SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË DHE VETËDIJA KOMBËTARE (II)

Golem, Durrës, 10 gusht 2020: Në përpjekjet për dobësimin e pushtetit të Turqisë në Ballkan, qeveritë perendimore e mbështetën ngritjen e nacionalizmit grek në formën e “helenëve të lashtë” dhe “helenizmit”. Edhe kur arkeologët e dëgjuar H. Shliman zbuloi qytetërimin pellazg në Trojë, Mikenë, Tirins dhe A.Evans qytetërimin pellazg të Knosit në Kretë dhe vërtetuan se ato ishin qytetërime paragreke, rezultatet e punimeve të tyre u anashkaluan. Glenny shkruan për periudhën e luftës për pavarësi në Greqi: “Ç’është më e madhja , greqishtfolësit vendas e quanin veten ose të krishterë , ose romej (Romioi), ose grekë (Graikoi). Vetëm në fund të këtij shekulli fjala helenë (Ellines) zuri vend me shpejtësi (Glenny, 2000:22)

Idealet antike në formën e formulimeve të humanistëve të ri hynë me vonesë në Çeki, që varej nga niveli i ulët i shoqërisë çeke, që vuante nga baza e përgatitjes intelektuale, që me idealin e antikitetit të mund të përputhej me shoqëritë për rreth. Prandaj në gjysmën e dytë të shekullit 18 mund të flasim më shumë për një modë klasike, sidomos në rrethet aristokrate. Konti Nostitz mblodhi koleksione monedhash të vjetra, konti Furstenberg studioi arkeologjinë e lashtë, J. Kinsky në librin në gjermanisht më 1773 u mor me problemin e antikes dhe për te me shumë rëndësi kishin gjuhët antike si mjet për të arritur arsimimin humanist të lartë. Vlerësohet shumë qëndrimi i tij në favor të gjuhës çeke, që e përsërisin edhe shumë autorë më pas dhe që e bëri çekishten të afërt me greqishten dhe latinishtën. Futjen e ideve humane në Çeki e pengoi monopoli i kishës katolike, kjo dobësoi ndërmarrjen e reformave.

Në Çeki faqja e parë e ndërgjegjes së emancipuar, që barazohej me idealet antike, jepet nga J. Jungman, mendimtari i parë çek që i dha lëvizjes çlirimtare çeke ideologjinë për tu bazuar në fuqinë e popullit. Teza bazë e kësaj idelogjie është sprovimi, se bazën e etnisë dhe ndërgjegjes kombëtare e formon gjuha dhe lidhur me te, ndërgjegja e vazhdimësisë historike. Për të zhvilluar gjuhën çeke Jungman propozoi edukimin e inteligjencës së re. Pat pengesa të mëdha nga aristokracia. Më 1827 Jungmann botoi artikullin: “ O klasicnosti literatury a dulezitosti jeji” (mbi literaturën klasike dhe rëndësia e saj) në të cilën studjohen mjetet dhe kushtet që duhen në ngritjen e gjuhës dhe ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet literaturës. Ai argumentoi mbështetje të traditës antike.



Zhvillimi i literaturës ndikon mbi të gjitha qeverisjet shoqërore, në shkallën e arritur të arsimit (zhvillimi i shkencës, sidomos i historisë dhe filosofisë dhe morali i shoqërisë). Por mbi të gjitha duhet liria shoqërore. Ideali antik kështu u bë matës letrar edhe i zhvillimit kombëtar. Nën shembullin e gjermanëve edhe çekët nga njohuritë e pakta historike, si shembull morën Geqinë dhe të gjithë trashëgiminë kulturore antike pellazge-maqedone-ilire në këtë vend, ja atribuan gabimisht grekëve.

Rilindja Shqiptare ka fillimin gjatë shekullit 13, kur hidhen hapat e parë në zhvillimin e arsimit, letërsisë dhe kulturës sonë, që do të çonte në zgjimin kombëtar. Në vitin 1210 Theodhor Shkodrani botoi librin, që shënon fillimet e letërsisë shqipe në kohën e re, sepse në kohën antike fillimet e letërsisë sonë i kemi me daljen e Iliasit të Omerit gjatë shekullit 8 p.e.s. Libri i Th. Shkodranit, që nuk duhet të jetë i pari, u pasua nga Meshari i Gjon Buzukut (1555), librat e Pjetër Budit (1566-1622), Frang Bardhit (1606-1643), Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe me ndërmarrjet e tyre, filloi hapja e shkollave shqipe, e para në vitin 1632 në Velë të Mirditës dhe Akademia e Re në Voskopojë në vitin 1744 dhe ngritja e shtypshkronjës së parë në Ballkan (E. Jacques, 1998) . Qëllimi i këtyre ndërmarjeve ishte gjallërimi i ndërgjegjes kombëtare, nëpërmjet arsimimit, letërsisë dhe artit për formimin e identitetit kombëtar.

Baza e etnisë dhe e ndërgjegjes kombëtare të popullit janë gjuha dhe vazhdimsia historike. Nga arbëreshët e Italisë u ndërmorën hapa të rëndësishëm për mësimin e gjuhës shqipe dhe të historisë së lashtë të shqiptarëve dhe rolin e tyre parësor për formimin e identitetit kombëtar. Këtë e ndihmoi fakti, që arbëreshët ishin të vetëdijshëm, që janë trashëgimtarë të pellazgëve, popullata më e hershme e njohur në Itali, përzier me emigrantë më të rij, me të njejtën origjinë. Disa studiues arbëresh, njohës të mirë të gjuhës shqipe, latinishtes dhe greqishtes, megjithse ishin priftërinj, hodhën hapa të rëndësishëm në njohjen e historisë dhe të gjuhës më të lashtë pellazge dhe lidhjen me gjuhën shqipe, dy shtyllat e etnisë dhe e ndërgjegjes kombëtare të popullit tonë. Përfaqësuesi më i hershëm Nikoll Keta (1740-1803), filosof dhe historian i famshëm, qe i pari që njësoi gjuhën shqipe me gjuhën më të lashtë pellazge, në veprën e tij në dorshkrim nga studimi i autorëve antikë (1777, shih M.Domi). Kjo përbën një zbulim të madh historik, me rëndësi të madhe për identitetin tonë kombëtar (Peza & Peza 2018) .

Më pas Z. Krispi e çoi më përpara këtë ide me libri e tij, botuar në vitin 1831 (Krispi 2009) . Ai ndërtoi fjalorin e parë pellazgjisht-shqip, me fjalë të marra nga veprat e autorëve antikë Omeri etj., të cilat janë edhe në gjuhën e sotme shqipe. Sjellja e provave për historinë e lashtë të popullit dhe të gjuhës sonë ndikoi shumë në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Kjo rrugë e drejtë për të njohur historinë e lashtë të antikitetit dhe origjinën e shqiptarëve, vazhdoi edhe më pas me J. Han, N. Veqilharxhi, De Rada, A. Frashëri, N.Frashëri, P. Vasa, Kristoforidhi, S. Konda, Z.Majani, N.Vlora-Falaski etj.

Në ditët tona janë shumë studiues, që studjojnë Qytetërimin Pellazg dhe kanë sjellë prova të shumta mbi lidhjen e ngushtë të tyre me ilirët, maqedonët, epirotë, dardanët, thrakët, dakët, hititët dhe popujt e tjerë të lashtë të Anadollit, shumerët, koptikët e Egjiptit, etruskët etj.: A. Eltari, L.Prifti, A. Shuke, F. Shiko, F. Xhara, B. Avdyli, Ç.Hoxha, L.Peza, L.Peza, P.Zhei, M.Aref, E.Kocaqi, A.Hasanas, A. Dalipaj, K.Marku, R.Doçi, K.Mateli, B.Bajrami, Sh.Berisha, C.Pushkolli, F.Demi, S.Hushi, H.Xhaferi, I.Mati, J.Buxholi, L.Muhaj, M.Nilo, V.Shehu, Sh.Musaj, N.Stilo, M.Carabregu, A.Kocaqi, M.Abazaj, S.Trako dhe shumë të tjerë.

Me këtë punë serioze të gjithë studiuesve është zgjidhur me saktësi origjina pellazgjike e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, që i përkasin trungut pellazgjik dhe janë autoktonë në vendet ku jetojnë sot.

Kjo zgjidhje e drejtë e origjinës pellazgjike të shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe vazhdoi deri në vitet 50-60 të shekullit të kaluar dhe u kultivua rregullisht në arsim dhe në shkolla. Më pas E. Çabej dhe A. Buda, të diplomuar në Austri, u larguan nga tradita e rilindjes sonë kombëtare, përqafuan drejtimin gjerman dhe austriak, që mohon Qytetërimin Pellazg dhe lidhjen e tij me shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Gjatë kohës së tyre, sidomos kur ata zunë kreun e Akademisë së Shkencave, studimi i historisë dhe i gjuhës shqipe morën drejtim e gabuar, drejt mohimit të qytetërimit pellazg dhe lidhjes së tij me identitetit tonë kombëtar. Historia e shqiptarëve u tkurr brenda kufijve të Shqipërisë së cunguar nga fuqitë e mëdha më 1878 dhe 1913, dhe u lanë jashtë studimit trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi etj., që i përkasin trungut pellazgjik-shqiptar.

As gjuhën ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit nuk patën interes ti studjonin. U braktis historia pellazgjike, iliro-maqedone etj. dhe lidhjet e gjuhës shqipe me to, duke i shtyrë shqiptarët të harrojnë identitetin e tyre kombëtar. Obskurantizmi i para Rilidnjes Kombëtare pushtoi historinë dhe gjuhësinë tonë. Masakër e vërtetë u bë me gjuhën shqipe gjatë standartizimit të saj, mbi bazën e dialektit më të ri të gjuhës sonë, duke prerë lidhjet e saj historike me shtratin e lashtë pellazgjik.

E keqja më e madhe është se rruga e gabuar antikombëtare e kundërshtimit të origjinës pellazgjike të popullit dhe të gjuhës sonë pa baza shkencore dhe përqafimi me zell për interesa personale i rrugës falsifikuese të historisë sonë të lashtë, është instaluar në akademinë e shkencave, albanologji, fakultetin histori-filologji, shkollën e doktoranturës etj. Nga kjo brezi i ri i historianëve dhe gjuhtarëve shqiptarë nuk e njohin origjinën e popullit të vet dhe të gjuhës së tyre dhe as bëjnë përpjekje ta mësojnë atë. Disa herë është ngritur ky problem, por drejtuesit në këto institucione, ministri dhe më lart heshtin (Peza: Arkeologjia, 2019) .

Në tetor të vitit të kaluar Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës organizuan në Vlorë simpoziumin e pestë mbi historinë e lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe dhe u ftuan për pjesmarrje historianët, gjuhtarët dhe drejtuesit e Universitetit “Ismail Qemali”. Asnjeri nuk erdhi, gjë që u bëri përshtypje të idhët pjesmarrësve. Kjo vërteton që pedagogët e këtij universiteti nuk e njohin historinë e lashtë të popullit dhe gjuhës sonë, kush janë paraardhësit e shqiptarëve. Ata as nuk dinë dhe as nuk duan të mësojnë për këto probleme. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pedagogët e këtij universitetit nuk merren me veprimtari shkencore. Pedagogu po nuk mësoi vetë mbi të rejat e shkencës nuk është në gjendje tu mësojë studentët nivel të përparuar dijesh, sepse ai kthehet vetë në mësues të shkollës 7 vjeçare. Kjo është katastrofa në sistemin tonë arsimor, pedagogët nuk merren me punë shkencore dhe strudentëve ju japin njohuri të shkollës së mesme.

M. Korkuti është mbështetësi më i flakët i obskurantizmit mesjetar, që kundërshton me forcë për interesa personale, rilindasit tanë, ekzistencën e popullsisë pellazge në lashtësi, origjinën pellazgjike të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe, dokumenet e reja që jepen për këto. Për këto kundërshti nuk ka asnjë provë, por mohon provat e shumta, që kanë sjellë studiuesit e tjerë dhe shtrembëron historinë tonë.

Këto janë peiudhat e historisë së shqiptarëve, sipas Korkutit (Korkuti, Perla, 2016) :

- Paleoilirët (Ilirët e hershëm) koha e bronzit – mijëvjeçari i tretë p.e.r. deri në shek. XI p.e.r., fillimi i epokës së hekurit.

- Ilirët, epoka e hekurit, shek. XI p.e.r. deri në shek. IV–VI të e.r.

- Arbërit, koha e mesjetës së hershme, shek. VII–XIII, XIV të e.r. dhe së fundi – Shqiptarët.

Kjo ndarje e Korkutit është në kundërshtim me historinë e shqiptarëve, ka gabime trashanike shkencore:

1-Populli më i hershëm i identifikuar në rajonin e Ballkanit dhe Egjeut gjatë kohës së gurit, bronzit dhe në fillim të kohës së hekurit janë pellazgët, të cilët përmenden nga Omeri në Ilias dhe Odise, Hesiodi, Herodoti dhe shumë autorë të tjerë antikë dhe më të vonshëm dhe të kohës sonë. Bile Pellazgjia quhej në kohë parahistorike rajoni (Herodoti) . Pellazgët ngriten qytetërimin më të vjetër në histori, ngritën qytet-shtetet, sistemin e këmbimit monetar, sistemin e besimit fetar me Zeusin Pellazg në krye. Ata shpikën shkrimin dhe alfabetin dhe fjalët e para që kanë mbetur të shkruara nga ata janë: UJI dhe DORA, që janë sot në gjuhën shqipe. Të gjitha këto i kemi nga Ballkani Qendror, Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas. Kurkuti e transformon në kulturë të paleoilirëve. Por kultura Vinkë-Turdas paralelizohet me kulturat Sesklo dhe Dimini të Thesalisë, të njohura si vendbanime pellazge. Prandaj pelivanlliqet, duke i zevendësuar pellazgët me ilirët është rrugë jo shkencore. Ilirët ashtu si dhe vëllezërit e tyre maqedonët, epirotët, thrakët, dardanët, dakët etj., për herë të parë përmenden në histori gjatë shekullit të V p.e.s. (Herodoti) dhe nuk ka dokumente më të vjetër.

Janë të shumta dokumentet shkrimore, që kanë lënë pas pellazgët, që nuk lenë asnjë njeri me mend në kokë ti mohojë. Të tillë janë mbishkrimet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.), shkrimi Linear B i Mikenës (shek.16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek.9-8 p.e.s.), Iliasi dhe Odisea e Omerit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi Dipylon i Athinës dhe mbishkrimi i Korinthit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shek.7 p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shek.6-3 p.e.s.) dhe shumë të tjerë (L.&L.Peza, 2013).

2-dokumentet provojnë se gjuha pellazge është shkruar para të gjitha gjuhëve të tjera dhe vazhdon në gjuhën ilire, maqedone, epirote, thrake etj. dhe njësohet me gjuhën e sotme shqipe .

Në këtë mënyrë vërtetohet pa asnjë mëdyshje ekzistenca e popullit të lashtë pellazg gjatë antikitetit, prandaj përmenden nga autorët antikë dhe se gjuha e tyre njësohet me gjuhën shqipe, duke përbërë formën më të lashtë të saj.

Mendimin e fshirjes nga historia të pellazge dhe zevendësimin e tyre artificialisht me ilirët

M. Korkuti e ka paraqitur më heret në disertacionin e tij në vitin 1978, botuar vitet e fundit (Korkuti, 2016) .

Duke mohuar trungun pellazgjik, Korkuti i shkëput ilirët nga vëllezrit e tyre të një gjuhe dhe kombi, maqedonët, epirotët, thrakët, dardanët, dakët etj. Nuk shkruhet asgjë mbi gjuhën ilire, e cila ka mjaft mbishkrime, që ruhen në muzetë e Durrësit, Apolonisë, Butrintit, Tiranë e gjetkë. Nga ana tjetër nuk është shfrytëzuar literatura e plotë për këtë temë, nuk janë shfrytëzuar studimet bazë për lashtësinë e gjuhës shqipe: N.Keta 1777, Z. Krispi 1831, F. Adamidi 1902, S. Konda 1964, Z. Majani 1973 etj. Vendbanimet e fortifikuara me mure të lartë me gurë kryesisht të mëdhenj katërkëndësh të latuar mirë të tipit pellazgjik dhe vendosur pa llaç, janë ngritur gjatë kohës së qytet-shteteve në kohën e bronzit dhe jo gjatë kohës së hekurit. Të tillë mure ka kudo si në Akropolin e Athines, Mikenë, Tirinth, Knos të Kretës, Trojë, Apolloni, Berat, Lis, Shkodër, Borsh etj. Në disertacion janë përfshirë mendimet e shtrembëta të kryefalsifikatorit të historisë së Maqedonisë, Epirit dhe trojeve jugore shqiptare, Hamond, që shpif, sikur këto rajone gjatë kohës së bronzit janë banuar nga popullsi greke. Edhe rruga e pëfoljes së autorëve, duke mos bërë oponenca shkencore, ndjekur nga Korkuti, përbën gabim trashanik të tij. Këto mangësi vërtetojnë për një disertacion të dobët, që shtrembëron shumë ide të drejta shkencore dhe për miratimin e pa merituar nga Universiteti i Tiranës. Të metat duhet të ishin riparuar para miratimit.

Formimi me mangësi në doktoranturë shprehet më pas në punën e Korkutit në shkencë, ku vihen re shkelje flagrante të disiplinës shkencore, p.sh. megjithse nuk ka asnjë dokument për ekzistencën e “greqishtes së lashtë” Korkuti e pranon të mirqenë këtë falsifikim, ndërsa ka me qindra dokumente të shkruara, që vërtetojnë gjuhën pellazge, ilire, maqedone, epirote, thrake, frige, hitite etj, dhe afërsinë e tyre me gjuhën shqipe dhe Korkuti dhe shokët e tij i përbuzin ato, nuk i pranojnë, në kundërshtim me rrugën shkencore.

Formimi i mangët profesional u shfaq i plotë, kur Korkuti kapi kreun e akademisë, duke e bërë atë institucion, që mohon identitetin e shqiptarëve dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, shtrembëron qëllimisht historinë e shqiptarëve. Drejtimi i Akademisë së Shkencave prej tij qe mjaft i gabuar. Akademia si institucioni qendror i dijes, në vend të ndihmonte në zhvillimin e ekonomisë, gjendjes sociale dhe përmirësimin e jetës së njerzve, u muarr me dallavere, keqpërdorim të fondeve, pa veprimtari shkencore dhe kombit dhe gjuhës së tij i mohohet historia e lashtë.

Në mars 2017 me një letër drejtuar kryetarit të akademisë Korkuti, kam vënë në dispozicion të saj dokumentacionin përkatës, shqetësimin e pjemarrësve të Simpoziumit të 4 të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, mbajtur në nëntor 2016, mbi trajtimin e lashtësisë së gjuhës tonë. Kërkonim që një komision i akademisë në një mbledhje bashkë me përfaqësuesit tanë, të diskutonin këtë problem. Asgjë nuk u bë. Korkuti propozimin e mbajti në sistar, nuk u organizua asnjë diskutim. Për këtë problem ju drejtova më pas akademikut Artan Fuga, i dërgova edhe dokumentet, por asgjë nuk ndërmori. Kështu akademia jonë i ka marrë shqetësimet e studiuesve për shtrembërimet në historinë dhe historinë e gjuhës sonë, por nuk interesohet për këtë. Problemi i etnogjenezës së kombit dhe të gjuhës janë prioritare për çdo akademi shkencash në botë. Vetëm Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka lënë të pazgjidhur këtë problem për popullin shqiptar, duke e lënë problemin kryesor vetëm në dorë të personave që nuk duan të japin zgjidhje.

T. Muka njofton, se sipas revistës “Nature” dhe komisionit europian, Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për prodhim shkencor. Sipas databazës biografike ndërkombëtare Scopus në 10 vitet e fundit Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka pasur vetëm 22 produkte shkencore në një kohë, që Akademia e Shkencave e Serbisë gjatë kësaj kohe numëron 1493 publikime shkencore . Këtu shihet puna e Korkutit, që ka qenë gjysmën e kësaj kohe kryetar i akademisë, që ka vjelur miliona nga shteti dhe nuk ka dhënë asgjë. Prandaj kemi theksuar se akademinë nuk mund ta nxjerrin nga balta ata që e fundosën .

Themeluesit e teorisë pellazgjike Keta, Krispi, Han, De Rada patën si dokumente bazë fjalët e lashta pellazge nga veprat e autorëve antikë. Në sajë të punës së studiuesve të më vonshëm dhe të sotëm, dokumentet në mbëshetje të kësaj teorie janë shumëfishuar, disa nga të cilat i kemi sjellë ne, që e bëjnë teorinë pellazgjike të pa kundërshtueshme. Këtu qëndron edhe gabimi tjetër i M. Korkutit, ai nuk i studion këto prova, të cilat ka të drejtë ti kundërshtojë me fakte. Por Korkuti e shokët e tij nuk i studjojnë provat, sepse nuk i kundërshtojnë dot, por merren me mbrojtje të gabimeve të tyre dhe përgojime të autorëve të librave.

VIJON ...

___________________


DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË DHE VETËDIJA KOMBËTARE (I)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10343


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks