SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMI I 'GJENERALIT' RUZHDI SARAMTI, ME DËSHMORIN E KOMBIT, FLORIM RUSHITI - KINGJIN DHE 14 DËSHMORËT E RËNË NË GOROZHUP, MAJ - QERSHOR 1999!

Pashtriku, 30 Maj 2020: Në 21 vjetorin e Operacionit "Shigjeta" Pashtrik


"Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit, pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup"-kështu shkruan "gjenerali i Brigadës 128, me 4 batalione të shpikura", Ruzhdi Saramati në shkrimin "Jehona e Operacionit "Shigjeta" në Pashtrik, maj - qershor 1999, botuar në maj 2014.

A është e vërtetë se dëshmori Flurim Rushiti, ishte pjestar i "Njësitit Special - i rreshtuar në brigadën 128"?

Jo nuk është e vërtetë!

Cila është e vërteta?

E vërteta është si vijon:

Florim Rushiti, ka lindur më 2 prill 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ndërsa ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në majen e Pashtrikut, saktësisht "Te varri i Pashtrikut", në Drejtim Taktik - 2 (DT-2).

Bazuar në dokumentet arkivore të luftës, Florim Rushiti me pseudonimin KINGJI, ishte ushtar i Skuadrës së parë të Togut të Dytë në Njësinë Diverzanto - Vëzhguese TF-0 (DT-2), me komandant Fadil Rifat Zejnullahu, nga Llausha e Skënderajt, zv.Komandant Bexhet B.Kuqin nga Suhareka.

***

Më 19 korrik 2018, Lulzim Rushiti, vëllai i dëshmorit Florim Rushiti, përmes një reagimi të publikuar në facebook drejtuar, bashklufëtarëve të Operacionit 'Shigjeta', kryetarit të Shoqatës së Dëshmorëve të UҪK-së, Xhavit Jasharit dhe miqve të tij, ka shprehur shqetësimin, lidhur me një vizitë të paparalajmëruar që ia ka bërë Ruzhdi Saramati (bashkë me pesë persona të tjerë) prindërve të tij në Prishtinë.

***

Lulzimi, në reagim shkruan se, "qëllimi i vizitës së tyre (Ruzhdi Saramatit etj) ishte marrja e pëlqimit për vendosjen e një pllake përkujtimore" për dëshmorin Florim Rushiti në Gorozhup (!) Mirëpo, babai i tij nuk e ka dhënë pëlqimin për këtë gjë, për një arsye të vetme, sepse Florimi gjatë luftës në Pashtrik nuk paska qenë ushtar i Ruzhdi Saramatit, gjegjësisht ushtar i 'brigadës 128', dhe për më tepër "as (ushtar) i Drejtimit Taktik nr.3 (DT-3) ku kjo "brigadë" ka vepruar si TF-3"!

Rrjedhimisht, Lulzimi thotë se "R.Saramatin e kemi informuar disa herë dhe e kemi lutur që të na lë rahat e të mos na shqetësojnë familjarisht". Pavarësisht këtij fakti, Lulzimi në reagim shkruan se, Ruzhdi Saramati i ka përsëritur fyerjet dhe kërcënimet ndaj tij, meqë ai para disa kohe ia paska "kthyer të gjitha Mirënjohjet dhe Dekoratat e kësaj njësie" që i ka ndarë Ruzhdiu për vëllain tij, Florimin!

Dhe krejt në fund, Lulzimi edhe një herë i lutet Ruzhdi Saramatit dhe bashkpunëtorëve të tij, që t'i lenë "rahat dhe mos" t'i "shqetësojnë më", për këtë gjë, sepse dëshmori Florim Rushiti "ishte ushtar i Njësisë Speciale Diverzanto - Vëzhguese, TF-0, me komandant Fadil Zejnullahu", dhe se "ka rënë Dëshmor më 26 maj 1999 në vijën e frontit të DT-nr.2, në anën e djathtë nga maja e Pashtrikut!"

***

Në vazhdim lexoni reagimin e plotë të Lulzim Rushitit:

VAZHDOJNE SHQETESIMET NDAJ FAMILJES SE DESHMORIT FLORIM RUSHITI!

Të nderuar bashklufëtarë të Operacionit SHIGJETA,


i nderuari Kryetar i Shoqatës së Dëshmorve të UҪKs z. Xhavit Jashari dhe ju të nderuar miq,

me këtë reagim dëshiroj ta shprehi shqetsimin tim dhe familjes sime pas vizitës së paparalajmruar që ia bënë sot (19 korrik 2018) prindërve të mi në Prishtinë, z. Ruzhdi Saramati ish kom. i të ashtuquajturës "brig 128", z. Avdi Ibrahimi, z. Fehmi Mehani, z. Naser Koqinaj si dhe dy persona të tjerë të cilët babai im nuk i njihte! Qëllimi i vizitës së tyre ishte marrja e pëlqimit për vendosjen e një pllake përkujtimore për vllain tim, Florim Rushiti - Dëshmor i Kombit, diku në hapësirën e Gorozhupit!

Babai im atyre nuk ua ka dhënë pëlqimin për këtë veprim, për faktin sepse Dëshmori Florim Rushiti nuk ka qenë ushtar i "brig.128", madje as i Drejtimit Taktik nr.3 (DT-3) ku kjo "brigadë" ka vepruar si TF-3. Për këtë gjë R.Saramatin e kemi informuar disa herë dhe e kemi lutur që të na lë rahat e të mos na shqetësojnë familjarisht.

Ruzhdi Saramati edhe kësaj here i ka përsëritur fyerjet dhe kërcënimet ndaj meje, meqë unë para disa kohe ia kam kthyer të gjitha Mirënjohjet dhe Dekoratat e kësaj njësie që i ka ndarë për vëllain tim!

Me këtë rast, edhe një herë e lus, z. Ruzhdi Saramati dhe bashkpunëtorët e tij, që të na lenë rahat dhe mos të na shqetësojnë më, sepse e përsërisë - Dëshmori Florim Rushiti (vëllai im) nuk ka qenë ushtar i Ruzhdi Saramatit dhe s'ka të bëjë fare me "brig.128". Florimi ishte ushtar i Njësisë Speciale Diverzanto - Vëzhguese, TF-0, me komandant Fadil Zejnullahu, dhe ka rënë Dëshmor më 26 maj 1999 në vijën e frontit të DT-nr.2, në anën e djathtë nga maja e Pashtrikut!

Me respekt,

Lulzim Rushiti, 19 korrik 2018

______________


MANIPULIMI I "GJENERALIT" EDHE ME 14 DËSHMORËT E RËNË NË DT-3, GOROZHUP…

Ruzhdi Saramati, pa fije turpi e ka shtrembëruar dhe manipuluar tërësisht edhe historinë e vërtetë të Operacionit "Shigjeta" si dhe vendrënien e 14 dëshmorëve në vijën luftuese të DT'3.

- 8 dëshmorë të TF'2-shit,

- 6 dëshmorë të TF'3-shit!

***

- Në DT3 / me komandant Kemajl Shaqirin, njësia TF-2, Gorozhup… me komandant Fazli Berisha kanë rënë dëshmorë:


1. Bafti Nexhip Haxhiu, 11. 06. 1955 - 26. 05. 1999 nga Skifteri (ish-Gjylekari) i Vitisë;

2. Safet Zeqir Peci, 13. 06. 1974 - 31. 05. 1999 nga Mitrovica;

3. Xhelal Behlul Sopi, 21. 11. 1977 - 01. 06. 1999 nga Petrovci i Gjilanit;

4. Astrit Hekuran Suli, 15. 04. 1976 - 27. 05. 1999 nga Kuçova e Beratit;

5. Zejnullah Rrahim Zena, 27. 07. 1967 - 03. 06. 1999 nga Sojeva e Ferizajit;

6. Aliriza Selman Selmani, 05.11.1973 - 27.05.1999 nga Tetova;

7. Ejup Tafil Kosumi, 09.03.1977 - 31.05.1999 nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë;

8. Salih Halim Zenuni, 26.08.1979 - 26. 05. 1999 nga Lubizhda e Vitisë.

***

- Në DT3 / TF-3 (fshati Pogaj) me komandant Ruzhdi Saramati, kanë rënë dëshmorë:

1. Beran Muhamet Gashi, 12.02.1974 - 31.05.1999 nga Prizreni;

2. Gani Hamdi Saramati, 04.01.1968 - 31.05.1999 nga Petrova e Prizrenit;

3. Selver Bajram Maçkaj, 04.01.1967 - 31.05.1999 nga Malësia e Vërrinit Prizren;

4. Shpend Sefer Berisha, 27.06.1959 - 31.05.1999 nga Volljaka e Klinës;

6. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, 19.11.1974 - 02.06.1999 nga Rrenci i Sharrit;

6. Sali Islam Saramati, 03.04.1963 - 31.05.1999 (më 6 qershor vdes në Tiranë) nga Dobrushti i Prizrenit.


***


SHTOJCË:

Në DT1 / TF -1 dhe Bataljoni Atlantiku, me Komandant Hysni Syla, më vonë Uran Rexhepi dhe zëv.komandant i DT-1, Binak Gashi, ndërsa shef i Shtabit Gani Shehu - nuk ka rënë asnjë ushtarë në fushëbeteja. Ka humbur këmbën vetëm ushtari, Haxhi Qerim Dervisholli, ndërsa kanë marrë plagë të rënda e të lehta disa ushtarë të tjerë.




- Në DT2/TF-0 dhe dy batalione (TF-5, TF-6) me komandant Bilall Syla zv.kom. Fadil Zejnullahu dhe shef i Shtabit, Rrahim Bekteshi, kanë rënë dëshmorë:

1. Florim Rrahman Rushiti, 02.04.1979 - 26.05.1999 nga Kapiti i Medvegjës;

2. Avdi Ibrahim Xhaqku, 10.01.1971- 01.06.1999 nga Hogoshti i Dardanës (ish-Kamenicës);

3. Bedri Habib Gashi, 28.08.1967 - 04.06.1999 nga Orllati i Drenasit;

4. Lulzim Hashim Llugiqi, 05.01.1973 - 05.06.1999 nga Dobraja e Lipjanit.

================

Ilustrime:

1 - Faksimili - reagimi i Lulzim Rushitit!

2 - Dësmori i Kombit, Florim Rushti - Kingji, në mesin e bashkëluftëtarëve të tij, Njësia Speciale - Diverzanto Vëzhguese, TF-0, DT-1 (Maja e Pashtrikut);

3 - Lulzim Rushiti me babain, në Pashtrik, te vendrënja e Dëshmorit të Kombit, Florim Rushiti - Kingji;

4 - Bashkluftëtarët e dëshmorët të Kombi, Florim Rushti, vizitë në vendrënjën e tij.






kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks