SHKRIMI
e hënë, 10 gusht 2020

DR.ABDULLA MEHMETI: SHTETI I KOSOVËS DHE NYJA RUSE E LITARIT NË FYTIN E DREJTUESVE TË PARTIVE POLITIKE

Tetovë, 11 dhjetor 2019: Ja edhe mendimi im në lidhje me situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me pengesat gjatë numërimit të votave dhe certifikimin e zgjedhjeve, mos arritja e marrëveshjes mes partive fituese të zgjedhjeve për formimin e qeverisë, kushtëzimet dhe ndërkëmbëzat nga klanet proserbe dhe proruese, si dhe për shpresat e thyera të qytetarëve të Kosovës.

Nëse qytetarët e Kosovës kanë duruar dhe pritur dy dekada, të plaçiten, varfërohen e shpërngulen, të dhunohen politikisht dhe ekonomikisht, të tradhtohen dhe shiten si mos më keq për interesa të Serbisës dhe Rusisë, pse duhet të nguten vetëm për disa muaj, për pastrimin një herë e mirë të skenës politike në Kosovë?!

Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë guximshëm zgjedhje të reja.

- edhe përkundër insistimit të faktorit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhje dosido;

- përkundër rrezikut se krerët (jo anëtarësia e gjerë) e LDK-së mund të insistojë në koalicione me parti të tjera për formimin e qeverisë;

- edhe përkundër kostos së shtrenjtë për zgjedhjet e reja parlamentare;

për disa arsye më madhore, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare, edhe atë:

1. Për heqjen e dilemës mes qytetarëve se nuk ka shpëtim nga klanet kriminale të politikës në Kosovë;

2. Për pastrimin me të kaluarën komuniste e kandidatëve që i imponohen nga partnerët e saj për koalicion qeverisës, që një kohë të gjatë e kanë ngulfatur jetën politike dhe institucionet e shtetit të Kosovës;

3. Që Lëvizja Vetëvendosje t'i pastrojë edhe radhët e veta nga kandidatët e imponuar për shkaqe të ndryshme, siç i ka pasur në Listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët nuk morën besimin e qytetarëve (votuesve) në zgjedhjet e kaluara, sidomos nga provinienca ideologjike marksiste-leniniste dhe predikuesit e neotomanizmit në trojet shqiptare;

4. Që Lëvizja Vetëvendosje ta dëshmojë edhe njëherë se vërtet është lëvizje politike progresive dhe atdhetare dhe nuk bën kompromise me interesat e popullit, për interesa pushteti dhe të klaneve partiake, për interesa të tjera individuale, grupore dhe klanore.

Drejtuesit e Vetëvendosjes duhet të vendosin guximshëm dhe pa luhatje, që vetë ajo si lëvizje politike, Kosova dhe qytetarët e saj, të fitojnë më shumë në zgjedhjet e reja, me këtë edhe qeverisje dhe pushtet që e meritojnë.

Askush nuk është engjëll në këtë mes!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks