SHKRIMI
e mërkurë, 18 shtator 2019

REXHEP KASUMAJ: KOHË TJETËR QË (S)VJEN! (Për Albinin e Vjosën...)

Berlin, 9 shtator 2019:

1.

Mashtrimi e varfëria janë forma tërthore të dhunës. Janë dhuna vetë.

Edhe i urti Gandi e tha këtë qyshkur: dhunë mbi gjithë të tjerat është t'a shtrëngosh një popull të jetojë në mashtrim e varfëri!


2.

Tani megjithë pushtetet e dhunës që kalëruan Kosovës indipendente - sfida e parë, e rëndë dhe e makthshme mbetet akoma gjithnjë Serbia. Ëndrra e keqe nga e cila nuk zgjohemi dot.

Ndaj dhe, as Albini e as Vjosa - por arsyesh të ndryshme, nuk mund të jenë Premierë të Kosovës.

Nuk është kohë e tyre.

I pari, sepse nga investura dhe pozicionimi i tij ndaj Serbisë, do dilte jashtë skemës dhe, ashtu, nuk do të pëlqehej nga aleatët.

Kurse e dyta, ndërkaq, sepse nga formati dhe mënyra e përballjes me të, nuk do pëlqehej fare: as nga aleatët, e as nga shqiptarët.

3.

E pra, vetëm pas zhdukjes së gogolit serb nga horizonti i trysnisë reale dhe justifikimeve dredhore, do shfletohej një kapitull i ardhshëm, joserb, zhvillimesh në Kosovë.

Do vinte kohë tjetër.

Koha e tij, ose e tyre.

Do agonte e gjatëpritura kohë e syzimit, si në gjyq epoke, me një protagonist të paparë deri sot: njeriun e kalvarosur shqiptar. Syzim ku oligarku politik nuk mund të shpërdor më kartën serbe për t'i kërkuar pritje. Pritjen e lodhshme një jetë. Por dhe ky, njeriu që pranoi abuzimin e tyre me ndjenjat e tij t'fisme kombëtare, do të çlirohet nga robnia e heshtjes! Do t'flasë në të gjitha gjuhët që flet njeriu i shmagjepsur dhe njeriu që, përveç mjerimit, s'ka ç'të humbë tjetër.

E, atëherë e aty, shteti do hyjë në pikëzjarrtën e provës gjenerale: të bëhet apo, ndoshta, të dëshmojë pazotësinë e racës për jetë të lirë e sovrane me të drejtën e barabartë t'lumnisë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks