SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.ADEM GAVAZAJ: TË NDRYSHOJMË OSE DO TË PËRQESHEMI!

Prizren, 14 shkurt 2020: Sot, me nxënësit e gjimnazit shoqëror-gjuhësor “Remzi Ademaj”, me rastin e përvjetorit të dymbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, në vazhdën e debateve që u mbajtën ishte edhe tema: Çka kisha ndryshuar tek sjelljet dhe veprimet e prindërve dhe të mësimdhënësve ?

Përgjigjet e nxënësve nga ky debat duhet të merren shumë seriozisht edhe nga udhëheqësit e arsimit, mësimdhënësit dhe nga prindërit.

Emëruesi i përbashkët i konkluzioneve të debatit të tyre, mund të reduktohet në dy kërkesa:

1) Largimi i autoritarizmit,

2) Kultivimi i debatit si të barabartë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

Gjatë debatit u pa shumë qartë se fëmija dhe nxënësi ynë është i dhunuar në mënyrë latente dhe jo vetëm, nga të dy palët edhe nga prindi edhe nga mësuesi.

Mësimdhënësit i dhunojnë me qëllim që të mbahet rregulli në klasë, edhe pse duke imponuar tek nxënësit mësime që nuk ju interesojnë dhe as që janë të nevojshme për ta.

Kurse prindërit i dhunojnë duke kërkuar me çdo kusht që fëmija i tij të jetë i parë, dhe duke ia komunikuar shumë shpesh, se pa shkollë nuk ka asgjë, e tjera.

Kjo dhunë po më ngjason me tullumbacen e cila nuk e mbanë frymën deri në pafundësi.

Tullumbacja do të plasë, prandaj edhe duhet të ndryshojmë edhe si prind edhe si mësimdhënës që mos të jemi edhe të poshtëruar edhe të fyer edhe më.

Nxënësit tanë nuk po munden me gjetë rrugë tjetër, përndryshe ata janë të vetëdijshëm se po dhunohen nga autoritarizmi prindëror dhe nga ai i mësuesit.

Ne prindërit dhe mësimdhënësit duhet ta kuptojmë se koha e industrializimit po zëvendësohet me të teknologjizmit, që na çon te konkludimi se neve të shekullit njëzet, nuk duhet të na shkojë ndërmend që ne i aftësojmë ata për kërkesat e kohës së ardhme.

Shihej lehtë nga debati se shumica e prindërve janë prindër të paplotësuar dhe që tentojnë ta plotësojnë vetveten, duke kërkuar që me veprimet dhe sjelljet ndaj fëmijëve të tyre të realizojnë dëshirat, ëndrrat e tyre, një dhunë komplet e pajustifikuar…

Dhuna latente dhe jo vetëm kjo natyrshëm thonë ekspertët deformon personalitetin e fëmijës, nxënësit tonë, të cilët do të kenë pasoja gjatë gjithë jetës së tij.

Duhet të shqetësohemi me moskomunikimin ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve. Është shqetësues sidomos mungesa e komunikimit ndërmjet prindërve me fëmijët e tyre…

Alfred Tofler thotë kush dëshiron të jetojë i qetë ka gabuar që ka lindur në këtë kohë. Pra, jetojmë në kohën kur duhet të ndryshojmë edhe si prindër edhe si mësimdhënës. Mund të konstatohet se ne edhe si mësimdhënës, edhe si prindër nuk komunikojmë, ne urdhërojmë, qortojmë dhe fyejmë…



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks