SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

Beqir Elshani: Agamemnoni i vonuar mitologjik

Suedi, 1 korrik 2020: Babai ka të drejtë të ankohet dhe të kërkojë ndërhyrjen e organeve policore për hetimin e shkaqeve të vdekjes së të birit. Pastaj mund të kërkojë që ekipi mjekësor të zbulojë shkaqet e vetëvrasjes së djaloshit, por jo ta detyrojë ministrin e shëndetësisë të japë dorëheqje. Nuk ka asnjë dyshim që vdekja tragjike e djaloshit ka qenë dhimbje e rëndë për mbarë Kosovën. Megjithatë, kur të përmendet emri i kryetarit dhe i kryeministrit të vendit, vendi duhet të lëkundet. Është e tmerrshme që për çfarëdo aksidenti tragjik secili qytetar të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit të qeverisë. Dhe njëri ndër ta, kryetari i PDK, Kadri Veseli, deklaroi se përgjegjësia i takonte shtetit, domethënë Albin Kurtit kryeministër. Duhet pasur parasysh se kush po thotë që vdekja tragjike e 26-vjeçarit nga Gjilani është përgjegjësi shtetërore, kur dihet që në mënyrë akademike përgjegjësia i takonte ekipit mjekësor dhe ministrit të shëndetësisë, jo kryeministrit të Kosovës. Tekembramja kryeministri kishte detyrime më të mëdha e më të larta të shtetit, jo të merret me çështje të secilit organ – që shtrihet deri në komunë dhe deri në organizatën punuese. Qytetet e Kosovës i kanë organet e veta komunale, pastaj çdo ministri i ka detyrimet e veta me organizatat punuese, siç janë ministri e shëndetësisë, i bujqësisë, i transportit, i arsimit dhe i kulturës etj. Të marrim shembull Suedinë, për rastet e vdekjes të sëmurët, të cilët spitalet nuk i pranojnë, të nesërmen vdesin në shtëpi, ndaj familja dhe organet juridike marrin masa ndaj spitalit, dhe në fund merren organet e gjykatës. Duket qartë që për pakujdesinë e vdekjes së pacientit, as kryetari i komunës nuk preket, jo më ministri i shëndetësisë dhe kryeministri i vendit. Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë dhe kryeministrit mund të bëhet, nëse ekipi mjekësor djaloshin nuk do ta kishte mbajtur në karantinë, dhe si pasojë e koronavirusit do të infektonte familjen dhe të tjerët, prej nga do të përhapej sëmundja Covid-19. Rastet e infektimit të familjarit që me koronavirus ka shkaktuar vdekjen janë të shumta. Prandaj nëse ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, detyrohet të shkarkohet, atëherë edhe arkitekti duhet të dënohet për shkak se nuk i ka vënë parmakët me kohë në ndërtesën e konviktit.

Sipas popullit koha e shkurtër e qeverisjes së Albin Kurtit do të quhet kthesë e fortë revolucionare që luftonte kundër murtajës burokratike prej dy dekadash, që do të mbahet në mend. Them kështu për shkak se gjatë përhapjes e koronavirusit në Kosovë, qarqet politike e diplomatike të Kosovës në vend se të bashkëpunonin për luftimin e koronavirusit vdekjeprurës, ata e dramatizonin edhe më shumë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe vetëvrasjen e djaloshit. Prandaj ngjashëm porsi komandanti grek, Agamemnoni, që e shfrytëzoi rastin e vrasjes së Patroklit, shokut të Akilit për fillimin e Luftës së Trojës, opozitarët në Kosovë e shfrytëzuan rastin e vdekjes së djaloshit, të cilën e përdorën si shkas diplomatik për rrëzimin e Albin Kurtit, që ishte ardhmëria e vendit tonë. Koha po tregon se sa më të pasur bëhen pushtetarët, aq më shumë e sulmojnë Albin Kurtin. Një qytetar suedez dhjetë vjet kishte marrë rrogë ekstra për vajzën kinse me pasoja të sindromit, edhe pse vajzën e kishte të shëndoshë si molla. Prandaj vazhdimisht e lavdëronte shtetin "S'ka si Suedia demokratike". Mirëpo një ditë, edukatorja gjatë aktivitetit me ushtrime zbulon që vajza 14 vjeçe nuk vuante nga sëmundja e sindromit, ishte e aftë si të gjitha moshataret e saj që mësonin në shkollë. Prandaj edukatorja menjëherë i lajmëroi organet komunale, dhe prindit ia ndërprenë ndihmën sociale. Duket qartë që tani mashtruesi e shante shtetin, sepse ndihmën sociale për dhjetë vjet me radhë duhet kthyer me kamatë. Prandaj ky njeri që në fillim e lavdëronte shtetin, tani e shante. Mirëpo, pa marrë parasysh qëndrimin psikologjik të prindit, shteti e ka kryer detyrën parimore, me kohë e zbuloi plaçkitjen e parave me diagnozën e rrejshme të bijës. Në fund shtoj se në lojën e shahut mbreti mbrohet, përkundrazi i kryeplaku i LDK-së, Isa Mustafa, kryeministër Albin Kurtin e sakrifikoi për mbrojtejn e kalorësit.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks