SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

ISMAIL ARSLLANI: TETOVARI QË MORI PJESË NË LIDHJEN E DYTË TË PRIZRENIT

Tetovë, 16 mars 2019: Kush ishte Ahmet Vehap Lushi nga Tetova, i cili përfaqësonte shqiptarët e rajonit të Tetovës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. -Për atdhe dhe bashkim, ishte porosia e këtij atdhetari pak para vdekjes së tij. -Angazhohej që feja dhe kombi të jenë në një rrafsh politik. - Është njëri nga themeluesit e Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Tetovën.

***

Në punimet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që është mbajtur në vitin 1943, në cilësinë e delegatit nga Tetova ka marrë pjesë edhe patrioti i shquar, atëbotë 55 vjeç, Ahmet Vehap Lushi. Në këtë konferencë, sipas të dhënave që na i prezantoi nipi i tij, Fadil Lushi nga Tetova, ai do t’i artikulojë interesat kombëtare të popullatës shqiptare nga rajoni prej nga ishte deleguar, ndërkohë që do të jetë edhe njëri nga themeluesit e Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Tetovën.

Organizata nacionaliste e Lidhjes së Dytë të Prizrenit kishte rëndësi të veçantë për këto troje shqiptare. Bartësit e kësaj organizate, sipas të dhënave të Fadil Lushit, kanë qenë figurat shqiptare më me ndikim të kohës, si Xhafer Deva, i cili ishte kryetar i Komitetit Qendror të saj dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë etnike, pastaj Mulla Iljaz Hyseini (i vrarë në vitin 1946), Ferhat Bej Draga (i vrarë në vitin 1945), Qazim Bllaca, Sheh Hasani e patriotë të tjerë nga Kosova. Në Lidhjen e Dytë të Prizrenit ka pasur delegatë edhe nga trevat e tjera shqiptare, si Kadri Saliu nga Gostivari, Shahin Cami nga Dibra, Mentor Çoku nga Struga etj.



Ahmet Vehap Lushi nga Tetova


Me kthimin nga konferenca e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kujton nipi Fadil Lushi fjalët e paraardhësit të tij, gjyshi Ahmet Vehap Lushi u ishte drejtuar djemve të tij: “Duhet ta nderoni kombin dhe duhet të punoni deri në bashkim kombëtar!” Kjo kishte qenë porosia e tij, dy vjet para se të vdiste.

Vitet 1943-1945 karakterizohen me formimin e disa organizatave nacionaliste në trevat etnike shqiptare. Një ndër ato ishte edhe ajo e Ballit Kombëtar, në radhët e së cilës do të jetë edhe imami nga Tetova, Ahmet Vehap Lushi.

“Karakteristikë e veçantë e kësaj organizate ka qenë veprimi i patriotëve shqiptarë, që kanë pasur profesione të ndryshme, si mësues, juristë, imamë, rrobaqepës e të tjerë nga kategori të ndryshme shoqërore, të cilët mbështetnin veprimtarinë e tyre në aspektin ushtarak-politik dhe arsimor”, thotë Fadil Lushi.

Në kuadër të organizatës së Ballit Kombëtar në Tetovë, formohet batalioni “Luboten”, që kishte për komandant kolonelin Neshat Kolonja nga Elbasani. Në këtë organizatë, faktor ushtarak ka qenë Gajur Bej Deralla, pasardhës i Mehmet Pashë Derallës, i cili ishte ministër i parë i Mbrojtjes në Qeverinë e Ismail Qemalit. Bashkë me ushtarakun Gajur Bej Deralla, kanë qenë edhe Xhemë Gostivari dhe Arif Kapedani nga Tetova. Faktorin intelektual e ka përfaqësuar Shaip Kamberi, prefekt i Tetovës, të cilin partizanët e kanë likuiduar në vitin 1945, ndërsa në aspektin fetar ka ndikuar Ahmet Vehap Lushi.

“Ai ishte angazhuar që fenë dhe kombin t’i vendosë me një rrafsh politik. E përshkruajnë si njeri shtatlartë, por fizikisht jo mjaft të zhvilluar. Ka qenë i nderuar nga rrethi familjar dhe ka gëzuar autoritet të pakontestueshëm në profesionin e tij”, shton nipi Fadil Lushi.

Ahmet Vehap Lushi ishte lindur në Lushnjë të Shqipërisë në vitin 1888, nga një familje patriotike dhe nacionaliste, ndërkohë që në vitin 1905 bashkë me familjen ishte shpërngulur në Tetovë, thotë Fadili, duke dhënë hollësi për identitetin e gjyshit të tij. Shumë zakone fisnore i kishte sjellë nga Lushnja dhe i kultivonte në këto treva. Personalitetin e tij e karakterizonte modestia. Historia më e re gjatë kohë e heshti dhe shtrembëroi faktet, që flasin për veprimtarinë e tij patriotike, të cilën me përkushtim do ta vazhdojë i biri i tij, Vehbi Lushi, mësuesi dhe nacionalisti, i cili nga regjimi komunist u fut në burg në maj të vitit 1952, ku nga 12 vjet vuajtje dënimi për veprimtari ilegale politike, 8 vjet do t’i kalojë në burgun famëkeq të Goli Otokut.

“Kam dëgjuar nga më të vjetrit në familje se gjyshi i kishte marrë mësimet e para në gjuhën serbe, por edhe në osmanishte dhe shqipe. Në fillim i përkushtohet profesionit të imamit në fshatin Radushë të anës së Shkupit, ndërsa më vonë edhe në Tetovë. Pas orarit të punës, në vitin 1939 bashkë me Mexhit S., një patriot i dëshmuar nga Radusha, fëmijëve shqiptarë ua mësonte alfabetin e Manastirit, krahas “daskallit” të Kralit, Evrem Masllaroviq. Disa herë ka udhëtuar në Tiranë, ku ka shfrytëzuar miqësinë e tij me mbretin Ahmet Zogu, për punë patriotike dhe arsimore”, përfundon rrëfimin e tij bashkëbiseduesi ynë, Fadil Lushi.

Duke iu referuar bisedave që i ka dëgjuar shumë vite më parë, Fadil Lushi kujton se gjyshi i tij konsiderohet si mësues i parë autodidakt i viteve 1939-1940. Vdes katër ditë para hyrjes së aradheve partizane në Tetovë, kur komunistët e kanë pushtuar qytetin e tij të lirë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks