SHKRIMI
e mërkurë, 24 prill 2019

SHERADIN BERISHA: UDHËTIMI DREJT FRONTIT TË PASHTRIKUT NË OPERACIONIN 'SHIGJETA', MAJ 1999

Pashtriku, 15 prill 2019: (Njohuri bazike për Operacionin "Shigjeta") - Pas dhënies së Betimit në Qendrën Stërvitore "FEKEN" (më 27 maj 1999), me urdhër të Shtabit të Operacionit Shigjeta, (më 28 maj) u nis për në frontin e Pashtrikut Batalioni i Parë, me komandant Ermir Begaj. Dy ditë më vonë (më 30 maj) u nis edhe Batalioni i Dytë, me komandant Dritan Durmishaj. Me këtë konvoj ka lëvizur edhe komanda e brigadës, Bilall Syla, Rrahim Bekteshi etj. Ndërkaq një ditë më vonë, Batalioni i Tretë në krye me zv.komandantin Bashkim Lladrovci (dhe eprorin Iber Elezaj) nisen për në frontin e Koshares.

***

Në vijën frontale në majë të Pashtrikut dy batalionet (I dhe II) i bashkohen trupave të njësisë Speciale Vëzhguese ' Diverzante - TF0 ne krye me komandantin e shquar Fadil Zejnullahu.

Kjo njësi ishte futur në front para fillimit të Operacionit 'Shigjeta' (më 26 maj 1999) bashkë me një njësi të Brig.126 (të Hasit) e cila komandohej nga Safet Gashi... SHP i UҪK'se dhe Shtabi i Operacionit "Shigjeta" në Cahan, këtë vijë frontale e kishte definuar si Drejtimi Taktik Nr.2 (DT-2) nën komandën e eprorit Bilall Syla.



Qendra Stërvitore në FEKEN, gjatë ceremonisë së BETIMIT, më 27 maj 1999.


***

Në këtë kohë (më 28/30 maj 1999) derisa po udhëtonin dy batalionet e FEKENIT për në Frontin e Pashtrikut, me urdhër të Shtabit të Operacionit "Shigjeta" në Cahan ' Kukës, nga Qendra Stervitore e KALIMASHIT kanë udhëtuar në drejtim të Pashtrikut (në DT.nr.3 - Pogaj - Gorozhup) edhe dy Kompani të njësisë TF3:

- Kompania e parë me komandant Shpend Berisha,

- Kompania e dytë me komandant Agron Llausha dhe

- Bateria e Artilerisë me komandant Sali Saramatin.

Me këto njësi ishte bashkuar edhe Njësia e Xhenios në krye me eprorin e shquar Valbon Çollaku,e cila kishte ardhur nga Fronti i Koshares.

Këto njësi për front kanë lëvizur nën komandën e eprorit Elmi Bytyqi, zv.Komandant dhe Shef i Shtabit të TF3. Kjo Forcë është e koduar si TF3 nga Shtabi i Operacionit 'Shigjeta', ndërsa komanda e saj gjatë kohës së stervitjeve në QS "KOLSH" dhe "BURREL" (prill 1999) e kanë quajtur si Brig.28 - Sulmuese me komandant Ruzhdi Saramati.

Për të përgatitur terenin e dislokimit të njësive të TF3, në fshatin Pogaj të Gorozhupit (natën e 26/27 majit) kanë udhëtuar tre anëtarë të Shtabit, Ruzhdi Saramati, Nazim Pulaj dhe Avdi Ibrahimi me Njësinë Speciale me komandant Bashkim Hoxhaj, ndërsa gjatë ditës (me 27 maj) ka arritur edhe njësia e logjistikës në krye me komandantin Hajdin Xhahaj - Mesuesi.

Më 31 maj 1999 gjatë rrugëtimit nga malet e fshatit Pogaj për t'u futur në vijat e frontit dy kompanitë dhe bateria e artilerisë së TF3-shit janë zbuluar nga forcat serbe dhe menjëherë ka nisur granatimi nga disa pozicione i artilerisë serbe! Nëjsitë e TF3-shit kanë zbritur nën breshërinë e granatave në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj (nën antenë) dhe aty gjatë granatimeve kanë rënë dëshmorë: Selver Maçkaj, Shpend Berisha, Beran Gashi, Gani Saramati dhe Sali Saramati, si dhe janë plagosur disa ushtarë dhe eprorë në mesin e tyre, zv.Komandanti dhe shefi i TF3-shit, Elmi Bytyqi dhe mjeku Ilir Rakaj.

Në këtë situatë të rëndë, për shkak të neglizhencës së komandës, sipas dëshmitarëve rreth 230 ushtarë ishin larguar nga kjo zonë,në drejtime të ndryshme për në Kukës. Nga data 1 - 7 qershor në Pogaj TF3 ka mbetur me një tog prej 35 - 40 ushtarësh në krye me Ruzhdi Saramatin.

Më 8 qershor një pjesë e ushtarëve që kishin ikur me 31 maj kthehen ne Pogaj dhe përfundimisht më 13/14 qershor, pasi njësitë e xhenios së TF2-shit (me komandant Vehbi Berisha) dhe TF3-shit (me komandant Valbon Ҫollaku) e kishin deminuar rrugën, në lagjet Tejec, Binaj dhe Milaj të Grozhupit futën njësitë e këmbsorisë dhe më pas të artilerisë të TF2-shit dhe TF3-shit. Forca TF3, marshon dhe dislokohet në fshatin Nashec, ndërsa forca TF2 marshon dhe dislokohet në fshatin Gjonaj…

Kush luftoi në frontin e Gorozhupit (DT3)?

Nga data 26 maj 1999 (kur filloi sulmi mbi forcat serbe) deri më 9 qershor (kur u dha urdhëri për përfundimin e operacioneve luftarake, nga komandanti Bislim Zyrapi) në DT.nr.3 - Gorozhup, luftonin 3 kompanitë e njësisë TF2 me komandant Fazli Berisha, ndërsa nga 1 qershori kishte ardhur edhe një kompani (nga DT.nr.2) me komandant Nexhat Kelmendi... Ndërsa pas 31 majit 1999 (kur ndodhi rënia e pesë dëshmorëve në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj) deri më 8 qershor Toga e TF3-shit prej rreth 35 - 40 ushtarëve (në krye me komandant Ruzhdi Saramatin) nuk ka qenë aktive, s'ka patur vijë të frontit për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!

***

Ilustrimi: rrugëtimi me autobus i njësive të Fekenit në dretim të Pashtrikut:

https://www.facebook.com/erijona.meholli/videos/2365080050391079/UzpfSTExMjUzMjQ1Mjg6MTAyMTM4MTg3MjQ1NTg3MTQ/


(Autori është bazuar në të dhënat arkivore dhe dëshmitë e ushtarëve të operacionit "Shigjeta" në Pashtrik)

____________________________


SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN "SHIGJETA" NË PASHTRIK, MAJ - QERSHOR 1999

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks