SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME ANËTARËT E KOMISIONIT TË SKK TË LKS-së PËR KM, ME SHOKUN RAJKO VIDAQIQIN (20 SHTATOR 1966) (18)

Prishtinë, 13 mars 2020:

Procesverbal nga biseda me anëtarët e komisionit të Sekretariatit të Komitetit Krahinor të LKS-së për KM, me shokun Rajko Vidaqiqin të mbajtur me 20 shtator 1966.

Pas analizës dhe shqyrtimit të deklaratës, anëtarët e komisionit zakonisht me të pandehurin zhvillonin edhe bisedat e hapura duke aplikuar metodën e pyetjeve dhe të përgjigjeve. Kështu më 20 shtator edhe njëherë e kishin marrë në pyetje Rajko Vidaqiqin për t’u njoftuar edhe më detaisht lidhur me veprimtarin e SHSSH. Në bisedime merrnin pjesë anëtarët e komisionit: Ilija Vakiqi, Sait Zatriqi, Blazho Ljutica, dhe Bllazho Radonjiqi. Ata Vidaqiqit i kishin parashtruar pyetje nga më të ndryshmet. Duke filluar që nga koha e Byros Informative, Aksioni i mbledhjes së armëve, shpërnguljet për Turqi, veprimtarin e organizatave ilegale dhe metodat e dhunës që janë përdorur ndaj të akuzuarve.


Ilija Vakiqi,

Ne nga ti sikurse edhe nga të tjerët anëtar të komitetit krahinor, të cilët kanë punuar në UDB-e, kemi marr edhe më herët deklaratat. Ne me juve kemi pasur edhe më herët biseda. Por edhe atëherë me atë bisedë, por edhe me marrjen e deklaratave ne nuk jemi të kënaqur. Atëherë nuk e kemi ditur për shumë dobësi dhe deformime në Krahinë të cilat tani po theksohen dhe po i dimë. Tani nëpërmes të diskutimeve, emri i juaj shumë po përmendet, si gjatë kohës që ke qenë në Ferizaj, gjithashtu edhe në Pejë.

Rajko Vidaqiqi,

Unë për këto 22 vjet, qe sa punoi në këtë shërbim, ndjehem shumë i pastër. Jam i gatshëm që të dali para popullit, atje ku kam punua, dhe poqese ka vetëm një keqpërdorim net me linçojnë. Sikur tek çdo njeri, ndoshta mundet me pas ndonjë parregullsi, por nuk ka ndonjë keqpërdorim. Më thoni për të gjithat çka është thonë për mua e unë do të përgjigjem. Unë e dijë se më 1945 në Kaçanik jam ndërrua nga vendi i punës për arsye se kam qenë i butë ndaj armikut. Ne askënd atje nuk e kemi pushkatua, edhe pse ka qenë në banda dhe me armiqtë të tjerë. E di Disha Kolkoviqi që për atë më kanë ndërrua vendin e punës. Kur jam dërguar për Pejë, mua më është thënë se po shkoi me e rregullua gjendjen atje. Në Pejë duke iu falënderuar Vuja Vujoviqit gjendja ka qenë e tmerrshme. Kur kam ardhur kam urdhëruar që gjërat nga lufta më nuk guxojnë të përmendën, dhe se nuk ka më alkool dhe keqpërdorime. Iu kam thënë nëpunësve se ata para së gjithash janë komunist dhe pastaj nëpunës të UDB-es. Unë kam pasur shumë vështirësi deri sa e kam rregulluar gjendjen, të cilën e kisha hasur kur erdha në drejtori në Pejë. Mua edhe Stefanoviqi më ka kritikua për butësi, nuk më ka përmendur, por e kam ditur se e ka për mua, se para kësaj disa ishin ankua në mua.



Kur u bënë deformimet më të rënda në Kosovë

Deformimet më të rënda në Kosovë janë bërë gjatë vitit 1955 dhe 1956. Në atë kohë me gjasë është organizuar Procesi i Prizrenit, grumbullimi i armëve . Unë në atë kohë kam qenë jashtë sektorit të UDB-es, kam qenë naqallnik i shërbimit të kriminalitetit në krahinë. Unë më vonë kam mundur të dëgjoi por asgjë nga afër nuk kam ditur. Unë më vonë në një bisedë e kam shprehur mosbesimin tim lidhur me procesin. Më kujtohet se Çeda Topalleviqi fliste se kishte me qenë mirë sikur që unë dhe Shaban Kajtazi të kishim qenë në komision për hetimin e këtij rasti. Por deri te kjo nuk erdhi. Unë nuk i kam shikua materialet nga procesi. Iniciator i këtij procesi ka qenë përfaqësia nga Prizreni dhe personalisht Buda Gaiqi. Ka qenë i kyçur edhe Milosav Blagojeviqi, Pero Çukiq, dhe Bojaniqi. Në këtë, nga Prishtina kanë qenë të kyçur Vujica Sekuloviqi dhe Krainoviqi. Ndërsa Gojko Medenica ka qenë më së paku i angazhuar. Mendoi se Çeda shumë lehtë e ka pranuar këtë gjë.

Bllazho Radonjiqi,

Nga kush u iniciua Procesi i Prizrenit

A është e mundur se një përfaqësi ka pasur guxim që të iniciojë një çështje të tillë.

Rajko Vidaqiqi,

Unë po flasë për fillimin ndaj Njazi Malokut, iniciativa ka ardhur nga përfaqësia, por mund të ndodhë që dikush tjetër këtë e ka iniciuar dhe ka kërkuar që të zgjerohet. Unë nuk e di se dikush nga UDB-eja federative e ka potencuar këtë. Por organet republikane sigurisht kanë qenë të përziera. UDB-eja republikane ka pasur dhe ka mbajtur shumë gjera. Ata sigurisht se e kanë ditur për përgatitjen e procesit. Bartës i krejt kësaj ka qenë Buda Gaiqi.

Bllazho Radonjiqi,

Në çfarë mase kanë qenë marrëdhëniet e shqiptarëve si rezultat i qëndrimet të UDB-es federative dhe të UDB-es republikane dhe në çfarë mase ato krahinore.

Rajko Vidaqiqi

Sigurisht se aty ka edhe nga njëra edha nga tjetra. Mendoi se këtu në plotëni qëndron një vlerësim të cilën e ka dhënë Duqe në një këshillim tek ne, duke thënë se qëndrimi i pavetëdijshëm i kuadrove të UDB-es ndaj shqiptarëve rezulton nga disa ngjarje që kanë ndodhur që nga koha e luftës dhe pas luftës në krahinë, problemi rreth Rezolutës së IB-es etj. Sigurisht se këtu kanë pasur ndikim edhe organet federative e republikane. Mua disa gjera këtu nuk i kam pasur të qarta. Për shembull rreth kuadrit. Unë gjatë kohës që kam kaluar në Pejë i kam pranuar 13 shqiptar në punët e mbrendshme, a prej tyre 7-8 në UDB-e. Sikur të kishin veprua edhe të tjerët në këtë mënyrë, tani struktura nacionale do të ishte e kënaqshme. Mendoi se shumë është insistua sidomos nga republika që të shpërngulën serbët dhe të bëhet presion në ta.. Por, kjo nuk ka ndodhur me turqit.

Rinia shkollore e padëshiruar për UDB-ashet

Ka ekzistuar mendimi se rreziku më i madh vjen nga rinia e shkolluar dhe inteligjenca shqiptare. Vitin e kaluar në Prishtinë është mbajtur një këshillim, të cilën e kishte organizua organet e UDB-es federative. Aty doli mendimi se rinia shqiptare, sidomos ajo shkollore shumë më tepër është e rrezikshme. Unë kur kam dëgjua për të kam diskutua dhe kam thënë se edhe rinia serbe por edhe ajo malazeze mundet me qenë bartëse e dukurive nacionaliste, edhe kjo rini është nën ndikimin e dukurive negative, e sidomos nga perëndimi.

Radonjiqi,

Si ndodhi kjo që ju asnjëherë apo shumë pak e keni përmendur shovinizmin serbomadh në materialet apo informata e juaj.

Vidaçiqi,

Në të gjitha informatat janë theksuar dukurit e shovinizmit serbomadh. Ajo nuk është anashkaluar. Por, kur bëhet fjalë për veprimtari armiqësore, kjo është e nxitur me marrëdhëniet me Shqipërinë. Në rastin e Miriloviqit, unë kam insistua që ky rast të hapet dhe qartë të thuhet se është shovinizëm serbomadh. Nuk mundemi që të gjitha marrëdhëniet ti gjeneralizojmë në mes UDB-es dhe shqiptarëve e serbëve. Në rrethin e Pejës, 1959, është rasti ku dënohen edhe serbët edhe shqiptaret në fshatin Krushevë. Kur kam dëgjuar për të kam urdhëruar që 5 pjesëmarrës serbë të dërgohen në burg. Sipas të gjitha rregullave ata është dashur të përgjigjen për vepër penale dhe më së paku të dënohen nga një deri dy muaj burg, por unë kam urdhërua që të filloi procedurë penale, se ajo ka qenë vepër e rendë nacionaliste. Ata janë dënuar në më shumë muaj burg. Për atë në Beograd kam qenë i kritikuar, e ngjashme ka qenë edhe në Ferizaj. Në Pejë me përqindje ka më tepër dosje për serbët dhe malazezët se sa për shqiptaret. Më për së afërmi për këtë nuk di, unë këto raste nuk i kam shfrytëzuar.

Ljutica,

Si sillnin udbashet materiale propagandistike nga Shqipëria

A ke njohuri që bashkëpunëtori yt diku rreth vitit 1964 ose 1965, ka shkua në Shqipëri për të sjell materiale propagandistike, dhe Ibro Haskaj e ka vrarë njeriun para se të hyj në organet e UDB-es,

Vidaqiqi,

Thënë të drejtën nuk kam njohuri. Për Ibro Haskaj e dijë versionin zyrtar të ngjarjes dhe asgjë më shumë. Unë personalisht nuk e di se ka vrarë njeri. Rrjedha logjike e ngjarjes dhe vendin e Ibros në të, kanë krijuar përshtypjen se Ibro nuk e ka vrarë por ai tjetri. Ne e kemi pranua kështu, për arsye se Ibro e kishte kap atë njeri, i cili kishte ikur dhe ishte i gatshëm që të shkonte në Shqipëri, e kemi gjet edhe revolen e tij të cilën e kishte fshehur.

S. Zatriqi,

A e ke ditur se për atë se çfarë ka bërë Milo Vujoviqi,

Vidaqiqi,

Unë e kam njohur Vujoviqin si njeri kapadai dhe eksploziv. Unë kam urdhëruar që ai mos të dali në terren dhe mos t’i jepet vetura. Unë edhe e kam dënuar, njëherë për një rojtar të pyjeve me 20% të pagesë për 6 muaj.

Materialet komprometuese të udbashve asgjësoheshin me të madhe pas mbajtjes së Plenumeve, 1966

Radonjiqi,

A është ndonjë person nga sekretariati republikan që ka kërkua diçka, ndonjë material nga lëndët nga këtu para ose pas Plenumit të IV të KQ të LKJ-së.

Vidaqiqi,

Thonë se Jovo Bajata ka ardhur. Për këtë nuk di asgjë. Ka ardhur edhe Ljubo Shotra dhe ka kërkua nga Parliqi dhe unë se do të vijnë disa persona nga Mitrovica. Kur i shikoi problemet rreth kësaj organizate, kërkoi edhe disa lëndë për organizata të mëparshme. Në ato lëndë e kam par se përmendën edhe disa udhëheqës. Ai ato lëndë i ka kontrollua, diçka shënoi. Kur e pyeta se për çfarë të duhen ai vetëm më tha se i nevojiten.

Nuk e di se a ka bërë fjalë rreth Plenumit dhe se për çfarë i duhen këto lëndë, por nga aty mori disa shkresa, por disa edhe i dogji.

Nuk e di se a ka pasur ndonjë provokim dhe të ngjashme nga ana e shërbimit ton. Përndryshe kjo ka qenë rreptësisht e ndaluar.

Vitin e kaluar është mbajtur një këshillim për detyrat aktuale të UDB-es në Kosovë. Kanë qenë të pranishëm edhe disa shokë nga Beogradi. Unë e kam paraqitur referatin, ajo mund të shikohet, dhe a është gjithçka në rregull. Unë për krejt këtë çfarë kam thënë, kam folur për vete dhe për punën time. Për atë se çfarë operativistët kanë fol ajo ka ndodhur gjatë kohës së Vuja Vojvodiqit. Unë kam ardhur në Pejë për ti pastruar gjërat. Gjatë kohës sime këso ndyrësira nuk kanë ndodhur. Unë nuk kam marr pjesë në aksionin e mbledhjes së armëve.

Ljutica,

E vrasjet në Rugovë,

Vidaqiqi,

Kjo ka ndodhur gjatë kohës sime. Por, rrethanat kanë qenë të tilla sa ajo nuk ka qenë me fajin ton. Ai kishte ikur, fshehur, kur u rrethua, nuk ka dashur assesi të dorëzohej, edhe pse ne e kemi lutur dhe jemi mundua që ta bindim. Kështu kemi qenë të detyruar që të përdorim armën. Veç kësaj janë mbytur edhe dy vet afër Deçanit duke ikur për Shqipëri. Ne kishim marr informata nga Mitrovica e Kosovës se ata janë vrasës të rrezikshëm, se në shpirt kanë shumë vrasje. Ne assesi nuk kemi mundur, se ata ishin të armatosur, dhe nuk mundnin ti kapnim të gjallë, por pasi se ata të parët filluan të gjuajnë në drejtimin ton, ku i kishim vu pritën, kështu ata u vranë.

Presionet në polici dhe angazhimi i njerëzve të komprometuar

Ljutica,

A e ke ditur se në hetuesi bëhet presion

Vidaqiqi,

Jo, vetëm se kur është bë fjalë për punë spiunazhi, atëherë ka qenë i lejuar presioni, por në raste tjera nuk ka pasur.

Radonjiqi,

Ju sikurse edhe bashkëpunëtorët e tu i keni shfrytëzuar njerëzit e komprometuar

Vidaqiqi,

Njeriu më i keq në fshatin Streoc dhe në tërë atë pjesë ka qenë miku më i madh i Vuja Vojvodiqit. Unë e kam arrestua atë njeri, ia kam marr armën, por ka ardhur urdhri nga Beogradi që arma ti kthehet. Unë këtë e kam refuzua, por Vuja ia ka dhënë të veten. Vuja më është kërcënuar, e ka akuzuar Vojkanin, Muton. Kur Vojkani ka ardhur në gjueti i ka shkua këtij njeriu në shtëpi. Njëherë në Pejë, kur ishim në darkë në hotelin “Metohija”, të pranishëm ishin edhe Vojkan Llukiqi, Musa Llugiqi, Lj. Petroviqi dhe të tjerë. Vujo ka propozuar që të gjithë të shkojmë tek ky person që të shihni se si asht e rregulluar shtëpia e vërtet shqiptare. Të gjithë u pajtuan, ndërsa unë refuzova, duke iu thënë se ky asht njeriu më i kompromentuar në rreth dhe kjo do të shkaktoj revolt tek qytetarët e ndershëm. Vojkani me tha, poqese ai mundet me shkua si sekretar federative, mundem edhe unë. Musa Llugiqi hapur i tha Vojkanit se ai nuk duhet të shkoi, edhe ai refuzoi. Por, Vojkani dhe Vujo megjithatë shkuan, pasi se Vojkani i tha Vujes se ai më së miri i njeh njerëzit në këtë terren. Bile atij personi i dërgoi edhe dhurata. Sipas urdhëresës sime, pas Plenumit, asgjë nuk është djegur apo nuk është larguar nga dosjet. Ka pas rregullisht djegie të dokumenteve, kjo përndryshe ishte praktik e rregullt, por në ato materiale nuk ka pasur diçka të rëndësishme. Poqese ka pas diçka unë përgjigjem për to.

Përzierjet e udbashve në çështje kadrovike

Ka pasur përzierje në problemet kadrovike në Deçan, por në Pejë nuk ka ndodhur. Kur kam kalua në krahinë tek unë kishte ardhur Hajredin Hoxha për të më pyetur a ta zgjedhin Mark Krasniqin për dekan. Iu përgjigja se më së miri ata atje e din, dhe le të konsultohen me komitetin. I njëjti rast ishte edhe me një të ri që duhej të zgjidhej si mësimdhënës në fakultet.

Censura e postës është lejuar vetëm kur prokurori ka dhënë lejen. Për një numër personash ishte e hapur një censurë e tillë, sidomos për letrat që vinin nga jashtë. Ajo u bënte në Prishtinë. Ka ekzistuar lista e personave që kanë qenë nën censurë, por numri nuk më është i njohur. Kur kam ardhur unë këtu, ajo vetëm funksiononte. Unë vetëm një here, në fillim të këtij viti e kam vizituar këtë shërbim me kërkesën e tyre. Isha vetëm gjysmë ore. Ata u ankuan se nuk ishin të përgatitur, nuk kishin teknik, punojnë në mënyrë primitive. Kërkesat për censurë kanë ardhur edhe nga komunat, me vendime të prokurorëve. Por, për një numër të mire të personave sigurisht nuk kishte vendime. Të gjitha pakot hapeshin, dhe një numër i madh i letrave.

Shumë ankesa që janë marr nuk kanë përfunduar deri në fund. Sistemi ka qenë i tillë që të regjistrohet çdo gjë. Për atë ka tek shumë njerëz shumë gjera të pazgjidhura. Unë edhe për veta kamë hasur në një ankesë qysh nga koha e IB-es.

Pa lejen e eprorëve nuk mund të vepronin udbashët

Vakiqi,

Sipas teje, por edhe nga të tjerët me të cilët kemi biseduar, ju nga krahina, gati për asgjë nuk keni qenë në dijeni. Megjithatë operativistat thonë se asgjë nuk kanë mundur me ndërmarr pa lejen e juaj. Ti ke qenë në komunë por edhe në krahinë, dhe më së miri e di si ka qenë në të vërtet.

Vidaqiqi,

Unë mendoi se asnjë operativistët nuk ka pasur të drejt dhe nuk ka guxuar ti përcjelli udhëheqësit shtetëror e partiak. Megjithatë, poqese ka ardhur deri tek ndonjë material, operativisti ka pasur të drejt ta evidentoi këtë material. Në këtë mënyrë janë regjistruar këto material. Kjo ka ndodhur në tërë vendin, kjo është çështje e sistemit.

Plotësisht pajtohem me vendimet e KQ të LKS-së, për përjashtimin e Vojkan Llukiqit e Sërba Saviqit. Ata kanë qenë të lidhur plotësisht me Rankoviqin dhe Stefanoviqin.

Procesverbal nga biseda e anëtarëve të komisionit të sekretariatit të Komitetit Krahinor të LKS me shokun Rajko Vidaqiqin, të mbajtur me 28.09.1966

Rajko Vidaqiqi u mor në bisedë edhe më 28 shtator 1966. Me gjase anëtarët e komisionit duke e ditur se sa keqpërdorime kishte bërë ai vet, atij nuk i besonin. Andaj edhe njëherë e morën në pyetje. Në këtë takim merrnin pjesë anëtarët e komisionit: Ilija Vakiqi, Bllazho Ljutica dhe Ali Shukrija

Ilija Vakiqi,

Ne kemi menduar se kishte me qenë me interes që të zhvillojmë edhe një bisedë me ty para se të bëjmë një raport për Komitetin Krahinor. Mirë kishte me qenë poqese ke edhe diçka për të thënë, për ato që nuk kemi biseduar në takimin e kaluar.

Rajko Vidaqiqi,

Kam dëgjuar nëpër mes të radios që komiteti komunal i LK të Pejës ka propozuar që të përjashtohem nga Komiteti Krahinor për përgjegjësi politike për gjërat të cilat kanë ndodhur. Unë herën e kaluar kam thënë se për çfarë kam shkuar në Pejë. Kam shkuar për të stabilizuar situatën. Unë si njeri dhe si komunist jam munduar që t’i largoi në këtë shërbim të Pejës, çdo gjë që nuk ishte në rregull, sigurisht në kuadër të mundësive të mija. Për këtë arsye kam marr disa masa. E dijë se ata në Pejë kanë qenë të kënaqur me punën time, bile kanë insistuar që të propozohem edhe për anëtar të Komitetit Krahinor. Unë thjesht nuk e di se në çka qëndron përgjegjësia e ime.

Ilija Vakiqi,

Është konstatuar se deformimet në këtë shërbim kanë ndodhur edhe atëherë kur ti ke qenë naqallnik atje.

Rajko Vidaqiqi,

Unë kamë marr shumë masa që ti eliminoi dobësitë dhe këto janë të dhëna që askush nuk mundet me i mohua se unë kam ndikua që deformimet të largohen. Jam i gatshëm që të dali para qytetarëve dhe të bisedoi se çka munden me më thënë. Por, sigurisht se ka qenë vështir që njerëzit ti frenojmë, për shembull Vujoviqi ka punuar gjërat që në të vërtet unë nuk i kam ditur. Ju e dini tërë punën time në Ferizaj, në Kaçanik. Për një vit sa kam qenë në krahinë mendoi se nuk kam bërë asnjë lëshim. Tjetër është që është dashur të punoi edhe atë që e ka kërkua sistemi. Për shembull e kemi pasur pyetësorin për dukurit antisocialiste prej 150 pyetjeve, të cilat janë lidhur me të gjitha fushat e jetës politiko-shoqërore, por kjo është dashur të kryhet. Çdo gjë që është shkruar është aty dhe mundet të shikohet. Unë herës kaluar kam thënë se kanë qenë shumë aksione dhe gjëra me të cilat nuk pajtohem. Për shembull, unë kam dhënë sinjalin se shumë njerëz po shpërngulën për Turqi dhe duhet të merren masat e nevojshme. Sikur të kisha qenë me orientim nacionalist këtë sigurisht se nuk do ta ngritja. Edhe për përmirësimin e strukturës nacionale të shërbimit, unë në Pejë dukshëm e kam përmirësuar.

Ilija Vakiqi,

Në rrethet e shërbimit të SSH ka ardhur deri te mosbesimi te sistemi vetëqeverisës, në reforma, politikën kadrovike, në këto a ke marr pjesë.

Rajko Vidaqiqi,

Mendoi se tek këto ka ardhur në mënyrë stihie. Kryesisht ne e kemi shikuar pjesën e zezë të shtetit. Sigurisht se ka pasur disa tregime, biseda të lira, sigurisht se edhe unë kam marr pjesë, por kjo nuk ka shkuar sipas vijës së shërbimit, nuk ka pasur asgjë të organizuar.

Bllazho Ljutica,

A i keni kontrollua punën e organeve udhëheqëse dhe organizmin në LK.

Rajko Vidaqiqi,

Edhe pse askush nuk ka thënë se kontrollohet puna e tyre, vetëm ata pyetësor të sjellin deri te kjo. Ata bënin me të gjitha fushat e jetës politiko-shoqërore prandaj edhe shërbimi është marr me te.

Ali Shukrija,

Kur flasim për të gjitha këto, duhet ta kemi parasysh që jemi komunistë, anëtarë të komitetit krahinor dhe po bisedojmë pas Plenumit të IV dhe të VI. Unë do ta lutja shokun Rajko që në përgjithësi të na flas për situatën që ka mbretërua në shërbimin e tij, hapur. Ne kemi aty disa dukuri, sidomos marrëdhëniet në Kosovë e Metohi, çështjen nacionale, përcjelljen dhe hapjen e dosjeve për kuadrot, anëtarët e komitetit prej komunave e deri te ai qendror., një numër të konsideruar të vrasjeve, keqpërdorime të rënda. Do ta ceki vetëm shembullin e fundit, rrahja e punëtorëve në Golesh, kjo ka ndodhur në vitin 1966, pas kongresi të VIII të LKJ-së. Unë për këtë nuk të akuzoi ty personalisht, por po flas për situatën, për metodat e veprimit. Këtë ne duhet ta vlerësojmë ashtu si komunist dhe anëtar të komitetit krahinor dhe për këto duhet hapur të flasësh.

VIJON ....

_____________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E SHOKUT RAJKO VIDAQIQIT (17)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9720


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks