SHKRIMI
e shtunë, 08 gusht 2020

Skënder Sadri KAPITI: Tërmeti në Durrës, apokalipsi i betonit dhe i lejeve të ndërtimit

Durrës, 7 dhjetor 2019: Tërmeti në Shqipëri i 26 Nëntorit 2019 sidomos në Durrës në fakt nxori në dritë “apokalipsin” e lejeve të ndërtimit, të mafies ndërtimore dhe të asaj të betonit. Ky apokalips ndërtimor nxori në dritë urinë shtazarake për para dhe për fitim të mafisë së pushtetit, korrupsionit dhe të krimit të ndërtimit ku janë të përfshirë kryetarë bashkish dhe administrate vendore rreth tij; mafia e pushtetit qëndror e të gjitha qeveritë mbështetëse të pushtetit vendor; ndërmarrjet dhe bizneset private ndërtimore por kryeisht mafia e betonit. Gjithcka në ndërtimtarinë urbane në Durrës, Tiranë dhe në qytetet të tjera bregdetare ka qenë dhe i ka shërbyer vetem biznesit fitimprurës të parasë pa marrë parasysh as kondicione e as studimet sizmike , as planet urbanistike, as cilësinë e hekurit, as të betonit, as korrektësinë inxhinierike dhe as koeficintët e truallit të ndërtimit.

Pallatet shumëkatëshe janë aq pranë njëri-tjetrit sa po të kishte qenë tërmeti pak më i fuqishëm katastrofa njerëzore do të kishte pasur përmasa apokaliptike, pasi edhe jashtë pallateve e ndërtesava do të kishte qenë shumë herë më e rrezikuar jeta e qytetarëve se sa brënda tyre.

Pra rreziku që vjen nga krimi i mafies së lejeve të ndërtimit do të jetë rrezik pothuajse i përhershëm dhe deri atëhere kur të analizohen dhe të ndërhyhet seriozisht nga organe kompetente profesionistësh për të shëmbur katet e tepërta të ndërtuara mbi ato që mban struktura e pallateve; duhet ndërhyrë e shëmbur shtesat e kateve; të shëmben ndërtesa dhe të lirohen hapësirat e lejuara dhe të ketë hapësirat e duhura ndërmjet pallateve. Pra, u desh tërmeti në Shqipëri për të zbuluar edhe batërdinë dhe krimin e madh dhe të rëndë të shkaktuar nga oligarko-mafia politike e kriminale edhe ne fushen e ndertimit, sdomos kjo në qytetin e Durrësit, ku i gjithë qyteti është betonizuar me pallate, rrugë, trotuare, plazhi , bregdeti e madje edhe deti.

Durrësi si pasojë e egërsisë antinatyrore të lejeve të ndërtimit e të betonizimit u shndërrua në një qytet fantazmë, paniku dhe frike e që pasojat e rënda shkatërrimtare, psikologjjike e traumatike tashmë do të mbeten në kujtesën e brezave dhe do të shënohen edhe në histori si apokalipsi i betonit dhe i lejeve kriminale e abuzive me lejet ndërtimore, do të shënohet si “fenomeni” Dako , i kryebashkiakut i cili ka punuar dhe ka qenë i interesuar vetëm për shitjen e betonit pa marrë parasysh se ku dhe si ndërtohet; me leje apo pa leje ndërtimi.

Paraja e piset dhe mafia e ndërtimit gjatë këtyre viteve të tranzicionit, dhe sidomos pas viteve 1997, ato blinin dhe sponsorizonin mafien politike dhe atë të pushtetit vendor, dhe në këmbim të këtij shërbimi mafia e pastrimit te parave dhe ajo e ndërtimit shpërblehej me leje ndërtimi abuzive dhe në kundërshtim me ligjet urbanistike, mjedisore, teknike dhe ato sizmike. Shëmbulli më i keq për këtë është Durrësi, qyteti i betonit dhe i mafies së pushtetit dhe të ndërtimit me në krye kryebashkiakun Vangjush Dako. Dhe si rezultat, ja dhe pasojat e kësaj batërdie korruptive urbane dhe fatkeqësie njerëzore të tëmetit të 26 Nëntorit 2019.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks