SHKRIMI
e shtunë, 19 shtator 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: VAZHDON DËSHMIA E SHABAN KAJTAZIT PËR AKSIONIN E ARMËVE DHE PROCESIN E NJAZI MALOKUT (14)

Prishtinë, 12 shkurt 2020: Procesi i Njazi Malokut

Procesi i Njazi Malokut është mbajtur në kohën e tij. Unë nuk e kam të njohur se si e tëra ka fillua, pasi se nuk kam marr pjesë në hetuesi, por e di se ka shkua nën udhëheqjen e Buda Gajiqit, naqallnikut të atëhershëm të Prizrenit, Milosav Blagojeviqit, Vujica Sekuloviqit, Dushko Krajinoviqit, Pera Qukiqit dhe operativave të tjerë. Në bazë të kësaj që kemi arritur të mësojmë nga jashtë, shumë shpesh kemi biseduar me Nazmi Kursanin se njerëzit që përmenden gjatë hetuesisë, është e pamundur që të jenë armiq. Në ditën e vetë procesit kamë qenë në Prizren dhe jam thirrur në gjykim. Pran meje kanë qenë shoku Pavle Joviqeviqi, shoqja Cica Paternogiq dhe udhëheqja e Prizrenit. Haptas të flasim, si komunist, në gjyq ashtu ka qenë e organizuar me dëshmi të montuara, thjesht nuk kam qenë në gjendje që në diçka të dyshoi, ndërsa në anën tjetër e kam ditur se këta njerëz nuk munden me qenë armiq, dhe nga ajo sallë kam dalë krejt i turbullt. Më vonë kam biseduar me Çeda Topalloviqin dhe i paraqita dyshimet e mija. Ai më këshilloi që të kërkoi që përsëri neve të na i besojnë hetuesin dhe të vijmë deri te e vërteta materiale, se edhe Çeda kishte të njëjtin mendim, megjithatë deri te kjo nuk erdhi. Në atë proces ishte përmendur edhe shoku Enver Hoxha. I vetëdijshëm se ai nuk mundet me qenë armik, i propozova që të ankohet te Rankoviqi, dhe i kam ndihmuar në shkrimin e ankesës. Në një bisedë që kam pasur më vonë me shokun Xhavit në Gërmi i kam treguar për detajet. Më kujtohet se më ka pyetur se pse edhe ai nuk ishte përmendur në proces. I thashë se sipas mendimit tim është se ai është i prerë në bisedime me njerëzit. Xhaviti me atë rast më tha se partia nuk i zbulon gjerat si në gjykatë, por ajo punon, vepron dhe i zbulon gjerat në një kohë të gjatë, por kurdoherë e vërteta do të dali në shesh.



Aksioni i mbledhjes se armeve parë nga Shaban Kajtazi

Pastaj, aksioni i mbledhjes së armëve e cila është iniciuar nga Vuja Vojvodiqi, naqallnik i atëhershëm i UDB-ës në Pejë, i cili kishte fillua në fshatin Vrellë, të Istogut. Në fillim kishte fillua që nëpër mes të dhunës e terrorit të zbulonte se kush e kishte vra kryetarin e komunës. Me Çedën, më vonë ishin konsultua që aksione të ngjashëm të fillonin në tërë Kosovën, pasi se ky aksion mirë kishte fillua, duke gjetur e zbuluar mbi 500 pushkë. Më vonë ai në këshillim e kishte paraqitur propozimin dhe Çeda e kishte pranua dhe e kishte përcjell tek të gjithë naqallnikët. Sukseset e para iu kishin dhënë guxim atyre, dhe kishin marr pëlqimin edhe nga Komiteti Krahinor. Tri deri katër herë naqallnikët e rretheve kishin shkua tek Gjoka Pajkoviqi dhe kishin referuar për ecurinë e aksionit dhe si thonë, Gjoko iu kishte përcjell të gjitha komiteteve të rretheve që t’iu japin mbështetje të gjitha organeve për zbatimin e aksionit të armëve. Ato ditë është folur shumë për sukseset e aksionit, për masat dhe metodat që u aplikonin, për rrahjet dhe dhunën. Më kujtohet se si Stanisllav Gërkoviqin e qeshnin shokët-naqallnikët. I thoshin se si ai kishte aplikua masat më drastike. Më kujtohet edhe kjo se vetëm Çedo Topalloviqi thoshte se kjo masë është jo e ligjshme dhe jo njerëzore, por megjithatë duhet të realizohet. Për tërë këtë terror ka ditur Gjoka Pajkoviqi, mendoi se edhe anëtarët e Komitetit Krahinor. Këtë e di ngase vet Hajredin Hoxha, atëherë vetë ka ardhur te shoku Pajkoviq, të cilit i pat thënë se çfarë skene kishte pa në Shtime, në të cilën Gjoka iu përgjigj se ti je naiv dhe apolitik. Unë për këtë kam qenë i njoftuar nga disa individ, sidomos nga ata të cilët kishin ardhur tek unë që të ankoheshin, duke menduar se unë mundem me iu ndihmua. Për dy-tri raste kam shkua tek Mijoviqi dhe kam kërkua mëshirë për ta. Më kujtohet se kam intervenua për vëllamin e Hajredinit dhe për disa të tjerë për ndonjë intervenim më të madh nuk më është lejua që të lëshohem në to se ka qenë direktivë që askush mos të përzihej. Unë gjatë tërë asaj kohe nuk kam dal në terren jo vetëm për çështje aksioni dhe se nuk kam parë pamje të tmerrshme, por në bazë të asaj se çfarë kam dëgjuar nga të tjerët, sidomos nga ata të cilët vinin të ankoheshin, a ankesat nuk pranoheshin. Kurrë nuk kam qenë në situatë më të rënd psikike se sa atëherë se për atë nuk mundja të gjeja kurrë farë arsyetimi para ndërgjegjes sime për këtë sjellje, por as formalisht nuk kam mundur t’iu përgjigjem njerëzve se çfarë është krejt kjo. Më kujtohet një moment kur kam kalua me veturë pran stacionit të policisë të Broboniqit, ku para stacionit kam parë njerëz të lidhur në mes veti duke pritur në rresht, në borë. Për t’i ikur kësaj pamje i thash shoferit që të nxitoj, se thjesht nuk kam mundur diçka të tillë të shikoi.

Çka shkruante Dushko Krajnoviqi

Më kujtohet edhe kjo, në atë kohë shoku Dushko Krajnoviqi, në zyrën e tij shkruante disa raporte të gjata, por për momentin nuk e dija se për çfarë. Tek më vonë e kam kuptua se kishte shkrua se nga ana e shqiptarëve bëhet presion mbi popullatën serbe për tu shpërngulur nga Kosova. Kam qenë i bindur se ndoshta ka pasur edhe këso rastesh, por kam qenë i bindur se së tepërmi e dramatizonin dhe për këtë duhet marr parasysh raportet në mes veti, fqinjë të afërt dhe raportet e tyre, të cilat nuk shprehnin asgjë shoviniste e nacionaliste. Kjo praktik e shkrimit të raporteve të tilla kishte vazhdua edhe më vonë, pastaj u bënë disa analiza dhe anketa, të cilat nuk ishin bazuar në gjendjen reale të gjendjes. E aq më tepër kur dihej se këto raporte dërgoheshin tek udhëheqësit politike në krahinë dhe me këto i sjellin në lajthitje vet udhëheqësit. Unë më vonë si udhëheqës i policisë, në emër të drejtorisë, e kam dërgua shokun Shanija Oljanin, i cili me një grup nëpunësish të UDB-ës, e kanë vizituar terrenet e Llapit, të cilit veçantë i theksova që të shikoj situatën në terren dhe të distancohet nga dukuritë shoviniste dhe nacionaliste nga dukurit tjera që nuk kishin lidhje me këto. Ky grup për disa ditë qëndroi në terren dhe i verifikonte gjendjen reale dhe bashkë me udhëheqjen e atjeshme dhe me sekretarin e komitetit, dhe për disa raste drastike kishin marr disa masa administrative po aty, në vend. Por, duke i verifikuar këto gjëra, u tregua se edhe organet e atjeshme nuk kishin qenë objektive në paraqitjen e situatës, se kishin qenë tendencioze dhe kishin sjell informata të rrejshme. Këta ishin si Sveto Kashaljeviqi, komandant i policisë në stacionin e Lluzhanit, Ilija Jukiqi, ish-komandant i policisë në Podujevë dhe Vllado Dashiq, komandir i tanishëm në Podujevë. Shembull drastik të këtij lloji ishte paraqitja dhe sjellja e komandantit të policisë nga Lluzhani, Sveta Kesheljeviqi, i cili e kishte bindur një serb nga Lluzhani që të dëshmoi se si gjëja se një shqiptar nga i njëjti fshat kishte sigurua disa pushkë për ti vrarë serbët. Serbi nuk kishte pranua duke thënë se këtë nuk mund ta bënte, se ka familje dhe fëmijë, se nuk guxon për hir të tyre ta bënte, se e tërë kjo është e pandershme. I njëjti komandir, gjatë natës i ka ngritur kurthin një serbi, ndërsa të nesërmen ka shkua në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë presion shqiptarit të cilit ia kishte vu syrin për maltretim, gjëja se ai kishte bërë presion ndaj popullatës serbe. Lidhur me të, disa oficerë në drejtori, kanë bërë hulumtime lidhur me këtë ngjarje të Kasheljeviqit dhe për shumë ngjarje të tjera dhe për të gjitha këto ai shkoi në komisionin disiplinor. Po ashtu atij iu ndërrua vendi i punës nga Lluzhani në Kamenicën e Kosovës, por jo më si komandir, por gjyqi disiplinor më vonë e liroi edhe nga kjo, sigurisht ka intervenua naqallniku i UDB-ës në Prishtinë.

Udbashët jepnin vlerësime në mënyrën e vet

Mund të them edhe këtë, se deri sa ka qenë sekretar shoku Mijoviqi, naqallnikët e UDB-ës në rrethe, ata silleshin papërgjegjshëm në terrenet e tyre. Secili veç e veç jepnin vlerësime për situatën politike në terrenet e tyre sidomos në Pejë. Atje mbretëronte kapadaillëku, dehjet tej mase, anarkia, amoraliteti i operativistëve nëpër fshatra. Pastaj shumë organizata, janë kombinuar me vrasje të ndryshme, për të cilat më ka folur Rajko Vidaqiqi, kur e pranoi detyrën nga Vuja Vojvodiqi. Flitet për keqpërdorimet e këtyre organeve në këtë terren. Shoqërimi i operativistëve dhe vet Vuja me njerëz të ndryshëm e të kompromentuar, maltretimet e qytetarëve të ndershëm, siç ishte rasti i një Lush Sadrijes nga Deqani, për të cilin thuhet se ishte vrasës nga lufta dhe kryente punën si roje e gjahut, i cili i furnizonte udhëheqësit me gjah, iu siguronte nxehje, iu siguronte femra dhe të ngjashme. Tek ai vinin edhe udhëheqësit më të lart si Vojkan Lukiqi dhe të tjerë, edhe pse nga ana tjetër flitet se çfarë njeriu ishte.

Në Mitrovicën e Kosovës, Jovo Bajata e Mijushkoviqi, çdo gjë bënin sipas qejfit te tyre

Në Mitrovicën e Kosovës, mbretëronte një shtrëngim i veçantë ndaj njerëzve dhe egoizmi. Askush nuk ka guxua që të përzihej në mënyrën e udhëheqjes në politikë, përveç eventualisht sekretarit krahinor të UDB-ës. Në kohët e fundit naqallniku i atjeshëm Jovo Bajata dhe Mijushkoviqi kanë shikuar çdo gjë me nënçmim. Ai ka ditur çdo kënd ta përqesh dhe ta marri nëpër gojë se, për të askush nuk ka qenë i mirë përveç atij vet. Një nëpunës i tij me emrin Gjura ka thënë: ”Gjithçka kishte parë por, kurrë s’kishte parë këso çudie”. Asnjë naqallnik i shërbimit të tij nuk ka guxuar të tregoi ndonjë iniciativë në punë.

Në Gjilan, Kërsta Kërstiqi merrej me intrigat ndaj shqiptarëve

Në Gjilan kanë dominuar intrigat, të cilat i vuloste Kërsta Kërstiqi. Nëpunësit e atjeshëm dhe udhëheqësit të gjithë ishin në konflikt në mes veti. Ai kishte përhapur shumë mosbesim ndaj pushtetit dhe organizatës së PKJ-së. Dhe një situatë të tillë e kishte krijua kudo që shkonte. Në Gjurakovc kishte qenë i dënuar nga partia, ndërsa në Vushtrri kishte krijuar situatë anarkike. Në Ferizaj u formua një komision i veçante që të hulumtoj rastin e tij, në të cilin merrja pjesë edhe unë. Dhe u vërtetua fajësia e tij, por duke iu falënderuar tolerancës edhe më tej kishte ngelur në pozitën e njëjtë.



Në Prishtinë, Stanisllav Gërkoviqi, ekzekutori që vendoste për fatin e shqiptarëve

Në Prishtinë Stanisllav Gërkoviqi, nuk ka dashur as të flas me naqallnikët e shërbimeve në Krahinë, përveç sekretarëve. Të gjithë iu largoheshim që të shkonim në shërbimin e tij, në terren. Unë shumë herë kam rënë në konflikt me të. Duke dashur që ti ndihmoi policisë kam sjell disa risi. Ai shumë herë më ka tërhequr vërejtjen se nuk kam të drejt të punoi në atë mënyrë por ti drejtohem sekretarit. Njëherë kam dashur që të hyj në hapësirat e burgut që të bisedoi me të burgosurit siç ishte Kadri Halimi dhe Ali Aliu bashkë me Çeda Topaleviqin, por Gërkoviqi na ndjek, duke na ndaluar rreptësisht që më mos të hymë në burg. Unë vetëm isha mësuar me qëndrimin e tij ndaj meje, ndërsa Topalleviqi nga mllefi filloi të qante dhe u ankua tek sekretari Mijushkoviqi.

Buda Gajiqi, vendoste për fatin e shqiptarëve në Prizren

Në Prizren po ashtu kanë mbretëruar intrigat dhe mosbesimi. Sidomos gjatë kohës kur ishte atje Buda Gajiqi. Ai edhe Cica Paternogiqin e ka dëbua nga zyra e tij. Ai ka montuar shumë gjëra e sidomos për procesin e Njazi Malokut. Pas largimit tim nga Prizreni, kanë filluar ti ndjekin disa persona që kanë qenë të afërt me mua, në të vërtet ishin shumë të ndershëm. Rasti me Refik Zurnagjiun, i cili ishte i dyshuar se ishte spiun i Turqisë dhe shërbimit turk dhe atë person e kishin çmendur dhe e kishin sjell në 56 kilogram. Ky person tri herë kishte tentua të bënte vetëvrasje. Në një këshillim kur ishte hapur çështja e tij, ishte kjo në Gërmi, iu thash poqese kanë diçka lidhur me të, le të më pyesin mua. Mua më është thënë që të mos përzihem. Unë pas kësaj shkova te shoku Xhavit dhe i tregova për rastin, duke kërkuar që ai të përcillet për Prishtinë, se ai ishte punëtor arsimor dhe anëtar i partisë.

VIJON ...

_________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA PRESIONI DHE PROPAGANDA SERBE (13)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9600


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks