SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

FAHRI DAHRI: GJENOCIDI GREK NË ҪAMËRI (Pjesa I)

Tiranë, 11 korrik 2020:

I.- DENONCOHEN SHKELJET E TË DREJTAVE UNIVERSALE TË NJERIUT NGA EURO-ATLANTIKËT!

76 vjet kanë kaluar që nga koha kur është kryer gjenocidi ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të besimit mysliman të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë.


76 vjet më parë ndodhi holokausti fizik dhe për 76 vjet radhazi vazhdon holokausti moralo-material për komunitetin çam.

76 vjet vrasje, internime, përvehtësime pronash, dëbime, kufizime, shpifje, trysni, përbuzje, trillime, diferencime të dukshme sociale dhe aspak përgjegjshmëri institucionale ndaj detyrimeve ligjore, qoftë atyre Kushtetuese dhe Ligjeve Ndërkombëtare.

76 vjet radhazi nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë, në kërkim të të drejtave të shkelura arbitrarisht, herë me zë të lartë, herë me gjysëm zëri, herë duke heshtur. Grafikët (luhatjet) e zërave të tyre janë kryer në përshtatje me situatat e rënda të krijuara nga të dy shtetet, ku fati jetësor u ka takuar (ai Grek e Shqiptar).

Vërtet vitet ikin, sepse askush nuk ndal dot rregullsitë perfekte të Universit, por edhe njerëzimi ka rregullsitë e tij që ja sjell historia dhe që vlejnë si “Një test unik, në rastin tonë, në zbatimin e të drejtave universale të njeriut”.

Kush janë çamët, vendi dhe prejardhja e tyre?!

Ata janë thesprotët- banorët e parë të Jugut në Gadishullin Ilirikum, sot Gadishulli i Ballkanit. Thesprotët ishin protobanorë, ata jetonin në jug të lumit të sotëm Kalama (Thyamis), deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në shkrimet e lashta ata përmenden përpara shek.V p.K, si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë, kjo edhe sipas Akademik prof.dr. Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur nga Zagrebi, (Libri: Ilirët). Nga Mesjeta e hershme e në vazhdim pasardhësit e thesprotëve thirren çamë, dhe rajoni njihet me toponimin Çamëri.



Përkatësi ilire (të mëvonshme-F.D.), nënvizon Domenico Mustilli, kanë edhe emrat e thesprotëve, sidomos emri i nënfisit thesprot Aigestianoi (leaders–udhëheqësit-fisi Plakonia, fis nga i cili rrjedhim ne, ish banorët e njësisë administrative “Dagavi”), që përmend Stefan Bizantini në shekullin e VI-të. Plutarku në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve, pas përmbytjes së madhe (koha e Noes-Nuhut-1707 p.e.r.-F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në hapësirën gjeografike të Thesprotisë, më pas është quajtur Epir, bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote atje që nga shek. XVI p.e.s.dhe jo nga shek. V-IV, siç është menduar.

Gjatë shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe kolonizimit sllav, ndodhën përmbysje dramatike. Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike të deri at'hershme si: Iliria, Helladha dhe Epiri, duke hequr nga qarkullimi emrat e popujve etnikë si: ilirë, helenë dhe epirotë. Me hanxharë gjakkullues pushtuesit bullgarë dhe serbë, ndërruan toponimet e më të shumtëve fshatra, qytete të rajonit të Thesprotisë, ashtu siç vepruan edhe në gjithë truallin arbëroro-dardan.

Nga disa historianë, vendas dhe të huaj, pretendohet se në mesin e shek. të VI dhe të VII pas Krishtit, ka ndodhur edhe ndërrimi i emërtimit antik i rajonit të Thesprotisë. Sipas Prof. Pullumb Xhufi, “Fillimisht emri Thesproti u la në harresë, si shumë emra të tjerë të periudhës antike. Më pas e deri në shek. XVIII, treva jugore e Epirit antik, u thirr me emra të ndryshëm.

Duke filluar nga shek. VIII e deri në shek. XII, Thesprotia antike (Çamëria e sotme) ishte pjesë e provincës bizantine dhe njihej me emrin Thema Nikopolis. Pas shek. XII e deri në shek. XV ajo u përfshi në kufijtë e Despotatit të Artës. Emrat Vageneti dhe Dagavi mbijetuan deri në shek. XV. Nga fundi shek. XIV, prej Venecianëve, zotër të Korfuzit, territoret e Vagenetisë përballë ishullit, quheshin me emrin e papërcaktuar “Terra ferma” (kontinent). Autoritetet veneciane të Korfuzit e kanë quajtur Vagenetinë me emrin “stere” (tokë-FD), ashtu siç e njihnin banorët grekë të Korfuzit. Viti 1414: "super ipsam stariam per oppositum dicte nostre insule Corphot". (latinisht: qytetet në drejtim të kundërt të ishullit tonë Korfuzit-FD). Në vitin 1395, udhëtari venecian Nicolao Martoni, për viset në fjalë, e përdor fjalën "terra ferma" dhe sqaron se ato përfshiheshin në kufijtë e Albanias (terra ferma, que est Albania). Në vitin 1436, një dokument venecian e quan Vagenetinë “provincë e Albanisë përballë Korfuzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”.

Kjo popullsi, me histori që nga lashtësia antike, pasardhëse e pellazgjisë, më pas e Ilirëve, nuk mundej ti shpëtonte strategjisë shfarosëse të pellazgjisë dhe Ilirisë, për tu zëvendësuar dhe shfaqur në histori “periudha romake dhe greke”. Dy kultura të reja, me mjeshtëri vodhën kulturën pellazgo-ilire, duke shtrembëruar dhe fallsifikuar historinë.

Këtu duhet ndalur, sepse është një ngatërresë e mirëstrukturuar me synim të qartë për të shuar historinë e kulturës pellazgjike dhe për të jetësuar një kulturë të re mbi gërmadhat e kulturës së vjetër. Këtë gjetje, e thënë ndryshe, e sqaron fort mirë edhe studiuesi Aristidh Kola, i cili ka konkluduar: “Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri”.

Një përfundim i tillë, është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë edhe nga disa arvanitas, arësyeja qendron se në të vërtetë pikërisht ky konkluzion "hedh në erë" fallsifikimin që i është bërë historisë, që nga koha e krijimit të shtetit të sotëm Grek, të cilit padrejtësisht i atribuohet kultura e lashtë Greke. Trajtimi i kulturës së lashtë Greke, nëse njësohet me kulturën e shtetit të sotëm Grek, nuk është tjetër veçse forcon fallsifikimin e historisë dhe përjetëson idetë e “arkitektëve”, ideatorëve të formimit të një shteti me sajesa, me percaktim kombi mbi baza të besimit fetar (rasti konkret- ortodoksinë). Kjo e vërtetë është sqaruar edhe nga Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greq, poeti Evangjelos Andreu (arvanitas) i cili ka deklaruar:“Arvanitët janë grek shumë të lashtë me origjinë shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë më shumë traditën e stërgjyshërve!”. Këtë deklarim publik të z. Andrea, për ta bërë më të qartë, po e shpreh me situatën e sotme gjeopolitike. Thënia e tij është e njëjtë siç mundet të shprehemi sot: "Arvanit janë europianë shumë të lashtë me origjinë shqiptare (Arbërore). Natyrisht sot janë nënshtetas grek, por ruajnë më shumë traditën e stërgjyshërve“!. Kuptohet, Greqia e lashtë ishte një emërtim i përgjithshëm, në atë shtrirje përfshiheshih shumë popuj, me kultura, tradita dhe gjuhë të ndryshme, sikundër është sot, fjala vjen, Europa. Të gjithë jemi europianë, por njëkohësisht dhe së pari (proto) ne jemi shqiptarë, dikush tjetër është grek, tjetri është serb, italian, anglez, gjerman, suedez e me radhë.

Gjatë njëzet viteve të fundit kam hulumtuar dhe shkruar historinë e vërtetë të komunitetit tim, kjo histori është shkruar edhe nga të huajt, por ata e kanë tjetërsuar duke na lënë (nxjerrë) jashtë historisë së vërtetë.

Njihemi me gjendjen e sotme të banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, i cili ka qenë dhe është nën presionin dhe censurën e rëndë të dy agresioneve të ashpa sociale:

a- Shqiptarët e krishterë të Çamërisë (çamët ortodoks), vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre autokton, por janë nën influencën e racizmit të egër të kishës ortodokse greke. Atyre shteti Grek (njerka) nuk u njeh asnjë të drejtë si pakicë etnike, por me qenë se janë të besimit ortodoks, detyrohen të mohojnë etninë e tyre shqiptare dhe deklarohen si të kombësisë greke.

b- Shqiptarët e Çamërisë të besimit mysliman, të larguar me dhunë nga vendi i tyre autokton, me banim prej 76 vitesh në shtetin Shqiptar, vazhdojnë të jenë nën influencën e racizmit etno-fetar të shtetit ortodoks grek, i cili nuk u njeh asnjë të drejtë demografike, sociale, ekonomike, historike dhe pronësie, nuk i lejon të shkojnë në vendin e të parëve, por vazhdon të mashtrojë "lidershipin" euro-atlantik me përrallat e ish prindërve të tyre që kryen vrasjet dhe shpërnguljet e banorëve të Çamërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar.

Të gjitha këto sjellje antidemikratike, realisht ç’njerëzore që ka realizuar dhe realizon shteti ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, janë parapëlqime të drejtëpërdrejta, ashtu dhe pëlqime me heshtje të euro-atlantikëve si gjatë viteve 1944-1945 dhe demagogjisë 76 vjeçare të Bashkimit Europian.

Në fillimet e vitit 1944, popullsia e besimit mysliman në rajonin e Thesorit/Çamërisë ishte 28,131. Gjatë masakrave dhe udhëtimit vdekjeprurës, të dëbimit të tyre me dhunë nga ortodoksia greke, deri sa arritën në kufirin shqiptar, humbën jetën 8,332 burra, gra dhe femijë. Nga 19,799 frymë-çamë, që erdhën të gjallë në Shqipëri, gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë 19,314 frymë, 97,55% e tyre. Sot numri i atyre banorëve të ardhur nga Çamëria që ende janë gjallë, llogaritet në 485 frymë, ose 2,45% (me tolerancë plus/minus 5%). Këta janë dëshmitaret e fundit okulare që ruajnë operacionet vdekjeprurëse të kasapit ortodoks grek që vuri në zbatim projektin shfarosës të "Megalloidhesë" ndaj etnisë shqiptare dhe zgjerimin territorial të helenizmit në Epirin etnik shqiptar.

Gjithashtu, çamët e ardhur, që ende janë gjallë, ruajnë në kujtesë edhe diferencimet e thella sociale të krijuara nga administratorët publikë nga viti 1944 e deri sot, gjithmonë në kontekstin me qendrimet ndaj problemit të “Çështjes Çame dhe gjenocidit grek ndaj tyre”. Sipas përllogaritjeve, rezulton që numuri i komunitetit të shqiptarëve me origjinë nga Çamëria me rezidencë në Republikën e Shqipërisë, aktualisht është 270-280,000 banorë; kurse numri i përgjithshëm i çamëve i shpëndarë në Botë llogaritet mbi 1 milionë njerëz.

Renditja e trajtesës sipas strukturës së përgjithshme të fjalive në shtjellimin e krimit makabër, të një komuniteti të tërë në kohë moderne nga euro-atlantikët demagogë, shpërfillës ndaj akuzave dhe denoncimeve, synon në ndërgjegjësimin e popujve se zbatimi i parimeve demokratike, në rastin konkret të “Çështjes Çame” deri tani është vetëm utopi.

A) KUSH E KREU GJENOCIDIN?.-(WHO) (¹)?

Spastrimi etnik që u zbatua nga shteti ortodoks grek, ishte dhe mbetet me bazë “Ideja Megali” (Greqia: Μεγάλη Ιδέα),“Ideja e Madhe". Strategjia 200 vjeçare për vazhdimësinë e ortodoksisë bizantine, është e çimentuar pikërisht tek “Ideja Megali”, e cila në themel të saj përmban “një koncept irredentist i nacionalizmit grek që shprehte qëllimin e krijimit të një shteti grek që do të përfshinte të gjitha zonat, duke përfshirë shtetin e krijuar të Greqisë në vitin 1830 dhe të gjitha rajonet e Ballkanit Jugor, Anatolian dhe Qipron”. Duke filluar nga kryeministri i parë grek Ioannis Kolettis me Mbretin Otto, hartuesit e kushtetutës greke të vitit 1844, me një synim vizionar ekstremo-nacionaliste, kundër kombit tone; strategji e ndjekur nga korithenjtë ortodoks të Greqisë: kryeministri Kumunderos; Eleutherios Venizelos; Ioannis Metaxas; Konstantinos Mitsotakis; Qeveria e Pllastirës (Ellas në bazë të marrëveshtjes, i dorëzoi armët Gjeneral Pllastirës); kasapi Napoleon Zervas (pasardhës i një prej familjeve të pasura aziatike të dëbuara në kohën: “lufta e Katërt e Kryqëzatave e vitit 1204, ku kryqtarët rrethuan Kostandinopojën); Andreas Papandreas; Kostis Stefanopulos; Prokopis Pavlopoulos e në vazhdim.

Strategjia e mësipërme është ndjekur nga shteti ortodoks grek, me të gjitha llojet e mjeteve, kundër kombit shqiptar gjatë luftrave Ballkanike dhe dy Luftrave Botërore. Andartët grekë kanë terrorizuar gjithë jugun e Shqipërisë, kanë djegur fshatra të tëra, vrarë, therur dhe masakruar banorët, plaçkitur, dëbuar e rrëmbyer gjithçka në emër të kryqit ortodoks dhe shpatës mesjetare. Masakra dhe terrore të pa shoqe, u ndoqën pa pengesa edhe ndaj banorëve të Çamërisë, rajon etnik shqiptar, menjëherë me kalimin e rajonit dhe banotët nën administrimin e kishës dhe shtetit ortodoks grek. Qëllimi i shtetit Grek, mbetet i qartë dhe i përmbahet me besnikëri predikimeve të “Megalloidesë”, të betuar që me çdo kusht dhe me çdo mjet do të luftohet për përhapen dhe zgjerimin e helenizmit bizantin.

Qendrimet shqiptare ndaj kësaj ideje, bazuar në përvojat 200 vjeçare, (shqiptarët, si ata normalë dhe ata jo normalë, një tjetër "shashkë e djallëzisë greke" që synon përçarjen mes shqiptarëve!!) kanë dy qasje:

a) Nuk është urryer dhe as e urrejmë helenizmin, pavarësisht akuzave djallëzore dhe të qëllimshme që ka hedhur dhe hedh kisha ortodokse Greke;

b) Nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen asnjëherë presionet, trysnistë, bllokadat dhe veprimet e ç’fardollojshme, të askujt që diktojnë helenizimin e vendit tonë. Qendrime këto për tu mbajtjur në kujtesë nga brezat e sotëm dhe ata të ardhshën.

B) Ç’FARË ËSHTË BËRË ME GJENOCIDIN?.-(WHAT)? (¹)

Qëndrimet denigruese dhe mohuese të kishës dhe shtetit ortodoks grek të vërtetuara kundra etnisë shqiptare, përfshirë banorët autoktonë të Çamërisë (çamët myslimanë në Shqipëri dhe çamët ortodoks në Çamëri-Greqi) dhe arvanitasit, krahas realitetit antidemokratik të shtetit Grek, i cili nuk zbaton të drejtat e pakicave etnike, tregojnë edhe inferioritetin e shtetit Shqiptar, me qendrimet përjashtuese të tij ndaj banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë.

Nuk është rastësi shigjetimi për shfarosjen e komunitetit të banorëve shqiptarë të Çamërisë, përkundrazi këto qendrime lidhen me konspiracionin e shumë vendeve europiane për të mënjanuar elementin shqiptar si faktor i rëndësishëm në pengesën e përhapjes dhe zgjerimit të hapësirave lidhur me përcaktimin e kombit mbi baza fetare.

Për të mposhtur të tërën, teorikisht mbështeten praktikat e mënjanimit fillimisht të pjesëzave. Por mesa duket pjesëzat, që deri dje ishin në “kafaze” të mbyllura, sot ato kanë filluar të çlirohen dhe po i “ngjiten” trupit Mëmë. E thjeshta e ”Çështjes Çame” qendron tek mospërkulja, mos mohimi, besnikëria dhe adhurimi i tyre që, megjithë masakrat, ç’pronësimet, dëbimet e dhunshme nga vendi i tyre, përbuzjet, heshtjet dhe censurat e ndryshme, internimet, përjashtimet nga e përgjithshmja, çamët vazhdojnë jo vetëm të mos e tradhëtojnë identitetin, por sipas fakteve të njohura ata vazhdojnë të jenë krenarë si të tillë. Këtu nuk bëhet fjalë për mbivlerësim të të qënurit shqiptar “çam”, as të nënvlerësimit të etnive apo racave të tjera, sepse mund të ishin grekë, serbë, italianë apo kongolezë, por problemi është tek e vërteta e mos këmbimit të identitetit etnik “shqiptar”.

Nëse çamët do të kishin pranuar që të quheshin turq, do të kishin shkuar në Turqi; por nuk pranuan të ndërronin etninë e tyre dhe të quheshin turq. Nëse do të kishin pranuar të konvertoheshin në ortodoksinë greke, dhe të quheshin grekë, do të jetonin në vendin e të parëve të tyre; por nuk e pranuan as të quheshint grek. Kjo është ajo e “thjeshta” që nuk e kuptojnë të tjerët, por pa u thelluar i akuzojnë çamët për atë që ata janë deklaruar se nuk janë. Qendrimi i palëkundur i tyre ndaj etnisë së vërtetë, është “themra e Akilit”, ku ata dallojnë tepër dukshëm me parimet dhe karakteret e të tjerëve. Kjo i vlerëson dhe i lartëson shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e Çamërisë në veçanti, njëherazi tërbon kundërshtarët, shpifësit e të gjithë krahëve.

Lufta mes dy të kundërtave, lidhur me konceptet e përcaktimit të kombeve, është e sigurtë se e ardhmja i takon përcaktimit të kombit sipas gjuhës, traditave, zakoneve dhe territoreve përkatëse. Argumenti për arritjen përfundimtare qendron tek e vërteta e madhe, se: Njeriu ka ardhur në këtë Dhé i zhveshur. Mijëra vjeçarë më pas, zhvillimet e shoqërisë njerëzore e veshën dhe i thanë: “Vishu, beso vendin ku ke lerë, respekto dhe adhuro gjithësinë, që personifikohet tek Zoti”!.

Nuk ka dyshime dhe është pranuar e vërteta se pushtimi nga perandoria osmane, si dhe perandoritë e tjera para saj, kanë dëmtuar dhe penguar në formimin e një shteti shqiptar të mirëfilltë, por nuk arritën asnjëherë ç’rrënjosjen nga vetdija shqiptare etnitetin e tij. Duke mbajtur parasysh këto bindje, nuk gjej ndonjë element të fortë që të ketë ndikuar, siç na akuzojnë duke u shprehur andej këndej kufirit se: “në radhë të parë dëmtoi binomin Fe + Atdhe=Shtet, duke dëmtuar fenë”. Gjykime të tilla janë rrjedhojë e mos njohjes së konceptimit shqiptar për kombin, prandaj i shpien në përfundime të gabuara (në të vërtetë janë taktika dhe strategji të qëllimshme).

Koncepti shqiptar në përcaktimin e kombit, nuk përkufizohet me binomin që parashtrohet, por mbështet binomin: “Atdhe +gjuhë+tradita +zakone+ veshje+ ushqim dhe antropollogji=Komb”. Atdheu dhe populli që banon në ‘të, për shqiptarët është primar, i pa diskutuar: “Atdheu mbrohet, nuk diskutohet”; ndërsa besimet fetare janë subjektive, ato janë ose të trashëguara, ose zgjedhje individuale. Nuk diktohen, por pëlqehen dhe praktikohen sipas bindjeve dhe kushteve të seicilit individ. Kjo është ndarja mes kombit shqiptar dhe kombeve që krijohen vetëm mbi bazën e bindjeve fetare. Qendrim i cili është i sanknsionuar edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit: “Atdheu është atdhé; feja fé; punët e ndame”. Nuk synohet kundërvënie për ndokend, sepse gjithkush ka mendimet e veta, por apelohet që çdo ngjarje, ndodhi të gjej pasqyrim të saktë, të drejtë dhe nëse nuk arrihet, në mendimit tim, mirë është të mos paramendohet, as të paragjykohe, sidomos të mos diktohet.

“Sot, ndarja e heshtur shpirtërore, luftërat politike, strategjitë e ndryshme (teorizohet në shkrime të ndryshme) për të përparuar, mendoj se vijnë nga dyzimi dhe preferencat tradicionale fetare. Mendoj se është problem feja, që pengon në bashkimin spiritual dhe real të shqiptarëve: Secili komunitet kërkon historinë e vet, heronjtë e vet”. Këto qendrime që qarkullojnë në disa “oda” politikëbërëse në favor të koncepteve ku besimi fetar përbën kombin dhe që shigjetohen fare qartë në synimin për shpërbërjen e kombit shqiptar, historikisht kanë dështuar. Historia ruan shumë sulme të kësaj natyre që me Bismarkun, i cili deklaronte se nuk ka komb shqiptar, deklarim të cilin e bazonte pikërisht se tek populli shqiptar nuk kishte një besim fetar por disa të tillë! Të tilla pretendime “bajate”, pavarësisht se “dëshirohen” edhe sot, tregojnë cektësi në njohjen dhe zbatimin e parimeve demokratike si dhe zbulojnë preferenca selektive në trajtimin universal të etnive, racave, ngjyrave, besimeve fetare apo të diferencimeve mes popujve të mëdhenj dhe të vegjël.

Nuk mendoj se duhet komentuar, por kushdo që jeton në vendin tonë dhe e njeh historinë e popullit shqiptar, përfshirë në ‘të edhe bashkëjetën fetare, nuk do ta kishte guximin të nëpërkëmbte tolerancat fetare që mbretërojnë në zemrat e populit etnik shqiptar. E keqja, pengesat që kanë frenuar dhe frenojnë ecurinë, që kanë ndarë trojet etnike dhe kanë shkaktuar emigrime, nuk janë dhe as nuk duhen kërkuar tek “dyzimet fetare” brenda etnisë, por ato janë pjesë e strategjive tepër agresive, armiqësore dhe gllabëruese të të huajve, duke filluar me romakët që coptuan Ilirinë; bizantinët që i ndërruan toponimet dhe skllavëruan dardanët, arbërorët dhe epirotët; osmanët që ndikuan në emigrimet masive, shkatërruan dhe përvehtësuan gjithçka dhe së fundi Fuqitë e Mëdha që, për interesa ekuilibrash, vendosën privilegje për shtetet e krishtera fqinje, duke shkaktuar drama dhe tragjedi ndaj Shqipërisë etnike dhe banorëve të saj.

Le të ndalemi edhe tek pozicioni i banorëve të rajonit të Çamërisë, gjatë L2B, ku përqendrohet teoria e justifikimit (mashtrimit) të palës greke për masakrat dhe dëbimin e dhunshëm masiv të popullatës nga vendi i tyre autokton. Kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, u rekrutuan prej saj me detyrim, djem dhe burra shqiptarë të shtetit shqiptar, të cilët u inkuadruan në ushtrinë okupuese kundër shtetit Grek. Me atë akt, shteti Grek, me mjeshtëri, “orkestroi” akuzuat se shqiptarët e Çamërisë paskan marrë pjesë me okupatorin. Me këtë mashtrim dhe dredhi sajoi akuzën duke njësuar ushtarët e rekrutuar shqiptarë të Shqipërisë, të cilët, siç dihet u përfshinë në tre batalione me ushtarët italianë, por që më pas dezertuan; qëllimisht me shqiptarët e rajonit të Çamërisë, gjoja se ishin banorët çamë që luftonin kundër Greqisë. Shteti Grek enkas e kurdisi akuzën shpifëse, të padrejtë ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë, të cilën me mashtrime dhe iluzione, arriti të siguronte përkrahjen e “Boshtit” dhe ”Aleatëve” të kohës për goditjen vdekje prurëse, asgjëuese të shqiptarëve myslimanë të rajonit të Çamërisë. Akuzë e cila vazhdon të përdoret me paturpësi edhe sot.

Dëshmi tjetër për dy fytyrësinë e shtetit ortooks Grek e dallojmë edhe në ditët tona, ku para disa vitesh, në mënyrë tinzare dhe lajkatare, ish Ministri i jashtëm Grek, Nikos Kotsias, është përpjekur nëpër “ferra” të analizojë shqiptarët dhe paska “zbuluar” ndarjen e tyre në dy kategori: “Në shqiptarë normalë dhe në shqiptarë jonormalë”. Shqiptarët e Çamërisë i quan jonormalë. Anormalitetin e tyre e lidh pikërisht me akuzën e sajuar dhe me dredhi bën diferencime brenda etnisë shqiptare, me synim që ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të nxisë urrejtjen e shqiptarëve në tërësi. Specie zvarranikësh të lloit të nepërkave, “dhranguleve”.

Manovrimet e palës greke, kanë qenë dhe janë të pandërprera ndaj gjithë etnisë shqiptare. Ndërsa ndaj shqiptarëve të Çamërisë akuzat, mashtrimet dhe dredhitë kanë 76 vjet që përsëriten e përsëriten dhe me qenëse nuk gjejnë argumente mbështetëse, vazhdojnë llomotitjet duke përdorur si plagjiaturë shkrimet dhe idetë e lëna “amanet” nga prindërit dhe gjyshërit e tyre vrasës. Shanset për të zbatuar strategjinë e “Idesë së Madhe”, i erdhën duke përdorur mashtrimet gjatë L2B, nga e cila arritën të përfitonin edhe ndihmën e misionarëve anglo-amerikanë, të cilët në mungesë llogjike dhe gjykimi lejuan kryerjen e masakrave ç’njerëzore ndaj banorëve të paanshëm e të pafajshëm të Çamërisë.

Masakrat greke filluan më 26-27 qershor 1944 në Paramithi dhe rrethinat e saj, të cilat vazhduan në Pargë, Margllëç, Volë, Gumenicë, Filat dhe në fshatrat e tyre. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara. Ata hynë natën në qytetin e Paramëthisë dhe vranë 673 burra, gra, fëmijë; në Filat 1,286; në Gumenicë 192; në Pargë 620 etj. U internuan në kampet e ishujve të Egjeut mbi 6 mijë djem dhe burra çamë, prej të cilëve 500 veta vdiqën nga torturat greke në eksori (internim). Zervistët rrafshuar mbi 5.800 shtëpi në 68 fshatra të Çamërisë, fshatra të tëra u shkretuan, u grabitur 120 mijë dhen, 24 mijë njëthundrakë, 18 mijë kuaj, etj. Viti 2020 është viti i 76 që shteti grek vazhdon të shfrytëzojë të gjitha të mirat materiale të hapësirave terrtotiale të rajonit të Çamërisë, tokat, pyjet, turizmin ujor, malor, vendet dhe objektet e shumta me vlera historike nga antikiteti, mesjeta e hershme dhe e vonshme.

Të gjitha vrasjet, shkatërrimet, ndodhitë ç’njerëzore, janë kryer në rajonin e Çamërisë, historikisht rajon etnik i fiseve pellazgo-ilire, pra e banuar nga popullsi jo greke!. Pavarësisht se ngjarjet masakruese kanë ndodhur në një rajon qartësisht jo grek dhe me një popullsi kompakte etno-fetare jo greke, llogjika mashtruese greke, e tjetërson si rajonin ashtu dhe popullsinë e saj, përdorur argumetet e kundërta në deklarimet dhe akuzat e tyre, duke ngritur pretendimet se masakrat, vrasjet, djegjet, mizoritë qenkan kryer në fshatrat greke dhe se i kanë kryer çamët. Akuza shpifëse me ç’vendosje vendi dhe tjetërsim të ngjarjeve reale, janë realizuar me sukses nga pala greke, por duke qenë një shtet i formuar mbi baza gënjeshtrash, piktorët, skulptorët ideatorët krijues nuk mundet ta lejojnë të shkërmoqet, ndaj ai shtet ortodoks ka gjetur strehë mbrojtjeje dhe ka siguruar zgjerimin si nëpërmjet kryqit dhe shpatës edhe me përkrahje të drejtpërdrejta nga euro-atlantikët e djeshëm dhe Bashkimi Europian i sotëm.

Nuk përgënjeshtrohen rrëfimet e shefit të misionit amerikan në Shqipëri, 1945-1946, që mbasi u njoh me barbaritë e zervistave ndaj çamëve u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e spastruan atë nga shqiptarët çamë”. Po kështu nuk mundet të mos kujtohet deklarimi solemn i kryemizorit, kryevrasësit, gjeneralit grek Napoleon Zerva: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.

Fjalët e tij në prag të vdekjes, ishin po aq të llahtarshme sa dhe masakrat që ai ushtroi kundër shqiptarëve të Çamërisë, njëkohësisht të shprehurit e tij flasin qartë për arësyen dhe synimin e kryerjes së atij gjenocidi unikal, i realizuar në Europën demokratike, nga shteti ortodoks Grek, gjoja vendlindja e demokracisë! Për këdo që dëshiron seriozisht të kuptojë dhe të gjej të vërtetën e pafajsisë së çamëve, kundrejt akuzës greke se paskan bashkëpunuar me okupatorin, deklarata e Napoleon Zervës është shumë e qartë, e plotë, e pastërt dhe vetëdenoncuese si për masakrat e kryera nga EDES-i, ashtu dhe për synimet e shtetit ortodoks Grek drejt helenizimit të rajonit të Çamërisë dhe Epirit etnik shqiptar.

C) KU KA NDODHUR GJENOCIDI?.-(WHERE)?

Gjenocidi grek ndaj banorëve myslimanë të rajonit të Çamërisë, siç u trajtua ka ndodhur në vitet 1944-1945 në krahinën me popullsi etnike historikisht pellazgo-ilire, sot shqiptare. “Çështja Çame dhe gjenocidi etno-fetar Grek”, përveç se është problem kombëtar, në qendrimet e mbajtur ndaj saj, përfshihen edhe veprime të kundraligjshme, të cilat kërkojnë rishikim dhe zgjidhje sipas të gjithave akteve ligjore Ndërkombëtare.

●- Vendimet e turpshme, raciste të Fuqive të Mëdha në vitin 1913, me coptimin e Shqipërisë etnike (natyrale) ishin të padrejta, me pasoja të shumta dhe mbi 100 vjeçare në dëm të theksuar të shqiptarizmës, me ndikime të rrezsikshme për të gjithë popujt e Gadishullit të Ballkanit.

●- Shkelje arrogante e “të drejtave ndërkombëtare të njeriut”;

●- Përvehtësim i pasurive të tundshme dhe të patundshme të pronarëve autoktonë të shqiptarëve të Çamërisë (çamëve);

●- Masakrat, dhunimet, përdhunimet, mos njohja e të drejtave të pakicave etnike, të ish banorëve autoktonë çamë myslimanë dhe banorëve autoktonë çamë të krishterë;

●Dëbimi masiv i dhunshëm, i një komuniteti të tërë nga vendbanimi i tyre që nga lashtësia, është një e vërtetë që ka plotësuar të gjitha elementët përbërës të gjenocidit;

●- Persekutimi etnik dhe fetar në të gjitha aspektet e jetës së shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.

●- Sjellja ç’njerëzore greke është denoncuar gjatë 76 viteve, si dhe është kërkuar të gjykohet gjenocidi për të dalë përgjegjësia e shtetit Grek për kryerjen e veprimeve raciste etno-fetare ndaj etnisë së banorëve autoktonë të Thesproti/Çamërisë.

●- Është kërkuar dhe vazhdon të kërkohet përgjegjësia e Bashkimit Europian, në veçanti e shtetit Britanik që lejoi shtetin Grek të kryente masakrat ndaj banorëve çamë myslimanë, nën mbikqyrjen e misionarëve të saj gjatë L2B.

●- Është denoncuar dhe vazhdon të kërkohet përgjegjësia e kalimit në heshtje nga qeveria komuniste për periudhën 1946 deri në vitin 1990 e “Çështjes Çame”.

●- Vazhdojnë kërkesat për të analizuar qendrimet e qeverive postkomuniste, të cilat “Çështjen Çame” e kanë trajtuar dhe e trajtojnë si problem përfitues në fushtatat zgjedhore, përfshi partitë politike nga viti 1991 e deri sot, duke anashkaluar detyrimet Kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave universale të njeriut.

● “Çështja Çame”, për nga pozicioni gjeografik, historik, social dhe të vlerave antike që përmban nëndhé në tërësinë e saj mijëravjeçare, kërkon impenjim ndërkombëtar, sa shkencor dhe serioz për zgjidhjen e drejtë, të paanshme, jashtë preferencane fetare, brenda të gjitha ligjeve Ndërkombëtare.

●- Përgjegjësi kombëtare, kushtetuese, morale ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë i takojnë edhe shtetit Shqiptar, i cili në tërësinë e qendrimeve të tij 110 vjeçare ka ndjekur një politikë të tërhequr, të venitur, të rezervuar dhe hera-herës, në përshtatje me gjeopolitikat kohore, ka treguar mungesë interesimi për të mos thënë edhe qendrim armiqësor. Konkluzione këto që rrjedhin nga qendrimet shqiptare gjatë periudhës 1943-1990. Ishte shteti Shqiptar, i cili devijoi nga detyrimet kushtetuese e njerëzore, duke mos ruajtur dhe mbrojtur në tërësi familjen, farën dhe fisin e tij.

Le të njihemi disa prej atyre qendrimeve:

a).- Një shkresë e Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar në “Shqipëria e Lirë”, 11/5/ 1944, thuhet:“Zoti Dhimitër Fallo është i ngarkuem nga Komiteti Qendror i Organizatës Nacionaliste “Balli Kombëtar” të lidhi marrëveshje me Partinë Nacionaliste Greke (flitet për EDES-in, Partia e Napoleon Zervës-FD), në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të një Komisioni të caktuem për këtë qëllim”. Shkresa është nënëshkruar nga Kryetari i Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar Mit’hat Frashëri, ku mes të tjerash Z. Mit’hat paraqet dhe pikat mbi të cilave do të bazohej marrëveshja e mundshme Shqiptaro-Greko-Turke. Nga pikat e projektuara për marrëveshjen tërheq vëmëndjen pika 3, ku cilësohet: “Kufijt greko-shqiparë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939-tës”. Ndërsa në pikën 8, shkruhet:”Greqia do të angazhohet të mbështesë rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës....”.

Platforma politike e Partisë Nacionaliste Shqiptare ja dorëzonte rajonin e Çamërisë Partisë Nacionaliste të Greqisë, EDES-sit. Parti e cila mbas 47 ditësh nga koha e shkresës së K.Q. të Ballit Kombëtar, më 27 qershor 1944, filloi kasaphanën, ndaj komunitetit çam, i cili mbeti pa mbrojtje nga shteti Amë. Ky qendrim, ku pranohet të sakrifikohet rajoni dhe popullsia etnike shqiptare e Çamërisë, hodhi në terren një errësirë me përfitime në favor të antishqiptarizmës sa historike, politike dhe atdhetare.

b).- Sipas proces-verbalit të mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së 26 mars 1949, rezulton se nga pala greke i ishte kërkuar shtetit shqiptar, për të rekrutuar djem dhe burra refugjatë çamë për ushtrinë demokratike Greke. Plotësimin e kërkesës së palës greke, Byroja Politike e mori në shqyrtim me datë 26 mars 1949. Gjatë diskutimeve rezultori se pala shqiptare kishte punuar që grekëve tu njihej e drejta e mobilizimit të djemve dhe burrave refugjatë çamë, mbasi ata vazhdonin të ishin shtetas grekë.

Masakrat dhe shpërnguljet me dhunë të kryera ndaj tyre nga shteti Grek, për anëtarë e Byrosë Politike nuk përbënte problem, por i druheshin reagimit ndërkombëtar nëse bëhej mobilizimi i tyre. Një papërgjegjshmëri kombëtare dhe akt tradhëtie ndaj popullit, u vulos në atë mbledhje të kupolës politike qeverisëse, me vendimin që për t’u shmangur përgjegjësive ndërkombëtare, refugjatët çamë të mobilizoheshin me aksion të fshehtë natën dhe ti dorëzoheshin palës greke, mjaftonte të mos dukej dora e shtetit shqiptar!!. Nëse edhe kjo masë nuk do të realizohej, për burrat çamë të cilët nuk do pranonin mobilizimin, byroistët konkluduan që: ”Këta (çamët) të arrestohen dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan, ku është vendi shumë i përshtatshëm”. (AQSH, fq 14/AP, V.1949, D,16, fleta 14). Burrat dhe djemtë emigrantë çamë nuk pranuan rekrutimin dhe nuk shkuan të luftonin për llogari të forcave të majta greke për tu bërë “mish për top”, si rrjedhojë shumë prej tyre u internuan në Lozhan, disa u dënuan, disa u përjashtuan nga partia komuniste e Shqipërisë.

Veprime përjashtuese për shqiptarët e Çamërisë, gjatë këtyre 76 viteve të pas L2B, gjenden edhe tek mediat, shtypi i përditshëm dhe disa institucione shtetërore, të cilat i shmangen trajtimit të pakicave shqiptare (çamëve të krishterë) që jetojnë në rajonin e Çamërisë, në shtetin Grek. Janë të habitshme, por dhe pikëlluese “censurat” e përdorura nga mediat shqiptare brenda shetit tonë, të cilat nuk publikojnë shkrimet e ndryshme që trajtojnë aktet masakruese, gjenocidin Grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Këto 30 vitet e fundit, gazetarë, analistë, raportues deri edhe personalitete të larta të Republikës së Shqipërisë, "vrapojnë" të bëjnë vizita në katundet kalabreze dhe me krenari flasin për arritjet e tyre në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe historinë arbëreshe. Veprime të tilla, tepër njerëzore dhe demokratike, sigurisht vlerësohen dhe duhet të vazhdohen. Respekte për shtetin italian, i cili i lejon dhe i ndihmon ata në drejtim të ruajtjes së prejardhjes, ndërsa këto të drejta nuk janë të mundshme, të lejueshme dhe të pranueshme nga shteti grek. Përkujdesje të tilla duhet të arrijnë të ngrohin edhe zemrat e shqiptarëve të krishterë të rajonit të Çamërisë, duke shkelur në vatrat e tyre, të ndjehen edhe ata se nuk janë të përjashtuar nga kujdesi atëror. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh!. Përkundrazi ka ekzistuar dhe ekziston “heshtje 76 vjeçare” nga personalitetet shtetërore shqiptare, nga shtypi, nga mediat. Sigurisht kuptohet nuk bëhet fjalë që shteti ortodoks Grek ti trajtojë me të drejtat që u takojnë shqiptarët autoktonë me banim në shtëpitë e tyre në rajonin e Çamërisë, të cilët edhe sot detyrohen ta ruajnë duke e folur fshehurazi gjuhën e tyre, shqipen e vjetër, e folur më e plotë sesa ajo e arbëreshëve dhe arvanitasve, kjo trysni efekt i censurës greke, e cila nuk i njeh të drejtat e pakicave.

Në këtë drejtim, nuk mohohet, përkundrazi vlerësohen veprimtaritë hulumtuese, zbulimet dhe faktet me ngjarje të tmerrshme, ç’njerëzore të publikuara nga emisioni “Gjurmë shqiptare” në kanalin televiziv “Top Channel”, ku trajtohen me kurajo vrasjet, dëbimet, masakrat, aktet raciste etno-fetare armiqësore të kryera që prej mbi 100 vitesh nga greko-serbët ndaj popullsisë me kombësi shqiptare. Meritë kanë edhe disa shtëpi botuese brenda vendit, të cilat nuk hezitojnë, sidomos në botimin e librave historike ku trajtohet historia e Çamërisë dhe rrugëtimi mijëvjeçar i banorëve autoktonë të atij rajoni.

Thuhet që “me një lule nuk vjen behari”, në të vërtetë nuk mohohet se ajo një lule paralajmëron beharin dhe behari, të gjithë e dimë që vjen!

Studiuesi Fahri Dahri, Korrik 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks