SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

Skënder Sadri KAPITI: Kurti, Osmani dhe politika e reciprocitetit

Durrës, 8 shkurt 2020: Politika e reciprocitetit me Serbinë që kërkon Kurti dhe Osmani është në realitet e “de fakto” kërkesë dhe kusht që i vihet Serbisë për t’u deklaruar prej saj, njohja e shtetit të Kosovës. Politika e reciprocitetit që kërkon Kurti-Osmani bën fjalë për reciprocitet politik, ekonomik, tregtar etj., e që në fakt është edhe një politikë kundëvënjeje ndaj politikës së pabesë, djallëzore e inriguese antiKosovë që bën Beogradi duke lobuar kundër njohjeve ndërkombëtare dhe kundër integrimit të Kosovës në organizma dhe organizata ndërkombëtare. Kjo politikë e Kurtit dhe Osmanit është edhe si parakusht që i vihet Beogradit për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke ia bërë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar se kurrfarë avantazhi e tolerimi ndaj Serbisë në dëm të interesave të Kosovës në këto bisedime nuk do të ketë .

Marrëdhëniet ndështetërore janë marrëdhënie reciprociteti, barazie dhe jovasaliteti të cilat nuk ndikojnë dhe nuk imponojnë në marrëdhëniet multi dhe bilaterale mes shtetve as madhësia e territorit, as fuqia ekonomike, ushtarake dhe as ajo financiare e tyre. Reciprociteti në marrëdhëniet ndërkombëtare ka të bëjë me imazhin kombetar e sovran dhe me personalitetin juridik te shtetit.

Reciprociteti është respekt dhe njohje e ndërsjelltë. Marrëdhënie apo marrëveshje reciprociteti kanë kuptimin dhe praktikën e barazisë, pa imponime, pa paragjykime dhe të barabarta; si dhe detyrime e të drejta reciproke.

Politika e reciprocitetit eshte barazi por edhe bashkëpunim e vartësi reciproke në lëmenj e fusha të ndryshme ndërkomunitare e ndërshtetërore si ekonomike, tregtare, politike, shtetërore, akademike, kulturore, sportive etj. Kur këto ralizohem seriozisht nga dy shtete të cilat edhe nëse nuk e kanë njohur akoma deklarativisht njëra-tjetrën, por kur zbatohen ato si të drejta e detyrime ndërmjet palëve atëhere ato i paraprijnë edhe njohjeve reciproke deklarative ndërmjet shteteve.

Kjo përbën de fakto njohje ndërmjet shtetesh. Me reciprocitet kuptohet e thënë edhe drejtpërdrejt se: “do të sillem ashtu siç sillesh”, “do të respektoj ashtu si respekton, do të toleroj aq sa toleron, do të njoh ashtu sikurse edhe duhet të më njohësh”.

Politika e reciprocitetit ka të bëjë edhe me liritë dhe me standardet e pakicave dhe minorteteve kombëtare që jetojnë në vëndet respektive fqinjësore. P. sh. aq liri e të drejta që duhet të ketë minoriteti serb në Kosovë, po aq të drejta duhet të kenë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shqipërisë gjithmonë i ka munguar politika e reciprocitetit gjatë këtij tranzicioni. Ajo nuk ka kushtëzuar asnjëherë marrëdhëniet e saj me fqinjët në mbrojtje të lirive e të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre.

Madje edhe shqiptarët e Kosovës politika e Tiranës në tërësinë e saj ajo i ka parë e konsideruar ata si minoritet derisa Kosova luftoi dhe fitoi Shtetin e vet.

Dhe po kështu Shqipëria ka qenë e para e cila edhe e njohu shtetin e Maqedonisë pavarësisht se shqiptarët atje trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në regjimin shovinist të Gligorovit.

Po ashtu Tirana kurrë nuk i kërkoi Greqisë liri e të drejta për shqiptarët e Çamërisë, nuk kërkoi për ta, ato të cilat Shqipëria ua ka dhënë minoritarëve grekë në Shqipëri.

Shqipëria, poitika e saj gjithnjë është tregur inferiore me Serbinë e Greqinë, dikur regjimi i Zogut e shpërbleu Serbinë me toka shqiptare të Vermoshit dhe me Shën Naumin për ndihmën e dhënë atij për t’u rikthyer në pushtet; pastaj regjimi komunist ia delegoi sovranitetin e diplomacine një herë Beogradit e pastaj Moskës për interesa politiko-ideologjike; pastaj Berisha e Rama me hapësirën ujore detare dhe me trojet për varrezat e ushtarëve pushtues grekë dhuruar Greqisë. Por edhe sot Tirana sillet inferiore ndaj Serbisë me ndërhyrjet e kryeministrit Rama për ndarjen e Kosovës, coptimin e saj dhe me minishengenin..

Prandaj politika e reciprocitetit e Kryeministrit Albin Kurti, përkrahur edhe nga Kryetarja e Parlamentit znj. Vjosa Osmani është politikë prestigji dhe interesi kombëtar kundër çdo lloj inferioriteti e interesi të ngushtë personal pushteti; është politikë e cila i ka munguar politikës shqiptare. Politika e sotme Kurti-Osmani dhe e kualicionit LVV-LDK në Kosovë është një rikthim dhe gjallërim edhe i vlerve kombëtare, patriotike dhe intelektuale të brezave që sakrifikuan për liri, komb e shtet kombëtar; kundër spekulatorëve, tradhëtarëve, përfituesve e matrapazëve të cilët spekuluan vodhën, tradhëtuan, manipuluan dhe mashtruan me to.

Pra, me reciprocitet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi kuptohet kjo që: politika shqiptare e Prishtinës, do t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën “monedhë”, ashtu si e meriton.

Pra Kurti-Osmani, po aplikojnë në politikën shqiptare atë që është tipari kryesor për një shtet sovran e të pavarur, Parimin e reciprocitetit i cili është njohja reciproke. Nuk ka asnjë të drejtë as morale madje që Serbia qe të vendosë kushte për Kosovën, por është Kosova ajo e cila do të duhej t’i vendosë kushte Sebisë për njohje reciproke që: Serbia të kërkojë falje për krimet dhe genocidin dhe të dëmshpërblejë për dëmet e krimet e luftës.


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks