SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

REXHEP KASUMAJ: 'HEQJA DORË NGA JETA E MADHE'!

Berlin, 26 Maj 2020: (Nga Notesi)

1.Shmagjepsje trishte...

Tek latonte pejsazhin e humbjes së Hagia Sophisë në Kostandinopojë, Edmond de Amiçis flet diku për "popullin e zhburrnuar" të Justinianit.

Pagëzimorja e spërkatur me gjakun sulltanor dhe shandanët e përlotur me qëndisma përreth, do të jepnin në qindvjetët e ardhmë mallëngjimin e lavdisë së shuar.


Kjo, natyrisht, ishte një disfatë armëtarësh, por sërish, kje "populli i zhburrnuar" që do vdiste Bazilikën dhe, madje, kujtesën e saj, më shumë se vetë gjaku pushtues a dora mjeshtërore e arkitekt Sinanit.

Mirëpo, në vende të tjerë e kohë të vona, për paradoks, tretja e virtytit - ky "zhburrnim popullor" ndodh nga një arsye e kundërt: jo nga armët e pushtimit, por në orën e çlirimit dhe, përshfaq, ashtu, anën më trishte të tij. Një popull që magjepset njëmijë vjet me idenë, me ëndrrën e bukur të lirisë, beftas, kur dielli beh në oborret plot terr, pëson në heshtje zhgënjimin e thellë. Është Rendi i horrave që shkakton thyerjen dhe krijon klasën e të mundurëve të saj. Dhe pastaj, në sferën e epërme ngjizet ngadalë alkimia negative: shmagjepsja me të m'një cikël të lodhshëm historie...

Të historisë që nuk i rezervon fatësi askujt, aq më pak atyre që kurrë s'patën epokë të artë në jetëshkrimin e vet kolektiv!

2. Populli pëshpëritës

Shekspiri thoshte se në teatër ndodh të fillosh si aktor i parë, të vijosh si dytësor dhe të përfundosh pëshpëritës...

Fajmëdhenjtë, rëndom, priren t'mos ngrejnë dorë kundër fronit që gëzojnë. Duan fuqi supreme me çdo kusht e çmim (dhunë, mashtrim, vjedhje, vrasje, mitosje të rolcaktuesit...). Kurse të tjerët poshtë tyre, për pasojë, përligjin n'heshtje këtë statu-quo të përhershmërisë. Pa zë e dukje, ata kanë mbaruar, tashmë, në pëshpëritës mbi fatkeqësinë së vet.

Sa rëndë vetëm t'a përftyrosh për një çast këtë dramë: një popull i tërë i shndërruar në pëshpëritës! Ankesë fshehatare pa akuzë dhe besim i shformuar pa etikë - kjo është vuajtja, nëma e panjohur, në pritje mjegullnajash që vijnë nga larg!..

3. "Ndërgjegje e dhjamosur"

"Kur Krezi të kalojë lumin Halis, do të shkatërrohet një mbretëri".

Kjo ishte përgjigja që i dhanë priftërinjtë e Delfit sovranit të Lidisë në lutjen për profeci: si do të ftillohej e përfundonte beteja me persët flokëgjatë. Dhe ai u gëzua shumë e mori krahë. Por do të deshpërohej shpejt më pas. Nuk ishte e armikut, por mbretëria e tij që do të shkatërrohej!

Shenjat e kryepriftëreshës që shkumonte si e goditur hënëmarrokshëm tek jepte mesazhin fatthënës, interpretët i përçonin dinakërisht në mënyrë sugjestive: që ashtu të dilte prorë fjala e saj...

Ç'ishte rëndësore, prandaj, e parathënmja do të realizohej plotësisht dhe orakulli do vijonte të mbështillej me hirin e mistershëm...

Një "mbretëri", tani do rrëzohet: ose myshku vjetran i kohës së hargjuar, ose, ndoshta, ajo që paralajmëron një fill të ri?!..

Ç'shënja dërgon Qielli?

Dhe si do t'a kap sensi kolektiv kumtin e epokës? Kur të heqësh dorë nga lufta, ke hequr dorë nga jeta e madhe...Dhe asgjë, do të pohonte Niçe në vend të përgjigjes, nuk është aq pak objekt i zilisë sonë sesa kopeja morale dhe lumturia e dhjamosur e ndërgjegjes së qetë!

Njëmend, a nuk thërret koha për jetë të madhe?..


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks