SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

DR.SADRI FETIU: KRIMINELI ODALLOVIҪ NË MISION HUMANITAR PËR TË PAGJETURIT (!?)

Prishtinë, 27 tetor 2017: Kaherë e kam hetuar se në jetën tonë ka shumë absurditete. Fatkeqësisht, e keqja ka shtënë rrënjë të thella dhe nuk mund të shkulet. Si shumë qytetarë të këtij vendi, edhe unë, pas një varg shkrimesh publike (madje edhe të një libri të vogël me titull “Udhëkryqet e Kosovës”, më 2005) për deformimet të shumta në jetën shoqërore e politike të Kosovës, duke parë se fjala publike nuk prodhon kurrfarë efekti, pa marrë parasysh se nga kush thuhet, vendosa të hesht dhe të mos reagoj më tutje publikisht për të këqijat, që e kanë vërshuar shoqërinë tonë në shumë segmente të ndjeshme të jetës së saj… Pra, krijova bindjen se tash për tash fjala publike e njeriut të rëndomtë nuk ka kurrfarë peshe për pushtetarët dhe servilët e tyre, për ata që “vrajnë e kthjellin” në Kosovë, qofshin ata “autoritete” vendore apo ndërkombëtare…

Megjithate në ndonjë rast, u bëra apel në mënyrë të veçantë intelektualëve tanë, që mos të heshtet para të pavërtetave sidomos të autoriteteve shtetërore vendore e ndërkombëtare, siç ishte, bie fjala, pohimi ambasadorit të Amerikës, Greg Dellawi se “kufiri me Malin e Zi kishte mbetur aty ku kishte qenë gjatë shekujve…(!?)” Por, për çudi askush nuk reagoi…

Deri tash kam heshtur dhe kam pritur më kot, që të tjerët të reagojnë për veprimtarinë e kriminelit Veljko Odalloviç, që tash e sa kohë e “ka veshur lëkurën e qengjit” dhe është bërë misionar human në Komisionin e Serbisë për të pagjeturit. Ky monstrum, pa kurrnjë të keqe vjen e sillet nëpër Kosovë për ta dhënë “ndihmesën” e tij për viktimat e luftës së fundit, mbetjet mortore të të cilave i ka zhdukur apo i mban të fshehura pushteti i Millosheviçit, të cilit vetë Odalloviçi i ka shërbyer deri në ditën e fundit…

Dje e pashë me sytë e mi në televizion se si krekosej ky kriminel, që me gjasë ”kishte harruar” edhe vetë se çka kishte bërë në të kaluarën, dhe pohonte me krenari dhe paturpësi para viktimave dhe familjarëve të tyre nga Kosova se nuk kishte bërë asgjë që do ta njolloste emrin e tij (?!)…

Më besoni, më plasi “damari” dhe më nuk munda të hesht, prandaj vendosa të reagoj dhe të tregoj se kush ishte Velko Odalloviçi dhe ç’bëri ai në Kosovë sa ishte funksionar i lartë i të ashtuquajturit “Kosovski Okrug” të periudhës së Millosheviçit…

Nuk mund të flas për të gjitha “veprat” e këtij krimineli, për të cilat shkruan gjerë me gjatë edhe sot e kësaj dite edhe shtypi serb, por vetëm për ato që vetë personalisht i kam përjetuar. Funksionari i lartë i “Okrugut”, Veljko Odalloviçi, ishte organizator i krimit që pushteti serb e bëri ndaj punonjësve shkencorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, më 8 mars të vitit 1994.

Velko Odalloviçi në ditët e para të muajit mars të vitit 1994 erdhi dy herë vetë i treti për ta marrë në dorëzim ndërtesën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, sipas një vendim të nënshkruar nga “naçallniku” i “Okrugut” të Kosovës, Simoviçi. Këtë vendim, Instituti e pati kundërshtuar edhe me mjetet e mundshme ligjore të asaj kohe…

Në orët e pasditës së datës 8 mars 1994 ai erdhi vetë i dhjeti që t’i ndërronte bravat e dyerve të ndërtesës së Institutit dhe të na nxjerrte me dhunë nga lokalet tona. Kur hasi në kundërshtimin e punonjësve shkencorë që ishin të pranishëm në atë rast në ndërtesë, ai bashkë me dhjetë “argatët “ e tij u detyrua të largohej. Por, pak kohë më vonë, në orët e para të muzgut të mbrëmjes së 8 marsit 1994, Odalloviçi e solli në Institut njësinë paramilitare prej më shumë se dyzet vetash, të armatosur me revole e me shkopinj, të cilët i rrahen pa kursim të gjithë punonjësit shkencorë të Insitutit, pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe gjendjen shëndetësore… Pra njësia paramilitare e Odalloviçit i nxori të përgjakur nga ndërtesa nja dyzetë punonjës shkencorë të këtij institucioni. Disa nga këta jetojnë edhe sot, e disa prej tyre kanë vdekur, me pasojat e asaj dite të kombshme…

Krimi i Odalloviçit ndaj punonjësve të Institutit Albanologjik në Prishtinë mund të dëshmohet nga shtypi i vendit dhe ai ndërkombëtar i kohës, pastaj edhe nga organizatat humanitare, siç është Fondi i së Drejtës Humanitare i vetë Serbisë dhe Amnestia Ndërkombëtare (Amnesty Internationale), të cilat në atë kohë kanë raportuar me fjalë dhe me fotografi për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ky, pra, është Velko Odalloviçi, kriminel serb, që tash e ka veshur lëkurën e qengjit, është bërë misionar humanitar në Komisionin e të pagjeturve të Serbisë dhe krekoset para familjarëve të viktimave shqiptare të Kosovës se është njeri pa asnjë njollë në biografinë e vet…

Për fatkeqësinë e këtij populli, në kohën e absurditeteve të shumta të jetës sonë, të panjerëzishmit si ky luajnë me fatin e të pagjeturve, “zbulojnë” vende se ku duhet të bëhen gërmimet “për t’i gjetur” mbetjet mortore dhe i harxhojnë paratë për punë të kota, siç ishte rasti me gërmimet në rajonin e Rashkës, etj.

Në fund nuk më mbetet tjetër, pos edhe unë ta shtroj pyetjen, mbase, absurde:

A thua vallë shqiptarët (sidomos ata që takohen dhe komunikojnë me Odalloviçin) e paskan kujtesën kaq të shkurtër dhe e paskan harruar kaq shpejt ngjarjen tronditëse kur nga ndërtesa e Institutit Albanologjik u nxorën të përgjakur punonjës shkencorë…?!...

A po, ndoshta, (mos, o Zot!) qenka nevoja që shqiptarët të heshtin edhe përballë krimeve serbe vetëm “për t’i ruajtur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, për të cilat qenkan fort të interesuar faktorët relevantë ndërkombëtarë, që e paskan në dorë fatin e Kosovës!?...



(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks