SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

BASHKIM KAJDOMҪAJ: VEPRIMTARIA E ISMAJL KRYEZIUT NË KMDLNJ

Prizren, 18 prill 2018: Më 18. 04. 2018 u shënua 19 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziu. Homazhe u bënë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë pranë varrit të tij si dhe para Shtatores së tij në lagjen ‘Arbana’. Në homazhe pos familjarëve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, përfaqësuesve të KMDLNJ-së dhe qytetarëve, morën pjesë edhe zyrtarë komunal të udhëhequr nga nënkryetari i komunës, z.Eshref Memaj dhe kryesuesi i kuvendit, Artan Abrashi. Ismajl Kryeziu kishte një veprimtari shumëdimensionale. Para kyqjes në UÇK, ai ka qenë edhe anëtar i N/KMDLNJ-së në Prizren.


 



Veprimtaria e Ismail Kryeziut në KMDLNJ

Ҫështja e mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive të njeriut në Kosovë nuk ishte çështje e një lëvizjeje doktrinore, por aspekti më tragjik i okupimit të Kosovës nga Serbia. Duke kuptuar kështu çështjen, Ismajl Kryeziu që në fillim të qershorit të vitit 1991 u inkuadrua si veprimtarë në radhët e Nënkëshilit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prizren, të formuar në atë kohë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është organizata e parë e këtij lloji (jo qeveritare) në Kosovë, që merrej me mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndëkombëtare.



Zgjedhja e Ismajlit anëtar i kryesisë së N'KMDLNJ-së

Në fillim të shtatorit 1996, pasoi riorganizimi i punës së N'KMDLNJ-së në Prizren, ku Ismajl Kryeziu u zgjodhë anëtar i kryesisë - shtatë anëtarëshe të N'KMDLNJ-së në Prizren. Për realizimin sa më të suksesëshëm të detyrave të N'KMDLNJ-së, kryesia formoi komisonet punuese, dhe Ismajli ishte kryetar i komisonit për ekonomi.

Kontributi i Ismajlit ishte i veçantë në hapjen e zyrës së NKMDLNJ-së më 1993, por pas presionit të policisë serbe ndaj drejtueve të N'KMDLNJ-së (zyra u bastis, pasoi ndërprerja e telefonit dhe u burgos kryetari e nënkryetari). Meqë ishte i pamundur aktiviteti në këtë zyrë, puna vazhdoi nëpër shtëpi, dhe shtëpia e Ismajl Kryeziut ishte njëra nga vendet e përhershme për veprimtarët e N'KMDLNJ-së.

Në shtator1996, pasoi rihapja e zyrës në kompleksin zejtar ‘shtrumfat’ afër stacionit të autobusëve (pas riorganizimit të NKMDLNJ-së), dhe kontributi i Ismajlit ishte i madhë në paisjen e zyrës dhe funksionimin e saj. Dhuna e aparatit shtetëror serb ndaj shumicës shqiptare sa vinte e shtohej, ndërsa kontributi i Ismajlit në mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave për këto shkelje sistematike ishte i madhë përfshirë këtu lëvizjet në teren, për këtë çështje.Gjatë hulumtimit të rasteve në teren, ai shpesh herë ishte i rrezikuar nga organet policore serbe, mirëpo nuk e ndali veprimtarinë e vetë, të cilën e shihte si veprimtari kombëtare dhe që e kishte synim të përhershëm.

Ai, poashtu ishte pjesëmarrës nga ana e KMDLNJ-së në kontakte me misionin e OSBE-së në Prizren, oraganizata qveritare e joqeveritare ndërkombëtare si dhe diplomat që vizitonin N'KMDLNJ-në.

Kalimi në ilegalitet

Më 28 shkurt 1998 policia serbe arrestoi: Xhevat Berishën (anëtar i N'KMDLNJ-së), Hajrim Qengajn dhe veprimtarë tjerë. Lidhur me këto arrestime policia serbe e kërkoi edhe Ismajl Kryeziun (ai u detyrua të kalonte në ilegalitet) ndërsa në vend të tij arrestoi të vëllan e tij Idrizin. Nga kjo kohë Ismajli veproi në ilegalitet pasiqë organet serbe të ndjekjes e kërkonin në vazhdimësi. Ai, e vazhdoi kontaktin me anëtarët e kryesisë së N'KMDLNJ-së.

Angazhimi në UÇK

Me daljen nga burgu, Xhevat Berisha me shokë (28 maj 1998) të cilëve iu bashkangjit edhe Ismajl Kryeziu, i cili vepronte në ilegalitet pasi vazhdimisht kërkohej nga policia, bashkë me Remzi Ademajn, poashtu anëtar i KMDLNJ-së (gjegjësisht kryetar i N'KMDLNJ në Zhur), formojnë në qershor Shtabin Lokal të UÇK-së të Prizrenit me bazë në fshatin Jeshkovë të Vërrinit.

Pas një kohe atyre iu bashkangjitet edhe kryetari i atëhershëm i N'KMDLNJ në Prizren, Azem Ramadani e Feti Hasani, anëtarë të kryesisë së N'KMDLNJ-së.

Remzi Ademaj, komandant i Shtabit Lokal (i njohur me emrin komandant Petrit Kodra) të Prizrenit, bie heroikisht me 15 gusht, ndërsa Xhevat Berisha, në luftimet e 1 shtatorit të vitit 1998, ra heroikisht në fshatin Lez, në vendlindjen e tij, kurse Ismajl Kryeziu, pas rirreshtimit të UÇK-së arriti në Reti bashkë me Brigadën 125 të ZOP-së.

Gjatë tërë kësaj kohe Ismajli ishte në kontakt me veprimtarët e KMDLNJ-së në Prizren ku shkëmbenin informacione lidhur me zhvillimet e asaj kohe.

Për herë të fundit veprimtarët e KMDLNJ-së (Bashkim Gashi dhe Bashkim Kajdomçaj) u takuan me Ismajlin në javën e parë të marsit 1999, në shtëpinë e tij i cili sapo ishte kthyer me ushtarë nga Shqipëria. Në këtë kohë ai ishte i angazhuar në Brigadën 125 të ZOP që kishte bazën në fshatin Reti-Rahovec.

Ismajl Kryeziu që nga 18 prilli i vitit 1999 konsiderohej i zhdukur, pasi që atëherë është arrestuar në Lagjen “Arbana”, nga forcat serbe, në kohën kur po i kryente detyrat e luftëtarit të Brigadës 125 të UÇK-së, ZOP. Për fatin e tij nuk dihej asgjë deri më 13.03.2009, kur u bë identifikimi i kufomës së dëshmorit, Ismajl Kryeziu.

Varrimi u bë me 18 mars 2009 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovic

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, e çmon lartë punën dhe angazhimin e Ismajl Kryeziut në lëminë e mbrojtjes së të drejtave e të lirive të njeriut, për çka me vite u angazhua duke mos kursyer as jetën. Veprimtaria e Ismajlit do të kujtohet me pietet nga KMDLNJ-ja dhe do të jetë udhërrëfyese për veprimtarët e KMDLNJ-së.

Prizren, më 18 prill 2018, QR KMDLNJ-Prizren

Koordinatori, Bashkim Kajdomçaj


Dëshmori i Kombit, Ismajl Kryeziu me bashkluftëtarët e tij, Krumë - Cahan, gusht 1999.

 




kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks