SHKRIMI
e enjte, 21 mars 2019

XHEMALEDIN SALIHU: DËBIMI I "MUSLIMANËVE" TË SERBISË NË VITET 1830-1867, SIPAS AUTORIT SAFET BANXHOVIQ (DËSHMI ARKIVORE)

Preshevë, 19 dhjetor 2018: Shumë shpesh përmendet "Pashalluku i Beogradit", i cili në dokumentet osmane nuk figuron me këtë emër. Pra, ekzistonte vetëm Sanxhaku i Smederevës, në përbërje të të cilit ishte edhe Beogradi.

Popullata muslimane/edhe shqiptare-autori/, në hapësirat e Pashallukut të Beogradit, në të cilin shumë pak kishte popullsi etnike turke. Këta quheshin Gangrica dhe Manxhuka. Në shekullin XIX, popullatën shumicë e bënin popullsia muslimane, sidomos në Beograd, Shabac dhe Uzhicë. Në 11 nahi të këtij Pashalluku, 58% ishin popullatë muslimane. Kështu në Beograd, 4/5 e popullsisë ishin muslimane, në raport me popullsinë tjetër, ndërsa në Uzhicë e bënin 96,7% të popullatës ajo muslimane, në fshatrat e Uzhicës, e bënin 65% popullsi muslimane.



Në Beograd, në fillim të shekullin 19 kishte 730 familje, 536 familje jomuslimane dhe 3 familje rome. Beogradi kishte 2.328 shtëpi, prej të cilave 842 ishin serbe, ndërsa 1.486 shtëpi muslimane.


Kështu Joakim Vujiqi në “Udhëtimet” shkruan se në Uzhicë, më 1826 kishte 1.200 shtëpi muslimane, 20 xhami dhe 80 shtëpi serbe, ndërsa udhëpërshkruesi anglez Andreja Arçibalda Patoni thekson se në Uzhicë, më 1834 kishte 3.500 muslimane dhe 600 shtëpi serbe, Vlladimir Kariqi shkruan se në Uzhicë, më 1844 kishte 3.697 shtëpi turke/muslimane/ dhe vetëm 707 serbe.


Shpërngulja e popullatës muslimane, nga këto hapësira mbaroi më vitin 1876, ndërsa nga Serbia juglindore, më vitin 1882. Kësaj i ndihmoi edhe Konferenca ndërkombëtare, e mbajtur më 1862 në Kanlizhi, një lagje e Stambollit, ku qeveria franceze dhe ruse hartuan një Marrëveshje të veçantë mbi mbrojtjen e interesave të Serbisë. Me këtë kontratë - marrëveshje, ishin ndëshkuar muslimanët “që sa më parë të shpërngulen”. Ndërsa dëmet për pronën e lëvizshme të pa lëvizshme prej 9.000.000 grosha, Serbia duhet t’i paguaj Turqisë.

Muslimanët e Serbisë mund të mbeteshin në vatrat e tyre, të mbajnë të mirat e veta, vetëm nën këto kushte:

-t'i kthehen fesë stërgjyshore, nëse nuk konvertohen, atëherë,

-të konvertohen në Serbë të fesë islame, nëse nuk pranojnë, atëherë,

-duhet të shkruhen dhe udhëhiqen si Ciganë, nëse edhe atëherë nuk dojnë,

-patjetër duhet të shpërngulen nga Serbia.

Popullata muslimane, në mënyrë masovike vendosi të shpërngulet, ndërsa një numër i popullatës vendosi të konvertohen në Cigan, më mirë se sa të kthehen në “fenë stërgjyshore” ose të konvertohen në “Serb të fesë islame”. Për këtë edhe sot kemi “mëhalla cigane/rome-autori/ në Beograd, Uzhicë, Shabac, Lloznicë e tjerë.



Shpërngulja e muslimanëve, së pari ndodhi në jug, në rrethinën e Nishit, më vonë në Shqipëri, Maqedoni, Rumuni, Turqi, sidomos në Bosnje. Popullatën shumicë, Turqia i vendosi në Anadoll dhe në kufi me Kurdët dhe muslimanët nuk kishin të drejtë të zgjedhin, por vetëm ajo që i afrohet nga shteti turk.

Për shpërnguljen masovike të muslimanëve shkruan: shkrimtari serb Milan Miliqeviq, më 1871, në “Ditarin” e tij, i cili në shumicë nuk u botua: “Nuk mund pasardhësit tanë, ta marrin vesh të vërtetën, sepse ajo nuk u tregohet, në realitet i tregojmë vetëm ate që na dikton llogaria jonë”

Në pesë luftërat, të cilat Serbët i bënë, në këtë shekull, ideologjia dhe metodat, të cilat i propagandonin Ilija Garashanini, më vonë Vasa Çubriloviqi, S.Moleviqi dhe Milorad Ekmexhiqi ishin të njëjta, vetëm se lista joserbe u zgjërua në: Shqiptarë, Boshnjakë, Bullgarë, Kroatë, Hungarezë dhe Gjermanë të Vojvodinës.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks