SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

BEHXHET SHALA BAJGORA: LAJM PËR 1 PRILL, BASHA E LUFTON KORRUPSIONIN , THAÇI E BASHKON LUGINËN E PRESHEVËS!

Prishtinë, 1 shtator 2018: (Korrigjim, ndarje , shkëputje , aneksim apo orgji mashtruese) - Ata që nuk kanë krahë ose përkrahje nuk shtrojnë kushte por pranojnë çdo kusht. Të tillët , për shkak të impotencës politike dhe vendimmarrëse dhe injorancës intelektuale ndërtojnë partneritet të “ përjetshëm “ me të fortit sikur që politikanët tanë , kryesisht për ta mbajtur pushtetin thirren në partneritet , besnikëri dhe dashuri të përjetshme më Amerikën , shtet që vranë e kthjell në tërë botën . Realisht partneritet , besnikëri dhe dashuri nuk mund të garantoni se do ta keni përjetësisht as me gruan , fëmijët dhe më të dashurit tuaj e lëre më me dikend që përkrahjen e lidhë ekskluzivisht me interese politike , materiale , strategjike etj. Përkrahja , thuaja në të gjitha rastet shkonë drejt të fortit dhe kjo përkrahje vërehet edhe te pleqnarët që ndajnë drejtësi sipas kanunit , e përmendin të dobëtin kurse e përkrahin të fortin. Ne ia kemi krisur gjumit , hajnisë , falsifikimeve , luftës për pushtet që nuk e kemi , dallavereve të të gjitha llojeve me shpresë se Amerikën do ta përdorim si faturë për të gjitha këto. Jemi thirrur se kemi partneritet me NATO-n me të cilën e kemi fituar luftën e fundit kurse nuk kemi ushtri as me i tremë qentë e mëhallës . Ne duam të integrohemi në BE kur ata më parë i kanë liberalizuar vizat për Kolumbinë se për Kosovën . Ne duam të bëhemi anëtarë të Interpolit kur ata , me kërkesë të Serbisë i arrestojnë , që nga presidenti e deri edhe Jahushin e Kodralive , bari delesh. Ne duam të bëhemi përfitues të granteve për zhvillim kurse këta që duhet të na ndihmojnë na i marrin paratë e trustit dhe privatizimit , i qesin në tregun financiar botërorë me kamatë 0.5% kurse neve na ndajnë kredi me 10 -25 % kamatë. Në vendin e tyre arrestojnë presidentë dhe ministra për korrupsion dhe krim të organizuar kurse te ne vjedhin bashkë me pushtetarët tanë. Për një cm. të rrezikuar të intereseve të tyre intervenojnë në skaje të botës kurse neve nuk na lejojnë ta mbrojmë integritetin territorial dhe ta shtrijmë sovranitetin në së paku 35% të territorit tonë të okupuar dhe kontrolluar nga Serbia. Për një qytetar të zhdukur apo arrestuar në ndonjë shtet tjetër , e dridhin shtetin me sanksione ekonomike dhe politike . Për 12,000 të vrarë dhe 1600 të zhdukur në Kosovë kërkojnë të jemi tolerant , të falim dhe të pajtohemi , pa u përballur me ligjin ata që bënë krime. Se sa është e përjetshme përkrahja , dashuria dhe partneriteti me një shtet e kemi shembujt e fundit kur z. Bolton , këshilltar për siguri i presidentit Tramp , haptasi përkrahë ndryshimin e kufijve dhe territoreve dhe , në të njëjtën kohë i kërcënon vendet tjera se nuk duhet ta pengojnë këtë proces . Kaq u desh që të hapet kutia e Pandorës ( Mihrisë ) dhe të dalin të gjitha gjërat e liga që , zoti i krejt zotave Zeusi i pati mbyllur në kutinë e Pandorës kurse Boltoni po e hapë sikur që edhe Hashim Thaçi po e hapë kutinë e Mihrisë ( varianti kosovar i kutisë së Pandorës ) nga po dalin të këqinjtë dhe të ligët si Pacolli , Çollaku , Batoni , si ekzemblarë të së keqes dhe disa buburreca të mjerë. Pastaj , një dyfytyrësh dhe injorant sikur puna e Johanes Hann del dhe publikisht thotë se ; BE e përkrahë ndryshimin e kufijve dhe territorit me një kusht që kjo nuk vlenë për shtetet dhe vendet tjera por vetëm për Kosovën. Me një fjalë , me gërshërë mund ta masakroni territorin e Kosovës duke e forcuar Serbinë por jo që shqiptarët e Maqedonisë , Serbisë , Malit të Zi dhe Greqisë t’i bashkohen Shqipërisë . Ai , Hani dhe Boltoni po mendojnë se të gjithë shqiptarët dukemi , mendojmë , sillemi , veprojmë sikur Hashim Thaçi dhe se të gjithë e kemi formatin e prapanicës sikur të Hashimit dhe kondomëve që shkojnë pas tij . Nëse i merrni gërshërët atëherë po i hyjmë të gjitha vendeve në Ballkan dhe po e kthejmë Serbinë në pashallëkun e Beogradit , po e kthejmë Artën , Prevezën , Janinën dhe Çamërinë , po ia lëmë Maqedonisë manastirin Prohor Pçinjski sepse territoret tjera ishin shqiptare , po e marrim tokën që dhunshëm na e morën knjazët e Crna Gorës me esadistët e toptanëve etj.etj. Po e shihni lexues të nderuar se në këtë kontekst Hashim Thaçi është shumë më modest se unë , edhe në mashtrim, ai po e premton vetëm Luginën e Preshevës kurse unë ua premtoj 80% të Ballkanit.



Pse ndodhi kjo


E kemi një situatë, sa interesante aq edhe të rrezikshme që ma kujton historinë e Spartës . Shkaku i dashurisë ndaj Helenës u bë një luftë e tmerrshme dhe u shkatërrua një civilizim. Edhe këtu , në Kosovë shkaku i dashurisë ndaj përkthyeses së Daçiqit apo Vuçiqit , Thaçi po i krijon të gjitha kushtet të bëjmë një luftë tjetër . Realisht , kurrë nuk ka qenë më lehtë që politikisht dhe në planin diplomatik të mbrohet vendi yne. Thjesht, Kosova , si njësi konstituive e federatës së ish Jugosllavisë , i kishte kufijtë e përcaktuar dhe të pranuar. Po me këta kufinjë e shpalli pavarësinë të cilën e pranuan më shumë se 100 shtete sikur që as Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk e kundërshtoi këtë. Këta kufinjë i legjitimoi edhe krimineli kushtetues dhe juridik , Mati Ahtisari kurse tash Hashimi i ka vënë në tender njëburimorë ku fiton vetëm njëra palë , ajo është Serbia kriminale dhe fashiste. Për këtë ka siguruar përkrahjen e keqbërësve dhe atyre , që , nëse ia shihni trungun gjenealogjik , në 500 vitet e fundit , asgjë të hajrit nuk kanë bërë për popullin shqiptar dhe për këtë vend. Përkundrazi , kryesisht i kanë dëmtuar këto interese. Nuk mund të mohohet e kaluara dhe kontributi kombëtar i Hashim Thaçit por çfarë të kaluare kanë këto patericat e Hashimit , të cilët as Azem Vllasi nuk do t’i merrte si shoqërues në mitingun e Gazimestanit kur Millosheviqi e nisi vallen e krimit dhe kur Azemi me të tjerët i lëshuan gaqet para Millosheviqit. Thënë të drejtën , po më brengosë , në aspektin shëndetësorë këmbëngulja e Hashimit që të na bind se e ka vendosur t’ia bashkangjes Luginën e Preshevës Kosovës kurse Serbisë , si kompensim ia ofron leshin e Marisë. Këta të Luginës , disa prej tyre , mashtrues si veteranët e rrejshëm , po e përkrahin “ idenë gjeniale “ të Hashimit dhe , çuditërisht kanë filluar të besojnë këtë ! Ata që nuk janë leshko politikë dhe mashtrues ordinerë , këtë “ luftë “ të Hashimit po e vlerësojnë sikur edhe që unë e them , është top lajm për Festën e 1 Prillit , Ditën Ndërkombëtare të atyre që e flasin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. E keni parë që edhe paterica permanente , Bekim Çollaku , po deklarohet edhe për medie ndërkombëtare për “ idenë gjeniale “ të Hashimit , për korrigjimin e kufijve. Batoni , si patericë kujdestare e që i përshtatet të gjitha politikave , e lëshoi pordhën provuese në gazetën Mapo pasi i lagën brekët dhe e mbushën cullën në jahtën e kartagjenasit Behgjet Pacolli , së bashku me Hashimin. Madje , edhe disa fundamentalistë të injorancës e që për fat të keq janë edhe këshilltarë të Kadri Veselit , disi , sikur Çollaku dhe Batoni po i lejojnë veti që , me “ kompetencë “ të flasin për korrigjimin e kufijve. Të gjithë po e kundërshtojnë “ idenë gjeniale “ të Hashim Thaçit , sikur nga radhët e pozitës , ashtu edhe të opozitës. Në përkrahje të Hashimit ka mbetur qyqe vetëm , PDK , parti ku Hashimi është aksionari kryesorë kurse Kadrisë i shkojnë faturat e dështimit. Mendoj që partia e parë që do të duhej ta kundërshtonte këtë ide do të duhej të ishte pikërisht PDK dhe , në veçanti kam pritur që Kadri Veseli do të reagonte i pari dhe nuk do të pranonte asnjë kompromis për kufij dhe territore. Kadriu e ka të qartë se kurrë Serbia nuk do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës , as me çmim të një lufte tjetër. Nëse Hashimi dhe PDK pajtohen që ta këmbejnë Tërrnovcin e Bujanovcit , me Ujmanin dhe Trepçën, le të urdhërojnë. Por jam i sigurt se këtu nuk do të ndodhë , as lëvizja e kufinjve e as këmbimi i territoreve sepse Serbia e ka për synim autonominë politike , ekonomike dhe territoriale për serbët e Kosovës e që do të krijohej një mekanizëm i përhershëm destabilizues , Asociacioni i komunave serbe dhe i cili , për aktivitetet destabilizuese do të financohet nga Buxheti i Kosovës , sikur Lista serbe dhe bashkësia ndërkombëtare . Por , në variantin më të keq , nëse gjeodeti Thaçi ia jep fletën poseduese të një pjese të Kosovës Aleksandar Vuçiqit , atëherë , me një procedurë të përshpejtuar do ta kemi një bashkim me Shqipërinë , si mbetje mortore të një shteti që po e shkatërrojnë vet shqiptarët. Në këto rrethana , qëndrimin më korrekt e ka kryeministri Ramush Haradinaj që po tregohet i palëkundur në kundërshtim të ideve jonormale të Hashimit , nëse del se këto ide janë të vërteta e jo retorikë politike. Jam shumë i sigurt se ndryshimi i kufinjve të Kosovës do të shkaktojë luftë të menjëhershme sikur që jam i sigurt se edhe Asociacioni i komunave serbe në Kosovë , me kompetencë ekzekutive sikur Republika Srpska , nëse jetësohet ( ky është qëllimi i Vuçiqit dhe lëshimi eventual i Thaçit ) , gjithashtu do të sjellë luftë në Kosovë por në një fazë të mëvonshme. Statusin special për serbët në Kosovë në asnjë mënyrë nuk është dashur ta bëjnë kategori kushtetuese por vetëm si diçka kalimtare , për një kohë të caktuar , deri sa të stabilizohet shteti i Kosovës që kurrë nuk do të stabilizohet me këtë konjukturë kushtetuese dhe me këta “ liderë politikë “ që i kemi. Kosova nuk duhet të bisedoj për kufinj e as për territore sikur që duhet t’ua bëjë të qartë shqiptarëve që jetojnë në shtetet fqinje se ata janë qytetarë të atyre shteteve dhe se Kosova do t’iu dalë në ndihmë për aq sa i lejojnë marrëveshjet dhe dokumentet ndërkombëtare . Po të njëjtin trajtim do të duhej ta kishin edhe serbët dhe pakicat tjera në Kosovë dhe këto të drejta , realizimi apo mosrealizimi i tyre do të monitoroheshin dhe nëse nuk janë në përputhje me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare , ndaj Kosovës do të ndërmerreshin , me të drejtë , masa përkatëse. Kështu , para syve të bashkësisë ndërkombëtare , shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë kurse të pretendohet se serbët në Kosovë do të duhej trajtuar si “ populli hyjnorë”, për çfarë të drejta dhe për çfarë morali po flisni !!? Me Serbinë mund t’i normalizojmë marëdhëniet vetëm nëse ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës , nëse e kalojnë procesin e ballafaqimit me të kaluarën e tyre kriminale , nëse kërkojnë falje qoftë edhe simbolike , nëse tregojnë për fatin e personave të pagjetur , nëse e kthejnë pasurinë e plaçkitur, nëse i kompensojnë dëmet që i kanë bërë në Kosovë dhe nëse i dorëzojnë të dyshuarit për krime lufte dhe të cilët , me të gjitha privilegjet dhe përkujdesje shtetërore janë strehuar në Serbi. Në të kundërtën , duhet t’i fakiratim ( shkërdhejmë ) takimet e Thaçit me Vuçiqin dhe të bëhemi gati edhe për sakrificën e radhës. Jam i sigurt se rinia nuk do të durojë në pakufi aventurat sentimentale të Thaçit , me Vuçiqin apo të tjerët siç nuk e kanë duruar as robërinë , si në kohën e mbretërisë jugosllave , në kohën e babait politikë të disa këshilltarëve të Thaçit dhe Veselit , kriminelit Tito e në veçanti të kohës së kriminelit Millosheviq , babait politik të Aleksandar Vuçiqit. Mashtrime të paskrupullta janë se normalizimi i marëdhënieve me Serbinë sigurojnë njohje nga Serbia dhe përshpejtojnë integrimet në BE , NATO dhe në Shoqatën e kurvave politike dhe jopolitike ( shoqëria civile ) dhe sidomos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Unë e pranoj se nuk jam fort i mençur prandaj , për ta përmbushur kurreshtjen time , ju lutem më tregoni se a besoni ju se Rusia , Kina dhe shumë shtete tjera do të lejojnë që shqiptarët t’i kenë dy vota në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë ku merren vendime globale ?! Kurrë dhe asnjëherë . Po të flente Kosova në 30.000 tona të uraniumit apo arit sa vlerësohet se janë veteranë mashtrues , bota do të sillej ndryshe ndaj nesh, ndoshta do të lejonin edhe dy shtete shqiptare ! Kështu , shtet me një buxhet social shtetërorë dhe i cili nuk ka rezerva as për një javë për raste emergjente, kush na përkrahë si të tillë ?! Vetëm bëjeni një analizë se kush dhe me aq lehtësi bëhet ministër , ambasadorë , kryetar bordi i kompanive të mëdha të cilat i falimentojnë , kush krijon opinion , cila është shtëpia publike informative në Kosovë, kush e përfaqëson Kosovën në vendet tjera dhe do ta kuptoni se punët nuk i kemi edhe aq keq ! Shiheni listën e heronjve të Kosovës e që ishin në shërbim të Serbisë dhe do ta kuptoni me të drejtë degradimin moral që është shndërruar në ndryshk të shtresuar. Shiheni anamnezën “ intelektuale “ të atyre që edukojnë gjenerata e gjenerata nxënës dhe studentë dhe do ta kuptoni përhapjen aq të madhe të analfabetizmit funksional në Kosovë. Tash , merreni me mend, pas heshtjes të atyre që e kishin detyrim të reagonin menjëherë dhe , ta citojë Hydën , pa ekuivoke ( nuk e kam të qartë kuptimin por po më duket vetja më intelektual kur e them , pa ekuivoke ) , si mbrojtës të integritetit territorial të Kosovës dhe sovranitetit po dalin pinjollët e Titos dhe të Millosheviqit që duan ta marrin flamurin e patriotizmit , qoftë duke kundërshtuar ashpër oral (isht ) , qoftë duke kërcënuar me demonstrata. Pas këtyre prononcimeve ultra patriotike , besimin se e ka përnjëmend te unë e ka fituar vetëm vëllau i Boro Vukmiroviqit , Ramizi. Bravo Ramiz, patriot ke qenë dhe patriot do të mbetesh përjetësisht . Deri në Plazma keksin e fundit !

Diçka për titullin


Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë thuaja të vetmit në Shqipëri që tërë jetën ia kanë kushtuar luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sali Berisha , duke ditur se ka ende për të bërë në këtë fushë , edhe pas pensionimit po e vazhdon këtë aktivitet , së bashku me Lulin e Vocërr. Tash po premtojnë se shtatori do të jetë muaji kur do të fitojë demokracia dhe kur Edi Rama do të hudhet në plehra. Disi po e paralajmërojnë Shatorin e Zi sikur në kampet Sabra dhe Shatila kur forcat jordaneze dhe milicitë falangiste ekzekutuan 7-8000 palestinezë. Nëse keni lindur në Kinë ( rajone të izoluara , pa mundësi komunikimi ) apo në Mongoli, atëherë edhe mund të besoni në fjalët e Lul Bashës dhe Sali Berishës. Mirëpo , nëse i keni kaluar vetëm 30 sekonda në Shqipëri , e keni parë Shqipërinë qoftë edhe nga aeroplani e mos të flasë nëse keni kaluar nëpër Rrugën e Kombit , atëherë , pa asnjë hezitim do të bindeni se maja e korrupsionit në Shqipëri janë pikërisht Saliu dhe Luli apo Don Kishoti dhe Rosinanti. Nëse besoni se Sali Berisha dhe Lulëzim Basha e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri pse të mos besoni se Hashim Thaçi do t’ia bashkangjesë Luginën e Preshevës Kosovës madje edhe një pjesë të Manxhurisë , në Kinën e largët !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 31 gusht 2018

***

NJË IKJE E PLANIFIKUAR DHE MBASE E KOORDINUAR , BISHTIN E SHOHIM MË VONË !

Ferma e Orwelit dhe Luva e Kapixhikut


Prokurori i Prokurorisë Speciale , Elez Blakaj , pasi e paska dorëzuar një draft – akuzë ( sipas interpretimit të Prokurorisë Speciale ) kundër atyre që lejuan fryrjen tejmase të listës së veteranëve të luftës , humbi , u tretë si sh... e pulës për t’u lajmëruar nga Amerika duke kallëzuar për kërcënimet që ishin bërë ndaj tij , që nga veteranët hileqarë , nga anëtarët e komisionit , nga punëdhënësi i tij apo shefi e deri te kryetari i Koresë së Veriut , Putini , ai i Filipineve , i Hondurasit e kush jo tjetër. Me këtë e hapi Kutinë e Mihrisë ( Pandorës ) në Kosovë , duke ndarë në dy skaje krejtësisht të kundërta ; nga ata që e konsideronin frikacakë dhe hajn , dezertor dhe matrapaz , joprofesionist dhe protagonist për ta luajtur rolin e luanit i mbështjellur me lëkurë të hienës e deri te ata , që një numër i tyre kishte dëgjuar për të vetëm pasi u lajmërua nga Amerika ku paska shkuar ta realizojë “ ëndrrën amerikane “ dhe të cilët e konsideronin hero të vërtetë , profesionist të jashtëzakonshëm , trim dhe guximtar , sfidues të dallaverxhinjve dhe epitete tjera , të dëgjuara dhe të padëgjuara deri më tani.

Kur po flitet për tash ish- prokurorin Elez Blakaj , më iku mendja te prokurorët dhe gjykatësit italianë që e paguan me jetë guximin dhe profesionalizmin e tyre në luftë kundër së keqes ( mafias italiane ) dhe në shërbim të ligjit si dhe në mbrojtje të qytetarit për çka edhe kishin dhënë betimin. Mund të përmend vetëm disa emra që u bënë të njohur edhe në Kosovë me sakrificën e tyre , Xhovani Falkonen , Paolo Borselinon , Alberto dela Kiezan dhe shumë të tjerë që e sakrifikuan jetën e tyre si dhe të familjes por që kontribuan që t’i thyhen dhëmbët mafias italiane dhe krimit të organizuar në Itali të cilin nuk e çrrënjosën krejt por e shembën bukur shumë. Këta nuk kërkuan nga autoritetet italiane siguri të përjetshme por kërkuan siguri për një kohë të caktuar , për aq kohë sa vlerësuan se mund t’i fusin pykat në trupin , deri atëherë virgjinë të mafias italiane. Që të gjithë këta , së bashku edhe me anëtarë të familjeve të tyre u ekzekutuan nga vrasës të paguar pas një kohe të caktuar mirëpo , as mafia nuk shpëtoi lehtë , shumë krerë të mafias u arrestuan dhe u dënuan me dënime të larta dhe aty u promovua edhe roli i insajderit – pendestarit apo bashkëpunuesit me prokurorinë dhe gjykatën , që e dëmtoi pariparueshën organizimin , deri atëherë të përsosur të mafias dhe e theu kyçjen e gjuhës të njohur si omerta apo Ligji i Heshtjes. Prokurorët dhe gjykatësit e vendosur dhe sakrifikues italianë dërguan prapa grilave shumë mafiozë të mafias politike italiane duke përfshirë edhe ministra sikur që edhe kryeministrin Andreoti e detyruan të kërkojë azil politikë në një shtet afrikanë.

E në Kosovë , si qëndron puna në këtë drejtim ?! Pas përfundimit të luftës , luftimin e krimit të organizuar dhe korrupcionit të nivelit të lartë sikur edhe krimeve të luftës ishte kompetencë ekskluzivisht e ndërkombëtarëve të cilët edhe vet u bënë pjesa më aktive dhe më përfituese e aktiviteteve kriminale duke i përdorur politikanët injorantë kosovarë vetëm si sekserë dhe hyzmeqarë por të cilët shumë shpejt e mësuan dhe përvetësuan “ shkathtësinë “ e hajnisë nga mjeshtrit e zanatit , ndërkombëtarët grabitçarë që kishin mbaruar shkollën e hajnisë nëpër vendet që kishin dalë nga lufta dhe vatrat tjera të krizës sikur në Kroaci , Bosnje dhe vendet e Afrikës apo Amerikës së Jugut. Sot keni ministra në qeverinë e Kosovës që përparuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme , nga sekseri deri te hajni dhe krimineli i rryer , pasi përfunduan trajnimet te ndërkombëtarët . Ndërkombëtarët fillimisht në strukturat e hetuesisë , policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit rekrutonin njerëz të dëshmuar dhe të dëgjueshëm apo yes –man dhe të cilët pastaj u miqësuan edhe me politikanët e vendit . Për dallim nga prokurorët dhe gjykatësit italianë të cilët vriteshin sikur që vriteshin anëtarët e familjes , hidhnin bomba mbi ta dhe vendosej ekploziv në veturat dhe shtëpitë e tyre , jua frikësonin dhe rrëmbenin fëmijët por se nuk ligështoheshin para këtyre rreziqeve , prokurorët dhe gjykatësit kosovarë nuk përballeshin me këto rreziqe ( për fat të mirë ) dhe frikën e bartnin për së rëndi. Në një vend ku keni një strukturë të organizuar kriminale e cila është e konsoliduar apo në konsolidim e sipër , prokurorët dhe gjykatësit , përveç profesionalizmit në këto fusha duhet të jenë edhe të guximshëm duke pranuar riskun , si shok të pandashëm . Te ne kjo nuk ka qenë e theksuar sepse shkolla e tyre ( nga ndërkombëtarët e korruptuar ) ju ka krijuar një alibi apo faturë për mos – veprim. Unë nuk njoh një rast që dikush nga prokurorët apo gjykatësit janë kërcënuar apo rrezikuar në Kosovë në atë masë sa që “ iu prishet ëndrra e një nate vere “ e lëre më familjet e tyre. Në rrafshin material pagat i kanë më të lartat në rajon sikur që edhe janë të mbuluar nga shoqërues për mbrojtje të afërt gjithmonë kur kanë kërkuar apo kur është vlerësuar se mund të jenë të rrezikuar. Natyrisht , është fakt se politika vendosë për fatin e tyre , si në planin afirmativ ashtu edhe për pasojat eventuale në karrierat e tyre . E që nuk do të duhej të ishte kështu dhe që këtë nuk do të duhej ta pranonte asnjë prokurorë apo gjykatës i ndërgjegjshëm , i përgjegjshëm , profesional dhe dinjitoz. Sot , falë mundësive të mëdha të rrjeteve sociale gjithkushi dhe askushi mund të kërcënojë kënd të dojë kurse prokurorët dhe gjykatësit , për shkak të natyrës së punës që e bëjnë janë shumë atraktivë. Por kjo nuk nënkupton që , pas kërcënimit të parë t’i lëshoni brekushet e pastaj të ankoheni që po ua fusin pavarësisht se konsideroheni i dorëzuar dhe në këtë situatë jeni të mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare dhe ligjet kombëtare , si pengje apo që i keni lëshuar poshtë brekushte e bardha.

Prokurori Elez Blakaj nuk ka treguar as vullnet e as guxim për ta mbrojtur pjellën ( aktakuzën ) që vet e ka bërë por kjo nuk nënkupton se duhet të fyehet. Frika është njerëzore sidomos në një vend ku dhuna ka qenë meny e përditshme për të siguruar mbijetesën. Fizike dhe profesionale. Prokurori Blakaj ka vepruar si një prind i papërgjegjshëm i cili , fëmiun e porsalindur e mbështjellë me diçka dhe e lë në rrugë në mëshirë të ndonjë kalimtari të rastit apo edhe të ndonjë grabitçari të rastit. Nuk mjafton ta dorëzosh aktakuzën kundër dallaverxhinjve që i frynë tejmase listat e veteranëve dhe pastaj t’ia mbathësh në një largësi të sigurt siç bëri Elez Blakaj. Kush e mbronë aktakuzën e Elez Blakajt kur ai nuk e mbronë vet ?! Askush dhe asnjëri. Protestat e organizuara në “ mbrojtje “ të ish – prokurorit Blakaj ishin protesta kundër pushtetit aktual dhe për ta marrë pushtetin sikur që ishin shumica e të gjitha protestave . Me njerëz të njëjtë dhe kërkesa të njëjta . Protesta kundër politikës aktuale dhe në shërbim të një politike tjetër. Prandaj gjithmonë po dështojnë . Prokurori Blakaj , nëse është “ shërbëtor “ i drejtësisë dhe kundër krimit të organizuar duhet të kthehet në Kosovë dhe , pa asnjë dyshim do ta kishte përkrahjen e thuaja të gjithëve të cilët do të bëheshin “ gardh i gjallë “ në mbrojtje të tij dhe punës së tij. Edhe unë , pa asnjë dyshim do të isha përkrahës i tij. Në të kundërtën , t’i sigurosh të pasmet në një rehati personale dhe të kërkosh përkrahje nga të tjerët , kjo nuk shkon . Nuk e hanë as qeni i Behlulit të Hashimit. Prandaj , mund edhe të gaboj por largimi i prokurorit Blakaj ishte ikje e orkestruar , e organizuar dhe mirë e menaxhuar . Pas së cilës ka mbetur një bisht apo kometë e dyshimeve dhe interpretimeve të ndryshme . Prandaj edhe vogëlsia ime mund të dyshojë se prapa kësaj ikje është një qëllim i caktuar. Nëse kjo ikje i shërben fillimit të një orteku të konsolidimit të drejtësisë duhet të përkrahet , nuk bënë ndryshe . Nëse kjo ikje është bërë për shkaqe karrieriste apo është bërë ikje nga përgjegjësia konkrete , nuk duhet të përkrahet. Siç thoshte idoli i një shtrese të patriotëve të ish - Jugosllavisë dhe Serbisë , Rrahman Morina , një dreq i madh është prapa kësaj ikjeje. Ikje të tilla pati edhe nga Shqipëria para se të fillojë procesi i pastrimit të gjyqësorit të shtetit shqiptar nga prokurorë dhe gjykatës të korruptuar . Ta shohim se si do të zhvillohen gjërat në Kosovë. Mendoj se , po të kishte Elez Blakaj shtetësi tjetër , sigurisht do të përfundonte si i punësuar në Gjykatën Speciale në Hagë. Ose , në rastin më të keq do të bëhej pjesë e stafit të Prokurorit Special të Gjykatës Speciale . Duhet të presim pak derisa të shpërndahet mjegulla apo të largohet llumi nga lumi i rrëmbyeshëm. Atëherë do ta shohim se kush është rrenc apo hajn, kush e do vërtetë Kosovën , kush është në shërbim të drejtësisë apo kundër drejtësisë , kush është kundër UÇK-së dhe kush është për Ushtrinë e Serbisë , kush e ëndërron Policinë e Serbisë në Kosovë pasi thonë se Policia e Kosovës janë më të këqinj se policët e Serbisë dhe shumë kush të tjera.

Ismail Kadare ka qenë i përkëdheluri i Enver Hoxhës duke i gëzuar të gjitha privilegjet e kohës dhe të cilat nuk i kishin as 99.99% e shqiptarëve sikur as 98% e shkrimtarëve të Shqipërisë. Madje kishte mundësi të punësonte kend të donte dhe për mua ishte zhgënjyes fakti kur një kolos i kulturës , letërsisë dhe disidencës kundër diktaturës në Shqipëri , gjeniu Lasgush Poradeci kërkonte ndihmën e pinjollit të Enver Hoxhës , Ismail Kadaresë për punësimin e vajzës së tij. Po ky Ismail Kadare , pasi e “ mbijetoi “ diktaturën , u ndje i kërcënuar nga demokracia e brishtë shqiptare , pikërisht sikur Elez Blakaj, prandaj iku për Francë ku , brenda një kohe rekorde u pajis me pasaportë franceze , lejeidentifikimi dhe patentshoferi. Shteti francez kishte interes nga Kadareja kurse Kadare , si “ disident “ i demokracisë shpresonte ta merrte Çmimin Nobel për letërsi të cilin nuk e mori deri më sot. Llogaria për Çmimin Nobel për Letërsi ishte e projektuar mirë për faktin se thuaja të gjithë nobelistët për letërsi nga shtetet e lindjes apo shteteve diktatoriale këtë çmim e fituan , më shumë në saje të qëndrimit disident – kundërshtues ndaj diktaturës se kualitetit si shkrimtar. A do të përsëritet kjo histori edhe me ish – prokurorin Elez Blakaj ?! Ta shohim.

Urrejtja ndaj UÇK-së , trashëgimi gjenetike e dikur qenve e tash këlyshve jugosllavë dhe serbë

Nuk ka ushtri që ka bërë luftë më të lavdishme se që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nuk ka ushtri që ka bërë luftë më të pabarabrtë se që e ka bërë UÇK. Në atë kohë, vetëm nëse të ka shkuar mendja ta kundërshtosh Jugosllavinë qoftë edhe në mënyrë paqësore , të kanë llogaritur të çmendur kurse kundërshtimin e armatosur nuk e kanë llogaritur as si imagjinatë. Nëse jeni arrestuar apo dënuar për shkaqe politike të kanë etiketuar me cilësimet më të ulëta si pleh i Kosovës apo minj të vrimave. Familjen ta kanë veçuar duke bërë përpjekje ta shkatërrojnë moralisht dhe materialisht. Kush e kanë bërë këtë ? E kanë bërë paraardhësit biologjikë të atyre që aq shumë e urrejnë sot UÇK-në dhe të cilën e identifikojnë me një grusht grabitçarësh dhe hajdutësh të shndërruar në kriminelë ordinerë . Për pjellën e trashëgimistë titiste , rankoviqiste dhe mendësinë jugosllave dhe serbe një ushtarë i UÇK-së është i mirë dhe patriot vetëm nëse qenka vrarë gjatë luftës. Të vrarët janë të mirë , të gjallët janë kriminelë apo siç e thonë shpesh , sidomos kohëve të fundit , janë më të zinj dhe më të këqinj se shkijet dhe se UÇK ka bërë më shumë të këqija popullit shqiptar në Kosovë se vet Serbia. I nënshtruari gjithmonë mbetet i nënshtruar , i robëruari mbetet rob i nënshtrimit dhe këtë veti e trashëgon përmes kodit gjenetik. Në kohë të vështira këta maskarenj dhe krushq të robërisë , palohen dhe , me rastin e parë rebelohen dhe trimërohen sidomos kur marrin infuzione nga padronët e tyre. Për këta komandanti legjendar Adem Jashari është i mirë vetëm se është i vrarë sepse , po të ishte gjallë do të bëhej si të tjerët . Këta nuk kanë komb , nuk kanë fe , nuk kanë atdhe , nuk kanë kurriz dhe nuk kanë moral dhe fytyrë. Me luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptarët për herë të parë luftuan për veten e tyre. Këta , të lavdishmit ushtarë të së lavdishmes UÇK-ë e çliruan Kosovën dhe jo NATO. NATO e ndihmoi luftën por lufta e lavdishme , qëndresa shekullore dhe viktimizimi biblik ishte vendimtar për çlirim. Amerikanët janë miq por nuk ishin ata që e çliruan Kosovën . E ndihmuan çlirimin e Kosovës . Pse nuk e çliruan Kosovën në vitin 1945 , 1968 , 1975 , 1981 , 1989 , 1997 ,1998 por ndihmuan vetëm pasi shpërtheu lufta. Ishte e ashtuquajtura rezistencë paqësore për 10 vite dhe nuk pati asnjë intervenim apo ndërhyrje . dhe , po të mos ishte lufta çlirimtare , ashtu siç ishte edhe sot Jovica Stanishiqi do të pinte shlivovicë me Fatonin në Mrezovicë. Edhe sot Nazemi do ta masakronte flamurin kombëtar për të hyrë në brekë të Millosheviqit. Edhe sot Jetoni do të shkonte ambasador i Serbisë dhe Jugosllavisë dikund në botë. Edhe sot Çkelzeni do të ishte spiun i Jugosllavisë dhe Serbisë. Edhe sot do të vazhdonte vëllazërim – bashkimi midis serbëve që flisnin serbisht dhe serbëve që flisnin shqip kurse burgjet do të mbusheshin me shqiptarë që mendonin , vepronin , flisnin , jetonin dhe vdisnin shqip. Edhe sot do ta kishin idol dhe hero Ali Shukrinë , Kolë Shirokën , Sinan Hasanin , Fadil Hoxhën , Rrahman Morinën , Mehmet Maliq – Qorrin , birin e Dragqit , Jovica Stanishiqin kurse do të mbanin në burg Adem Demaçin dhe patriotët e tjerë. Këta sot e shajnë UÇK-në sepse ju ka ardhë koha e mirëdita – dobardanit si dhe janë ngjallur fantazmat e Vidovdanit. Ata që luftuan dhe e patën përnjëmend për lirinë e Kosovës nuk e bënë këtë për një vërtetim apo përfitim simbolik sepse investuan më shumë se çdo pasuri – jetën e tyre kurse këta që përfituan pameritueshëm ishin kundërshtarë të luftës , bashkëpunëtorë të Serbisë , pjesëtarë të ministrive dhe ushtrive fantome që , edhe në atë kohë zhvatnin parat e mërgimtarëve dhe kontributdhënësve të brendshëm. Është e vërtetë se edhe një pjesë e kriminalizuar e luftës u pasuarua shumë pas përfundimit të luftës por pse nuk flitet për hajdutët politikë të rezistencës paqësore para luftës . Hajni është hajn dhe nuk dallon nëse është i luftës apo i paqes sikur që nuk dallojnë as kriminelët . Nuk ka kriminelë të luftës dhe kriminelë paqësorë. Urrejtja aq e madhe ndaj luftës së lavdishme të UÇK-së nuk është se komandantët paskan vjedhur por se e kanë kulturë të trashëguar nga paraardhësit e tyre biologjikë. Këta janë paluar vetëm kur janë frikësuar , tash janë trimëruar dhe shndërruar në patriotë ... të leshit. Luftëtari dhe trimi gjithmonë mbeten të tillë , qyqari dhe tradhëtari gjithashtu gjithmonë mbeten të tillë . Ky është realiteti sot në Kosovë . Heronjtë e Kosovës nuk kanë luftuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë por për t’u çliruar dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë. Ai që e mbronë pragun e shtëpisë nuk ka nevojë të vesh uniformën ushtarake dhe të formojë formacione ushtarake . Nuk ka nevojë të pajiset me zola , gulinovë dhe armatim të rëndë . Nuk ka nevojë të hapë istikame dhe të shtrijë vija të gjata të frontit ku bëhet lufta. Është e vërtetë se luftën në Kosovë nuk e kanë bërë gjeneralët apo profesionistët ushtarakë sepse , përjashtuar një numri të vogël , shumica e tyre e kanë sabotuar luftën. Nuk janë rreshtuar në UÇK-ë. Një numër i oficerëve shqiptarë të ish Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë e që kanë qenë atdhetarë kanë luftuar dhe kanë vdekur duke kaluar në përjetësi nën siglën e UÇK-së. Nuk iu ka penguar aspak UÇK. Ndërsa , ish bashkëpunëtorët e Jugosllavisë dhe të Serbisë e që kanë vdekur si të tillë , kanë dezertuar nga lufta duke iu dorëzuar armët ushtrisë , policisë dhe paramilitarëve të Serbisë sikur që ua kanë dorëzuar ushtarët e plagosur të UÇK-së. Të tillët sot janë veteranë të UÇK-së dhe për turpin e historisë , edhe heronjë të Kosovës. Kjo tregon më së mirë skemën e veteranëve të rrejshëm dhe heronjve të shpifur. Adem Jashari nuk ka pasur nevojë të jetë gjeneral. As Zahir Pajaziti , Edmond Hoxha , Rexhep Mala , Hakif Zejnullahu , Fahri dhe Bahri Fazliu , Xhevë Krasniqi dhe Fehmi Lladrovci dhe shumë heronjë të tjerë. Ata e kryen detyrimin ndaj kombit dhe atdheut sikur që mohuesit e UÇK-së e kryen dhe po e kryejnë detyrimin ndaj Jugosllavisë dhe Serbisë. Është çështje bindjeje dhe përcaktimi . Është hapur një debat idiotesk se kur qenka ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Nuk kam dëgjuar kohëve të fundit diçka më të shëmtuar se ky debat. Heronjtë e kombit që kanë rënë për atdhe janë të përjetshëm dhe nuk ka fare rëndësi kur kanë lindur sepse edhe kjo botë sikur edhe amshimi është i tyre , historia dhe nderi u takon atyre , kujtimi dhe ardhmëria ndërtohet mbi luftën dhe sakrificën e tyre . Ne jemi të vdekshëm dhe na mbulon pluhuri i harresës kurse heronjtë janë të pavdekshëm. Kështu veprohet në çdo vend normal të botës ! A është Kosova një vend normal ?! Nuk e di, nuk jam i sigurt se është .

Treshi përsheshi

Sot , njerëzit më të rrezikshëm dhe më të këqinj në Kosovë dhe për Kosovën janë Hashimi , Begjeti dhe Batoni. Nëse Hashimit nuk mund t’i mohohet e kaluara kombëtare dhe sakrifikuese , për dy të tjerët nuk mund ta gjeni as në gjurmë një të kaluar të tillë. Se çka i lidhë këta tre persona në këtë kohë , edhe budallenjtë e kanë të qartë , interesi dhe vetëm interesi. Më bënë përshtypje se më lehtë flet Hashimi për ndryshimin e kufinjve me Serbinë e të cilin e maskon me korrigjim të kufinjve se dikush që e pi një makiato të mëngjesit. Kush leshi është Batoni të thotë se duhet t’i ipet Serbisë veriu i Kosovës për të mos fituar asgjë apo për ta fituar Nobelin Hashimi dhe Vuçiqi apo për të shpëtuar prapanicat e rrezikuara. Me çfarë të drejte dhe ku e ka fituar të drejtën Gjet Colli të flasë në emër timin që , së paku kam bërë më shumë se 8 vite burg politik kur ai i ka flladitur topet në vendet e lindjes ku perëndon dielli i lirisë. Këta tre të mjerë po shkojnë drejt fundit dhe duket se kanë vendosur mos të jetojnë në Kosovë sepse atdheu i tyre nuk është Kosova . Së paku nuk e llogarisin si të tillë kur aq pa mëshirë duan ta bëjnë rrush dhe kumbulla. Shpresoj se nuk do ta arrijnë ta bëjnë këtë sepse në skenë po del një ushtri e re me komandantët Lumir , Driton , Haxhi , Bajram , komandanten shoqen Vjosë dhe shoqen Mimozë , komisarin Ilir dhe shumë ushtarë dhe ushtare të tjera që fort janë mërdhezur ....duke e sulmuar UÇK-në , në fakt po e mbrojnë treshin famëkeq dhe fatkeq ! Qofsha i gabuar !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 24 gusht 2018


***

FASHIZMI DHE RACIZMI I LDK-SË SI DHE OPORTUNIZMI KLIENTELIST I SHOQATËS SË TË BURGOSURVE POLITIKË

A mund të zhveshet nga morali, i pamoralshmi


Me shuarjen e Bacës Adem Demaçi u kompletua trekëndëshi i mendjes, shpirtit , zemrës , identitetit kombëtar, DNK –së shqiptare dhe përpjekjeve shekullore për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar, ai i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut , Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe atij që i dha kuptim njerëzimit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti , Bacës Adem Demaçi . Këto tri personalitete janë dhe do të mbesin të papërsëritshme dhe amshimi i tyre nuk peshohet me kohë , janë të pavdekshëm dhe , me kalimin e kohës vetëm sa do të rritet pesha e tyre njerëzore dhe kombëtare. Pas këtyre personaliteteve ishin edhe ushtarët besnikë që u sakrifikuan deri në vetflijim në përmbushje të idealeve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut , Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Bacës së Madh , Adem Demaçi . Në mungesë të hapësirës po përmendi vetëm disa duke pasur respekt deri në përkulje për të gjithë ata që u flijuan për liri ; Gjon Serreçi , Imer Berisha , Marie Shllaku , Azem dhe Shotë Galica , Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica , Fazli Grajçevci dhe Shaban Shala , Tahir dhe Nebih Mehaj , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Luan dhe Shkëlzen Haradinaj , Zahir Pajaziti , Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu , Bahri dhe Fahri Fazliu, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha , Shaban dhe Hamëz Jashari , Agim Ramdani dhe Salih Çekaj , Hafir Shala dhe Xhavit Haziri dhe një armatë e tërë e ushtarëve dhe udhëtarëve në rrugën e gjatë shekullore për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar. Dihet fare mirë që proceset historike i kanë lëvizur personalitete që , me një pakicë përkrahësish kanë krijuar masën kritike dhe se , zakonisht nga shumica oportuniste janë shpërfillur sikur që ka ndodhur me tri pikat identifikuese gjenetike të kombit shqiptar , Skenderbeut , Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Bacës së Madh , Adem Demaçi . Edhe sot sulmohet Gjergj Kastrioti nga pozicionet antinjerëzore dhe antishqiptare sikur që është sulmuar dhe po sulmohen Adem Jashari dhe Baca i Madh , Adem Demaçi . Në Prishtinë nuk u gjend një vend për shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe një shesh i trashigimisë komuniste dhe të dhunshme ndaj shqiptarëve që e donin lirinë u emërtua me emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari . Në vend se aty të vendosej shtatorja e Adem Jasharit , aty mbeti një simbol i komunizmit dhe dhunës ndaj shqiptarëve. Duhet të jeshë , së paku idiot me letra dhe ta arsyetosh këtë veprim dhe këtë vendim.

Institucionet e Kosovës , këto që janë dhe si të tilla që janë e morën mbi vete ceremoninë mortore për Bacën Adem Demaçi . Presidenca e Kosovës , përkatësisht Shkëlqesia e tij , kuku për mua , Shkëlqesia e Tij , Presidenti Hashim Thaçi e bëri punën që i takoi sikur edhe kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli . U mbajtë mbledhja komemorative në Kuvendin e Kosovës ku u bënë edhe homazhet . Përcjellja deri në vendin e amshimit u bë me ceremoni ushtarake ashtu siç e meriton një ushtar i përjetshëm për liri dhe pavarës si dhe bashkim kombëtar , Baca Adem Demaçi. E pamja , ndonëse nuk ishte pjesë e protokollit shtetërorë u bë në Teatrin Kombëtar dhe e përkrahur nga Presidenca , Zyra e Kryeministrit dhe kryetari i Kuvendit. Ishte koincidencë që gjatë të pames u shua edhe një kolos i kulturës siç ishte Bekim Lumi. Gjatë të pames , në mënyrë të organizuar shpreshën ngushëllime të gjitha subjektet politike kurse të pamet i bojkotoi 100% vetëm Partia Komuniste e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për ngushëllime ishin edhe mijëra dhe mijëra qytetarë nga Kosova , Maqedonia , Lugina e Preshevës , Mali i Zi , nga shtetet evropiane si dhe nga SHBA. Vetëm Vlora Dumoshi ishte në të gjitha fazat e ceremonisë mortore për Bacën , jo si anëtare e LDK-së por si familjare e një familjeje sakrifikuese për komb dhe shtet sikur që ishte familja Dumoshi. Bojkotimi i LDK-së ishte jonjerëzorë , i pamoralshëm , hakmarrës dhe i organizuar , sikur në kohën e ish – Jugosllavisë dhe Serbisë kur një pjesë e këtyre që e organizuan bojkotimin i shërbenin çenqe armiqve të shqiptarëve dhe duket se mendësia jugosllave dhe serbe të një pjesë të LDK –së është ashtëzuar deri në atë masë që janë bërë të pashpresë dhe se reagojnë në mënyrë refleksive dhe automatike gjithmonë kur duhet të veprojnë kundër intereseve kombëtare dhe shtetërore. Nuk mund të kuptohet mungesa e respektit për 28 vitet burg të Bacës Adem Demaçi dhe gatishmërisë për t’u sakrifikuar edhe për lirinë e këtyre krijesave që e kanë vetëm formën njerëzore dhe që nuk kanë asnjë gram të përmbajtjes njerëzore. Baca Adem ka pasur shumë miq edhe në LDK dhe nuk ka pasur asnjë armiqësi , as ndaj Rugovës e as ndaj LDK-së. Të gjithë të burgosurit politikë në llogorin e Stara Gradishkës , mbi 50 sa ishin në vitin 1990 , janë dëshmitarë të udhëzimit të Bacës Adem që të përkrahet Ibrahim Rugova, sepse , siç mendonte Baca , Rugova në atë kohë ishte zëri i vërtetë i të gjithë shqiptarëve . Për ma tepër , Baca na këshillonte që të mos bëhemi pjesë e LDK-së shkaku se , si të dënuar politikë vetëm do t’i shkaktonim probleme kësaj lëvizjeje për të cilën mendonim se e kanë përnjëmend dhe se procesin politik do ta përfundojnë ashtu siç donim dhe për çka ishim dënuar për vepra kundër Jugosllavisë. Baca atëherë i mbushi plotë 28 vite burg në llogoret e ish – Jugosllavisë dhe Serbisë , në kushte jashtëzakonisht të rënda . Kur sot krahasohen kushtet e burgut të Nelson Mendelës , në Afrikën e Jugut dhe të Adem Demaçit në llogore në ish – Jugosllavi atëherë e kemi një përfundim se burgu i Mendelës ka qenë hotel krahasuar me llogoret ku është mbajtur Bacë Adem Demaçi. Baca votoi në Amerikë për Ibrahim Rugovën sikur që i dha përkrahje deri në çastin kur u bind se Rugova nuk është në gjendje dhe nuk kishte vullnet për të marrë përgjegjësi dhe se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e shihte si një projekt artistik dhe filozofik , pa bërë gjë dhe pa sakrifikuar asgjë, përballë një ish – Jugosllavie dhe Serbie kriminale . Po ta merrte përgjegjësinë Ibrahim Rugova siç e morën Alia Izetbegoviq në Bosnje dhe Franjo Tuxhman në Kroaci , Baca , jo që do të dilte kundër Rugovës por do të bëhej përkrahësi kryesor i tij. Rugova ishte intelektual me një natyrë të ndjeshme , nuk ishte i sakrificës dhe , sa për të dhe pjesën komuniste të LDK-së , në Kosovë kurrë nuk do të bëhej luftë. Ata , më parë do ta pranonin dorëzimin dhe nënshtrimin se sakrifikimin personal dhe rehatinë familjare. Ashtu siç edhe e pranuan , duke mos rezistuar me asgjë. Pjesa kombëtare e LDK-së iu bashkua UÇK-së , luftuan dhe u martirizuan me siglën UÇK-ë kurse pjesa kapituluese qëndronte në Shqipëri ku ndanin mirënjohje dhe dekorata për ata që e tradhëtuan luftën duke dorëzuar armët siç ndodhi vetëm në rajonin e Dukagjinit nga një “ kolonel “ i UDB-së dhe KOS-t , deri në vdekje në shërbim të Serbisë. Të gjithë ne kemi dëshiruar që Rugova të merrte përgjegjësi të cilat kurrë nuk i mori. Dihet mirëfilli se intelektualët nuk janë të luftës , me përjashtime të rralla siç ishte Hasan Prishtina , Luigj Gurakuqi , Adem Demaçi , Agim Ramadani , Sali Çekaj etj. Këta titistët e Lidhjes Komuniste të LDK-së kurrë nuk e kanë dashur Rugovën dhe emrin e tij e përdorin vetëm për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet. Këtu është “ rezistenca” dhe kundërshtimi ndaj Bacës Adem Demaçi. Në fund të fundit , me këtë veprim e kanë treguar pafytyrën e tyre kurse e kanë nderuar veprën dhe jetën e Bacës Adem Demaçi , me bojkotimin e tyre në ceremoninë mortore. Kam menduar dhe besuar se Isa Mustafa dhe disa kryetarë tjerë të LDK-së ( LDK ka shumë kryetarë ) do të tregohen më të njerëzishëm për këtë rast por u dëshmua se pleshti kurrë nuk mund të bëhet buall. Sa për ilustrim të asaj se Baca nuk ka qenë kundër Rugovës ua tregoj një rast kur një zyrtar i lartë i LDK-së , në pranverë të vitit 1999 erdhi në banesën ku bashkëjetonte Baca për një kohë me Dritën dhe iu drejtua me fjalët : “ Bacë , na duhet ndihma jote ta heqim qafe këtë pijanec dhe frikacak që na mori në qafë ...( mendonte për Rugovën ) “ . Baca iu përgjigj se : “ është kryetar i juaji që vet e keni zgjedhur dhe nuk është punë ime të ngatërrohem në këtë punë...”. I njëjti person erdhi pas dy ditëve me të njëjtin propozim dhe mori të njëjtën përgjigje nga Baca dhe më nuk erdhi. Edhe sot ky person mbanë pozitë të lartë dhe “ vajton “ për Rugovën. Kësaj radhe nuk po ia përmendi emrin por , nëse e lexon këtë shkrim , lehtësisht e gjenë veten sikur që e ulë kokën sa herë që takohemi në rrugë! Këta janë të pamoralshëm , të tillë nuk ishin as Rugova e as Baca Adem. Prandaj edhe e nderuan Bacën Adem , familjen e Bacës dhe miqtë e vërtetë të Bacës që nuk u dukën andejpari. Ishte e pështirë kur “ elita intelektuale “ e pjesës komuniste të LDK-së , erdhën për ta nderuar Bekim Lumin duke qëndruar para dyerve të Teatrit Kombëtar dhe duke u zgërdhirë para atyre që pritnin në radhë për të nderuar familjen e Bacës , bashkëvuajtësit e Bacës dhe miqtë . Nuk ka logjikë që dikush që mundohet ta nënçmojë Bacën Adem Demaçi , të tillët si të pafytyrë që janë do ta nderojnë veprën dhe jetën e artistit shembullorë, Bekim Lumi. Arsyeja e dytë e pjesës komuniste të LDK-së për bojkotim të ceremonisë mortore për Bacën Adem Demaçi ishte , sipas vëllaut të Boro Vukmiroviqit , me emrin Ramiz e që del të jetë në mesin e të fortëve të pjesës komuniste të LDK-së , ishte se Baca paska deklaruar se “ koloneli “ i UDB-së dhe KOS-it qenka dënuar për trafikim droge dhe hajt demantojeni këtë me edhe vetëm një fakt të vetëm nëse mundeni. Në kohën kur grupi i trafikantëve të drogës që udhëhiqej nga Daut Kadriovski , ku bënte pjesë edhe “ koloneli “ dhe disa llapjanë të mijë , isha në vuajtje të dënimit dhe informoheshim nga shtypi i atëhershëm serb , kroat , slloven dhe gazetën e Lidhjes Socialiste të Popullit Punojnës të Jugosllavisë që botohej në gjuhën shqipe. Tash , nuk dilet kundër fakteve , edhe në rast se nuk të pëlqejnë. Demantojeni se “ koloneli “ nuk ka qenë i dënuar për trafik droge , se nuk ka qenë udhëheqës i njësive speciale policore në Hajvali dhe se nuk ka marrë pjesë në vrasje të Rexhep Malës , Nuhi Berishës dhe shumë aktivistëve politikë në Kosovë dhe shtetet perëndimore , dëshmojeni se nuk ka marrë pjesë në montimin e proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve në ish – APJ ( nuk kemi fakte se ka gisht në vrasjen e ushtarëve shqiptarë në ish – APJ ) , dëshmojeni se nuk ka qenë pjesë aktive e qarqeve kriminale në Gjermani deri sa është plagosur në këmbë, dëshmojeni se nuk ka dezertuar nga lufta pas Betejës së Loxhës dhe se nuk e ka lënë Ramush Haradinajn me vetëm 25 -30 ushtarë dhe se nuk ka ikur për Shqipëri , si dezertor i luftës dhe se , në vend se të dënohet për dezertim dhe sabotim të luftës , ishte dekoruar nga Ahmet Krasniqi , dëshmojeni se pas dezertimit kurrë më nuk është kthyer në Kosovë , deri sa ka përfunduar lufta , dëshmojeni se nuk i ka dorëzuar armët të cilat ushtria dhe policia serbe , pas dekonspirimit i ka “ gjetur “ vatëm në Dukagjin . Nuk po hyjë në jetën familjare se me kend ka qenë i martuar shkaku se do të bija shumë ulët me këto goditje , për mendimin tim të ulëta. Dhe , merreni me mend , një pjesë komuniste e LDK-së , me shantazh e ka detyruar një pjesë kriminale të ish – UÇK-së që , në pako ta shpallin hero të Kosovës së bashku me Legjendarin Fehmi Lladrovci. Ky ka qenë veprim kriminal i një kategorie kriminale të një pjesë të udhëheqjes politike dhe për habinë time këtë e ka lejuar dhe e ka pranuar edhe familja e Legjendarit Fehmi Lladrovci , i cili , si ushtar besnik dhe i denjë i komandantëve Skenderbe , Adem Jashari dhe Adem Demaçi , së bashku me Legjendaren Xhevë Krasniqi – Lladrovci u shndërruan në yje të përjetshme të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Baca Adem e pati thënë vetëm një të vërtetë për “ kolonelin “ e UDB-së dhe KOS-it prandaj e morën si pretekst për bojkotim të ceremonisë mortore . Në fund të fundit , çfarë nderi të bëjnë këta që kokën e kanë në Paraqin dhe Pozharevc kurse trupin në Prishtinë. Faleminderit që nuk erdhët . Baca Adem ishte i pakompromis kundër një pjese të krahut të luftës që , sipas Bacës kishin hyrë thellë lakrave dhe për të cilët thoshte gjithashtu se do të vijë një kohë që askush nga ta nuk do të mbetej pa u koritur dhe se do të na dhimbsen në çfarë gjendje do të vijnë. Ashtu ndodhi. Baca Adem , menjëherë dha dorëheqje nga Përfaqësuesi Politik i UÇK-së kur ata ia dredhën fjalët sikur që gjithashtu, menjëherë dha dorëheqje nga kryetari i Bordit të RTK-së kur kjo shtëpi e prostitucionit informativ e censuroi pasi , në një ceremoni në Sallën e Kuqe i shigjetoi disa politikanë profiterë të dalë nga lufta që e banin vram pasurinë e Kosovës duke e përvetësuar në mënyrë më të paskrupullt. Baca Adem , me propozimin e Bleron Baraliut hyri në garë për kryetar të Kosovës pasi vlerësonte se Pacolli paraqet rrezik të madh për Kosovën. Të jem i sinqert se për këtë garë e kishte përkrahjen e një pjese të madhe të LDK-së q


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks