SHKRIMI
e mërkurë, 20 nëntor 2019

FERDINAND DERVISHI: 'RADIOLOJA' E SHËRBIMIT TË SIGURIMIT SHTETËROR TË SHQIPËRISË QË FUTI NË KURTH CIA-n AMERIKANE...! (1)

Pashtriku, 28 Korrik 2019: “Punova në shërbimin sekret shqiptar, i bindur për të kontribuar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe për të siguruar jetën paqësore të popullit...”. Autori i këtyre radhëve quhet Pilo Shanto, një ish-oficer e drejtues i Sigurimit të Shtetit, pak i njohur në publik, i cili sapo ka botuar një libër ku përshkruan radiolojën e viteve 1952-’53, apo ngjarjen më të famshme dhe më të përfolur ndër atributet që lidhen me shërbimin sekret shqiptar. Të njëjtën ngjarje, që pati si viktimë mbase agjencinë më të madhe botërore të spiunazhit, CIA-n amerikane, debatet, dëshmitë e opinionet për të cilën, vetëm tre vite më parë, janë shoqëruar edhe me një ndjesë publike, për dështimin, e nxjerrë nga goja e ish-kryeministrit Britanik, Toni Bler. Thënë të vërtetën një ngjarje e përmasave të tilla është bërë më shumë se zakonisht objekt shkrimesh të kategorive të ndryshme.

Për të kanë shkruar edhe analistë e historianë të huaj, që kanë pasur për objekt veprimtarinë e shërbimeve sekrete, me të janë mbushur edhe faqet e shumë gazetave, sidomos në Shqipërinë e epokës postkomuniste. Por, në librin e Pilo Shantos, me titull “Bora filloi” dhe nëntitull “E vërteta mbi radiolojën ‘Liqeni i Vajkalit”, gjithçka është për herë të parë shumë e qartë.



Është tepër e qartë për faktin se vetë Pilo Shanto është lojtari kryesor në fushën e Sigurimit të Shtetit, ai që ndërtonte strategjitë e të vepruarit, ai që hartonte edhe tekstet e mesazheve, të cilat për herë të parë do të prezantohen me publikun. Të atyre mesazheve të dërguara me anë të radiomarrëseve të modelit të vjetër, që çuan CIA-n amerikane nga njëri kurth në tjetrin, nga njëri dështim në tjetrin.

Grupi i Zenel Shehut

Po cili ishte grupi që kishte rënë në duar të Sigurimit të Shtetit, me ndihmën e të cilit mund të organizohej një radiolojë? Bëhej fjalë për Zenel Shehun, që dikur kishte qenë kapiten në Gardën Mbretërore të Mbretit Zog, me detyrë oficer shërbimi pranë Familjes Mbretërore. Ai ishte larguar jashtë vendit në prag të pushtimit italian bashkë me familjen mbretërore dhe që nga kjo kohë kishte vazhduar t’i shërbente derisa Mbreti e vuri në shërbim të CIA-a.

I dyti i arrestuar ishte Tahir Preçi, ndërlidhës. Fillimisht kishte shërbyer në karabinierinë italiane, ku kishte vazhduar punën edhe pas pushtimit nazist të vendit. Një pjesë kohe kishte hyrë edhe në radhët e ushtrisë Antifashiste, por më pas ishte arratisur në Greqi, ku ishte vënë në shërbim të CIA-s. Në të njëjtën periudhë ishte specializuar si radist në një qendër të CIA-s, që gjendej në Mynih të Gjermanisë. Të dy këta ishin futur nga kufiri tokësor me Greqinë. Sigurimi i Shtetit merr sinjale për kalimin e një avioni mbi territorin shqiptar në të gdhirë të 5 majit 1952 dhe më tej vërteton se ai kishte desantuar parashuta në malin e Lenies, në zonën e Gramshit. Duke parë vendzbarkimin e analizuar provat ishte ardhur në konkluzionin se avioni nuk kishte zbarkuar njerëz, por materiale.

Më tej ngjarja lidhet me një shkelje kufiri të datës 1 maj 1952, nga jashtë brenda, në zonën Nikolicës, në rrethin e Korçës, mes piramidave 67-68, ku identifikohet një grup prej pesë – gjashtë njerëzish, gjurmët e të cilëve kishin humbur megjithë kërkimet e ndërmarra.

Më tej, më 15 maj 1952, grupi i njerëzve bëhet përsëri i gjallë, këtë radhë në Martanesh, ku një bari dëshmon se kishte takuar në pyll dy persona të veshur me rroba ushtarake dhe të armatosur me automatikë gjermanë. Pa gjetur mundësi të fshiheshin, ata i kishin thënë bariut se ishin ushtarë të mbrojtjes. Duke bërë logjikisht rreshtimin e tre ngjarjeve, duke përllogaritur kohën, Sigurimi i Shtetit vjen në përfundimin se bëhej fjalë për të njëjtin grup që theu kufirin në Nikolicë të Korçës, më 1 maj 1952, që priti furnizim me avion më 5 maj në Gramsh dhe që u përball dhjetë ditë më pas në Martanesh me bariun dyshues.

Më 25 maj 1952, dy njerëzit e armatosur shfaqen në fshatin Fushë-Bulqizë, ku i trokasin natën një fshatari, i cili, dyshues, i qëllon me armë duke i përzënë. Zona mbushet me agjentë dhe shpejt vijnë informacionet e para. Më 7 qershor 1952, një bashkëpunëtor i Sigurimit i quajtur “Fatosi”, raporton se një i njohuri i tij, G.M., i kishte kërkuar takim urgjent duke i thënë se kishte të fala nga kolegu i vjetër, Zenel Shehu. I njëjti i sqaron se ai kishte mbërritur atyre anëve i dërguar nga Mbreti Zog dhe nga amerikanët me një mision të rëndësishëm. Shpejt Sigurimi fut në lojë edhe një bashkëpunëtor tjetër që banonte në këtë zonë, i cili njihej me pseudonimin “Shqiponja”.

Pas pak ditësh, me qëllim që të bëhej i mundur arrestimi i të dyve pa e marrë vesh askush në zonë, Sigurimi instrukton “Fatosin” të bindë Zenel Shehun se do të bënte mirë që të mbante lidhjet me sa më pak persona, pasi kishte të ngjarë të zbulohej nga policia. Madje ai e bën aq mirë lojën, saqë veç vetes, arrin të bindë ishkapitenin e Mbretit të zgjedhë për të mbajtur kontaktet edhe bashkëpunëtorin tjetër “Shqiponja”.

Të dy, duke vazhduar lojën i raportonin Zenel Shehut se ishin duke punuar fort për të gjetur mbështetës në radhët e popullit dhe kështu dalëngadalë i ngrenë grackën. Dikur e bindin të takonte katër mbështetës të tij në një vend të caktuar. Kuptohet që në vend të mbështetësve në këtë vend i pritën katër punëtorë operativë të Sigurimit, që të gjithë të instruktuar që arrestimin ta bënin të pastër, pasi kishte një udhëzim për të bërë kujdes, pasi të paktën dora e djathtë e radistit, ajo që bënte transmetimin, duhet me patjetër të mos dëmtohej. Kështu më 29 qershor 1952, që të dy arrestohen thuajse pa bërë asnjë rezistencë. Kështu Sigurimi bëhet gjithçka ishte gati për fillimin e radiolojës.

Një ndërmarrje që nuk ndërtohej për herë të parë, pasi një operacion i njëjtë, i koduar “Buza e Bredhit”, sapo kishte përfunduar me sukses duke vënë në lojë shërbimin sekret italian. Autor dhe protagonist “Për të ndjekur zhvillimin e radiolojës që po përgatitej, u krijua një grup i veçantë i përbërë prej katër personash, me këtë ndarje pune:

1- Autori i këtij libri do të merrej me mashtrimin që do i bëhej qendrës së zbulimit të huaj.

2- Fejzo Kasimati, do të kryente mbajtjen në kontroll të punës së agjentit radist, të kapur për të mos i dhënë mundësi të komunikonte me CIA-n se ishte duke transmetuar i komanduar nga kundërzbulimi.

3- Banush Goxho, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Peshkopi do të ndiqte reagimin e lidhjeve në popull që agjentët kishin mundur të vendosnin me qëllim që shkëputja e kontakteve pas arrestimit të mos binte në sy.

4- Asim Aliko, do të merrej me sigurimin e agjentëve, sidomos me atë të radistit.

5- Kadri Hazbiu, ish-zv/ministër i Brendshëm u vendos në krye të këtij grupi operacional”, shkruan Pilo Shanto.

Pra kjo është celula e famshme e radiolojës së koduar “Liqeni i Vajkalit” që futi në kurth bazën e shërbimit sekret amerikan të vendosur në Athinë. Në këtë pikë, celula ndërgjegjësohet se duhet të mbajë vëmendjen të mprehtë në disa drejtime. Së pari celula e kundërzbulimit shqiptar duhet të njihte mirë situatën në të cilën do të veprohej, pasi gjithçka duhet të mbahej sekret në një rreth të ngushtë njerëzish, më tej duhej punuar me mend që të arrestuarit pranonin bashkëpunimin me Kundërzbulimin shqiptar, duke vepruar kështu kundër zbulimit që i dërgoi dhe së fundmi duhej përgatitur se çfarë informacioni i duhej dërguar zbulimit të huaj.

Kim Filbi s’kishte lidhje me radiolojën

“Duke shkruar përvojën time për një operacion të vërtetë, siç është ai i Radiolojës “Liqeni i Vajkalit”, jam i bindur se ‘përrallëzat me Kim Filbin’ do të mbeten vetëm mjet dezinformacioni i një kategorie njerëzish që nuk e duan memorien historike të shqiptarëve”.

Kjo është një fjali që Pilo Shanto, autori i librit për Radiolojën e viteve 1952-’53, që çoi në arrestimin e një numri të madh njerëzish që tentonin të rrëzonin regjimin e kohës, e ka zgjedhur ta shkruajë përfund portretit të tij në kopertinën e pasme. Pra shumë thjesht, njeriut që ishte në qendër të bërthamës së Sigurimit të Shtetit që ndërtoi me sukses Radiolojën me CIA-n amerikane, gjithçka që tenton t’ia atribuojë këtë sukses të Kundërzbulimit shqiptar, Kim Filbit, agjentit të shërbimit sekret britanik që punonte për sovjetikët, i duket si përrallëz.

Natyrisht që Shanto nuk mbetet vetëm me këtë opinion. Në fund të librit, ai i ka kushtuar një kapitull të tërë argumentimit përse Radioloja nuk është në asnjë rast fryt i tradhtisë së Kim Filbit ndaj spiunazhit britanik. Në të njëjtin libër shpjegohet edhe ana tjetër e medaljes, se përse kryesisht autorë të huaj këmbëngulin në variantin “Kim Filbi”.

Argumentet kundër variantit “Filbi”

Sipas Shantos, së pari dështimi i operacionit “Djalli” apo “I çmueshmi”, që ishin emrat e koduar të sipërmarrjes amerikane për të dërguar dhe më pas për të organizuar në Shqipëri veprimtarinë e Zenel Shehut e të Hamit Matjanit, është vepër ekskluzivisht e shërbimit sekret shqiptar. Kjo për faktin e thjeshtë se në këtë periudhë ky shërbim nuk kishte asnjë lidhje me KGB-në sovjetike, së cilës i shërbente Filbi.

Së dyti, sipas Shantos, nëse në lojë do të ishte Kim Filbi, dy bandat, ajo e Zenel Shehut dhe ajo e Hamit Matjanit do të ishin pritur nga forcat tona në kufi, ose në pikën ku do të desantonin. Por në të kundërt, Zenel Shehu u arrestua në sajë të punës operative të Sigurimit të Shtetit, ndërsa Hamit Matjani me anë të “Radiolojës”.

Një tjetër argument i sjellë nga Shanto është edhe fakti historik, sipas të cilit, në këtë periudhë, pra nga korriku 1952 deri në tetor 1953, Kim Filbi nuk ishte më në lojë. Ai ishte përzënë nga MI-6, sepse dyshohej nga FBI-ja si agjent i sovjetikëve.

Pra, që në qershor të vitit 1951, Kim Filbin e kishin tërhequr nga Uashingtoni, ku ishte qendra nga drejtoheshin operacionet ndaj Shqipërisë, për ta sjellë në Angli, ku mbahej nën vëzhgim nga MI-5, apo Kundërzbulimi anglez. Dhe po të shohësh të dhënat e biografisë së Filbit vërtetohet se roli i tij në radhët e shërbimit sekret britanik ka përfunduar pikërisht në vitin 1951.

Këtij argumenti i shtohet edhe opinioni i Nikolas Bethel, autor i “Tradhtia e Madhe”, që shkruan se “...Nuk e shkaktoi (Kim Filbi red.) dështimin fatkeq të Zenel Shehut dhe Hamit Matjanit, që përshkruan Hoxha në librin e tij. Ky episod kishte ndodhur më vonë, pasi Filbi ishte thirrur në Londër, në qershor të vitit 1951...” Po kështu, sipas argumentimit të Shantos, KGB-ja sovjetike, edhe në se mund të kishte informacione për Shqipërinë, të dhëna prej Kim Filbit, nuk mund të ndërmerrte aventura duke ja kaluar ato Sigurimit të Shtetit, pasi ato mund të rrezikonin burimin, pra agjentin e tyre aq të çmuar..

Për sa i përket lidhjes së Filbit me këtë çështje, në të njëjtën vijë argumentimi me Shanton vjen edhe Dr. Perlat Çaushi, autori i parathënies së librit. Sipas tij, vetë Filbi në librin e tij “Lufta ime e fshehtë” i përmend shkurtazi këto operacione. Nga ana tjetër, sipas Çaushit, në mjaft operacione të tjera, të rëndësishme, Filbi flet hollësisht për rolin e tij, ndërsa për operacionin ndaj Shqipërisë nuk e merr këtë përgjegjësi.

Një tjetër argument që sjell Çaushi është se në fondin e ish-Drejtorisë së Zbulimit shqiptar ka një dosje që përmban këmbimin e informacioneve mes Sigurimit të Shtetit dhe KGB-së. Në këtë dosje, sipas Çaushit, nuk ka asnjë të dhënë që të bëjë fjalë se sovjetikët na kanë vënë në dijeni për atë që po ndërmerrnin ndaj Shqipërisë amerikanët e anglezët.

Përse këmbëngulet për Filbin?

Sipas Çaushit ka një, apo më saktë dy argumente që sqarojnë se përse perëndimorët insistojnë që dështimin në Shqipëri t’ia faturojnë tradhtisë së Kim Filbit. “Së pari, sepse e kanë të vështirë të pranojnë këtë disfatë të hidhur dhe, së dyti, sepse shumë analistë perëndimorë i dënojnë këto veprime duke i konsideruar si Shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare”, e përfundon argumentimin e vet Dr. Perlat Çaushi. Po si është e vërteta? Si u mundësuan këto operacione spektakolare?

Sipas Shantos, Kundërzbulimi shqiptar ishte informuar për operacionin “Djalli” apo “I çmueshmi” nga rezidenca e Zbulimit Shqiptar në Romë që në fazën përgatitore të tij, në pranverën e 1949. Ndërsa burimi i informacioneve ishin bashkëpunëtorët e kësaj rezidence që vepronin në mjediset e emigrantëve politikë shqiptarë, të grumbulluar në disa kampe në qytete të ndryshme të Italisë.

Më tej të njëjtët emigrantë sinjalizuan edhe mbërritjen në Romë të Mithat Frashërit, Abaz Ermenjit etj. Lajmi i dytë në radhë i ardhur ishte se Vasil Andoni, Abaz Ermenji, Abaz Kupi e Gaqo Gogo po rekrutonin emigrantë për t’i vënë në shërbim të MI-6-tës dhe CIA-s, ndërsa Vërlaci dhe Gjonmarku po rekrutonin për llogari të shërbimit sekret italian. Qëllimi i tyre ishte shpallur publikisht në Paris më 26 gusht 1949 me krijimin e “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku drejtuesit Mithat Frashëri, Abaz Kupi dhe Seit Kryeziu deklaruan se ky komitet do të nxiste dhe drejtonte shqiptarët kudo ndodheshin, që të bashkuar, të luftonin për të rrëzuar qeverinë komuniste të Tiranës.



Gjithsesi, nën dritën e fakteve të reja për këtë moment të historisë së shërbimeve sekrete, shumë analistë të huaj janë duke lëvizur nga varianti i vjetër. Fakti i mirënjohur se në vitin 1951, rreth 12 muaj para se Radioloja të niste, Kim Filbi ishte thirrur në Londër për t’u marrë në pyetje në lidhje me dyshimet e ngritura, mbetet kokëfortë. Kjo sepse një vit më pas, në qershor 1952, teksa Sigurimi i dërgonte mesazhin e parë të mashtrimit CIA-s, Filbi gjendej me shpatulla pas murit, duke dhënë shpjegime para një gjykate sekrete.

Një zhvillim që firmosi edhe fundin e karrierës së tij aktive.

Të arrestuarit Zenel Shehu Kishte qenë kapiten në Gardën Mbretërore të Mbretit Zog, me detyrë oficer shërbimi pranë Familjes Mbretërore. Ishte larguar jashtë vendit në prag të pushtimit italian bashkë me familjen mbretërore dhe që nga kjo kohë kishte vazhduar t’i shërbente derisa Mbreti e vuri në shërbim të CIA-a. Tahir Preçi (Ndërlidhësi) Fillimisht kishte shërbyer në karabinierinë italiane, ku kishte vazhduar punën edhe pas pushtimit nazist të vendit. Një pjesë kohë kishte hyrë edhe në radhët e ushtrisë Antifashiste, por më pas ishte arratisur në Greqi, ku ishte vënë në shërbim të CIA-s.

Në të njëjtën periudhë ishte specializuar si radist në një qendër të CIA-s që gjendej në Mynih të Gjermanisë.

Celula e Radiolojës:

1- Kadri Hazbiu, ish-zv/ministër i Brendshëm, kryetar i grupit.

2- Pilo Shanto, autori i këtij libri do të merrej me mashtrimin që do i bëhej qendrës së zbulimit të huaj.

3- Fejzo Kasimati, do të kryente mbajtjen në kontroll të punës së agjentit radist, të kapur për të mos i dhënë mundësi të komunikonte me CIA-n se ishte duke transmetuar i komanduar nga kundërzbulimi shqiptar.

4- Banush Goxho, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Peshkopi do të ndiqte reagimin e lidhjeve në popull, që agjentët kishin mundur të vendosnin me qëllim që shkëputja e kontakteve pas arrestimit të mos binte në sy.

5- Asim Aliko, do të merrej me sigurimin e agjentëve, sidomos me atë të radistit.

VIJON ...


________________________

FERDINAND DERVISHI: 'RADIOLOJA' E SHËRBIMIT TË SIGURIMIT SHTETËROR TË SHQIPËRISË QË FUTI NË KURTH CIA-n AMERIKANE…! (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9019

***

FERDINAND DERVISHI: 'RADIOLOJA' E SIGURIMIT SHQIPTAR 'BUZA E BREDHIT' (2)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9030

***

FERDINAND DERVISHI: 'RADIOLOJA' E SIGURIMIT SHQIPTAR - FJALËT E KODUARA QË FUTËN NË KURTH HAMIT MATJANIN, MAJ 1953! (3)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9034


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks