SHKRIMI
e hënë, 19 prill 2021

DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (9)

Pashtriku, 8 tetor 2020: Ambasadorit rus në Tiranë i vinin porosi nga Moska, lidhur me qëndrimin që duhej të mbante Misioni Sovjetik në marrëdhëniet diplomatike me Enver Hoxhën. Dihej se, Enver Hoxha, në disa raste, në vitin 1945, kishte shtruar kërkesën për vizitën e tij në Moskë nga ana e udhëheqjes së lartë sovjetike. Ishte e kuptueshme pse Enver Hoxha dëshironte që të takonte personalisht Stalinin, për të cilin qysh atëherë shprehej se kishte një admirim të lartë si udhëheqës komunist. Gjithashtu, kuptohet se Enver Hoxha synonte që takimin eventual me Stalinin ta shfrytëzonte, ta kapitalizonte edhe me qëllim që, duke e forcuar pozitën e vet pranë tij, eventualisht t’i largohej kontrollit dhe mbikëqyrjes së Titos. Mirëpo, sovjetikët, duke qenë të bindur se Enver Hoxha nuk kishte adresa të tjera për të kërkuar mbështetje, vlerësonin që ta shtynin edhe për një kohë vizitën e tij në Moskë. Sigurisht, sovjetikët nuk kishin ndonjë arsye për të nxituar që të takonin Enver Hoxhën, edhe për faktin se, që nga Lufta e Dytë Botërore, veçmas në përfundim të saj, në masë të caktuar ai kontrollohej nga jugosllavët, ndërsa me anglo-amerikanët ishte gjithnjë e më larg, që do të thoshte se nuk paraqitej ndonjë rrezik real i cenimit të sferave të interesit sovjetik në Shqipëri. Prandaj, sa herë që Enver Hoxha interesohej te Misioni Sovjetik në Tiranë për fatin e kërkesës së takimit të tij me Stalinin, përgjigja ishte gjithnjë diplomatike, që nënkuptonte se vizita shtyhej deri në vlerësimin e momentit më të përshtatshëm diplomatik. Dihet se vizita e parë e Enver Hoxhës në Moskë u realizua në vitin 1947, pasi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, fshehurazi, kishin marrë drejtimin e rrugës së përkeqësimit, përplasjeve dhe mosmarrë-veshjeve deri në prishje. Mirëpo, ndër detyrat e rëndësishme që i jepeshin Misionit Sovjetik në Tiranë, në vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte edhe hulumtimi dhe vlerësimi i zhvillimeve në fushën e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Kjo tregonte qartë orientimin e diplomacisë sovjetike rreth zhvillimeve në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht, pavarësisht se Moska u kishte dhënë dorë të lirë jugosllavëve që të vepronin në Shqipëri, pra, edhe mbi bazat e interesave sovjetike, megjithatë ata nuk dëshironin që këto marrëdhënie të zhvilloheshin pa mbikëqyrje nga Kremlini. Dy çështjet kryesore që dominon në interesimin sovjetik në këtë plan dhe që nga Misioni Sovjetik në Tiranë kërkonin sqarime për Kremlinin ishin: 1) Kërkohej sqarim i hollësishëm për mendimin e Enver Hoxhës në bisedimet me palën jugosllave gjatë vizitës së tij, në korrik të vitit 1946, përkatësisht qëndrimin e tij rreth propozimeve sovjetike për hartimin e planeve të përbashkëta të mbrojtjes dhe çështjeve tjera, dhe 2) Kërkohej sqarim rreth qëndrimit të qeverisë shqiptare për çështje te bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të federatës me Jugosllavinë. Në rast të interesimit të palës shqiptare rreth mendimeve të misionit sovjetik për çështjete biseduara me jugosllavët, Misionit i sugjerohej që rreth këtyre çështjeve, palës shqiptare t’i jepej përgjigje pozitive. Misioni Sovjetik, po kështu, autorizohej që të mblidhte shënime dhe materiale të karakterit historik dhe etnografik edhe për çështjen e Kosovës. Kështu, më 17 dhjetor të vitit 1945, ambasadori sovjetik në ish-Jugosllavi, I. Sadçikov, kishte dërguar në Moskë një informacion me karakter historik, ekonomik, social dhe demografik për Kosovën.149 Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme të BRSS i kishte dhënë detyrë Misionit Sovjetik në Tiranë që vazhdimisht dhe mundësisht me të gjitha detajet kryesore të përcillte orientimet, interesimet dhe veprimet e përfaqësues vetë misioneve angleze dhe amerikane në Tiranë, në lidhje me bashkëpunimin e tyre me qeverinë shqiptare.


Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e misionit anglez dhe amerikan shprehnin shqetësim për veprimtarinë e Misionit Sovjetik, përkatësisht të ambasadorit Çuvahin, i cili me shpejtësi kishte krijuar një pozicion të privilegjuar prej diplomati te qeveria shqiptare. Sidomos, Çuvahin kishte vendosur marrëdhënie shumë të afërta dhe të drejtpërdrejta me Enver Hoxhën, Koçi Xoxendhe Nako Spiron, të cilët para Çuvahinit rrëfeninnë mënyrë transparente të gjitha zhvillimet e brendshme shtetërore dhe partiake të Shqipërisë. “Rrëfeheshin të gjitha sekretete shtetit, të gjitha intimitete te udhëheqjes komuniste shqiptare, grindjet dhe ankesat që kishin drejtuesit e qeverisë midis tyre, projektet për emërimet ose për zgjedhjet e njerëzve në nivelet më të larta të Partisë Komuniste, të qeverisë dhe të ushtrisë”.150 Kuptohet, Çuvahini i premtonte udhëheqjes shqiptare se shteti i ri shqiptar do ta kishte përkrahjen e BRSS në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare, në veçanti rreth çështjes së njohjes së qeverisë shqiptare dhe pranimit të Shqipërisë në OKB. Mirëpo, zhvillimet ndërkombëtare, krejtësisht të pafavorshme për çështjen shqiptare, drejtpërdrejt për njohjen e qeverisë dhe pranimin e Shqipërisë në OKB, në vitete trazuara të Luftës së Ftohtë, dëshmuan të kundërtën, që do tëthotë se, aleanca e pashpallur shqiptaro-sovjetike, por edhe shqiptaro-jugosllave, nuk i krijoi kurrfarë favore Shqipërisë. Përkundrazi, shteti shqiptar u përball me sfida të jashtëzakonshme në planin ndërkombëtar, duke qenë kështu, në jo pak raste, viktimë e përplasjeve të Fuqive të Mëdha, por në radhë të parë e synime vegrabitqare të jugosllavëv edhe BRSS ndaj hapësirave shqiptare. Një prej ngjarjeve kthesë që shënuan dramaticitet të jashtëzakonshëm të pozitës së përkeqësuar të Shqipërisënë arenën ndërkombëtare dhe që i forcoi pozitat e kontrollit sovjetik dhe jugosllav mbi Shqipërinë, ishte incidenti në kanalin e Korfuzit, i ndodhur më 22 tetortë vitit 1946. Preokupimet kryesore të Shqipërisë në fushën e diplomacisë së jashtme, në vjeshtë të vitit 1945, ishin njohja ndërkombëtare e qeverisë shqiptare nga Fuqitë e Mëdha dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetet tjera të Evropës, njohja e të drejtës për Shqipërinë që të merrte pjesë në të gjitha konferencat e takimet ndërkombëtare, në të cilat merreshin vendime të rëndësishme për rajonin, vendosja e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike e kulturore me vendet perëndimore etj. Të gjitha këto aspekte të politikës së jashtme shqiptare kishin domethënie fondamentale për forcimin e pavarësisësë brishtë të shtetit shqiptar në ato vite, ndërkohë që pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe nxitja e incidenteve në kufirin shqiptaro-greksh kaktonin me arsye brengosje të mëdha tek qeveritarët shqiptarë. Në këtë periudhë, në fund të vitit 1945, jugosllavët kishin shënuar depërtime të reja në realizimin e strategjisë së tyre për ndërhyrje të papenguar në të gjitha zhvillimet e brendshme shtetërore, qeveritare e partiake të Shqipërisë. Shqipëria dalëngadalë, por sigurt, po shndërrohej në një provincë jugosllave pa ndonjë kundërshtim të veçantë të pushtet mbajtësve shqiptarë. Në këtë kuptim, edhe ndërhyrjet e Misionit Jugosllav ishin gjithnjë e më imponuese, gjë për të cilën dokumentojnë edhe dokumentet e arkivave jugosllave.“Të gjitha lidhjet me botën (të Shqipërisë-A.Z) janë vendosur ekskluzivisht përmes Beogradit. Ndonjëherë, diplomacia jugosllave i ka iniciuar ato me vetiniciativë”.151 Jugosllavët, përmes kanaleve diplomatike, në bisedimet me diplomatët rumunë dhe bullgarë, me vet iniciativë, e kishin shtruar çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare, mirëpo udhëheqësit shqiptarë i kishin dhënë përgjigjeVelimir Stojniçit, se: “Bullgaria dhe Rumania nuk kanë ndonjë status të favorshëm në shtetet perëndimore, kështu që në vend të dobisë me këtë njohje më tepër mund të ketë pasoja”.152


Qeveria shqiptare kishte kërkuar nga jugosllavët që të angazhoheshin për njohje të shtetit shqiptar nga Polonia dhe Çekosllovakia, për ç’ka diplomacia jugosllave kishte iniciuar bisedimet. Jugosllavët kishin ndërmarrë aktivitete për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e Shqipërisë edhe në vjeshtën e vitit 1945, kur Franca ende nuk e kishte njohur qeverinë shqiptare. Në këtë kohë, udhëheqësi i lartë shtetëror i Shqipërisë, Tuk Jakova, në cilësinë e shefit të delegacionit sindikalist shqiptar, kishte kërkuar nga ambasadori jugosllav në Paris, Marko Ristiç, që ambasada jugosllave: “Të mundësonte repatriimin e disa shtetasve shqiptarë, të cilët jetonin në Francë dhe që nuk mund të merrnin dokumentet e identifikimit për atdhe dhe që në tërësi ambasada jugosllave në Paris të merrte përfaqësimin e interesave shqiptare në Francë”.153 Shqipëria, në gusht të vitit 1945, përmes Hysni Kapos, udhëheqësit të përfaqësisë shqiptare në Beograd, kishte kërkuar që përmes Beogradit të inicionte marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, kurse për vendosjen e marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Rumanisë, kishte ndërhyrë ndihmësi i shefit të ministrit të Punëve të Jashtmetë Jugosllavisë,V. Velebit.154 Po kështu, Kryqi i Kuq Shqiptar, në vitet e para të pasluftës, mbante lidhje me Kryqin e Kuq të Zvicrës përmes Kryqit të Kuq Jugosllav. Në dhjetor të vitit 1945, në Tiranë ishte rritur prezenca e faktorit ndërkombëtar në formë të misioneve civile dhe ushtarake ose të misioneve të specializuara, siç ishte ajo e UNRRA, por ende nuk kishte përfaqësi ndërkombëtare me karakter diplomatik. Në fillimtë janarit të vitit 1946, përmes përfaqësisë jugosllave në Uashington u përsërit kërkesa shqiptare për pranim të Shqipërisë në OKB. Ndërsa, në fund të të njëjtit muaj, Misioni Britanik në Tiranë i dërgoi një notë proteste qeverisë shqiptare për shkak të persekutimeve të qytetarëve mbi bazat fetare. Lidhur me vërejtjet e Misionit Anglez, që në të vërtetë ishin qëndrime të politikës zyrtare të Forin Ofisit britanik, më 25 janar të vitit 1946, shefi i këtij misioni, gjenerali Hoxhson, kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin Enver Hoxha me plot tone kritike në adresëtë qeverisë shqiptare.155 Ishte e qartë se marrëdhëniet e ndërlikuara dhe bashkëpunimi gjithnjë e më i dyshimtë midis qeverisë shqiptare dhe misioneve angleze e amerikane po nxiste ndërlikime të reja në planine relacioneve ndërkombëtare midis shtetit shqiptar dhe shteteve perëndimore, konkretisht SHBA dhe Britanisë së Madhe. Shtypi shqiptar kishte botuar vështrime e komente me përmbajtje jo edhe aq të matura në adresë të misioneve angleze dhe amerikane, lidhur me kompetencat e tyre në Shqipëri, duke u pohuar: “Nëse Shqipëria, në vitin 1939, ishte e nënshtruar nga fashizmi italian, ajo kurrsesi nuk mund të konsiderohet si satelit vullnetar, ndërkohë që, në OKB po pranohen edhe ata që me vonesë i kanë shpallur luftë Gjermanisë, kurse po harrohet fakti se Shqipëria ishte viktima e parë e agresionit fashist”.156


Nako Spiru, njëri prej udhëheqësve të lartë shtetërorë të atëhershëm, kishte mbajtur një fjalim të rreptë drejtuar shteteve perëndimore, në radhë të parë SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe me këtë rast kishte riafirmuar orientimet programore të politikës së jashtme shqiptare pro bllokut të Lindjes, konkretisht për thellim të miqësisë me sovjetikët dhe jugosllavët. Lidhur me këtë, Josip Gjergja, shefi përfaqësisë jugosllave në Tiranë, në raportin dërguar Beogradit, mes të tjerash, shënonte:“Kjo është hera e parë që për çdo gjë flitet hapur dhe në mënyrë të qartë, në veçanti për drejtimet e politikës së përgjithshme të Shqipërisë, si dhe për politikën e jashtm edhe orientimin e saj ndaj Rusisë Sovjetike dhe Jugosllavisë”.157 Nako Spiru, duke ritheksuar qëndrimin ndaj BRSS dhe Jugosllavisë, mes të tjerash, kishte deklaruar: “Kurrsesi nuk është e mundur që të flasim për luftën heroike të popullit shqiptar për pavarësi e që në të njëjtën kohë të mos e kemi parasysh ndihmën e madhe materiale dhe morale, të cilën na ka dhënë dhe po na jep Jugosllavia e marshallit Tito”.158 Gazeta beogradase “Politika”, në numrin e 15 shkurtit, në një vështrim të gjatë në frymën e politikës zyrtare të Jugosllavisë, deklarohej për përkrahje të qëndrimeve të Shqipërisë kundër bllokut, aleancës anglo-amerikane, të cilën e kritikonte përqëndrimet e ngurta ndajkërkesës së Shqipërisë për njohjen e qeverisë saj të dalë nga lufta. Artikullshkruesi, duke kritikuar shtetet perëndimore, vlerësonte se për të njëjtat qëllime: “po përkrahen qarqet reaksionare të Greqisë, të cilat, duke kërkuar ndarjen e Shqipërisë, po përgatisin aventurën ushtarake kundër Shqipërisë së vogël... Armiqtë e Shqipërisë së re po i bashkojnë të gjithaforcat, me qëllim që opozitën ta sjellin në pushtet edhe me çmim të luftës civile, ku do të ndërhynte Greqia”.159 Diplomacisë jugosllave dhe asaj sovjetike i shkonte përshtat keqësimi dramatik i marrëdhënieve politike të Shqipërisë me shtetet perëndimore, ndaj, kursin e rreptë e të pamatur dhe në masë të caktuar edhe përçarës të politikës së jashtme shqiptare, Beogradi dhe Moska, jo vetëm që e përkrahnin, por në mënyra të ndryshme vazhdimisht e ndërsenin. Kjo për faktin se keqësimi sa më i thellë, deri në ndarje, i marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet perëndimore, në radhë të parë me SHBA dhe Britaninë e Madhe, shtetin shqiptare linte gjithnjë e më të izoluar në arenën e diplomacisë ndërkombëtare. Ndërsa në anën tjetër, portate ndërhyrjes sovjetike dhe jugosllave në Shqipëri ishin gjithnjë e më të hapura për udhëheqësit e Beogradit dhe ata të Moskës. Diplomacia jugosllave, përmes përfaqësuesit të saj diplomatik në Tiranë, Josip Gjergjës, shqipfolës nga Zara e Kroacisë, i cili ishte emëruar në vend të Velimir Stojniçit, më 26 tetortë vitit 1945, me disiplinë i përcillte të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri dhe e informonte Ministrinë e Punëve të Jashtmenë Beograd. Sipas raporteve të tij, dërguar qendrës në Beograd, konfirmohej se Enver Hoxha, në fund të shkurtit të vitit 1946, e kishte pranuar për takim pune shefin e Misionit Amerikan në Tiranë, Xhekopsin, për t’i komunikuar përgjigjen verbale lidhur me notën diplomatike të Stejt-Departamentit. Përgjigjja e Enver Hoxhës konsistonte në kërkesën që Tirana ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje të përgjithshme me SHBA për të mundësuar njohjen e qeverisë shqiptare nga Uashingtoni zyrtar, mirëpo Shqipëria nuk mund të pranonte marrëveshjet e paraluftës midis dy shteteve si kusht për njohje. Diplomacia jugosllave, duke qenë në rrjedha të të gjitha zhvillimeve që kishin të bënin me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe fatin e kërkesës shqiptare për njohje nga shtetet perëndimore dhe pranim në OKB, në fund të muajit mars të vitit 1946, ndërmori veprime dhe aktivitete konkrete diplomatike për të matur gatishmërinë e qeverisë amerikane rreth çështjes së pranimit të Shqipërisënë OKB dhe përgjigjeve të Enver Hoxhës në notën diplomatike amerikane për njohje ndërshtetërore.


Më 25 mars 1946, përfaqësuesi diplomatik jugosllav në Uashington, S. Makiedo, në bisedën me zyrtarët e Stejt-Departamentit rreth pranimit eventual të Shqipërisë në OKB, kishte hetuar qartë pakënaqësinë e autoriteteve amerikane pse, pikërisht, jugosllavëte kishin shtruar këtë çështje. Zyrtarët amerikanë i kishin bërë me dije diplomatit jugosllav se qeveria amerikane ndiente një pakënaqësi të thellë në përgjigjet e Enver Hoxhës dhe me atë rast ishin thirrur edhe në kumtesën e agjencisë sovjetike të lajmeve, TASS, e cila shkruante se marrëdhëniet me perëndimin kohëve të fundit ishin acaruar edhe për arsy etë qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj misioneve të huaja, të cilët në mënyrë jo të zakonshme ishin larguar nga Tirana.160 Në të njëjtin raport, dërguar MPJ të Jugosllavisë nga Uashingtoni, diplomati Makie do nuk linte pa nënvizuar një prej vërejtjeve kryesore të zyrtarëve të Stejt-Departamentit, sipas të cilëve udhëheqja shqiptare në asnjë rast nuk kishte kërkuar që të dërgonte në Uashington misionin e vet politik, për ç’ka amerikanët kishin treguar gatishmëri që ta pranonin dhe të zhvillonin dialog miqësor diplomatik.161 Në mars të vitit 1946, numri i diplomatëve të jashtëm në Tiranë ishte simbolik: përfaqësuesi jugosllav dhe ai sovjetik, një përgjegjës i zyrës bullgaredhe diplomatët francezë, ndërsa flitej se do të arrinte edhe përfaqësuesi diplomatik i Britanisë së Madhe, i cili, megjithatë, nuk erdhi asnjëherë në kryeqytetin shqiptar. Diplomati francez (Piko), me të arritur në Tiranë, kishte vërejtur se pozita e jugosllavëve në Shqipëri dukej se ishte e privilegjuar, prandaj në një takim me Josip Gjergjëne kishte pyetur atë se a ishte e vërtetë që po zhvilloheshin bisedimet për federatën jugosllavo-shqiptare. Natyrisht, diplomati jugosllav i kishte dhënë përgjigje të nivelit diplomatik, duke thënë se marrëdhëniet intensive midis dy shteteve nuk nënkuptonin se ato shtete do të krijonin federatë.162 Ndërkohë, në këtëperiudhë, diplomacia jugosllave, përmes përfaqësuesit të saj diplomatiknë Bukuresht, Gruloviçit, me vet iniciativë angazhohej për vendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-rumune. Mirëpo, ambiciet e diplomacisë jugosllave i kalonin kufijtë e interesimit shqiptar, duke u marrë edhe me sferate interesimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Ishte e qartë se: “Jugosllavia këtë e bënte, jo vetëm për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Jugosllavisë, por që të dëshmohej si koordinatore e lidhjeve diplomatike midis shteteve ballkanike”.163


Udhëheqjes jugosllave i shkonte për shtat ndërlikimi gjithnjë e më i hapur i pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë dhe sidomos konfrontimi i udhëheqjes shqiptare me zyrtarët amerikanë dhe anglezë. Kjo ndodhte edhe për shkak se udhëheqja shqiptare e pasluftës, në rrethanat e një lloj bojkoti të heshtur të qeverisë shqiptare nga ana e anglo-amerikanëve, ishte e detyruar që përkrahjen ndërkombëtare ta kërkonte përmes Beogradit, i cili historikisht kishte qenë burim i shumë fatkeqësive shqiptare. Duke parë se çështja e pranimit dhe njohjes ndërkombëtare të qeverisës hqiptare nuk po përparonte, por po shënonte sfida dhe rëniet ë reja, qeveria jugosllave i kishte ofruar Shqipërisë që të merrte përsipër përkujdesjen e mbështetjes dhe të mbrojtjes së interesave shqiptare në shtetet ku Shqipëria nuk kishte përfaqësi të veta të jashtme. Qeveria shqiptare e kishte pranuar një ofertë të tillë jugosllave pa diskutim duke i shprehur mirënjohje, duke mos kuptuar se prapa iniciativave të tilla të autoriteteve jugosllave, në thelb, fshiheshin qëllimet gllabëruese ndaj shtetit shqiptar. Gjatë muajit prill të vitit 1946, qeverinë shqiptare e njohën Çekosllovakia dhe Polonia. Për këtë njohje ndërshtetërore nuk ishte njoftuar fillimisht qeveria e Tiranës, por drejtpërdrejt përfaqësuesit diplomatikë jugosllavë, të vendosur në Pragë dhe Varshavë. Kështu,“Kryetari i qeverisë së Pragës, dr Firlinger, më 26 prill, e kishte njoftuar ambasadorin jugosllav, Çernej, se qeveria ka për qëllim të dërgojë në Tiranë përfaqësuesin e saj diplomatik. Qeveria polake, më 28 prill, e kishte lajmëruar ambasadorin jugosllav, Lumoviçin, se edhe për një kohë nuk do të ishte në gjendje të dërgonte në Tiranë përfaqësuesin e vet diplomatik, për arsye të mungesës së kuadrove, ndërsa ardhja e përfaqësuesit diplomatik shqiptar ishte e mirëseardhur...”164. Diplomacia jugosllave ishte konsultuar nga qeveria shqiptare edhe rreth përgjigjes lidhur me incidentin e ndodhur në kanalin e Korfuzit, më 15 maj të vitit 1946, kur një bateri detare shqiptare kishte hedhur 12 projektile mbi anije bartësit britanikë “Orion” dhe “Sjuperb”. I pyetur rreth përgjigjes së mundshme të qeverisë shqiptare, përfaqësuesi diplomatik jugosllav në Tiranë, Josip Gjergja, e kishte këshilluar palën shqiptare që “pas disa ditësh të shpjegohej se si ka ardhur deri te hapja e zjarrit... ndërsa nota diplomatike do të duhej të kishte intonacione të tilla që të linte të kuptohej edhe si falje publike”.165


Ndërhyrjet jugosllave në politikën e jashtme shqiptare kishin ardhur në shprehje edhe në periudhën, kur qeveria shqiptare bënte përpjekje që përmes përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, në radhë të parë, përmes Fan S. Nolit, të shënonte ndonjë hap përparimi në njohjen e shtetit shqiptarnga ana e SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme e Jugosllavisë fillimisht i kishte sugjeruar qeverisë shqiptare që, në vend se të kërkonte ndonjë ndërmjetësues për bisedime me zyrtarët amerikanë dhe personalitetet autoritative të mërgatës shqiptare përtej Atlantikut, të bënte përpjekje që t’i vazhdonte bisedimet me misionin amerikan në Shqipëri. Më pas, konkretisht më 30 maj të vitit 1946, diplomacia jugosllave kishte bërë edhe një hap më tej duke i dhënë urdhër diplomatit të saj në Uashington, S. Makiedo, që të bisedonte drejtpërdrejt në Stejt-Departament, lidhur me pozitën e ndërlikuar dhe gjithnjë e më të paqartë ndërkombëtare të Shqipërisë. Diplomati jugosllav, në bisedimet me zyrtarin e lartë të Stejt-Departamentit, Donald Rasel, i kishte bërë kërkesë qeverisë amerikane që interesat e Shqipërisë në SHBA t’i mbronte Jugosllavia dhe që qytetarët shqiptarë në SHBA të mund të lëvizninme pasaporta dhe viza jugosllave, të cilat do t’i merrnin në përfaqësinë amerikane në Beograd.166 Pala shqiptare i kishte bërë kërkesë zyrtare Jugosllavisë që t’i përfaqësonte dhe t’i mbronte interesat e Shqipërisë edhe në rastin e Greqisë, pasi Athina zyrtar e deklarohej se midis Greqisë dhe Shqipërisë ishte gjendje lufte. Kërkesa shqiptare drejtuar autoriteteve jugosllave, në të njëjtën kohë, kishte të bënte edhe me shqetësimet lidhur me qëndrimin publik të SHBA, të cilat e përkrahnin qeverinë greke në pretendimet e saj territoriale ndaj Shqipërisë, konkretisht për pjesën e Shqipërisë jugore.

Qeveria greke me propagandën e lansuar në qarqet diplomatike se gjoja Shqipëria nuk konsiderohet si palë luftuese e aleatëve, por aleate e fuqive të qendrës, i kishte sjellë dëme të mëdha Tiranës zyrtare në arenën ndërkombëtare. Nuk ishte aspake rastit dhe e papritur pse qeverit arët grekë e kishin hedhurposhtë kërkesën jugosllave për përfaqësim të interesave të Shqipërisë pranë shtetit grek. Qeveria greke ishte e njoftuar për marrëveshjen e nënshkruar, më 9 korriktë vitit 1946, midis Shqipërisëdhe Jugosllavisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke, prandaj këtë marrëveshjee shihte edhe si një arsyemë shumë që Jugosllavia të mos mund të përfaqësonte dhe mbronte interesat e Tiranësnë Greqi. Ndërkohë, me sugjerimin e përfaqësuesit jugosllav në Tiranë, Josip Gjergjës, qeveria shqiptare, në një notë dërguar më 3 qershor1946 Konferencëssë Ministrave të Punëvetë Jashtme në Paris, për herë të parë, e kishte hapur çështjen e pakicës shqiptare në Çamëri.

___________

Referencat:

149 Po aty, f. 51 101

150 Po aty, f. 54. 102

151 Bogumilj Hrabak, Medjunarodni položaj Albanije 1945-1947 i Jugoslavija, “Istraživanja” nr.13, f. 258, Novi Sad, 1990.

152 Po aty, f. 259. 103

153 ASHMPJ, A 1946/I, Fond. nr 3534, Paris 21.X.1945, Fondi, nr.1483/VII.

154 ASHMPJ, A 1945, nr. 32, Fondi nr. 3767 (Stojniçi 30.VIII 1945), Fondi nr. 2 890.

155 “Bashkimi”, 4. I 1946, 1; “Politika”, 5. I.1946, 3 104

156 “Politika”, 31.I.1946.

157 ASHMPJ, A 1946/I, nr. 11, Fondi nr. 1181, Gjergja 2.II.1946, Fondi nr. 23.

158 Po aty. 105

159 “Politika”, 15.II.1946, 4. 106

160 ASHMPJ, A 1946, Fondi nr. 3394, S. Makiedo 25.III.1946, Fondi nr. 363. 107

161 Po aty.

162 ASHMPJ, A 1946/I, nr. 10, Fondi nr. 3245, Gjergja 19.III.1946, nr. 143.

163 Bogumilj Hrabak, vep. e cit., f. 269. 108

164 Po aty, f. 274. 109

165 Po aty, f. 275.

166 ASHMPJ, A 1946, I, nr. 11/IV. 110


VIJON ...

______________

DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (8)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10595


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks