HAMZA KOKOLLARI: ‘LIBRI I BARDHË’ NJË HISTORI E VËRTETË

Pforzheim, 14. 04. 2014 – Është punë e vështirë dhe punë e cila kërkon njohuri dhe angazhim të madh, të shkruash, për një popull dhe historinë e tij. Aq më shumë ka rëndësi kjo, kur dihet se populli shqiptarë është një popull Ballkanik dhe Europian, Etnik dhe Autokton në trojet ku ai që nga formimi i tij i lashtë ekziston. Fatkeqësisht po kjo histori na mëson një të hidhur, por të vërtetë se „Fituesit e shkruajnë historinë mbi të mundurit“, e në rastin tonë, historia e shekullit XIX na u shkrua nga ana serbe. Për këtë arsye, duke u bazur në shkrimet botërore, shkrimet origjinale, të cilat u shkruan nga shumë historianë dhe shkenctarë botëror e edhe shqiptarë e serb, e të cilat gjinden në Arkivat botërore si dhe dokumentet e ndryshme shtetërore të vendeve të ndryshme të Europës e më gjerë, të cilat u përpunuan dhe u ridokumentuan në “Librin e bardhë“ të botuar nga Halil Alidema, e Intelektualë të tjerë të mbledhur rreth tij, duke e veçuar një nga historianët më të mëdhenj të kohës, të nderuarin Prof.Dr. Hakif Bajramin dhe Partisë së UNIKOMB’it, si një dokument me vlerë historike, i botuar në pesë gjuhë, i pari nga ky lloj, pra si libër i bardhë për trevat shqiptare nga i cili do të i nxjerrë disa data dhe citate me rëndësi dhe do të mundohem t’i qartësoj disa pika të rëndësishme për Etnologjinë, Kulturën dhe Historinë e Popullit Shqiptarë.
Historia e Serbisë duke u bazuar në thënien monotone se „Kosova është djep i Serbisë„ niset në përshkrimin e historisë së saj në trevat autoktone shqiptare, që nga mesjeta e lashtë, që d.m.th. nga shekulli XII, ku nga viti 1180 njihen shënimet e para, se Serbia e okupoi Mitrovicën dhe Vuçiternën. Po ne e shtrojme pyetjen se kush jetonte në këtë teritore para kësaj kohe? Sigurisht se Serbët jo, por popullsia autoktone Shqiptare, me të gjithë folklorin, kulturën dhe etnitetin e materializuar në këto treva.
Serbia me 1224 e okupoi Prizrenin po kush banonte në këtë teritor para kësaj kohe? Sigurisht që Shqiptarët. Serbia me 1285 okupoi Shkupin. Deri në atë kohë këtu nuk kishte asnje Serb. Po kush jetonte në kryeqytetin e Dardanisë (Kosovës) më parë? Sigurishtë se Serbët jo.

Me 1371 Serbët u alarmuan se teritoret në jug të Rashkës do ti humbnin shpejtë, sepse populli autokton (Shqiptarët) ishte armiqësuar me okupatorin deri në exstrem dhe priste me pa durim qastin që të lajmërohej mundësia për të sulmuar qdo formë të shtetit Sllav. Serbia më 1389 e humbi pushtetin mbi viset e okupuara e edhe atyre Shqiptare në të ashtuquajtërën „Betejën e Kosovës“ në të cilën morën pjesë edhe Shqiptarët autokton, ku nga kjo del se nuk ishte vetëm beteja e tyre e humbur nga Osmanlinjët, por edhe e popullit autokton Shqiptarë. Nga kjo periudhë, pra na bazohet „Historia e djepit të Serbisë“. Me 1303 me kërkesën e Arqipeshkfit të Tivarit – Mervinit, Papa Senedikti XI kishte urdhëruar Tivarasit që udhëheqjen e kishave ta bënte në Runik, Rogoznë, Trepçë dhe Graqanicë. Kjo do të thotë, se asokohe në Kosovë ekzistonte Kisha katolike Shqiptare, çka vërteton se kishat Serbe-ortodokse gjatë shekullit XIV u ndërtuan mbi themelet e kishave Shqiptare katolike (shiko:Regesta Pontificum Romanorum II; Ad audientiam nostram…). Gjatë shekullit XV-XVIII në Kosovë, sipas dokumenteve osmane dhe të Vatikanit del qartë se në këto treva dominonte popullsia Shqiptare e ritit musliman me përbërje mbi 94% dhe asaj Serbe në teritorin e ish Dardanisë me 4-7% .
Serbët me propagandë politike të vazhdueshme përpiqen ta mohojnë origjinën etnike Ilire Shqiptare dhe faktin se Shqiptarët u formuan si popull në mesjetën e hershme nga populli autokton Iliret, si pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre të cilët formohen dhe zhvillohen në kushtet e reja ekonomiko shoqërore të sistemit feudal.
Ekzistimin si popull Shqiptarë me prejardhje Ilire e konfirmojnë me lëndën burimore me kulturën materiale, shpirtërore, gjuhësore dhe autoktonin e qëndrueshme në teritoret ku jeton.
Me kolonializimin dhe rikolonializimin e kohëpaskohshëm në mesjetë dhe në kohën e perandorisë Osmane si dhe ditëve të sotëm janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome, por të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të jenë mbi 10% të popullatës në tërsi.
Shtet mundë të quhet një vend që i plotëson tri elemente themelore: të ketë teritorin, të ketë postulatin kombetarë – etnik, si dhe vetë qenjen politiko historike. Kosova, si një tërësi e veçantë institucionalo-teritoriale është e njohur që në antik, duke e përfshirë teritorin që atëherë quhej Dardani. Karakteristikë e veçantë është që në teritorin e Kosovës gjatë mesjetës depërton një religjion i ri, dmth krishterizmi, si një lëvizje për centralizimin e jetës shpirtërore e shtetërore. Në këtë drejtim vendasit me ndihmën e institucioneve shtetërore, ndërtuan një numër të madh të shenjëtoreve fetare, në të cilat shkonin të gjithë nënshtetasit pa da, si qendra të kësaj veprimtarie politiko fetare bëhet Shkupi, Naisus (Nishi) dhe Ulpiana (Prishtina) që prap dmth se nuk ishin kisha ortodokse-serbe, por që u ndërtuan para se të vinin sllavët në këto teritore të popullit Shqiptarë.
Në vitin 1346 në Shkup, pas një varg fushatash pushtuese, car Dushani u shpall perandor i “Serbëve, Grekëve dhe Shqiptarëve“ shih: Spiridon Gopqevic“Gornje Albanija“Novi Sad 1889 faqe 17, çka dëshmon se Shqiptaret ishin prezent po në këto teritore.
Një aspekt të rëndësishëm në historinë Shqiptare paraqet viti 1878 dhe “Kongresi i Berlinit“, ku së pari nuk u pranua Shteti Shqiptar, i cili u proklamua në tubimin e njohur të ashtuquajtur “LIDHJA SHQIPTARE“ e Prizrenit dhe së dyti, iu ndanë tokat Shqiptare fqinjëve të vet e më së shumti Serbisë, e cila për ta realizuar këtë të drejtë kalli fshatra e qytete të tëra, vrau dhe preu me qindra e mijra Shqiptarë duke mos respektuar kurrfar norma e ligje njerëzore. Pra „Lidhja Shqiptare e Prizrenit“ jo vetëm se nuk u respektua por perkundrazi u keqpërdor nga shtetet e mdha siq ishin; Rusia, Franca, Gjermania, Anglia etj .të cilat njohën Serbin dhe Malin e Zi, ndërsa Kosova dhe problemi Shqiptar mbeti vetëm si një “Nocion gjeografik“ i cili edhe si i tillë u lejua të copëtohet dhe terorizohet nga Serbia dhe Mali i Zi, kur brenda tri ditëve, mbas Kongresit të Berlinit, Serbia i pushtoi 620 fshatraShqiptare, vetëm nga që popullsia nuk ishte e besimit Kristian (Keto fshatra ishin në teritoret e Nishit, Prekuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës dhe Toplicës).
Populli Shqiptarë u detyrua, çfarë tjetër por, të vazhdoj luftën e mëtutjeshme për liri, tani në disa fronte deri sa edhe ia arrin qëllimit të lirohet nga zgjedha okupatore dhe paraqitet ne vitin 1908 me nje program te qarte, nje gjuhë, një shkrim dhe një shtet. Gjate gjysmës së parë të vitit 1912 u clirua perfundimisht tërë Kosova, madje edhe Shkupi dmth. Vilajeti i Kosovës, Manastirit dhe Janinës, ku gjatë kësaj kohe Serbët dhe Maqedonasit ishin vetëm vrojtues, pra në asnjë menyrë nuk i kontribuan qlirimit të këtyre teritoreve. Duke i pare këto synime Perandoria Osmane organizoi në Prishtinë me 18.07.1912 bashkëbisedime me liderët Shqiptarë dhe e njohu me shkrim SHTETËSINË e këtyre Vilajeteve. Rezultatet e këtyre bashkëbisedimeve i pranuan Gjermania dhe Austrohungaria, kësisoj iu vunë themelet e SHTETËSISË SHQIPTARE.
Si kundëreaksion i këtij suksesi Shqiptar, krijohet aleanca Ortodokse Ballkanike: Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia dhe në Tetor të vitit 1912 i shpallin luftë Turqisë. Shqipëria e cila që më herët me luftë të pandërprerë dhe pa ndihmën e „Fqinjëve“ të vetë veq e kishte fituar Shtetësin dhe lirin kundrejtë Perandorisë Osmane, e pranuar edhe zyrtarisht nga shtetet e tjera, nuk i takoi kësaj aleance.Vilajeti i Kosovës, Manastirit i Janines dhe i Shkodrës kishin SHTETËSINË e vet që nga koha kur ekzistonin Vilajetet, qe nga viti 1864, e më në fundë edhe zyrtarisht të pranuar, pra me 18 – 23.8.1912, pra shtetësinë më të vjetër se shtetësia Serbe në pikpamje juridike shtetërore, megjithëse shteti Serbë u njoh ne vitin 1878, deri atëher kishte vetëm një status special nën Perandorin Osmane.
Kufiri ndermjet Shqipëris, Malit të Zi dhe Serbisë u fiksua në Londër, por kurr nuk u konstatua edhe zyrtarisht, sepse komisionet ndërkombëtare për përcaktimin e kufijve punuan deri në vitin 1926, kur Serbia nuk ekzistonte më si tërsi shtetërore, e ku automatikisht problemi i Kosovës nuk ishte më problem Serbo-Shqiptar, por Shqiptaro-Jugosllav.
Pasi që Jugosllavia e Versajës u shpërbë (1992), natyrisht që edhe kufiri i përcaktuar atëbotë, ndërmjet Mbretërisë SKS, me 1926, bëhet i mangët dhe JOKONSISTENT, pra Serbia kurr nuk mund ta trashëgoj Jugosllavinë së paku sa i përket teritoreve Shqiptare (Nënkuptohet trojeve Shqiptare nën „Jugosllavi“).
Më 1928 Mbreti Ahmet Zogu zyrtarizoi bartjen e gjendjes Shtetërore, nga kohët e mocme në kohët e reja dhe nga koha më e re, në Shtetin thjesht Shqiptarë, për mbar popullin Shqiptarë ne Ballkan.
Kosova u coptua përsëri me 1941-1944, edhe pse Kosova si njësi teritoriale Etnike së bashku me popujt e tjerë Jugosllavë hyri në luftë kundër Fashizmit me 30.07.1941, e si e tillë iu garantohej, përmes proklamimeve, dekreteve dhe ligjeve, sikurse edhe popujve të tjerë të shtetit Jugosllavë, që pas perfundimit të luftës të ketë të drejtën e vetëvendosjes.Në të gjitha dekretet dhe dokumentet që janë ruajtur, edhe aso kohe Shqiptarët trajtoheshin si KOMB.
Në mbledhjet e KAÇKJ-së, ku vendosej fati i Jugosllavisë së ardhshme, pëërmes intrigave, e edhe vrasjeve të delegatëve Kosovar, nuk u lejuan të marrin pjesë Shqiptarët vetëm e vetëm që të liheshin anash, për të mundur të veprojnë me ta si të duan Serbët. Përkundër kësaj më 31.12.1943 e 1-2.01.1944 në Bujan, u miratua rezoluta ku njëzëri Shqiptarët u verifikuan si POPULL, me të drejtë të VETËVENDOSJES dhe të BASHKIMIT me tokat e tjera Shqiptare, si e drejtë e pamohueshme e popullit Shqiptarë, të cilën e fitoi duke luftuar krahas popujve të tjerë Jugosllavë, garancion ishte UNÇJ, si dhe UNÇSH me të cilën është e lidhur ngushtë. Në këtë mbledhje përvec të deleguarve të shumtë Jugosllavë, ishte edhe një perfaqësues Anglezë në kuadër të Shtabit Kryesorë te UNÇJ-së.
Pra edhe zyrtarisht e proklamuar Pavarësia e Kosovës, prapëseprapë nga po kjo UNÇJ, nuk u respektua dhe në Shkurt të vitit 1945, u aplikua Diktatura Ushtarake në Kosovë edhe pse Kosova u clirua tërësisht gjatë nëntorit 1944. Deri në fundë të Marsit 1945 u likuiduan, nga po kjo ushtri, 47 000 Shqiptarë.
Si gjithmonë në historinë tonë të lashtë, përmes dorës trathtare, fatkeqësisht shqiptare, u mbajt nën thundrën barbare, larg botës së civilizuar e i gjakosur përherë, duke u mohuar edhe në qenjen e egzistimit, populli shqiptar i cili me ripërtrirjen e tij nëpër dekada u mëvetësua dhe unifikua në momentet historike të pasluftës, të viteve 1948, 1968, 1974, 1981, 1989 dhe sot ku doli i vetëdijsuar, nga sakrificat shekullore, me “Mllefin e popullit Shqiptar” doli e bashkuar në të vetmen dhe të përhershmen USHTRINË ҪLIRIMTARE TË KOSOVES-UÇK-në e cila që nga formimi i saj ia parashtroi detyrën parimore dhe synimin shekullor të popullit shqiptar; Lirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare si dhe zgjidhjen e qështjes gjithkombëtare njëherë e përgjithmon, ashtu sikurse që të gjithë popujt e tjerë Europian e bën qysh herët edhe pse shumë më vonë se populli shqiptarë u njohën me identitetin e tyre në këto troje Europiane. Pra, populli shqiptar si populli më i vjetër dhe autokton i këtyre trojeve i cili u gjend këtu para botës greke dhe sundimeve Romake, ka dhe duhet te ketë të drejtë të vendos për fatin e vetë, të lirohet nga prangat shekullore, të cilat ia vunë ata të cilët “deshën të i ndihmojnë gjithnjë në historinë e lashtë të tij” dhe të hecë perpara se bashku me të gjitha shtetet e civilizuara të botës ashtu sikurse edhe i takon njërit ndër popujve më të vjetër dhe më të civilizuar Europian dhe botëror.
“Atdheu është si një trup njeriu, kudo që ta prenë rrjedh gjak”.
– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura