SHKRIMI
e enjte, 09 korrik 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BJETULLAH TAHIRI (46)

Pashtriku, 6 Prill 2020:

7.22 Bejtullah Tahiri

I lindur më 1 gusht të vitit 1954 në Malishevë të Gjilanit. Ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike.

I martuar, baba i dy fëmijëve.

Ka punuar si arsimtar matematike në fshatin Radivojcë (1980/81) dhe në Malishevë (1992/93). Ishte punëtor në Kryq të Kuq për Kantonin e Graubyndent të Zvicrës.

Veprimtarinë patriotike e filloi në shkurt të vitit 1975 me Nazmi Hoxhën, i cili ishte i organizuar me Rexhep Malajn. Më vonë ra në kontakt edhe me Hydajet Hysenin dhe të tre formuan një celulë.


Nga ajo kohë ka punuar pareshtur me entuziazëm, duke i zgjeruar radhët e organizuara.

Më pastaj diku nga muaji shkurt i vitit 1978 ka formuar celulën e dytë të përbërë nga ai, Shaip Ismaili dhe Naim Salihu. Ka punuar gjithashtu një kohë ndaras edhe me Saime Isufin dhe me Abdullah Tahirin. Më vonë disa nga këta veprimtarë bashkohen në një celulë në përbërje të Bejtullahut, Nazmi Hoxhës, Shaip Ismailit dhe Shemsedin Hoxhës, kurse Naim Salihu vepron në një celulë tjetër në Prishtinë me Jahir Hajrizin.

Hydajet Hyseni atij i kishte ndihmuar të formonte profilin kombëtar dhe e kishte mësuar se atdheun nuk mjafton vetëm ta duash dhe të vajtosh për të, por të punosh pa u lodhur dhe ta kryesh detyrën tënde. Bejtullahu qëndronte bashkë me të gjatë ilegalitetit të thellë.

Më 27.12.1978 në Zvicër takon Kadri Zekën e Hydajet Hysenin dhe ua dërgon materialin për nr.2 të organit “Liria”. Aty takon edhe një çift zviceranë, Mischel dhe Katrinë që vazhdimisht e ndihmonin Kadriun në punë ilegale dhe në shpërndarjen e “Liria”-s, pasi ata e kishin një mundësi të tillë dhe me dy ilegalë kurdë, të cilët kishin lidhje me Kadriun. Me këtë rast ai merr disa ekzemplarë të “Liria”-s, të “Këngët e Lirisë” dhe materiale të tjera për t’i sjellë në Kosovë.



Ka marrë pjesë në shumë aksione të Organizatës në Kosovë.

Derisa punonte si arsimtar matematike në shkollën fillore të fshatit Radivojcë, kishte përgatitur për veprimtari atdhetare nxënësit më të përparuar, si Lumturie Emini, Bajrami nga Devaja, Muharrem Sahiti (më vonë futbollist i njohur i Kosovës), Sherifi nga Budrika, Shemsije, një vajzë shumë e vendosur nga Zhitia e disa të tjerë, të cilët mbetën në gjysmë për shkak të arrestimeve të vitit 1981. Ishte ofruar shumë dhe me drejtorin e shkollës, Skënder Rama, i cili së bashku me vëllanë e tij, Jakup Rama ishin simpatizantë të Organizatës, nëpërmjet Nazmi Hoxhës, por edhe me arsimtarin Ruzhdi Ibrahimi nga Zhitia, me Shukri Sylejmanin nga Smira dhe me Sabit Halimin nga fshati Skifter (ish-Gjylekar). Kushëriri i këtij të fundit, Jakup Halimi në Zvicër, ishte furnizues i rregullt i Organizatës.

Pasi kishte marrë pjesë aktive në demonstrata, më 6 prill 1981 shkon në shërbim ushtarak në Slloveni, por pas 4 muajsh vjen në pushim për dy javë kur bashkë me veprimtarët e celulës, Shaipin, Abdullahun, Ibrahimin, Nazmiun, Shemsedinin dhe Naimin, kryen një aksion duke shkruar parulla në vende publike në Malishevë, Përlepnicë dhe Cërnicë.

Në shërbimin ushtarak e arrestojnë dhe dënohet me 13 vjet burg.

***

Pas burgut aktivizohet në LDK, ku në Kuvendin e Parë të saj u zgjodh anëtar i Kryesisë së Degës për Gjilan, dhe paralelisht kontakton me LPK-në, pikërisht me Ismet Sylejmanin dhe Xhevat Qerimin.

Ishte angazhuar në pajtimet e gjaqeve të Komunës së Gjilanit, ku vetëm brenda një kohe të shkurtër së bashku me anëtarët tjerë të Këshillit të Pajtimit e sidomos kryetarit Reshat Shaqiri, pajtuan mbi 56 raste gjaqesh.

Më pastaj u angazhua në procesin e iniciuar nga subjekti politik për ngritjen e formacioneve ushtarake, që nuk arriti të bëhej për shkak të zbulimit dhe arrestimit në masë. Roli i tij në këto formacione ishte komandant në fshatin e lindjes. Mbasi policia deshi ta arrestonte, ai më 27.10.1994 u arratis në Shqipëri, ku nga komandant Abeja-Bekim Berisha mësonte të gjitha llojet e mjeteve shpërthyese, mbasi ai ka qenë mjeshtër i rrallë i këtij lëmi.

Më vonë kalon në Zvicër, ku ndodhet edhe sot. Në Zvicër ka vepruar në LBD disa muaj, pastaj në Fondin “Vendlindja Thërret”. Në mars 1998 së bashku me subjektet tjera në Kantonin e Graubyndenit, pikërisht në Chur kanë organizuar një demonstratë të fuqishme në përkrahje të UÇK-së.

Ka shkuar si vullnetar në UÇK në prill të vitit 1999, duke vepruar në Zonën e Veriut, pikërisht në Vlahne afër Krumës. Ka qenë anëtar i Fondit “Liria Kombëtare” dhe disa herë ka bartur material të ndryshëm për atë Fond nga Zvicra deri në Shqipëri. Në këtë Fond kryesisht ka vepruar me Sabri Islamin ( Kumanovë), Vagjid Sejdiun nga Kumanova, Imit Istrefin (Veleshtë), Nexhmedin Sahitin (Kumanovë), Zymber Avdiun (Kumanovë). Ky Fond ka vepruar në kuadër të UÇK (Ushtria Kombëtare Shqiptare) në Maqedoni. Ndërsa ka vepruar gjithashtu edhe në Fondin “Zëri Atdheut” që ka vepruar në kuadër të UÇPMB-së, për Luginën e Preshevës.

Pas lufte është kthyer në Kosovë, duke vepruar disa muaj në Komunën e Gjilanit si Drejtor i Pasurisë Private e Shoqërore në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, për t’u kthyer sërish në Zvicër.

Në Zvicër është angazhuar në Këshillin Nismëtar të formimit të Degës së PDK-së. Tani është Sekretar i Degës së PDK-së në Zvicër.


***


Bejtullah Tahiri - Fjalim ne Akademine Perkujtimore te veprimtarit - Nazmi Hoxha

https://www.youtube.com/watch?v=ONRbvWSMRjg


VIJON...

_______________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E NEZIR MYRTËS (45)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9866


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks