SHKRIMI
e shtunë, 08 gusht 2020

Mehmet Hajrizi: Shenime për veprimtarinë e Ismet Isufit, Hamide Ademit, Shemsedin Hoxhës, Mefail Bajramit, Sami Pirevës dhe Nazmi Maliqit (62)

Pashtriku, 27 korrik 2020:7.56 Ismet Isufi (1948-2001)


I lindur më 15.3.1948 në Gjyrishec të Dardanës. Kishte mbaruar Shkollën Normale në Gjilan. I martuar dhe baba i gjashtë fëmijëve. Ka punuar në arsim si mësues. I burgosur dhe i persekutuar politik.

Ismeti ishte edukuar që nga fëmijëria me frymë patriotike në oda


burrash. Më vonë, si mësues në fshatrat Tyxhec e Sfircë ai e pa për së afërmi gjendjen e popullit shqiptar në robëri.

Në GMLK u organizua në celulë me Kadri Zekën dhe Saime Isufin.

Më 6 shkurt 1983, arrestohet dhe dënohet me një vit burg. Pas lirimit nga burgu kanë vazhduar ndjekjet policore dhe keqtrajtimet, më 1989 e arrestojnë sërish dhe e mbajnë një muaj në burg nën tortura barbare.

Më 1995-1997 policia serbe, duke kërkuar armë prej tij e kanë kontrolluar dhe torturuar disa herë.

Më 23.11.1998 bashkë me të shoqen Qamilen shkojnë në Shalë të Lypjanit për të hyrë në radhët e UÇK-së, por pas disa ditë qëndrimi, sëmuret rëndë dhe detyrohet të kthehet në Gjilan, ku vdiq më 2001.

7.57 Hamide Ademi

Është lindur më 4. 7. 1954 në Kizharekë të Drenasit.

Ka mbaruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë, infermiere.

E martuar, tre fëmijë.

Jeton dhe punon në Zvicër.

Edukimin e parë patriotik e kishte marrë në familje, në shkollë dhe në rrethin shoqëror, për ta vazhduar me librat, Radio Tiranën, TVSH etj.

Në radhët e Organizatës hyn më 1974 në celulë me Gani dhe Haxhere Sylajn. Ka vepruar në celula edhe me veprimtarët Hidajete Osmani, Rifadije Greiçevci, të dyja nga Prishtina, Mustafa Ademi dhe Mehmet Hajrizi.



Në burg, pikturë nga Sylë Mujaj (ish i burgosur)


7.58 Shemsedin Hoxha

Lindi më 12. 3.1952 në Cërnicë të Gjilanit.

Gjimnazin e mbaroi në Gjilan, kurse gjatë viteve 1976-1981 punoi si tregtar në Shtëpinë e Mallrave të Gjilanit.

I martuar, ka tre fëmijë.

Shemsedini i edukuar në një familje me traditë atdhetare, ishte inkuadruar në Lëvizje që më 1968, kur mori pjesë në demonstratat e nëntorit.

Në GRK ka vepruar në celula me veprimtarët, Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Shaip Ismaili dhe Ilmi Ramadani. Shemsedini ka marrë pjesë në disa aksione të organizatës, kurse bashkë me Rexhep Malajn e Ilmi Ramadanin, më 1974 kishin rrëmbyer një shaptilograf në Shkollën Ekonomike të Gjilanit.

Më 3 dhjetor 1981 arrestohet dhe dënohet me katër vjet burgim.

Pas lirimit nga burgu është marrë me veprimtari private.

7.59 Mefail Bajrami

I lindur më 18. 9. 1960 në Priboc të Bujanocit.

Nga viti 1973 jeton në Petrit të Dardanës, kurse nga viti 1985 në Zvicër, ku punon.

Ka mbaruar gjimnazin në Dardanë.

I martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Veprimtarinë patriotike e ka filluar në vitin 1979 në celulë me Sabri Sherifin dhe Hasan Ramadanin.

Më 18.6. 1983 arrestohet gjatë shërbimit ushtarak jugosllav në Slloveni dhe dënohet me 3.5 vjet burg.

Pas lirimit nga burgu arratiset në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë.

Më vonë ka qenë aktivist i LPRK-së, LPK-së dhe LKÇK-së.

Aktualisht nuk është i angazhuar politikisht.

7.60 Sami Pireva

I lindur më 10.5.1956 në Lupç të Poshtëm të Podujevës. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, specialist i mjekësisë së përgjithshme dhe familjare.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Në fillim të karrierës profesionale ka punuar si profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë (1985-1987), pastaj si mjek në Artanë (1986-1988), në stacionin e ndihmës së shpejtë në Prishtinë (1988-2002), ku për dy vite ishte kryeshef i këtij institucioni, kurse tani punon në QKMF në Prishtinë.

Ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Shtëpisë së Shëndetit, kryetar i Komisionit për Kuadro si dhe anëtar i redaksisë së revistës mjekësore ”Infomedica”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Nacional për Kontrollë dhe parandalimin e infeksioneve brendaspitalore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Jeton në Prishtinë.

Fillimet e formimit të personalitetit të tij patriotik datojnë që nga viti historik 1968, që përkon me 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe me demonstratat e para masive pas LDB-së, të organizuara nga rinia studentore e Kosovës.

Më 1974 si nxënës i Gjimnazit ”Sami Frashëri” bashkë me shokun e klasës Sabit Lupçi, organizoi aksionin e parë ilegal të thyerjes së fotografisë të kryetarit të Jugosllavisë – renegatit Tito.

Që nga viti 1981 ka marrë pjesë aktive në të gjitha demonstratat popullore kundër serbo-sllavisë.

Me 4 dhjetor 1981 inkuadrohet në lëvizjen ilegale duke dhënë betimin para lamurit kombëtar dhe ka bashkëvepruar në celulë me Teuta Bekteshin dhe Sabit Pirevën. Veprimtaria e celulës orientohej në organizimin dhe edukimin patriotik të masave popullore e sidomos rinisë në Lëvizje, në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe parullave, në leximin e literaturës patriotike dhe kombëtare.

Trakti i parë të cilin e kishin shkruar dhe shpërndarë ka qenë me titull “Populli shqiptar nuk mposhtet kurrë”. Trakti i kushtohej rinisë shqiptare që vritej e persekutohej në Ushtrinë famëkeqe Jugosallve. Në anën tjetër i bëhej thirrje popullit për qëndresën dhe sfida të reja që e prisnin pas demonstratave të vitit 1981.

7.61 Nazim Maliqi

I lindur më 23. 3. 1950 në Busavatë të Dardanës.

Ka mbaruar Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi në Univeristetin e Prishtinës.

Aktualisht punon në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sporte në administratën komunale të Dardanës. Një mandat ka qenë drejtor i kësaj drejtorie. Jeton në Dardanë. I martuar dhe baba i pesë fëmijëve.

Në rininë e tij kishte dëgjuar me admirim tregimet për mësuesin veprimtar të çështjes së Kosovës, Metush Krasniqin. Ndikim të fuqishëm tek ai kishin edhe demonstratat e vitit 1968, veprimtaria e Rexhep Malajt dhe kontaktet me Irfan Shaqirin, Ahmetin, Fatmirin etj.

Më 1981, pasi e konsideronin të papërshtatshëm të vazhdonte punën në shkollën e mesme, shkon në Zvicër, ku fillimisht me sugjerim të Kadri Zekës angazhohet në Klubin e mërgimtarëve “Përparimi” në Zyrih, si sekretar.

Më 1982 hyn në Organizatë dhe vepron bashkë me Hasan Malajn e Zejdi Ismailin.

Ka marrë pjesë në demonstrata të organizuara në mërgatë.

Veprimtarinë e ka vazhduar edhe pas pushimit të OMLK-së në mërgim, kurse në vitet nëntëdhjetë angazhohet në LDK. Më 1995, për veprimtari politike, arrestohet dhe mbahet në burg katër muaj.

Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Degës së ADK në Dardanë.

VIJON ...

_____________

Mehmet Hajrizi: Shenime për veprimtarinë e Hasan Ramadanit, Sadri Sherifit, Sabit Rexhepit, Haxhere Hajrizit dhe Ramiz Abdylit (61)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10299


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks