SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

SHERADIN BERISHA: 'BULDOZHERI' I TRAMP'it NJË MASHTRUES I PLANIFIKUAR PËR INTERESA TË OLIGARKËVE!

Pashtriku, 14 shkurt 2020: "Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi." - thoshte dramaturgu i shquar anglez, William Shakespeare, 1564 - 1616.

***

"Planifikimi i së ardhmes nuk bëhet për interes të shumicës dërmuese të popullit, ajo mbahet e fshehur. Përndryshe, publiku mund ta shohë se plani i hartuar nuk është në dobi të tij." - shkruan studiuesi amerikan, R.E.McMaster.


***

Sot, "Buldozheri" i Trampit, Richard Grenell ka finalizuar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë! Kjo marrëveshje u nënshkrua nën prezencën e ambsadorëve amerikanë Richard Grenell dhe Philip Kosnett, te dy presidentëve: Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit!

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Berlin, përmes një postimi në Twitter. "Duke ndodhur tani - ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiç dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës", thuhet në postimin e ambasadës!



Kjo ceremoni e "bukur" në paraqitje ishte finalizuar larg syrit të opinionit! Dramaturgu i shquar anglez, William Shakespeare, 1564 - 1616, thoshte "sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi."

Për mendimin tim, ambasadori Grenell, është 'buldozheri' i presidentit Tramp që con përpara agjendën e planifikuar mashtruese në dëmë të shumicës, e në dobi të pakicës - të oligarkëve global!

Pra, rrjedhimisht marreveshja e nënshkruar sot në Gjermani "për hekurudhën dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë" nuk u bë për interesa te shumicës por, për interesa të pakicës, saktësisht për biznesemenët rajonal dhe miliarderët global!

POLITIKA SI INTERES I MILIARDERËVE!

Studiuesi R.E.McMaster, në librin e tij "The Power of Total Perspective" (në shqip: Fuqia e perspektivës totale", shkruan (citoj):

"Ka dy këndvështrime ndaj historisë (ngjarjeve historike):

1. historia ndodh rastësisht, dhe

2. ajo planifikohet."

Publikut të gjerë i mësohet se historia ndodh rastësisht, ndërsa shkallët e sipërme (elita) e dinë se historia planifikohet."- përfundon citati.

Në këtë drejtim, edhe presidenti i 32'të i SHBA've Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. "Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht (rastësisht). Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë" - thotë ai.

Atëhere shtrohet pyetja, përse elitat politike e bëjnë këtë gjë fshehur, që ne të mos e kuptojmë se historia planifikohet paraprakisht?!

z.McMaster në këtë drejtim përgjigjet shumë qartë:

"Meqë planifikimi i së ardhmes nuk bëhet për interes të shumicës dërmuese të popullit, ajo mbahet e fshehur. Përndryshe, publiku mund ta shohë se plani i hartuar nuk është në dobi të tij."

***

Pa koment!


***


SHERADIN BERISHA: POLITIKA SI MIQËSI APO INTERES (?) 'ANTIAMERIKANIZMI' DHE 'DJALLI' GRENELL!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9641


***

APOLLON BACE: "MITROVICA KA PASURI 500 MILIARDE DOLLARESHE"!

Në shkurt 2019, akademiku Apollon Baçe në një debat televiziv te "Ora News" në emisionin “Arena” që drejtonte gazetari Dritan Hila, akademiku Apollon Baçe theksoi llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare të kësaj pasurie nëntokësore në Mitrovicë!

Me këtë rast akademik Baçe thotë:

"Është i vetmi vend në botë që puçen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, "New York Times" shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën." (...)

Akademik Apollon Baçe, në vijim përmend llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare prej 500 miliardë dollarësh.

"80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë." - thotë ai, dhe vijon:

"Edit Durham thotë se Mitrovica do të jetë eshka që do t'i japë flakë fuçisë së barutit të Ballkanit."

***

Shikoni në yotube, debatin e akademik Apollon Baçe:

https://youtu.be/C2fI3NMft_c

***

Se Kosova ka nentoke te pasur (madje edhe me uranium) e thote edhe Zvonimir Trajkovic, njeri nga ish keshilltaret e kriminelit Sllobodan Miloshevic.

Shikoni dhe degjoni me kujdes inervisten e Zvonimir Trajkovicit ne yotube!

***

Kosova shtrihet ne milarda dollare:

https://youtu.be/FPVCpYnziVo


_________


SHERADIN BERISHA: KAFAZI I BE'së!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8071


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks