SHKRIMI
e mërkurë, 22 janar 2020

DR.ABDULLA MEHMETI: SHQIPTARËT NË MAQEDONI, MES PARTNERITETIT DHE VASALITETIT

Tetovë, 25 nëntor 2019: Shqiptarët në Maqedoni, në çdo formë dhe me çdo mjet duhet ta ruajnë, mbrojnë dhe forcojnë identitetin e tyre kombëtar, përballë ndikimeve të fuqishme nga jashtë, të përkrahura dhe përhapura nga brenda përmes grupimeve politike dhe fetare në shërbim të këtyre politikave antikombëtare.

Partneriteti dhe vasaliteti janë dy gjëra të ndryshme, sidomos në politikë dhe qeverisje, por këtë dallim nuk e kanë bërë asnjëherë drejtuesit e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, duke e përkthyer çështjen e partneritetit (të imponuar nga rrethanat) në interes të politikës ditore, interes partiak, personal dhe grupor, duke e dëmtuar gjithmonë interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar në këtë shtet.

Deri më sot, asnjë parti politike e shqiptarëve në Maqedoni nuk e ka bërë publike ndonjë marrëveshje me shkrim për pjesëmarrje në qeveri, me kushte dhe afate të caktuara për realizimin e të drejtave kolektive dhe për barazi të plotë të popullit shqiptar në këtë shtet.

Logjikës së drejtuesve të këtyre partive politike në stilin "siç duam, ne bëjmë", qytetarët shqiptarë kanë filluar t'i përgjigjen në mënyrë adekuate: "bëni çfarë të doni, por pa ne!"

Përmes shumave të mëdha të parave që derdhin shërbimet e huaja sekrete ndër grupime politike dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni, dhe jo vetëm, për shtrirjen e ndikimit të tyre në këto hapësira, ato përpiqen t'i ndryshojnë rrjedhat normale të historisë, të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.

A kanë shqiptarët strategji për t'iu kundërvënë kësaj politike shkombëtarizimi nga ndikimet e huaja, këtë përgjigje duhet ta japin vetë shqiptarët, sa më parë dhe me veprime konkrete, sidomos klasa intelektuale dhe politikanët e përgjegjshëm, të gjithë ata që kanë vetëdije kombëtare të palëkundur.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks