SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

EMRUSH XHEMAJLI: RILIND BYTYҪI - HISTORI E NJË PERSONALITETI TË JASHTËZAKONSHËM

Prishtinë, 28 Qershor 2019: Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se (më 26 qershor 2019) u nda nga ne, veprimtari dhe luftëtari, Rilind Bytyçi, nga Studençani i Therandës. 


Mbi të gjitha, RILINDI ishte figurë e jashtëzakonshme morale.

Dikush është në Atdhe dhe nuk punon gjë për të. Për më tepër, ka të tillë që me qëllim i bëjnë dëme. Dikush mund të jetë larg tij dhe të bëjë shumë për të. Rilindi është ai që e ka relativizuar shprehjen - larg syshë larg zemrës. Ai, edhe pse me dekada ishte larg Kosovës, nga këtu në skajet më të largëta të globit, në Australinë e përtejoqeaneve, bëri veprimtari që në radhë të parë shprehnin dashurinë e pakufishme për Kosovën, për Shqipërinë dhe shqiptarët.



Rilind Bytyçi (1939 - 2019)


Në vitet e 80-ta në Redaksi të Zërit të Kosovës, në Biel të Zvicrës, erdhi një letër dhe më pastaj të tjera nga Australia. Në atë kohë gjithçka ishte terr në Kosovë dhe pak kush shihte dritën e lirisë. Edhe ata që e shihnin, një pjesë e vogël e tyre angazhohej që ta përhapte atë. Por ja, një bashkëatdhetarë nga Australia shihte qartë dhe vepronte fuqishëm. Ai ishte Rilind Bytyqi, me shokë. Në fakt, gjithë ne në atë kohë niseshim nga një e vërtetë e pakontestueshme: ne jetonim në një vend të mundur dhe nuk kishim çka të humbisnim. Atë, humbjen, e kishim. Ne, vetëm se mund të fitonim.

Ishte i jashtëzakonshëm lajmi që erdhi nga Rilindi. Më 1 prill 1984 Komiteti “Bajram Curri”, degë e Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, për Australi, organizoi demonstratë të fuqishme përpara Konsulatës jugosllave në Havthorn të Viktorias, Melburn. Ata kërkuan Republikë për Kosovën dhe përkujtuan heronjtë e rënë atë vit, Rexhep Malën e Nuhi Bërishën. Aktivitetet për Kosovën, në vijim, në Australi u bënë të përhershme.

***

Me krijimin e UÇK-së, Rilindi e rriti veprimtarinë politike, informative e organizative, por ju duk se po bënte pak për, Kosovën. Në UÇK ka pasur akte të madhërishme morale. Një nga ato ka qenë akti i Rilind Bytyqit, me vendqëndrim në Australi. Dikujt që ishte në Kosovë i dukeshin larg, madje dhe të huaja, radhët e UÇK-së për t’u bashkuar me to. Ndërsa, Rilindit nuk ju duk larg Kosova nga Australia për të gjetur radhët e UÇK-së dhe për t’u rreshtuar vullnetar në to. Mahnitej cilido, pjestarë i UÇK-së, që dëgjonte se ky njeri ka lënë gjithcka dhe nga fundi i botës ka ardhur në luftë. Kjo ishte një nga treguesit se gjithë shpirti i kombit ishte ngritur për liri. Prandaj, këtij burri gjithë kombi duhet t’i përkulet me respekt dhe shembullin e tij ta skalit në vetëdijen e tij.

Siç mbante emrin Rilind përmbajtësisht ishte i tillë. Ishte rilindas kombëtar, ishte me rilindjen europiane dhe botërore. Përparimtar. Emancipues. Rilindi gjithë jetën ka sfiduar zakonet prapanike, besimet e kota, dhe rrymat politike, ideologjike antishqiptare.

Rilindi do të mbetet shembull i atdhetashurisë dhe sakrificës për të.

Është e pamundur të përfshihet në një shkrim gjithë ajo që ka bërë Ai për ne, për këtë popull dhe për këtë vend. Vështirë që mund të përfshihen të gjitha edhe në një monografi për të.

Lavdi e përjetshme shembullit dhe veprës së Rilindj Bytyqi.



QS "Feken", Maj 1999: Rilind Bytyçi me bashkëluftëtarët e tij


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks