SHKRIMI
e shtunë, 25 janar 2020

VLORA BANUSHAJ - KRASNIQI: DETI I DHEMBJES

Zvicër, 27 nëntor 2019:


 


 


 


 


 


DETI I DHEMBJES


Deti i dhembjes u zgjua!

U ndërpre në gjysmë rritja,

u nda nga jeta ai, ajo, ata, ato.


 


Ikën për në gjumë për të mos u zgjuar më!...

Mbetën pa më të dashurit e tyre.


 


Të tjerët mbetën në këtë natë të ftohtë pa kulm mbi kokë,

pa drita... pa asgjë.

Ra terri.


 


Errësira kaploi gjithçka...

Trupat e zënë, thirrjet, britmat, dhimbjet...

Çfarë po ndodhë o Zot?

Zërat për ndihmë u tretën në gërmadhat e pafundme.


 


Mbetën duke e kërkuar njeri-tjetrin,

pa e ditur për njeri-tjetrin,

pa mundur t`i ndihmojnë...

se ata më nuk lëvizin,

nuk kanë forcë të ngrihen,

u janë rënduar trupat,

u janë këputur gjymtyrët.


 


Pa e ditur për fatin e tjetrit.

Thirrja e nënës e qan qiellin,

e kërkon fëmijën...

gjyshi mbesën, motra vëllanë.

U rrethuan nga gërmadhat.

U shtypën nga rrënojat.


 


Gjymtyrët ju shtypen,

u shtyp shpirti,

por dhembja nuk u shtyp.

Ajo doli, ngriti kokë mbi këto gërmadha...

Kërkime të pafundme nën rrënoja.

Trishtim!


 


U prish gjumi, u ndal ëndrra...

Deti u tërbua, u trazuan valët.

Qielli ra në pikëllim...

Të gjitha këto të këqija ndodhën me datë 26 Nëntor!

Ndihmë, solidarizim!


 


Jam me dhimbjen tuaj o ju fëmijë, o engjëj!

Jam me dhimbjen tuaj ju o nëna, baballarë, gjyshe, motra, vëllezër!

Ky numër 26, deri në këto orë që po shkruaj le të përfundoj këtu!

Le të jetë fundi i së keqes!


Sot, na i ruaj me të dashurit tanë nga ligësitë!

Na ndihmo Zot!




27.11.2019



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks