SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1922!

Durrës, 27 Maj 2020: PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE”I AUTORIT SHABAN BRAHA, Nr. 11

Viti 1922

“Në Ruhot, Obergjn, Trobovc, Lutogllavë, Isniq, Terstenik, Kashicë, Shkup, Staradran, u dogjën shumë shtëpi dhe sërbët grabitën 39000 krerë bagëti që mundën të evidentoheshin. Po kështu u rrëmbyen drithërat masivisht. Vetëm në Lutogllavë të qarkut të Pejës u grabitën 40000 kuintalë drithëra e groshë, ndërsa në Staradran 15000 kuintalë.” (f. 297)


“Në katundin Raushiq është vrarë Beg Delia së bashku me 15 shokët e tij, janë plaçkitur 20 shtëpi, janë rrëmbyer bagëti të imëta e të trasha 500 krerë, rroba shtëpiake e sende të tjerë që kushtonin 20000 napolona flori. Këto mizori janë kryer nën urdhërat e oficerëvet Miliq Kërstoviq dhe Arse Petroviq.” (f. 297)

“Në katundin Obergjan, më 2 maj 1922, asht vra Abdyl Bajrami së bashku me 7 shokë, janë grabitë bagëti të trasha dhe të imëta 15000 krenë, janë plaçkitë 200 shtëpi, rroba, mobilje, grunë, miser, me një vleftë prej 50000 napolonash flori.” (f. 297)

“Në katundin Ruhot asht vra Istref Shabani së bashku me 5 shokët e tij, janë djegë 3 shtëpi e plaçkitë 20, janë grabitë 3000 krenë bagëti të trasha e të imëta, janë plaçkitë pajisje shtëpiake, grunë, misër, me një vleftë prej 3000 napolonash flori.” (f. 297)



Ilustrimi © Pashtriku.org


“Në katundin Trobofc asht vra i biri i Bajram Thekës, janë grabitë bagëti të trasha e të imëta 1500 krenë, janë plaçkitë 18 shtëpi, asht grabitë grunë, misër, me një vleftë prej 3000 napolonash flori.” (f. 297)

“Në katundin Lutogllavë asht vra me 5 shokët e tij Din Bajrami, janë djegë 5 shtëpi dhe janë plaçkitë në katund bagëti të trasha e të imëta 1000 krenë, asht grabitë groshë, grunë, misër, 40000 kuintalë dhe rroba shtëpiake me një vleftë 15000 napolona flori.” (f. 297)

“Në katundin Prapaçan asht vra vetë i 7-i Shaban Salihi. Trupat e këtyne janë shti në një pus, me qëllim që të mos gjindeshin për me i vorrue. Asht djegë një shtëpi, janë plaçkitë bagëtia e trashë dhe të imëtat 50 krenë, rroba shtëpie me një vleftë prej 150 napolonash flori dhe kjo ka ndodhë më 22 maj 1922.” (f. 297)

“Në bjeshkët e katundit Isniq asht vra Bardhosh Haxhia me 7 barijtë dhe janë plaçkitë 9000 dele. Këtë mizori e ka ba Savo Qurkoviqi me çetën e tij sërbo-malazeze. Kjo ka ndodhë më 22 maj 1922.” (f. 197-198)

“Në katundin Terstenik asht vra Vesel Haxhia, plak 80 vjeç, janë plaçkitë bagëtitë e trasha e të imëta 1500 krenë, grunë, elb, misër e groshë 15000 napolona flori. Kjo ka ndodhë më 22 maj 1922.” (f. 298)

“Në katundin Staradran në datën e masipërme (20 maj 1922) asht vra Shaban Hajdari, 4 shtëpi janë djegë, janë plaçkitë bagëtitë e trasha e të imëta 5000 krenë, grunë, miser, elb e groshë 15000 kuintalë, rroba shtëpiake me nji vleftë prej 12500 napolonash flori.” (f. 298)

“Në katundin Ushqe, më 15 prill 1922 asht vra Sejdi Jashari për arsye se donte me dalë përpara mbretit, (i cili ndër ato ditë gjendje në prefekturën e Pejës), për me u ankue për barbarizmat që baheshin në katundin e tij. Kufomën ia kanë qitë mbretit përpara, tue i thanë se kishte dashtë me ba nji atentat kundër tij. Për këtë vepër, mandej, guximtarit (vrasësit) mbreti i ka dhanë një dekoratë.” (f. 298)

“Në katundin Buçaj të Pejës më 15 prill 1922 kanë vra Abdi Ibishin vetë i 8-i, janë djegë 15 shtëpi, janë grabitë bagëti të trasha e të imëta 1000 krenë, grunë e tjera sende me një vleftë prej 1000 napolonash flori. Këto mizori i kanë ba barbarët të komanduem prej oficerit Miliq Kërstoviq.” (f. 298)

“Në fshatin Buçane të Pejës, me 15 prill 1922, shovinistët serbë i vranë 9 vetë, dogjën 15 shtëpi, grabitën 1000 bagëti, drithna etj, që arrijnë vleftën 1000 napolona flori. Në fshatin Korutin vranë Lash Hajdarin dhe grabitën 500 bagëti të trasha, si dhe sende me vleftë që llogariten 2000 napolona flori.” (f. 298)

* * *

Jam menduar gjatë mbi atë se ç‘duhej të bënin institucionet tanë fetarë në lidhje me gjithë këtë therori që i është bërë kombit tonë. (Siç e kemi parë në të gjithë parashtrimet e deritashëm).

Është absolutisht e padiskutueshme që asnjërit prej institucionevet tanë fetarë nuk do t’i lejohej që të rrinte indiferent ndaj asaj ç’i ka ndodhur kombit tonë pa ndërprerje në shumë dhjetëvjeçarë. Është në natyrën, edhe të kishës (katolike, ortodokse, ungjillore, protestante) edhe të xhamisë apo teqesë, që në të gjitha ceremonitë dhe në të gjithë predikimet e tyre, të përkujtohen të vdekurit, veçanërisht martirët. Atëherë, si do të mund të liheshin jashtë vemendjes së këtyre institucioneve qindra mijë viktima shqiptare krejt të pafajshme?!

Sigurisht që kjo është punë e tyre dhe ne, si shoqëri civile, nuk kemi të drejtë t’u imponojmë atyre asgjë. Por sugjerime natyrisht që kemi të drejtë të bëjmë, sepse problemet për të cilët po flasim, nuk janë probleme të vegjël. Përkundrazi, janë plagë tepër të rënda.

Siç thashë në krye, jam menduar gjatë për këtë punë dhe kam arritur në një të këtillë përfundim: Institucionet tanë fetarë, nga njëra anë, nuk duhet kurrë të harrojnë ç’u ka ndodhur pjesëtarëvet të kombit të tyre, nga ana tjetër, ata duhet të përmbahen shumë në predikimet e vet, sepse ashtu besimtarët do të mbusheshin me urrejtje dhe pastaj s’ka rrugë tjetër, veçse të plasë lufta.

Nëse gjykojmë kështu, mënyra e duhur për të vepruar klerikët tanë, do të ishte kjo: Në ditët kur shoqëria civile shqiptare i përkujton viktimat e veta (java para 28 Nëntorit), detyra e klerikëvet do të ishte, që t’u dërgonin nga një mesazh përkujtues eprorëvet të vet dhe simotravet të veta nëpër botë… Kisha jonë ortodokse, kishavet ortodokse në Stamboll, në Athinë, në Moskë, në Beograd. Në këto ditë të nëntorit në shoqërinë civile shqiptare po përkujtohen viktimat e terrorit sërb, grek, malazias dhe ortodoks maqedon, mbi popullin shqiptar. Ne, si klerikë ortodoksë shqiptarë, po përmbahemi në predikimet tanë, me qëllim për të mos i nxitur mërirat midis popujvet. Por, dëshira jonë është që, të paktën ju në kishat tuaja, të luteni për shpritrat e pafajshëm që janë djegur në zjarre, therur dhe groposur në dhé pa kurrfarë mëshire. Të luteni gjithashtu që Zoti t’ua falë krimet që kanë bërë edhe kriminelëvet vrasës. Kjo do të ishte kërkesa e klerikëvet tanë ortodoksë, drejtuar kryeklerikëvet ortodoksë, në Beograd, në Moskë, në Athinë, në Stamboll e kudo gjetkë… Klerikëvet tanë katolikë do t’u përshtatej që të njëjtat kërkesa t’ia dërgonin Vatikanit dhe të gjitha kishavet katolike simotra kudo nëpër botë: Lutuni për viktimat shqiptare! Shoqëruar sigurisht edhe me librat qindrafaqesh që i pasqyrojnë masakrat një për një. Edhe kleri mysliman, i organizuar ashtu siç është në hapësirat shqiptare, do të duhej t’u drejtohej organizmavet islamikë kudo në botë: Ne nuk po e ushqejmë xhematin tonë me urrejtje ndërnacionale, por jemi të mendimit që ju duhet të luteni para xhematit tuaj, që mijëra shpirtëravet të kombit shqiptar, therur, djegur e vrarë pa kurrfarë faji, t’u jetë ofruar vendi që u ka takuar në qetësinë dhe në lumturinë e xhenetit të amshueshëm.

Ç’do të duhej të bënin tjetër dhe ç’duhet të bëjnë tjetër, klerikët e kombit tonë të të gjithë besimeve, nëse nuk do të kërkojnë që bota ta kthejë vëmendjen te mijëra fëmijë shqiptarë, të therur në barqet e nënavet e të djegur në zjarret e atyre shtëpive ku ata duhej të rriteshin?!


Gjokë Dabaj, Durrës 26 Maj 2020

___________________

GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 - 1915

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978

***

GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991

***

GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 - 1879

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002

***

GJOKË DABAJ: 'GENOCIDI SËRBOMADH...', 1878 - 1886

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017

***

GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10021

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1918!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10026

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1919

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10039

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1920

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10042

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1921

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10061


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks