SHKRIMI
e shtunë, 06 qershor 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E NEZIR MYRTËS (45)

Pashtriku, 2 Prill 2020:

7.23 Nezir Myrta

Është lindur më 13.3.1954 në Uçë të Istogut. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, dega e Fizikës në Universitetin e Prishtinës.


I martuar, baba i një fëmije. Jeton në Prishtinë.

Punëtor shumëvjeçar i arsimit, në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë. Tash nëpunës civil në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.

Në radhët e organizuara ka bashkëvepruar në disa celula me veprimtarët Jakup Krasniqi, Ferid Çollaku, Berat Luzha, Sali Mustafaj, Sheqir Zeneli, Xhevdet Syla, Sefer Muzliaj, Afrim Zhitia, Esat Brajshori, Sefer Gashi dhe Isuf Hajrizi.

Nga maji i vitit 1981 ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të OMLK-së.

Veprimtaria e tij orientohej në zhvillim të aktivitetit të përditshëm të celulave në funksion të zgjerimit të organizatës dhe të përsosjes së organizimit të saj, në përputhje me statutin dhe me përcaktimet programore, organizimi i takimeve të punës me anëtarët e celulave, punë për ngritjen edukative, kulturore dhe politike të anëtarëve të celulave, zhvillimi i agjitacionit në frymën e edukimit kombëtar, pjesëmarrja në përgatitjen e aksioneve konkrete sipas direktivave të ardhura nga Komiteti Drejtues (shkrimi i parullave, bartja dhe shpërndarja e trakteve, sigurimi i teknikës përkatëse për shtypjen e trakteve etj.), bashkëpunimi me organin e organizatës, “Liria” dhe shkrimi i artikujve për çështje të caktuara. Zhvillimi i aktivitetit të organizuar në kuadrin e OMLK-së shoqërohej me kushte dhe rrethana të pafavorshme objektive, materiale e teknike. Përveç kufizimeve konkrete të cilat i impononte konspiracioni i domosdoshëm, veprimtarinë e celulave e kushtëzonin edhe rrethanat siç ishin: mungesa e kushteve të përgjithshme të jetesës, mungesa e mjeteve teknike dhe e kushteve të punës, mungesa e mjeteve financiare, mundësitë e kufizuara për qarkullim, mungesa e kohës së mjaftueshme për veprim etj.



Meqë punonte si profesor i fizikës, sikur edhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë, pjesën më të madhe të pagës personale e shfrytëzonte në shërbim të veprimtarisë së organizuar.

Është arrestuar më 16 dhjetor 1981 dhe u dënua me 12 vjet burgim.

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në kushte të trajtimit të përgjithshëm në Pozharevc të Serbisë, ka kultivuar bashkëpunimin e organizuar të të burgosurve politikë shqiptarë, me qëllim përgatitjen e bërthamave të reja të Lëvizjes Kombëtare, përkatësisht të organizatës që operonte në Kosovë e në diasporën perëndimore, si vazhdimësi e OMLK-së dhe e Frontit të Kosovës për Republikën e Kosovës.

Pjesë e këtij organizimi ishin: Afrim Zhitia, Ramadan Avdiu, Kadri Luzha, Adem Grabovci, Bardhyl Mahmuti, Fadil Vataj, Hamëz Kryeziu, Halil Selimi, Murat Bytyçi, Imer Hasani, Bejadin Hasani, Sami Kurteshi etj.

Lidhjet e organizuara me këta veprimtarë kanë vazhduar edhe pas daljes së tyre nga burgu. Ata kanë furnizuar pjesën e mbetur në burg të të burgosurve politikë, me informata të nevojshme lidhur me zhvillimet në Kosovë. Disa prej këtyre veprimtarëve, kanë vazhduar veprimtarinë e organizuar kombëtare në periudhën e pasburgut, deri me shpërthimin e Luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

VIJON...

______________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BERAT LUZHËS (44)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9809


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks