SHKRIMI
e premte, 27 nëntor 2020

Gjekë Gjonaj: Mësuesit e artë të shkronjave shqipe

Ulqin, 19 tetor 2020: Thirrja mësues nuk është e lehtë ashtu siç mendon dikush. Ky profesion është plot e përplot me vështirësi. I ndërlikuar dhe i përgjegjshëm. Profesioni i mësuesisë është profesion me përgjegjësi të madhe shoqërore. Me të drejtë pedagogët klasikë kanë thënë se: “Thirrja mësues është thirrja më e bukur, por njëkohësisht është edhe thirrja më e rëndë”. Është njohur se çdo thirrje (profesion) i ka specifikat e veta, por profesioni i mësuesisë, në krahasim me të tjerët, është më i ndërlikuari. Në të përgjegjësia është më e madhe, sepse është profesion që punon me lëndë të gjallë. Nuk thuhet kot se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë. Është shumë e vërtetë kjo thënie për vlerën e peshën, punën e përkushtimin, si dhe misionin e shenjtë të mësuesit. Mësuesi, dikur vlerësohej e konsiderohej si qenie hyjnore e mitike, sa që ishte krijuar përshtypja, e bëheshin pyetje se a thua ”a ha bukë mësuesi? ” Pra, në të kaluarën është çmuar e vlerësuar shumë mësuesi, sa që ai gëzonte respektin e autoritetin më të madh të kohës. Ishte koha kur nevoja për mësimdhënës ishte e madhe për hapjen e shkollave shqipe në çdo vendbanim me shqiptarë. E shqiptarët i respektonin dhe ishin bujarë me mësuesit, i ftonin në gëzime familjare. Ky nderim ishte një vlerësim i punës së tyre, për thjeshtësinë, sjelljen e kulturuar dhe për t’u hapur sytë fëmijëve. E autoriteti fitohet me punë, me përkushtim, me pasion për profesionin, me durim, çiltërsi e sinqeritet, dashuri e respekt.



Trieshi është vatër e burim i pashtershëm i mësuesve të dashur, tashmë veteranë të arsimit shqip në Mal të Zi, të cilët me punën e tyre shumëvjeçare kudo kanë punuar e nderuan jo vetëm shkollën shqipe, por edhe kombin në përgjithësi, Kosovën dhe Shqipërinë. Numri i tyre është i madh, por po përmendim vetëm disa nga mësuesit e parë të artë të asaj kohë nga kjo trevë të cilët vendosën gurin themeltar në arsimin shqip në Mal të Zi, e që janë: Gjon Gjeka Lucaj, Kolë Preloka Gegaj, Preloc Marku Lekoçaj Tomë Leka Lucaj, Kolë Gjoni Gjokaj, Nikollë Zefi Prenkoçaj,Lucë Doka Lucaj, Preloc Marku Marglaj, Nikollë Sokoli Ujkaj, Gjon Marku Gjonaj, Vasel Marku Margilaj, Prelë Marku Gegaj, Gjergj Marashi Hasanaj, Ndue Nikolla Lekoçaj, Gjergj Gjoni Gjokaj, Gjon Marku Margilaj, Pjetër Toni Gjuravçaj, Zefë Doda Gegaj, Pjetër Zefi Micakaj, Fran Ndue Gjokaj, Dodë Marashi Margilaj, Katrinë Toni Gjuravçaj, etj. Ata dhe shumë mësues të shkëlqyer nga Trieshi nuk ishin vetëm mësimdhënës të mirë, por edhe atdhetarë të vendosur të cilët me zemër e adhuronin kombin. Ata edukoheshin me një frymë të tillë, ku jeta nuk ishte asgjë para këtij ideali të çmuar. Dhe jepnin çdo gjë për idealin. Ishte një frymë mahnitëse shqiptare. Për këtë arsye, ata, si të gjithë mësuesit e tjerë shqiptarë atdhetarë, ishin të përndjekur gjatë shekullit XX dhe konsideroheshin të rrezikshëm për pushtuesit e shumtë të trojeve e atdheut tonë. Disa nga ata u persekutuan dhe u internuan nga regjimet e huaja apo totalitare. Por edhe u dekoruan me meritë me medalje e dekorata më të larta në fushën e arsimit në Mal të Zi dhe në Shqipëri, si mësues të dalluar, njerëz të veçantë, të rrallë e me ndikim të madh në shoqërinë e atëhershme shqiptare.

Përpjekja e këtyre mësimdhënësve përparimtarë shqiptarë për zhdukjen e analfabetizmit në trojet e varfëruara etnike shqiptare që nga viti 1916, kur edhe filluan të çelen shkollat shqipe në Mal të Zi, ishte po aq e madhe sa dëshira e tyre për të përhapur dije dhe dashuri që kishin për profesionin e tyre fisnik. Vitet kalojnë , por nuk do të harrohet durimi, këmbëngulja, vështirësitë për përballimin e jetës nëpër fshatra, rreziqet e regjimeve, shqetësimet e vazhdueshme për ambiente të përshtatshme, mungesën e mjeteve të domosdoshme pedagogjike, frekuentimin e nxënësve dhe mbarëvajtjen e mësimeve.

Për kontributin dhe meritën e jashtëzakonshme të mësuesve të artë të shekullit XX, të cilët me ditar në dorë vazhdimisht punuan me përkushtim dhe dashurinë më të madhe, pa u lodhur e pa u ndalur në rrugën e dritës dhe diturisë së popullit të vet, mendojmë se do të ishte mirë që t’u ngritët një pllakë përkujtimore në qendër të Trieshit, në oborrin e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Kjo pllakë eventuale përkujtimore bashkë me përmendoren e heroit tonë kombëtar Skënderbeut do të hijeshonte dhe do të fisnikëronte edhe më shumë oborrin e bukur të shkollës nëntëvjeçare.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks