SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

SEJDI GEGA: NË NJË MUJORIN E NDARJES NGA JETA TË ATDHETARIT E LUFTËTARIT TË UÇK së, RILIND BYTYҪI

Winterthur, 27 korrik 2019: Rilind Bytyçi (1939- 2019), idealist i papërmirësueshëm, i paepur, stoik si gjithmonë për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.

… Në ditët përcëlluese të korrikut 1963, nën pushtimin e Jugosllavisë, nën varfëri të skajshme dhe nën politikat diskriminuese që zbatonte federata jugosllave ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës, nën ndikimin e propagandës së UDB-së, të ndihmuar edhe nga disa të pafytyrë e shumë irritues “islamistë“ dhe hoxhallarë, që thoshin se, nëse një shqiptar mbaron shkollë të mesme apo të lartë; -humb fenë islame dhe bëhet shka...!

Disa të rinj në fshatin Studençan, si Azemi i Rahmonit (Rilindi), Jakup Qerkin Gashi dhe Halil Baftjar Gashi; për të mos humbur në këtë mes të prapambetur, marrin vendimin e guximshëm për ta lëshua vendlindje, duke shkua drejtë shteteve të perëndimit, drejtë botës së civilizuar, atje ku fjala është e lirë, ku fjala nuk të prangos…


Rilindi, pak më i pjekur, me dy të rinj që ende nuk i kishin rënë brisk fytyrës, lanë vendlindjen më 17 korrik 1963, përmes Goricës së Sllovenisë kaluan në Itali dhe pas qëndrimit gjashtë mujor në kampet e refugjatëve në Itali, Rilindi shkon në Australi, ndërsa Jakupi dhe Halili shkojnë në Suedi.

Rilindi, që në rini e kuptoi se në ish-Jugosllavi fryn shtrëngata të forta për shqiptarët, andaj që t’i realizoj ëndrrat e tij, me brengë në zemër për Atdheun- e len Kosovën. Që nga ditët e para, si njeri i ndershëm dhe patriot, në Australi nuk rreshti me aktivitete atdhetarie për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë artificiale, ku së bashku me profesorin Ibrahim Kelmendi nga Presheva, do të themelojnë organizatën “Bashkimi Kombëtar”, dhe Shoqërinë "Bajram Curri" (1967 – 2000), ndërsa nga viti 1981, pasi kishte hyrë në kontakt me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, do të bëhet pjesëtar i pandarë i LPRK-së, më vonë LPK-së, themelueses së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rilindi organizoi dhe bashkoi edhe shoqëritë tjera në Australi, duke protestuar disa herë para ambasadës serbo-sllave, kundër shtypjes së popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, me të vetmin qëllim, sensibilizimin e çështjes shqiptare.

Më vonë, do të jetë pjesë dhe promotor edhe i Fondit të Luftës “Vendlindja thërret“ derisa t’i përgjigjet kushtrimit të lirisë së Kosovës, në prill të vitit 1999.

Edhe pse kishim dallim të madh në moshë, ai disa herë do të më telefonoj nga Australia dhe do të flasim me orë të tëra. Me atë gjuhë të pastër letrare shqipe, shihej se ishte i etshëm për të folur për situatën në vendlindje, për vizitën që ia kishte bërë Simboli të Rezistencës- Adem Demaçi, për heroizmat e të rinjve në Kosovë, si dhe për aktivitetin që po e zhvillojnë në Australi, për gjërat që motra e tij i kishte tregua kur kishte qenë në Australi për t’i bërë vizitë vëllait, ajo në detaje i kishte tregua për demonstratat në Kosovë e Therandë, për burgosjen tonë, timen dhe të vëllait-Mejdiut, për qëndresën stoike të familjes tonë, përballë sfidave të kohës në vitet ‘80-të, i kishte folur edhe për gjyshin e stërgjyshin tim…

Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e formuar në Rambuje dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 31 mars 1999, shpallën mobilizim të përgjithshëm. Mijëra djem e vajza të rinj e të reja do të lënë punën, luksin e Evropës, nga i gjithë rruzulli tokësor për të shkuar në luftë, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kushtrimit të lirisë iu përgjigj edhe Rilind Bytyqi në moshë të shtyrë 60 vjeçare, duke lënë familjen, punën dhe luksin në Australi, me të vetmin qëllim për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Në prill, mëdatë 5 të vitit 1990, lëshoi Australinë dhe me aeroplan vjen në Zvicër, i shoqëruar me nipa, mbesa dhëndurë e miq tjerë, do t‘më nderoi me vizitë në Winterthur të Zvicrës. Në banesë i kisha edhe prindërit, papritur dëgjoj zilen e derës, shoh shumë njerëz para derës në mesin e tyre e shoh edhe Rilindin, të cilin e mbaja mend atëherë kur unë isha 8 vjeçar. U gëzova pa masë, u gëzua edhe babai im që e njihte mirë Rilindin. Atë ditë dhe natë do të bisedojmë për tema të ndryshme, më njoftoi se, kishte vendosur t’i bashkohej UÇK-së.

Për moshën që kishte Rilindi, ishte shumë vështirë të përballoj udhëtimit në ato bjeshkë të larta në veri të Shqipërisë, në ato male të larta e të vështira për t’i kaluar pa ngarkesë, e lerë më me armatim të llojllojshëm. Unë i propozova që ai të qëndroj në Tiranë ose të futet në Kosovë përmes rrugëve tjera. I prekur pak për propozimin tim, më tha:” - Mos humb kohë për t’më bindur, sepse unë kam punuar e vepruar për 36 vite për ta realizuar këtë ëndërr timen, kam vendosur t’i bashkohem UÇK-së dhe së bashku me ushtarë dhe me armatim të hyjë në Kosovë. Mjafton për mua që të hy vetëm 10 metra në Kosovë dhe le të më rrok plumbi i parë, aspak nuk i frikohem rënies për atdhe; lutem që ta kem atë fat, nëse e kërkon nevoja do të jap edhe jetën për lirinë e Kosovës!”

Poshtë armiku i popullit shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, Rroftë UÇK-së.

Këto ishin fjalët tejet të vendosura të atdhetarit dhe veprimtarit të pamposhtur, të Rilindit sypatrembur, morali i tij ishte i pakrahasueshëm, i vendosur deri në vdekje për lirinë e Kosovës.

Nga Zvicër, përme Italisë dhe me trajekt nga Bari në Durës së bashku më shumë regrut tjerë. Edhe në trajekt Rilindi do ti motivoi dhe trimërojë të gjithë ata që ishin nisur për në luftë, pas zbritjës nga trajekti do të shkojë për Tiranë, do të lajmërohet në qendrën stërvitore në Feken të Dajtit në Shqipëri. Rilindin, nga Australia në Zvicër dhe nga Zvicra përmes Italis deri në Shqiperi do ta shoqëroi Ilire Bytyqi, veprimtare e qështjës kombëtare.

Për moral të lart, për gjuhën e pastër e letrare që fliste, si dhe përgatitjen e tij për çdo sfidë, e caktojnë ndihmës-komandant për ngritje morali ushtarak në këtë qendër, pozitë kjo, që do ta mban edhe në Malet e Pashtrikut, në Drejtimin Taktik nr.2 të Operacionit "Shigjeta", pra, në frontin e luftës. Këtë detyrë do ta kryej me sukses të lartë. Meqë klima në majat e Pashtrikut ishte më e freskët, sidomos netët e ftohta dhe kushtet tjera do të ndikojnë në shëndetin e Rilindit, ai sëmuret, i vështirësohet funksionimi i veshkave.

Për gjendjen e keqësuar shëndetësore pas luftës për liri, për shërim do të shtrohet në spitalin e Prizrenit. Pra, tani Rilindi do të filloj një luftë tjetër, luftë kjo që do të zgjas dy dekada… Këtë luftë do ta sfidojë me moral dhe besim të madh deri më 26 prill 2019, kur dhe ndërrojë jetë luftëtari i pathyeshëm i kauzës kombëtare Rilind Bytyqi...!

Për 36 vite radhazi nuk e kishte parë fshatin e tij të lindjes Studenqanin apo Gurrasin siç e quante ai dhe Kosovën e dashur.

… Takimi i fundit i imi me Rilindin, ishte më 11 qershor 2019 në shtëpinë e tij në Gurras. Së bashku me të renë e Ilirianit, i vendosur në një karrocë të invalidëve, të cilën sapo ia kisha sjell nga Njazi Gashi shok nga Lipjani, u ulëm nën hijen e pemëve, të cilat i kishte mbjellë vet Rilindi. Pimë nga një kafe dhe lëngë të freskët që na i solli reja e Ilirianit. Përballë sëmundjes dhe lodhjes, Ai do të pyet për shokët e veprimtarisë kombëtare në Zvicër e Kosovë, do të bisedojmë për Ata dhe familjet e tyre… për situatën politike në Kosovë e rajon. Ishte i zemëruar me klasën politike në përgjithësi në Kosovë, edhe pse i lodhur nga sëmundja do të deklarojë, se: “Nuk ka, as nuk mund të ketë liri kombëtare, pa barazi sociale… Lumturia duhet gjetur në vendlindje, në Atdhe të lirë e të bashkuar…”

Kaluam një kohë të këndshme duke u çmall të dy bashkë!

Pas një orë qëndrimi e bisede vëllazërore u ndava nga Rilindi, me shpresë se do të takohemi së shpejti në Shqipërinë e bashkuar.

Rilindi për mua dhe shumë shokë të veprimtarisë, personifikonte atdhetarin e devotshëm dhe luftëtarin e vërtetë të lirisë, njeriun me moral të çeliktë sa i përket çështjes kombëtare.

I qoftë i lehtë dheu i Tokës arbërore, për të cilën u përpoq me gjak e shpirt: Kështu veproi e luftoi Atdhetari dhe Luftëtari Rilind Bytyçi!

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe nderimi për Atdhetarin Rilind Bytyçi!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks