SHKRIMI
e mërkurë, 24 prill 2019

MEHMET HAJRIZI: GRUPI REVOLUCIONAR I KOSOVËS (GRK) (6)

Pashtriku, 29 mars 2019:

2.1 Rrethana historike

2.1.1 Raporte ndërkombëtare dhe jugosllave


Pas tronditjeve të rënda që kishte shkaktuar Perandoria Sovjetike në rajon, në marrëdhëniet ndërkombëtare të karakterizuara gjatë gjithë periudhës së pas LDB nga Lufta e Ftohtë, filloi një realitet i ri shtendosës, sidomos midis superfuqive botërore, SHBA e BRSS dhe dy aleancave të mëdha ushtarake, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, që në fjalorin diplomatik u quajt detantë. Por, detanta për Gadishullin Ballkanik dhe sidomos për Jugosllavinë, po të kihej parasysh kazani që ziente përbrenda, do të thoshte shtendosje relative dhe paqe e brishtë. Politika serbe e pas Luftës së Dytë Botërore e ka vazhduar zhvillimin e saj në dy binarë kryesorë: përjetësimin e sundimit të Kosovës dhe ruajtjen e forcimin nëpërmjet unitarizmit etatist të hegjemonisë së saj në Federatën jugosllave. Tendencës hegjemoniste serbe i kundërvihej klani kroato-slloven me idenë e konfederalizmit, në mos të shembjes së Jugosllavisë. Në Jugosllavi situatat politike ishin mjaft dinamike, madje në raste të veçanta dramatike. Me largimin e kriminelit Aleksandër Rankoviq nga udhëheqja jugosllave në Plenumin e Brioneve më 1966, lufta klanore midis kroatosllovenëve në njërën anë dhe unitaristëve serbë në anën tjetër, e ndërroi dukshëm raportin e forcave në dobi të të parëve. UDB-ja jugosllave, e udhëhequr nga dora e hekurt e Rankoviqit ishte bërë xhandari i popujve jugosllavë dhe në mënyrë të veçantë, tmerri i popullit shqiptar në Jugosllavi. Nga ky vit, ç‟është e vërteta, shqiptarët u ndien më të lehtësuar, por jo të lirë, siç pretendohej, sepse sundimi i huaj mbi ta dhe sidomos shfrytëzimi po vazhdonte me tërë egërsinë e mëparshme. Tito, pas goditjes që i dha nacionalshovinizmit serb, llogariste të siguronte njëfarë qetësie të brendshme e të jashtme të vendit që udhëhiqte, por nuk vonoi dhe skena e brendshme u trazua nga demonstratat e vitit 1968 në Beograd dhe në Kosovë, kurse vendi po kërcënohej edhe nga ekspansionizmi rus. Në vazhdim të politikës së vjetër cariste, Bashkimi Sovjetik synonte të realizonte nëpërmjet Serbisë qëllimet e tij strategjike dhe ushtarake në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Një invazion rus mbi Jugosllavinë pritej, por nuk u bë, sepse dukej që Jugosllavia dhe Shqipëria do të rezistonin me forcë dhe kjo rezistencë do të tërhiqte involvimin e NATO-s në konflikt. Edhe Greqia e shihte me rrezik futjen e trupave ruse te fqinjët e saj, prandaj pati një afrim të dukshëm me Shqipërinë. Në fillim të dekadës së re nisi Lëvizja kroate “Maspok” ose “Pranvera kroate”(1971), qëllimi i së cilës ishte decentralizimi i Federatës dhe sigurimi i sovranitetit më të madh për republikat. Ndryshe nga lëvizjet në Kosovë, në krye të “Maspok” doli elita politike, me Miko Tripallon dhe Savka Dapçeviqin. Në Lëvizje u involvuan edhe elementë ekstremistë, prandaj zhvillimet shkuan buzë luftës qytetare. Tito u detyrua të ndërhynte energjikisht që rezultoi me likuidimin politik të shumë kuadrove si Mika Tripallo, Savka Dapçeviq, Franjo Tugjman, Stipe Mesiq etj., por shumë nga kërkesat e Lëvizjes u inkorporuan në ndryshimet kushtetuese të vitit 1974. Po të solidarizohej më shumë me kroatët dhe të shfrytëzonte më mirë koniunkturën e re politike, udhëheqja e Kosovës mbase do të bënte më shumë në avancimin e statusit të Krahinës. Kreu i klanit serb, Rankoviq kishte rënë, por jo edhe rankoviqizmi, që po e rimerrte veten edhe me ndihmën e vetë Rankoviqit e të Qosiqit.



Mehmet Hajrizi dhe Jahir Hajrizi, 1970.


Rankoviqizmi i ri, si unitarizëm, pas dështimit të Qosiqit më 1968, u rishfaq në fillim të viteve ‟70 me emërtimin simpatik “Lëvizje Liberale” serbe (1972), në krye të së cilës ishin udhëheqësit e lartë serbë, Marko Nikeziq dhe Latinka Peroviq. Kjo Lëvizje unitariste e integraliste e kishte krahun e vet, si fraksion edhe brenda Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, me Predrag Ajtiqin, Blazha Radinjiqin, Orhan Nevzatin, Shotrën, Sekuloviqin, Reufin etj. Komunistët e Serbisë dhe të Kosovës u desh të ndërmerrnin masa dhe të ndalonin këtë tendencë të re në skenën politike të Jugosllavisë. Në parathënien e librit të V. Mejer “Fundi i Jugosllavisë, goditja në Kosovë” Ramadan Marmullaku, i angazhuar në vitet ‟70 në Kryesinë e KQ të LKJ-së, shkruan: “E vërteta është se Perëndimi kishte nisur t‟i kundërvihej kthesës së Titos, e cila u materializua në likuidimin politik të udhëheqjes kroate dhe në frenimin e procesit të demokratizimit në Jugosllavi më 1971. Nga ana tjetër, Tito, ekuilibristi i madh, në manovrën për të platitur konfliktin e Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981 nënujshëm kroato-serb, përdori si kundërpeshë rrëzimin e udhëheqjes liberale të Serbisë në vitin 1972”.29 Më 1972, Letra e Titos dhe e Byrosë Ekzekutive të LKJ-së, të cilën “Zëri i Kosovës”, organ i GRK-së e cilësonte si “manifest demagogjik të dorës së parë”30, u jepte dacka të gjithë kundërshtarëve politikë të sistemit jugosllav, madje duke i larguar nga pozitat që mbanin, kurse në Kosovë u përjashtuan fare edhe nga puna.

Në vitet vijuese, në aparencë sundonte njëfarë stabiliteti politik dhe qetësie sociale në Jugosllavi, para së gjithash si rezultat i kredive të shumta që përfitoi ajo nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e shpërblente për politikën e të paangazhuarve që ndiqte, në marrëdhëniet e jashtme dhe për kursin “liberal”që mbante sidomos karshi pronës, në plan të brendshëm. Kjo gjendje e konsoliduar rezultonte edhe nga shtendosja e përgjithshme në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës. Megjithatë, kjo pamje ishte e rreme, sepse Jugosllavia, me gjithë shkëlqimin e jashtëm, ziente përbrenda nga kundërshti dhe kriza të shumta. Në themel të këtyre krizave kronike, bashkë me sistemin e kalbur politik e ideologjik, qëndronte çështja kombëtare e pazgjidhur, e trashëguar nga Jugosllavia e parë. 31 Studiuesi i cituar bullgar, Stefan Karastojanov ka shkruar: “Gjatë viteve 70 të shekullit XX, konfliktet ekonomike dhe ato nacionale ishin ndër problemet më serioze të Federatës jugosllave ”.32

Çështja shqiptare, për karakterin kolonial, ishte pa dyshim më e rënda dhe më kompleksja prej tyre. Për shkak të gjendjes së rëndë, të krizës ekonomike dhe të papunësisë në rritje, rreth një milion qytetarë të Jugosllavisë kishin mësyrë rrugët e botës për të siguruar një kafshatë bukë. Në shtypin klandestin të kohës evidentohej fakti se “...në Jugosllavi kriza ka përfshirë gjithë ekonominë dhe po merr përmasa gjithnjë e më të gjera; inflacioni është gjithnjë në rritje, papunësia po shtohet çdo ditë, çmimet s‟kanë të ndalur, gjendja e klasës punëtore dhe masave të tjera punonjëse sa vjen e po keqësohet e bashkë me to po rritet edhe zemërimi i masave, urrejtja e tyre ndaj regjimit po shtohet vazhdimisht... Kjo gjendje e Jugosllavisë së sotme favorizon kushtet objektive të revolucionit të klasës punëtore dhe të popujve jugosllavë”.33

Në kontekstin historik, çështja e Kosovës, konsiderohej brenda kompleksitetit të marrëdhënieve të ndërlikuara të kohës, si në plan jugosllav e shqiptar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, politik e gjeostrategjik.

VIJON…

_______________

Referencat:

29 Viktor Mejer: “Fundi i Jugosllavisë, goditja në Kosovë”, Liria, Lubjanë 2007 f.6

30 Letra e Titos, te “Zëri i Kosovës” nr. 1, shkurt 1974

31 Në pyetjen e një profesori amerikan më 1978, se cilin e shihte si dështimin më të madh politik të karrierës së tij, Tito ishte përgjigjur se me gjithë përpjekjet, ai s‟kishte arritur t‟i bashkonte realisht popujt e Jugosllavisë. (Shih veprën e cituar të V. Mejer, f. 13) 32

32 Stefan Karastojanov: «Kosova » (një analizë gjeopolitike) Serembe, Shkup, 2007, f.179

33 Gjendje e rëndë e ekonomisë jugosllave, Materiale të GMLK, 1978

***


MEHMET HAJRIZI: DEMONSTRATAT E VITIT 1968 (5)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8610


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks