SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

MIKEL GOJANI: MOIKOMI DHE UNIVERSI NË SIRTAR

Klinë, 4 Korrik 2019: (DËSHMI E MIRËFILLTË E NJË VETËDIJËSIMI TË LARTË POETIK : “Z.Z. Moikom: Golgotë fluturash,”- botoi WentPrint, Tiranë, 2019.)


Klinë, 4 Korrik 2019: Brezi i poetëve shqiptarë, të cilit i takon Moikom Zeqo, ka disa veçanti, që letërsinë shqipe e bëjnë më të pasur nga shumë pikëpamje.

Me këtë rast duhen potencuar interesimet tematike, mjetet dhe teknikat artistike, - raporti ndaj objektit të këngëtimit, qëndrimin ndaj artit dhe krijimit artistik në përgjithësi etj.

Interesimet motivore dhe tematike te këta poetë janë, në mos më të gjera, atëherë gjithsesi me specifike dhe jashtë rrethit koncensional.

Në këtë vijë shkohet herë-herë deri aty sa poezisë t’i jepet e drejta të merret me vetveten, pra,- të jetë një poezi ontologjike,- si përkufizohet ky fenomen në teorinë bashkëkohëse letrare.

Teknikat dhe mjetet e trajtësimit artistik janë po ashtu shumë më të gjera, duke ngërthyer në vete përvojën e procedimeve artistike të poezisë bashkëkohore.

Sa i përket raportit subjekt-objekt në këto krijime poetike, ndërkaq kemi një reduktim e shpesh edhe njësim.

Procedimet kryesore artistike këtu përqendrohen në manovrimet me gjuhën; fjala dhe figurizimi i saj fitojnë rolin qenësor.

Në këtë mëtim shkohet aq larg sa si pasojë e hasim shpesh zbrazësinë kuptimore.

Duke u konsideruar si material pune gati vetëm fjala, gjuha dhe duke u lënë anësh frymëzimi, krijimi poetik na del në këtë mënyrë vetëm si fryt i sferës reflektive, racionale të poeti, ndërsa sfera emocionale abstraktohet tërësisht.

Në këtë mënyrë poezia hermetizohet në vetvete, për t’u ushqyer vetëm nga imagjinata e thellë dhe inteligjenca poetike.

Të gjitha këto veprime artistike që për letërsinë tonë ishin dhe janë një thyerje, si është bërë zakon të thuhet, Moikom Zeqo duke se është kapërthyer më se shumti brenda këtij rrethi, mbase, paragjykoj se ka shkuar më larg se të gjithë poetët tjerë të brezit të cilit i takon.



***

Shkrimtari, dijetari multidimensional, publicisti, eseisti, arkeologu dhe eruditi i mirënjohur, Moikom Zeqo, këto ditë lexuesve iu ka dhuruar një libër të radhës,- me një titull shumë metaforik dhe i cili ngërthen tema dhe motive tepër të rëndësishme dhe me interes shumëdimensional.

Libri, me një titull metaforik, “Golgotë fluturash”, i kushtohet poetit të shquar amerikan, Stephen Todd Booker.

Fillimisht në parathënien e libri, shkrimtari Zeqo shprehet se duke e riparë librin tim laboratorik “Golgotë fluturash”, të poezive të harkut konvencional kohor 1991-1999, kam ndjerë në mungesë shekujsh praninë ngulmuese të Atij,- që ndali në Golgotë, ku ju shkatërrua “natyra njerëzore” .-për të mos i humbur “natyra hyjnore”.

“Golgotë fluturash”.

Po a ka diçka më efemeride se fluturat?

A nuk janë efemeridë dhe njerëzit?

E tillë është dhe Golgotaja që grish gjithçka!

Sa herë që shkruaj, shkruan Moikomi , e shoh orën e dorës, për të kuptuar se mund të jem në një tjetër univers.

Poezitë e këtij libri vetëm plotësojnë, - por jo për të mbyllur dhe ngurtësuar të Përsosurën.

Reflektoj dhe meditoj mbi këto krijime që më kujtojnë krahasimërisht kompozime që më ngjajnë me diçka prej Braque-u, Paul Klee, Juan Gris-i, ose me përfytyrime të mbartura nga ca “ndërmjetës të së Përtejmes”.

” Metaforat e mia shfaqen trazueshëm dhe fortunshëm si kindat e manteleve të pikturuara nga El Greco, plot “mosbindje

Luciferriane”. Janë një prirje si ai i pikturimit mitik të peizazheve kineze sipas zen-budizmit, ose si të nxjerra nga Koncerti C-Minor në piano i Mozartit të gërshetuar me madrigalet e Gesuoldos, për të mos harruar dhe përsiatjet tingëllore të Alban Bergut”, shton ndër të tjera shkrimtari Zeqo, i cili në vijim thekson se duke punuar për këtë libër, në vitin e 70- vjetorit të lindjes time,” bëra një rravgim tek caku i 50- vjetorit, në 1999. “A bën kapërcime të tilla “makina e kohës”? Në të vërtetë lexoja, (rilexoja) esetë e Paul Valery-së për Stephane Mallarme-në.” Këto ese , sipas Zeqos janë idolatri shpirtërore, ku çdo gjë, apo ide e tejkalon vetveten.

Por kjo s’më krijonte as alergji intelektuale, as shmangie. Tek Poezia Mallarme-ja shihte copëzat e një vepre universale, të parandjerë mrekullueshëm, por edhe në mënyrë të errët, muzgore, ku, ende askush, prej njerëzve të mëdhenj, që kishin ekzistuar në botë nuk kishin mundur t’i ngjizte tërësinë, as strukturën të Kohëhapësirës.

Mallarme-ja e ndjeu si një detyrë të tijën, ndërmarrjen thelbësore të gjinisë njerëzore, atë, që ai në intimitet e shpallte, Moikom Zeqo duke thënë se gjithçka do ta përfundonte, duke u shprehur se bota është krijuar për të përfunduar në një libër.

Kështu Bukuria bëhet sovranitet i Dukjes.

Dhe gjuha transformohet nga transmutacionesh të fshehta dhe të drejtpërdrejta të dëshirave dhe emocioneve, me një mistake të rrallë, përpirëse, demiurgase të rikonceptimit të gjuhës poetike.

Atij sintaksa e zakonshme i ngjante krejt e aftë të shfrytëzonte pambarimisht të tëra kombinimet e pajtueshme me rregullat e saj.

Kështu Poezia arrin të japë arritje të habitshme, vlera të papara me domethëniet e zakonshme të shekujve”, ka pohuar ndër të tjera shkrimtari i patjetersueshem dhe kaq origjinal Moikom Zeqo.

Poezia e Moikom Zeqos,- si ajo e përparshmja ashtu edhe kjo e librit “ Golgotë fluturash” -nuk mund të thuhet se është një poezi pa objekt, pa objekt frymëzimi,ose poezi kuantike, e paspjegueshme, por plot kriptologji sekretesh.

Objekti që bëhet nxitës i frymëzimit dhe i krijimit, në këto poezi na del i përcaktuar dhe identifikues, edhe pse për shumë lexues vargu që është i skalitur në poezitë, - është një “kockë e fortë dinosauri”, - edhe pse është një varg,- që na del i përcaktuar në periudhën e kohësishme.

Rrethi i frymëzimit është i periudhës bashkëkohëse, ashtu si dhe rrethi kohor, që del herë në formë të reminishencave epokale, referencave te shekujve e herë i rrethit kohor bashkëkohës.

Ky nxitës që sëmbon, shumfishon energjikisht, mrekullisht etj objektin e frymëzimit, në në vëllimet e mëparshme poetike, ashtu edhe në këtë të fundit, ngjan të jetë e një fryme, e një ideje, një përsiatjeje, shpesh edhe për vetë krijimin artistik dhe krijuesin, mirëpo zgjedhjet artistike janë të atilla që japin të kuptojmë se edhe si të tilla, këto çështje që shqyrtohen brenda vargut, e kanë burimin në realitetin objektiv.

Mikrokozmosi dhe Makrokozmosi sikur janë burim i thellë i idesë dhe i trajtimit të çështjeve,- që merren për shqyrtim dhe autori i shpalos me mjeshtri

. Këtë fakt e dëshmojnë edhe mjetet, figuracionet dhe figurat tjera stilistike, që përshkojnë pothuajse të tëra vargjet e këtij vëllimi poetik.


Po ashtu fryma e një filozofie të thellë sikur i jep shpirt edhe më tepër këtij vargu të poetit Moikom Zeqo.

“Filozofimet” e tij , në të shumtën për krijimin, krijuesin, fjalën, bukurinë, që në “Golgotë fluturash”, janë motivues i vetëm i këtij kërkimi dhe frymëzimi i dergjur në këtë varg.

Libri poetik, “Golgotë fluturash”, është i konceptuar si një tërësi e organizuar maksimalisht, ashtu që libri përjetohet si një krijim unikal poetik.

Në nismë të librit, kemi vargjet: e poemthit të titulluar me të njëjtin emërtim sikurse vetë libri, “Golgotë fluturash”:

Me abstraksionet e aventurave

Rishfaq idetë e reja.

***

Them se të trillova ty, e dashur,

Dhe do të mbetesh patjetër

Dhe kur unë të zhbëhem!

***

Te çdo rrokje e peshoj vetë Kozmosin.

Si ta vjel tani lëngun e Jetës

Që nga Poezia?

***

Jeta është një endacakëri,

Mes tempujve të braktisur

Dhe simboleve të rinj,

Që na shpërdorojnë

Pa vetëdije,

Pafundësisht!

***

Sa shpirtra detarësh të shekujve

Vijnë tek unë,

Për të më shndërruar në një anije, -

Të lundroj drejt Viseve hiperboreale!

***

Ja, ylberet,

Që lindin

Nga pentagramet

E George Ligetit!

***

Shpik krimba specialë për akullnajat.

Si mund të bëj

Beteja të imagjinuara

Mbi kuajt e drunjtë

Të cirkut?

Dhe tymtarët e qytetit

Fishkëllejnë mbi pullaze,

Si saksofone të Jahovait

Papritur...


(Poema “Golgotë fluturash”, fq. 9-35.)

***

Libri, si del edhe nga këto vargje të hapjes së këtij poemthi dhe mbylljes së tij, është konceptuar duke u bazuar në ndjenja të thella, që ngërthejnë edhe filozofi ,- ku dominojnë parimet e konceptit,- të përsiatjeve shumë të thella dhe përmbajtesore.

Ndërkaq, sa u përket koncepteve për krijimin artistik, për krijuesin, poeti na shfaqet (me këtë libër ) në një dritë të re, të panjohur më parë tek poeti.

Nga e gjithë subjekti lirik poeti na del si objekt,- kurse krijimi, përkatësisht fenomeni krijim, fjala e magjishme artistike është subjekt dhe në fund rezulton me moton;” libri e shkruan poetin e jo poeti –librin.”

Pra, fjala artistike fetishizohet deri ne shkallën e kërkuar me krijuesin ,-dhe po ashtu ky relacion ,- qëndron në raportin subjekt-objekt.

Përkrah figurave të njohura , në “Golgotë fluturash”, hetohen edhe figura të reja, të krijuara dhe të huazuara nga mitet e së kaluarës së lashtë që prekin shekujt.

Në gjithë vargjet e këtij libri frekuentojnë figura të shumta stilistike, metafora dhe figura të tjera, që i dhënë shpirt këtij vargu dhe fuqizojnë vlerat ideore, por edhe ato artistike, duke i dhënë një frymë të një natyrshmërie të thellë poetike.

Fluturat ngërthejnë një metaforizim të thellë, yjet, Toka, meteorët, Hëna, koha, Dielli, ylberi, gjithësia , eklipsi, engjëjt, vdekja, pavdekësia, vetmia, ishujt, meteorët, koha, muzgu, shtrëngata, lulet, langonjtë, përjetësia, muzgjet, agimi, bora, apokalipsi, kryqi, shkëmbi, qielli, hyjnitë etj., etj.

Kështu, pra simboli dhe metafora janë mjetet më të dendura të strukturës figurative të poezisë së Moikom Zeqos, madje aq frekuentuese sa këtë poezi, shikuar nga kjo pikëpamje, mund ta quajmë poezi simbolike-metaforike.

Thuajse të gjitha vlerat kuptimore artistike poeti i jashtezakonshem Moikom Zeqo sendërton ndërmjet procedimit të simbolizmit dhe metaforizimit, - madje që nga nisma krijuese dhe në të gjitha trajtat e angazhimeve tematike.

Këto figura që e lartësojnë vargun e Moikom Zeqos i vërejmë sidomos të poezitë vijuese të tij, si “Yllësia e mësuar përmendsh”, “Kohë sferike”, “Trupi i rimëkëmbur i agimit”, “Plaka gjithësi”, “Ylberi palimpsest”, “Alfabet me pishtarët e Erosëve”, “Bota e shpikur prej antimateries”, “Dashuri e rrezikshme”, “Durrësi fluturues”, “Buzët e kujtesës”, “Në Jeruzalemin e kibernetikës”, “Laookonti i gjallë mes bijve statuja”, “Alfabeti i shpresës” ( që është e konceptuar në dhjetë këngë) ; “Gjenealogjia ime prej pelikani”, “Shpirtrat e lodhur”, “Kapma dorën o i Padukshëm”, ‘Gjyqi post mortum i metaforave”, “unë lind përsëri”, “Kohërat e Shqetësimit”, “Pritjet e mia”, “Shën Maria me dallëndyshe mbi supe”, “Zjarre demonësh”, “Diell, Martiri i Madh”, “Fjalët e dashuruara”, “Një grip i Skënderbeut”, “Dorëshkrimi”, “Qyteti i pavdekshëm”, “Deti”, “Klithmën e Albatrosit” ( kushtuar Skënder Drinit), “Peizazh jonik”, “Andre Breton-it”, “New York”, “Milingonat e anarkisë”, “Pemë e lulëzuar”, “Francis Bacon”, “Se vdekja”, “O, hënë”, “Biri im” (Epidamnit), “Nokturn”, “I varrosur nën lëkturën tënde”, “Eshtra poetësh në kozmos”, “Shpirtërat e vdekur”, “Të bisedoj me Gjon Buzukun”, “Tigri Robot reciton Majakovskin|” dhe libri me poezi e saj përfundon me poezinë:

“Plaku i Mijëvjeçarit të Ri”:



Palma lëkundet

Si bishti i një peshku në akuariumin shtrëngatë

Dhe arratiset skeleti im

Me mish Kozmosi!

Kam si hipotekë

Të Përjetësisë,

Vetë Poezinë,

Për ju vdekatarët e zakonshëm!

Poeti mund të rilindë që nga Vdekja,

Më shumë se njëqind herë.

Vetë Krishti do të vijë më në fund

Si Plaku i fshehtë i Mijëvjeçarit të Ri!


Durrës 30 dhjetor 1999


(Poezia, fq. 467.)

***

Në fund të librit kemi një ese në 70-vjetorin e lindjes së Moikom Zeqos, që mban titullin “Për Moikomin dhe kohën e tij”, të shkruar nga studiuesi i shquar Bedri Zenel Islami.

Po ashtu, kemi edhe shkrimin tjetër studimor nga akademik Alfred Uçi, me titull “Moikom Zeqo, Post-Modernizimi Shqiptar”.

Se Moikom Zeqo është tepër i veçantë si individualitet krijues, plotësisht i formësuar,- sidomos sa i përket llojit të shkrimit poetik.

Shihet edhe në këtë libër,- që më fare pak elemente për nga ndërtimi i vargut ndryshon nga librat të tjerë,- sepse stili tepër i veçantë- sikur e përcjell pothuajse e gjithë vargun e Zeqos.

Si në aspektet më të vogla, po ashtu edhe në ato më të mëdha të këtij vargu, vërehet menjëherë se kemi të bëjmë me një individualitet poetik të mirënjohur qysh më herët.

Prandaj, në fund mund të konsiderojmë se vëllimi me poezi i Moikom Zeqos, “Golgotë fluturash”, cilësohet me të gjitha ato vlera të veprave të mëdha artistike dhe si i këtillë dëshmon ,- për një nivel tejet të lartë,- të vetëdijesimit poetik të poezisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.

_____________

KUSH ËSHTË MIKEL GOJANI

Mikel Gojani u lind më 1956 në fshatin Dugajevë të komunës së Klinës. Shkollimin fillor e kreu ne Drenoc (afër vendlindjes), të mesmen në Klinë, ndërsa studioi SHLP-në - Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjakovë. Po ashtu edhe Fakultetin Filologjik - Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Me krijimtari letrare është marrë që nga vitet e '70. Krijimet e veta i ka botuar në gazetat dhe revistat të botuara në Prishtinë, si "Pionieri", "Gep-i", "Fjala", "Jeta e re", "Bota e re"; në Tiranë: "nëntori" e "Drita"; në Shkup: "Flaka e vëllazërimit" e "Jehona"; në Lubjanë "Alternativa" e "Republika" dhe Podgoricë "Koha".

Ka punuar mësimdhënës dhe bibliotekar në shkollën fillore "Atë Shtjefën Gjeçovi" në Zllakuqan. Një kohë ka punuar edhe koordinator në bibliotekën e qytetit "Kongresi i Manastirit", zyrtar Komunal për Informim Publik dhe lektor në Kuvendit komunal lektor në Klinë dhe gazetar në gazetën kombëtare "Bota sot" në Prishtinë. Shkruan në prozë e poezi për fëmijë e të rritur dhe kritikë letrare. Merret edhe me publicistikë.

Tituj të veprave:

Zëri i largët (poezi) - "Rilindja" - Prishtinë 1990,

Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),"Fjala" - Prishtinë 1994,

Ndrecë Ndue Gjoka (monografinë vazhdime) "Rilindja" 1995,

Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë),"Pena" - Prishtinë 1995,

Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,

Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996,

Në profil kah Jugu (poezi) - Prishtinë 1996,

Ai vjen me shirat e pranverës (roman), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,

Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor) - Klinë 1997,

Udha e shkronjave (poemë) - Zllakuqan 1997,

Kolë Ndrecë Mirdita (monografi) SHB "Anton Pashku"- Prishtinë 2003,

Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) - Prishtinë 2005,

Tradita dhe bashkëkohësia (publicistikë) - Prishtinë 2007.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks