SHKRIMI
e shtunë, 08 gusht 2020

REXHEP KASUMAJ: SHANDANË TË PËRLOTUR...

Berlin, 25 korrik 2020: 1. Kohë e re...e Birit të prishjes...

Kur bija e Babilonisë do pijë nga kupa e hidhërimit, kur gjithandej do mbijnë fushime barbarësh me karro lufte, e kur veset vënë poshtë përvujtninë dhe dhuratën e lotëve - aherë do vij Biri i Prishjes...

Ky kuvendim murgjësh mesjetarë të Ekos mbi ciklin rruzullor që shkon drejt kryerjes, të vëmendëson disi në parashfaqjen që vegimonte atje rrëzë mali, në Manastirin e vetmuar. Fjalët, skena e planimetruar në imagjinatë a ndjeshmëritë e frikës, gati t'gjitha, sikur i ngjajnë shenjës që prekim në kohën lajmëtare.


Mirëpo, nëse jo Fundi i madh që të voglit njeri nuk i është zbuluar kurrë, aherë janë kumtet e së Keqes që gravurojnë dukshëm tabllonë e saj. Ja tek shihen kudo rretherrotull këta lapërdharë, shtinjakë, gjakbâmës, oshënarë, besëprerës, lakmitarë pa shpirt, trafikantë ëndrrash, lodërtarë, hajdutë krenarë, cmirëzinj, klerikë pështymorë, poshtërues zelltarë, vrasës karriere, halabakë me diploma industriale, plebs i ulur në fron, "llum i veshur në ar"...

A s'janë pra, vërtetë, Bijtë e Prishjes? Dhe jo qenie apokaliptike të Ditës së gjykimit, por krejt real e të keqpranishëm në jetët tona?

2. Nga Bijtë shmagjepsja beh...e, më keq, njaj zhburrnim i trishtë.

Ndërsa latonte pejsazhin e humbjes së Hagia Sophisë në Kostandinopojë, Edmond de Amiçis flet diku për "popullin e zhburrnuar" të Justinianit.

Pagëzimorja e spërkatur me gjakun sulltanor dhe shandanët e përlotur me qëndisma përreth, do të jepnin në qindvjetët e ardhmë mallëngjimin e lavdisë së shuar.

Kjo, natyrisht, ishte një disfatë armëtarësh, por sërish, kje "populli i zhburrnuar" që do vdiste Bazilikën dhe, madje, kujtesën e saj, më shumë se vetë gjaku pushtues a dora mjeshtërore e arkitekt Sinanit.

Mirëpo, në vende të tjerë e kohë të vona, për paradoks, tretja e virtytit - ky "zhburrnim popullor" ndodh nga një arsye e kundërt: jo nga armët e pushtimit, por në orën e çlirimit dhe, përshfaq, ashtu, anën më trishte të tij. Një popull që magjepset njëmijë vjet me idenë, me ëndrrën e bukur të lirisë, beftas, kur dielli beh në oborret plot hije, pëson në heshtje thyerjen, zhgënjimin e thellë. Dhe pastaj, në sferën e epërme ngjizet ngadalë shkundnaja negative: shmagjepsja me të, me hirin e pafajshëm të saj në riqarkullim historie...

Të historisë që nuk i rezervon fatësi askujt, aq më pak atyre që kurrë s'patën epokë të artë në jetëshkrimin e vet kolektiv!

3. Zhburrnim e, mandej, sa zor, pëshpëritje...

Shekspiri thoshte se në teatër ndodh të fillosh si aktor i parë, të vijosh dytësor dhe të përfundosh pëshpëritës...

Fajmëdhenjtë, rëndom, priren t'mos ngrejnë dorë kundër fronit që gëzojnë. Duan fuqi të pasfidueshme politike me çdo kusht e çmim (dhunë, mashtrim, vjedhje, vrasje, shpërngulje...). Kurse të tjerët, turma poshtë tyre, për pasojë, përligj n'heshtje këtë statu-quo të përhershmërisë. Pa zë e dukje, ata kanë mbaruar, tashmë, në pëshpëritës karriere të dramës së vet.

Sa rëndë vetëm t'a përftyrosh për një çast këtë shfaqje: një popull i tërë tek, i zhburrnuar njëherë, shndërrohet në pëshpëritës të madh! Ç'besim i shformuar pa etikë dhe ç'ankesë e nemitur pa akuzë! Një nëmë, një aht i panjohur që, ashtu si stinët, meket e rifrymon në pafundësi...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks