SHKRIMI
e shtunë, 25 janar 2020

REXHEP KASUMAJ: KUJTIM KOHËSH TË VDEKJES ...

Berlin, 5 dhjetor 2019: (Mbi mirënjohjen e pamjaftueshme)

1.

Messhekulli i ikur gatitej për dramën demoniake. Viti i largët 1938. Pëlhura e qefintë binte mbi Europë.

Një vajzë e re vjeneze fshehej nga gjahu mbi racën e saj hebreje. Dhe, pas peripecish mundtare, arriti të kalonte me nënën e saj në Jugosllavinë monarkike. Sa e gëzuar ishte! Shpëtova, mendonte dhe merrte thellë frymën e jetës.


Por ajo nuk e dinte se gjendej në pikëzjarrtën e tërbuar të Holocaustit. Sepse s'do vonojë e premieri serb i "qeverisë së shpëtimit kombëtar" Nediq, i raportonte Adolfit në Berlin se ishte i lumtur e krenar t'i kumtojë: "Serbien ist Judenfrei"!

Ndaj dhe autoritetet u vunë në ndjekje të saj. Kishin marrë vendim t'a rikthenin nga kishte ardhur. Në Vjenë. Në prehërin e vdekjes. Rrethi ngushtohej. Dhe frika e një trokitjeje në portë shtohej. Tmerr i natës. Lëvizje rrugicash pa dritë. Diell i ftohtë. Hije që i prenin udhët...

2.

Mirëpo njëj dite, të zymtë e Orëprerë si fati i saj, dikush i tha: përse nuk provon Shqipërinë? Për një çast do hutohej. Ky emër i vinte si në ëndërr. Dhe bashkë me të, një shpresë e vakët. Por sërish, e deshpëruar thellë, i dukej se kishte humbur betejën me të: me shpresën e një agu të ri në kopshtin e rinisë së saj.

Megjithatë vullneti, një grimë e tij e mbetur, e niste për në Zagreb, atje ku rezidonte konsullati shqiptar. Bëj udhë kot, thosh me vete dhe psherëtinte. Asnjë përfaqësi e huaj nuk i kishte hapur portë. Kudo hekur i mbyllur i zi. Refuzim. Shurdhëri...

Mirëpo me të hyrë ndjeu një atmosferë tjetër. Një prehje. Konsulli shqiptar do t'a mirëpriste ngrohtësisht. E mori në dijeni kërkesën dhe u tërhoq në ambientet e tij.

Ah, ndrydhte ajo veten, ky afrimitet, kjo ndjeshmëri e kulturë, s'janë veçse kortezi diplomatike. Pas pak konsulli shqiptar u kthye sërish dhe i buzëqeshur i thotë: Zonjushë unë ju uroj udhë të mbarë dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri!


Nuk i besonte dot fjalët dhe as sytë e përlotur. Në gjithë Europën nuk pati një copë Qiell lirie për të. Por ja, Hyji i kishte rezervuar lumni dhe i printe drejt jetës. Jetës së re në Dhéun e vjetër e fisnik të shqipeve.

3.

Ishte kjo Scarlett Epstein, çifutja 15 vjeçare e cila pas një qëndrimi të sigurtë (nga shtatori deri në prill të vitit 1939) në Shqipëri, emigroi në Londër. Jetoi gjatë e frytshëm. Do bëhej antropologjiste e shquar, por pa harruar kurrë Shqipërinë dhe Besën e saj.

Do t'a evokoja këtë fragment nga episodi i lavdishëm i strehimit të judenjëve në Shqipëri, meqë ishte pikërisht Durrësi, tashmë në zi, që i kishte shpëtuar jetën.

Ndërkaq, si thonë gjithë Shkrimet a Kanútë e lashtë, mirënjohja ndonjëherë nuk mjafton vetëm e gravuar në një pllakë të mermertë.

Madje as në t'shénjtin Jerusalem..!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks