SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

SHERADIN BERISHA: PASURITË MILIARDËSHE TË KOSOVËS NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

Pashtriku, 18 shkurt 2020: Kah po shkon Kosova?

Kryeministri aktual Albin Kurti me reformat e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore, mund t'i bëjë ndryshimet e nevojshme në planin e brendshëm, ndërkaq në planin e jashtëm që ka të bëjë me negociatat Kosovë - Serbi mund të deshtojë, sepse nuk do të mund ta prish agjendën e ndërtuar nga fuqitë globale: SHBA ' BE ' RUSI ' KINË etj.


Këtë fakt e kam thënë në disa analiza! Në vijim lexoni njërën prej tyre, të datës 9 nëntor 2019: "Albin Kurti përballë sfidave, nëse bëhet kryeminister ... A DO TA PËRBALLOJ ALBIN KURTI PLANIN E "ELITËS BOTËRORE" E CILA E DËMTON INTERESIN E SHUMICËS NË KOSOVË?!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9217


***

KAFAZI I BE'së!

"Gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor jo rastësisht janë izoluar (si në kafazë) brenda shteteve anëtare të BE'së!

Pse po ndodhë ky proces izolues?!

Po ndodhë, jo vetëm për mosplotësimin e kushteve të Brukselit (sepse Bullgaria dhe Rumania në shumë aspekte janë më keq se disa shtete të këtij kafazi), por për faktin sepse konjukturat e fuqive të mëdha (deri në vitin 2025...) duket se kanë projektuar risistemimin gjeopolitik (ridizajnimin e kufijve, etj) ndërmjet shteteve, për interesa të tyre gjeostrategjike, për shfrytëzimin e resurseve miliardëshe natyrore, etj., në planin afatgjatë!!!" Kështu kam thënë në një analizë të shkruar në tetor 2018:


KAFAZI I BE'së!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8071

***

Ndërkaq tri javë më vonë (më 2 nentor 2018), kam shkruar si vijon:

"Kafazi i BE'se, ky Ballkani i ashtuquajtur 'perëndimor' po shkon drejt ridizajnimit (ridefinimit) gjeo'politik e gjeo'strategjik nga fuqitë e mëdha: SHBA ' BE ' RUSI ' KINE etj., për faktin sepse nëntoka shqiptare kryesisht në Kosovë, në Shqiperi e gjetiu, është e pasur me lloje të mineraleve, metaleve, gazit, naftës etj., dhe vlera e tyre monetare është qindra mijë miliardëshe! Edhe procesi i negociatave për "normalizimin" e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, (i cili në dukje ka vështirësi), është agjendë e fuqive të lartëpërmendur për realizimin e interesave të tyre afatgjatë mbi resurset natyrore në këtë rajon!"

***

Lexoni këtu: PASURIA JONË MILIARDËSHE NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10212881748974910&id=1125324528



***

APOLLON BAҪE: "MITROVICA KA PASURI 500 MILIARDË DOLLARËSHE"!

Në shkurt 2019, akademiku Apollon Baçe në një debat televiziv te "Ora News" në emisionin “Arena” që drejtonte gazetari Dritan Hila, akademiku Apollon Baçe theksoi llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare të kësaj pasurie nëntokësore në Mitrovicë!

Me këtë rast akademik Baçe thotë:

"Është i vetmi vend në botë që puçen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, "New York Times" shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën." (...)

Akademik Apollon Baçe, në vijim përmend llojin dhe sasinë e mineraleve si dhe vlerën monetare prej 500 miliardë dollarësh.

"80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë." - thotë ai, dhe vijon:

"Edit Durham thotë se Mitrovica do të jetë eshka që do t'i japë flakë fuçisë së barutit të Ballkanit."

***

Shikoni në yotube, debatin e akademik Apollon Baçe:

https://youtu.be/C2fI3NMft_c

*
**

EDHE DISA TË DHËNA PËR PASURITË E KOSOVËS!

Sipas të dhënave për burimet natyrore Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjes totale të kromit në botë), e nikel, zink, magnez, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi dhe të tjera të rralla. Vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metalet janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë. Ky vlerësim më vonë u konfirmua nga CIA në një nga raportet e saj, e cila deklaroi se, sipas standardeve ndërkombëtare, Kosova është me vlerë dy herë më të madhe se Serbia, dhe se kjo krahinë është me vlerë pesëqind miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën pa Kosovës e ka vlerën rreth dyqind miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve nga UNMIK-u, minierat e Kosovës do të jenë shumë atraktive për shumë kompani minierare në botë. Sipas këtyre vlerësimeve, lokacionet Belo Brdo, Crnac, Stari Trg, Hajvali dhe Novo Brdo ka një total prej rreth 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi ekonomikisht të qëndrueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj, afërsisht ka edhe rreth 1.7 milion ton boksit (me potencial shtesë 4-5000000), kompleksi "Feronikël" me rreth 14 milionë ton mineral që përmban rreth 1.3 për qind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, pastaj magnezit nga Strezovci (2.8 milion ton) dhe Goleshi (1.7 milion ton).

***

Rezervat e linjitit u vlerësuan në 8.3 miliardë ton me dhjetë miliardë më shumë rezerva potenciale, të cilat duhet të shqyrtohen më tej. Në “betejën” supreme të minierave të Kosovës janë mineralet e rralla, kryesisht indium, kadmium, germanium, tallium dhe galium. Këto minerale të rralla përdoren në industrinë e teknologjisë së lartë, prandaj shumë besojnë se këto potenciale janë objektivi kryesor i kompanive “të bardha”. (Burimi: CIA - pasuritë e Kosovës nuk kanë të krahasuar me Serbinë, ja pse? radiokontakt,al)



Miniera e Trepçës

The Trepca story

https://www.youtube.com/watch?v=8_qXI1ECy0c&feature=emb_title

***

KOSOVA SHTRIHET NË MILIARDA DOLLORË!

Se Kosova ka nëntokë të pasur (madje edhe me uranium) e thotë edhe Zvonimir Trajkoviç, njeri nga ish këshilltarët e kriminelit Sllobodan Milosheviç.

Shikoni dhe dëgjoni me kujdes inërvistën e Zvonimir Trajkoviçit ne yotube!

***

Kosova shtrihet në milarda dollarë:

https://youtu.be/FPVCpYnziVo


_________________

A jemi të vetëdijshëm çfarë fshihet poshtë sipërfaqes së tokës në Shqipëri?!

Lexoni shkrimin e Entela Resulit, botuar në portalin pashtriku,org, më18 shtator 2018: MILIARDAT E NËNTOKËS MBI TË CILËN SHKELIM!

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7985


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks