SHKRIMI
e enjte, 05 dhjetor 2019

LA REPUBLIQUE FRANÇAISE (1908) / LETRA E ISMAIL QEMALIT PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË MAQEDONISË DREJTUAR MINISTRIT TË JASHTËM BRITANIK DHE ATIJ FRANCEZ

Francë, 9 Nëntor 2019: “La République française” ka botuar, të martën e 7 prillit 1908, në faqen n°2, letrën publike të Ismail Qemalit, drejtuar asokohe ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez, në lidhje me zgjidhjen e çështjes maqedonase, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :



TURQI

“Një program reformash. - Në një letër të hapur drejtuar Sir Edward Grey-t dhe z. Pichon (Stephen), Ismail Bej Qemali, ish-guvernator i provincës së Perandorisë Osmane, propozon zgjidhjen e mëposhtme të çështjes maqedonase :

Evropa - tha ai - duhet të kujtojë propozimet që u bëri popujve të gadishullit dhe t’i kërkojë sulltanit ekzekutimin e tyre. Rifillimi i punës së reformave, sipas traktatit të Berlinit, do të sillte mbështetjen e të gjithë popujve dhe të gjitha racave. Por kushti thelbësor është që këto reforma të zbatohen në të gjithë Turqinë Evropiane.

Për të vendosur një rend serioz dhe të qëndrueshëm, nevojitet :

1° sigurim të një sistemi drejtësie për të gjitha krahinat, i cili do të garantojë zbatimin e ligjit të vitit 1880 me disa ndryshime;

2° dhënia fund e krizës që shkatërron Maqedoninë dhe të shërohen plagët e krijuara prej saj.

Fuqitë, për të arritur këtë qëllim, duhet të garantojnë integritetin e Perandorisë Osmane, në mënyrë që të sigurojnë popujt dhe qeverinë turke. Fuqitë mund të zbatojnë atëherë, në mënyrë të sigurtë, ligjin organik të vitit 1880, nën kontrollin efektiv të një organi ndërkombëtar, siç është Komisioni Evropian për Rumelinë Lindore.

Ky komision, i shtyrë por jo i shpërndarë, do të mblidhet në Selanik dhe do të mbikqyrë, në secilin vilajet, krijimin e një komisioni të veçantë, i cili do të mund të diskutojë lirshëm për modifikimet që mund të sillen në ligjin e vitit 1880.

Gjatë periudhës së ekzistencës së komisionit, qeveria osmane do të gëzonte një lehtësim që do t’i lejonte asaj riorganizimin e administratës së saj qendrore.

Në të njëjtën kohë duhet të organizohet Shqipëria dhe popullit shqiptar t’i njihet ekzistenca kombëtare.”

Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).




Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks