë, të flet e të veproje shqip. Kur për shqiptarët e Kosovës nis një epokë, dhe një filozofi e re shtetërore, një jetë e një mendim i veprimet të ri politik.  Sot gjeografia e varrezave të dëshmorëve e martirëve të lirisë, dëshmon identitetin e krenarisë sonë kombëtare, traditën pozitive të lavdisë historike.

Prillin e 1999 do ta kujtojmë, jo për të krijuar urrejtje, por për ta ruajtur kujtesën historike dhe moralin kombëtar. Do ta kujtojmë për të krijuar vlera për shtetin demokratike të Kosovës. Mu për këtë këtu në Sllovi, si në Prekaz, Likoshan, Qirez, Recak, Koshare, Gllogjan, Izbice, Zhegoc, Verbicë e Tërbovc, Ribar, Hallaq e shumë vende te tjera të Kosovës, që për historinë shqiptare janë fakte e dëshmi të kohës dhe ngjarjeve. Veprimi ushtarak e politik i UÇK-së, në aleancë me forcën ushtarake e politike botërore NATO-ne, dëboi nga këto hapësira shqiptare dhunën vrastare sërbe. Shqiptarëve ju mundësoi kthimin e madh në troje të veta.

Ky moral na obligon që ndaj dëshmorëve, popullit e atdheut t’i përmbushim amanetet. Andaj, sot është domosdo historike e klasës politike është që, nga pavarësia e shtetit te Kosovës, të rrugëtojmë drejt përmbushjeve të obligimeve historike e kombëtare. Të martirizuarit tanë dhanë më të shtrenjtën e më të dashurën, jetën e tyre, për më të çmuarën, lirinë e popullit dhe çlirimin e trojeve shqiptare. Dëshmorët tanë jenë pika, nga me betim duhet të nisemi, dhe ku duhet të kthemi për t’ju falënderuar për çdo veprimtari shtetërore e kombëtare.

Sot e gjithmonë me respekt përulemi para varrezave, lapidarëve e përmendoreve, sikur sot këtu para përmendoreve të ngritura në nderim, të dëshmorëve e martireve sllovias të lirisë.

Të nderuar të pranishëm,

Sot më shumë se në vitin pas pavarësisë. Para 45 dëshmorëve e të rënëve për liri, përulemi me nderim se, jeta e tyre solli lirinë e Kosovës. Me amanetet e tyre u krye pavarësia e Republikës së Kosovës. Andaj, këtu përulemi me falënderim para tyre. Pushoni të qet në tokën e shtetit Tuaj, që aq shumë e deshët! Pushoni të qet se, vrasjet, ndjekjet e kalljet për shqiptarët përfunduan. Pushoni të qet se, me Uratën e madhe të popullit qe ua ndau në mirënjohje të lirisë.

Jeta dhe vepra e dëshmorëve e martirëve, përjetësisht do të jetë në kujtesën tonë historike.

Lavdi dëshmorëve të Kosovës!

Nderime Luftëtarëve të Lirisë dhe rrespekt Familjarëve të të rënëve!

Lavdi!

————————-

85 vjeçarja Zejnepe Gashi nga fshati Sllovi e Lipjanit, i ka të vrarë 5 anëtarë të familjes

Total
0
Shares
1 comments
  1. прогон хрумером

    Если Вы хотите, чтоб Ваш сайт
    привлекал как можно больше посетителей,
    то нужно, чтоб он был не только
    полезным и удобным, но и хорошо оптимизированным для поисковиков.

    то потребует немало усилий и затрат,однако
    если хотите здорово ускорить процесс
    и ощутимо поднять сайт в результате выдачи,
    то можно использовать. Таким
    образом Вы можете не только быстрей получить желаемый результат, но и даже сэкономить время
    и деньги.

    ДЛЯ СВЯЗИ С НАМИ ПИШИТЕ В СКАЙП
    ЛОГИН POKRAS7777
    ЛИБО В логин @pokras777 НАША ГРУППА В ТЕЛЕГРАММ

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura