SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA E KSKK ME SHOKUN SHABAN KAJTAZIN, TË MBAJTUR MË 27.09.1966 (16)

Prishtinë, 18 shkurt 2020:

Procesverbal

Nga biseda e komisionit të Sekretariatit të Komitetit Krahinor me shokun Shaban Kajtazin, të mbajtur më 27.09. 1966

Me Shaban Kajtazin komisioni organizoi edhe një bisedë lidhur me sqarimin e shumë gjërave të panjohura për anëtarët. Biseda u mbajt me 27 shtator po të njëjtit vit (1966). Të pranishëm në bisedë ishin: Ilija Vakiqi, Bllazho Ljutica, Ali Shukrija, Asllan Fazlija dhe Bllazho Radonjiqi


Ilija Vakiqi,

Ne menduam se ndoshta është e nevojshme edhe njëherë të takohemi me ty dhe të bisedojmë edhe për disa çështje lidhur me punën tënde në këtë shërbim, dhe për tërë punën e këtij shërbimi.

Shaban Kajtazi,

Unë në këtë deklaratë kam thënë se deklarata e ime e parë nuk është pjellë e mbylljes sime, por atëherë nuk e kam ditur se çfarë juve po iu intereson. Çka është e rëndësishme dhe në çfarë drejtimi do të shkoi diskutimi. Në deklaratën time të fundit jam munduar që të jem sa më konkret. Por, megjithatë unë kisha dashur që të më ndihmoni që të jem sa më vetëkritik dhe konkret. Unë jam i vetëdijshëm se për të gjitha deformimet e shërbimit jam i kyçur.

Kam qenë i ndarë nga jeta politike, edhe pse duket si mbrojtje, unë vet nuk kam qenë fajtor, se nuk kam qenë i kyçur.. Por, mu për shkak të pasivitetit tim, unë jam sjell në mënyrë kritike ndaj sistemit. Kam qenë i implikuar në disa thashetheme të disa vendimeve të kuadrove. Unë përafërsisht haptas kam reaguar për shumë gjera, sigurisht ndonjëherë me vend por edhe nganjëherë pa vend. Andaj edhe ngritja ime për 22 vite shërbim pune ka qenë shumë e ngadalshëm.

Radonjiqi,

Këtu në deklaratë shkruan edhe rreth Llukiqit që kohëve të fundit është fol se ai do të vij për sekretar politik dhe se i vetmi është që mund ta zëvendësoi Veselinovin.

Kajtazi,

Mua më ka ardhur keq që të flas për të gjithat se kush çfarë ka thënë. Megjithatë tek të gjithë kuadri jonë ka mbretëruar mendimi se Vojkani është shumë i mençur, edhe pse ka dobësitë e veta, është i zhvilluar mirë. Është ditur se do të vij për sekretar federativ, më vonë është folur se do të vij për sekretar organizativ në KQ të LKS-së. Është folur se Veselinovi është “matufosur”, dhe se Llukiqi do të jetë sekretar politik. Mua më vjen keq që tani të flas për të, por kjo ka dal nga Miqo, ku ka qenë edhe Rajku prezent. Mendoi gjithashtu se Lukiqi vet ka ndikuar që të përhapën këto fjalë.

SHSSH është kujdesur që të shpërngulen shqiptarët



Radonjiqi,

Në deklaratë ke thënë se vet shërbimi është angazhuar për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi. Thuaj konkretisht se çfarë di për të.

Kajtazi,

Nuk dua në asgjë që të lëshohem për atë që nuk është e vërtet. Ndoshta kjo ka pas edhe prapavijë politike, por saktë nuk e di. Vetëm se e dijë se shërbimi i ka ndihmua kësaj. Në fillim nuk jam përzier në të. Megjithatë, UDB-ja e ka përkrahë dhe e ka pranua nga udhëheqja e departamentit. Për shembull derisa isha në Mitrovicë u shpërngulën nga atje gjithsej 12 familje, por kur shkoi Jovo Bajata, shpërnguljet arritën në qindra familje. Njerëzit i ndërronin të dhënat nga librat e amëzës. Jepnin arsye të ndryshme, dhe njerëzit me shpejtësi i merrnin dokumente për shpërngulje. Në Prishtinë ku ishte shef Vujica Sekuliqi, ka ndodhur shpërngulje e madhe, sikurse edhe në Prizren ku ishte Buda Gaiqi.

Tri pyetje nga Ali Shukrija

Ali Shukrija,

Tu kisha lutur Shaban, poqese është e mundur, se si kjo është ndier tek ju. Kjo gjendja e dy politikave dhe qëndrimeve - në Lidhjen Komuniste dhe në shërbimin e sigurimit të shtetit. Si ishte ndjerë këtu në Kosmet. Shembulli më i mirë është ai këshillimi në të cilën ka marr pjesë Çeça, kjo duhet thënë hapur se UDB-eja e ka ndjekur linjën e vet. E dyta, çështja e raporteve ndërnacionale, se si ishte gjendja e sidomos ndaj nacionalitetit shqiptar dhe tre, Ti ke marr pjesë në procesin e Prizrenit, të lutem më thuaj sipas njohurive tua, ndjeshmërisë sate si njeri dhe si komunist çka ka paraqitur ky proces.

Kajtazi,

Ka ekzistuar mendimi se njerëzit tanë, nga shërbimi, se janë njerëzit më të pa kompromis ndaj armikut, më së paku janë sentimental ndaj tyre, se janë komunistët më të mirë në tërë Jugosllavinë. Mund të flitet se ka ekzistuar liria që secili individ në mënyrë kritike mund të flasë për masat të cilat i ka marr partia. Unë mendoi se atëherë edhe komiteti krahinor ka sjell vendimin që mos të ekzistojnë organizatat bazë në UDB-e, por ne të jemi të lidhur në mes rajoneve. Më vonë ne kemi formuar organizata themelore në disa organizata të mëdha. Kritika veçmas u sforcuan në periudhën e fundit kur nga komitetet më pak na u drejtoheshin për besueshmërinë e personave të veçante ose të çështjeve.

Ali Shukrija,

A nuk ishte kjo gjueti në dobësitë e partisë, kërkimi tendencioz i gabimeve, që nga ajo të nxirreshin përfundime të caktuara.

Kajtazi,

Unë mendoi se mu ashtu ka qenë. Shpesh është folur për disa njerëz që nuk kanë kualitete të veçanta, janë nga familje të caktuara ose vendeve, janë të ngarkuar me gjëra të caktuara. Unë jam i detyruar të pranoi, se edhe unë kam rënë nën ndikimin e tyre se edhe unë i kam komentua. Sigurisht ka pasur edhe të tjerë që në mënyrë të pavetëdijshme kanë rënë nën ndikimin e kësaj psikoze, e cila atëherë mbretëronte. Shoku Duqi shpeshherë i ka kritikua disa dobësi që ishin paraqitur tek ne. Unë shpeshherë kam menduar se është fat që ai është serbë se përndryshe kjo ishte kuptua si qëndrim nacionalist. Mua shumë mirë më kujtohet kur ka mbajtur tek ne një ligjëratë, dhe kishte folur për raportet nacionaliste. Njerëzit shikonin para vetes, nuk kishin kurajo ti shikonin të tjerët, se Duqe me një ashpërsi të madhe fliste për to. Por, më vonë kjo u ruajt si një fshehtësi se çfarë kishte folur Duqe. Unë i kam thënë Shanijes, i cili ishte përgjigjes për punë politike tek ne, se duhet të organizohet që këtë ligjëratë ta dëgjojnë edhe njerëzit nga terreni. Unë kam bisedua edhe me Çedën dhe me disa të tjerë por ata nuk u pajtuan me mua.

Unë mendoi se një lloj shovinizmi i padukshëm ishte prezent tek një grup i shokëve të UDB-ës ishte ngritur në sistem. Në raport me kuadrin shqiptar është menduar se është rritur tek ata të cilët reagojnë më ashpër dhe para se gjithash janë jugosllav të mirë.

Kohëve të fundit sidomos ka qenë në sulëm inteligjencia. Është shikuar se ajo ka tendenca për aktivitet armiqësor. Kjo është potencuar veçanërisht edhe në këshillimin që ishte mbajtur. Mendoi se këtë të keqe na kishin sjell operativistët të cilët gjërat i kuptonin bukëfalisht dhe nuk mundnin që në mënyrë të pavarur ti vlerësonin se çka ishte e drejt politikisht.

Në raport me procesin e Prizrenit, mua më vjen keq që nuk mundem diçka konkretisht të ofroi. Ishin të pranishëm Mehmet Maliqi, Pavle, Cica dhe tërë udhëheqja e Prizrenit. Unë kam pasur një bindje të thellë se ata njerëz të cilët përmendeshin aty nuk kishin lidhje me të. Më vonë kam biseduar edhe me Çedën, dhe me disa të tjerë dhe nuk kam besua në të.

Ali Shukrija,

A mos është kjo linja nga ane e SSH, sadopak edhe çka punonte partia, ose individi, në të vërtet mos ishte edhe një përpjekje për unitet, apo për përçarje në aspektin përmbajtësor apo ideor.

Kajtazi,

Plotësisht, mendoi se ka pasur pasoja të dukshme, dhe kjo ka dëmtuar partinë, dhe imazhin e saj tek qytetarët, në opinionin publikë, në të cilën ne kishim shumë ndikim. Dhe çka është më keq, ne kohëve të fundit i kemi ikur shkuarjes në mbledhje partiake, se çka kërkonim ne atje. Flitnim se atje asgjë e rëndësishme nuk po trajtohet, në një mënyrë ne e nënçmonim punën në parti.

Ljutica,

Lidhur me këtë ju kështu keni shikuar edhe në udhëheqjen partiake,

Kajtazi,

Po, në të vërtet ne kështu kemi shikuar, sidomos në kuadrin e ri dhe në kuadrin i cili nuk kishte ku e di se çfarë kualitete.

VIJON ...

_________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: VAZHDON DËSHMIA E UDB'ashit SHABAN KAJTAZI (15)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9651


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks