SHKRIMI
e mërkurë, 03 mars 2021

DR. HAKIF BAJRAMI: TRI KONVENTAT JUGOSLLAVE - TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË ANADOLL (I)

Prishtinë, 12 shkurt 2021: KONVENTA E PARË - 28 XI 1933

(DOKUMENTI GJINDET NË: DASIPB. Përfaqsia në Turqi F. 19/1934)

Çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga ato treva që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti edhe në shtetin e sllavëve të jugut që quhej Jugosllavi temë kujdestare patriotike, rreligjioze dhe politike dhe mbi të gjitha shtetërore, më 1918-1941. Shpërngulja, do të provohet të propogandohet nepër Evropë sidomos, si çështje ‘rreligjioze muslimane’. Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e rreligjionit isalam ishte në përqindje aspolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset, në mënyrë që të përseitet si thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1” kishte ngja më 1877. Atëbotë 714 katunde dhe 6 qytete ishin rrënuar për 26 ditë deri në njeriun e fundit. Pra, serbët filluan të provonin që shembullin e Toplicës ta zbatonin tash në Kosovë si dhe në Krahinën e Pollogut. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore e cila ishte permannente.


Po cilët faktorë e pengponin këtë planifikim parafashist serb? Në rend të pare, dashuria e shqiptarit për dhéun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët. Por dashurinë për vatrat e veta, shqiptari dinte edhe t`i shfaqë, thënë më sakta: ta mbrojë me fuqinë e traditave dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Pikërisht për këtë qëllim, më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kjo organizatë politike, sipas programit themeltar të saj do të rmobilizohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serb të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica siç dihet nuk mungoi, kudo që tokat shqiptare ishin të okupuara, kudo që ujit i thuhes ujë e bukës-bukë.

Njëkohësisht, edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët e trojeve që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovne, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar sikundër aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës Turke, pothuej se 75% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në shërbim të kombit, dhe më 28 Nëbtor 1912 shpalli pavarësin e trojeve shqiptare në Vlorën heroike.

Në anën tjtër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e bëri punën e vet, për faktin se në Turqi fryma KEMALISTE i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset shqiptare prej vitit 1923 ishin mbushir me sekte fetare islame të këndeve të ndryshme. Ato sekte në Turqi ishin rreptësisht të nadluara. E ata që u përkisshin sekteve fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe, çka i dedikonte prijësi, e zabtonin myhybët (antarët). Edhe çështja e fésit (çështje e imtë zakoni, që në Turqi ishte i ndaluar me ligj-Hb) ishte një gur i vogël në thelelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë msuliman, që të refuzojnë shpërnguljen në Anadoll.

Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik, e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërmuese e ylemave muslimanë kishte përhapur porosi që femra shqiptare e religjionit islam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t e të merr PASHAPORTË të “shkaut mizor”.

Të gjitha këto adete, në një farë mënyre e plotësonin MOZAIKUN e kundërshtimit me armë që drejtonte Komitreti i Kosovës, më një anë, dhe kundërshtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve “ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Që të jemi sa më të saktë në histori, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj, e titulluar “HAK” (E DREJTA). Gazeta botohej me shkronja arabe, sepse shkronjat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por “HAK” për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stërgjyshore”!

Mu për këtë shkak qeveritë e Beogradit, do të provojnë shpërnguljen edhe me djegje të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921-1933; do të provojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 604 familje shqiptare; do të provojnë edhe me sulemt nëpër xhamia për ta FRIKËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë edhe me derytirimin e rekrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrenimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishtjen e varreve; do të provojnë me rritje të jashtëzakonshme të taksave.

E megjithatë, asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t` i kanaqë politikanët e Beogradit. Prandaj, në vitet tridhetë të shekullit XX do të provojnë të lidhin Marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në ANADOLLI. Këto marrëvehje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përseritë “Topkica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale (1912-1918); 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX.

VIJON …


_______________________


DR. HAKIF BAJRAMI: TRI KONVENTAT JUGOSLLAVE - TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË ANADOLL (I)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10875

***

DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI (II)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10876

***

DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO -TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934* (III)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10878

***

DR. HAKIF BAJRAMI: LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA, 24.VI.1934 (IV)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10879


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks