Tiranë, 05. 05. 2014 – Në dekadën e fundit të shekullit që shkoi, në epiqendër të Europës dhe pikërisht në gadishullin e Ballkanit, u zhvilluan disa përplasje luftarake, në fillim brënda gjinisë Serbo-Sllave e më pas midis këtyre të fundit e Shqiptarëve. Luftrat përfunduan me fitoren e plotë të popujve Slloven, Kroat e Boshnjak, ndërsa Kosova Shqiptare edhe pse u çlirua nga vargonjtë e hekurt Serb, u zvarrit dhe disa vite të tjerë, deri në mesin e Shkurtit 2008, për të shpallur pavarësinë e vet. Paslufta e sajë, nuk pati ndryshime pikëpamjesh dhe interesash, sepse Kosova në veçanti dhe gjithë Shqiptarët në përgjithësi, ngelën as në qiell e as në tokë, si peng i dy kontinenteve, atij Europian dhe Amerikan. Lufta mbaroi, por për Kosovën dhe popullin Shqiptar, nuk u organizua një Dejton i dytë, për të zgjidhur përfundimisht kalvarin e vuajtjeve të disa qindra vjeçarve në robëri. Dhe pse ngërçi politik, në luftë e sipër mori deri diku kthesën e duhur, në pas luftë krahas slloganeve humanitar, nisi gjuetia e shtrigave kundër luftëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-ës. Ballafaqimi i tyre me drejtësinë ndërkombëtare dhe përfitimi i pafajësisë në Hagë, tregoi e vërtetoi dhe një herë, luftën e drejtë të UÇK-ës e popullit të asaj treve etnike Shqiptare.
Lufta i dha fund robërisë Serbe, por vuajtjet dhe stërmundimet e Shqiptarve nuk u sosën. Në vënd që ato të zbuten gradualisht dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare, segmente të caktuar radikal të kontinentit e në botë, po nxjerin të vdekurit nga varri, për të përmbysur realitetin e asaj lufte madhore, ku pjesë e tërësisë së saj nuk ishte vetëm UÇK-ës e populli i sajë Shqiptar, por mbarë bota përparimtare, e cila duke parë nga afër e larg krimin monstruoz e të shëmtuar Serb, erdhi e u rradhit në krah të kësaj ushtrie e popullit sajë. Edhe pse ndërhyrja luftarake e Aleancës Atlantike, u realizua me sukses, duke çliruar përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë Kosovën Shqiptare, kundërshtitë ndaj asaj ecurie luftarake të përbashkët UÇK-NATO, ishin prezente në fillimet dhe gjatë zhvillimeve të asaj lufte çlirimtare. Pati hezitime për inisiativën e SHBA-ës dhe Anglisë, për ndërhyrjen ushtarake nga ajri kundër Serbisë nacionaliste, për të ndalur terrorizmin e tërbuar të sajë kundër popullit Shqiptar të dëshiruar për liri e pavarësi kombëtare. Shumica e shteteve pjesmarrëse në atë bashkësi aleatësh, në aparencën e përgjithëshme diskutonin e lëshonin lotë krokodili për mizoritë e kryera nga Serbët ndaj Shqiptarve të Kosovës, ndërsa prapa kuintave politike, filiolët e Sërbisë bënin të pamundurën për të ruajtur statukuonë e sajë Versajane.
Ndërhyrja ajrore nisi me një veprim unanim të Solanës si përfaqësues politik e të Klarkut si komandant i asaj Aleance Atlantike. Lufta u zhvillua në dy dimensione, në ajër dhe në tokë, ku rrolin e forcave tokësore e nisi dhe luajti deri në fund UÇK-ës, ndërsa NATO me forcat e sajë ajrore, duke sulmuar e bombarduar në front e thellësi të Federatës Serbosllave të mbetur, brënda detyrave që ajo realizoi, mbuloi e mbështeti njëkohësisht veprimet luftarake të UÇK-ës në gjithë territorin e Kosovës. E gjithë kjo veprimtari luftarake, u krye nën mbikëqyrjen e OKB-ra dhe organeve drejtuese të Europës në bashkim e sipër. Këto organizma deri në fund të asaj lufte, jo vetëm që nuk patën pretendime për UÇK-ë e luftëtarët e sajë, por për më tepër, në se ballafaqohemi me arshivat e kohës, nuk mund të gjëndet asnjë vërejte e sugjerim veçse fjalë të mira e lavdërime për luftëtarët e Shqiptarët, lidhur me atë durushmëri që treguan ata në atë kohë lufte. Nisur nga të gjitha këto vlerësime tërësore, të vërtetuara e arsyetuara nga vetë koha, vendi e njerzimi, nuk mundet kurrsesi, që në këto ditë kaq progresive për krejt botën, të flitet ndryshe nga realiteti, e për më tepër, të ngrihen gjykata speciale ku të akuzohet UÇK-ës, ushtria që mbrojti popullin e vet nga krimi makabër e mizor i një populli e kombi nacionalist, që nën drejtimin e një shteti racist, bashkërisht u sulën dhe duke zbatuar teorinë hitleriane të “Tokës së djegur”, vranë prenë, masakruan, shpërfytyruan, përdhunuan, zhdukën, groposën, fshehën, dogjën shkrumbuan, vodhën e plaçkitën një popull të tërë, vetëm e vëtëm se ky popull si më vjetri në Europë, dëshëron të jetojë i lirë, i pavarur në një shtet Iliro Shqiptar, të njohur nga historia e kësaj toke, që në ditët e para të formimit të ndërgjegjes njerëzore.
Në këtë luftë të pabarabartë e tërësisht vrastare, të organizuar e zhvilluar qëllimisht nga vetë rregjimi më i urryer i Beogradit nacionalist, populli i asaj treve etnike Shqiptare, bashkë me Ushtrinë e vet Çlirimtare, nuk sulmoi kërkënd, veçse u mbrojt në tokën vet stërgjyshnore, për të mbetur qoftë dhe i vdekur, atje ku ishte lindur e rritur brez pas brezi. Lufta mbaroi me luftë dhe në atë luftë, Çlirimtarët e Kosovës i treguan mbarë Botës ujkun e tërbuar nacionalist Serb, ndërsa radikalët Europian të pangopur deri në makutëri me gjak Shqiptari, me buzëqeshje ironike brënda kortezive të shtirura diplomatike, jo vetëm pas asaj lufte, por dhe tani pas 15 viteve të shkuara, vazhdojnë të kërkojnë gjurmët e ujkut. Bota u trondit e tëra pas betëjës heroike të Jasharajve Legjendar, me sakrificën sublime të tyre, duke filluar që nga më i vogli, por ajo lëvizi nga vendi dhe ndërhyri ushtarakisht, kur pa nga afër njomëzakët e porsalindur të masakruar e shpërfytyruar në Reçak, Mejë, Izbicë, Pejë, Gjakovë, Drenicë, Pashtrik, Mitrovicë, Rahovec e në shumë vendbanime tjera të Kosovës martire. Krimi monstruoz Serb, nuk është njohur e parë ndonjëherë, që nga koha e marrëzive hitleriane, ku për çudinë e gjithë njerzimit, kërkojnë gjykime speciale, për të akuzuar qingjin e La Fontenit të math, pse i turbulloi ujin ujkut që pinte disa metër sipër qengjit. Edhe pse jetojmë në kohën më të avancuar të njerzimit, paradokset politike nuk i ndahen zhvillimit e progresit njerëzor.
Bota përparimtare, pas luftrave vrastare të ish Jugosllavisë Federative, priti që të zhvillohej një Nurenberg i dytë, më i rreptë se i pari, por ndodhi e kundërta, ai pothuajse u anashkalua dhe krimi hitlerian i nacionalistëve të Beogradit, u mbulua me burgosjen Millosheviçit dhe disa pasuesve të tijë, të cilët ashtu si pa u ndjerë, i lanë qelitë para kohe për mungesë provash. Hap pas hapi, Europa edhe pse heq veten tepër të moderuar, me prapaskenat që organizon kundër Shqiptarve, ashtu si padashur zbuloi më tej anën e kundërtë të medaljes, ku duke bashkëpunuar tërthorazi me Beogradin, nisi e fabrikoi akuza të paqëna kundër UÇK-ës e luftëtarve të sajë në versione të ndryshme, por që ishin dhe mbetën, brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane për “Serbi të Madhe”. Dualën në skenë me radhë Karla Del Ponte, Dik Marti, Kraig Jurriseviç, e manekinë të tjerë të dukshëm e të padukshëm, të blerë e të shirur brenda tregut agjenturor politik, të cilët folën e shkruan dhe çfarë nuk sajuan, për të vënë shënjën e barazimit midis viktimës Shqiptare dhe krimit masiv të organizuar e drejtuar nga shteti i tërbuar nacionalist Serb. Edhe pse këto akuza, u ngritën nga individ të veshur ose jo me pushtet, ato ishin mbetën brenda sajesave të prokurorit Serb në Beograd dhe nuk kishin as më të voglin ndryshim, nga ato që u përgatitën nga vetë shërbimi sekret Serb.
Akuzat u sajuan në pas luftë, por ato në realitet e kanë bazën shumë vite të shkuara e kryesisht gjatë kohës së luftës të fundit çlirimtare, ku Beogradi nacionalist i etiketoi lutëtarët e asaj ushtrie Shqiptare, terrorist, irridentistë, separatistë, komunistë të Tiranës dhe tjera epitete të ndryshme, me të vetmin synim, për të akuzuar e rënduar Shqiptarët si luftënxitës, në një kohë kur historia, vërteton plotësisht të kundërtën, se në çdo kohë janë vetë Serbët, ata që kanë ardhur nga Kaukazi i largët Aziatik dhe kanë pushtuar trojet Shqipëtare, nëpërmjet dhunës e krimit barbar. Lufta e UÇK-ës ishte pjesë e pandarë dhe vazhdimësi e përpjekjeve të pasnjëshme të Shqiptarve të trojeve etnike për liri e pavarësi kombëtare dhe jo ndëretnike e probleme ekonomike, si e propagandojnë Serbët e filiolët e tyre Europianë. Si e tillë ajo u vlerësua nga e gjithë bota demokratike, e cila nën udhëheqjen politike të SHB-ës dhe Anglisë, u hodh pothuajse totalisht në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, gjatë genocidit kriminal të organizuar, drejtuar e zhvilluar nga Serbët dhe shteti Serb bashkërisht. Përpjekjet Europiane ishin dhe mbetën në kuadër të qëndrimit në dy karrike, ku më tepër mbizotëronte bashkëpunimi me Serbinë, se sa zgjidhja e krizës Kosovare në interes të Shqiptarve. Këtë e pranojnë vëtë Europianët, qartësi e cila del nëpërmjet deklarimit të ish Kryeministrit Italian të asaj kohe Masimo Da Lema, i cili gjatë një interviste të dhënë prej tij në pas luftë, ka pohuar me gojën e vet se, “SH.B.A.-ës, ka përkrahur UÇK-ës, që të vuloste izolimin e Millosheviçit, ndërsa Europa ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëveshje me Serbët”.
Deklarimet e këtij politikani Italian, vërtetojnë bashkëpunimin Europian me Beogradin, nëpërmjet veprimeve konkrete luftarake të Aleancës, ku pilot Hollanez, Italian e ndonjë shteti tjetër, i hidhnin bombat jashtë objekteve të sulmit në det të hapur e pyje, për të ndihmuar indirekt Millosheviçin, si mik e aleat të fshehtë. Duke shkuar dhe më tej me faktet që mbështesin realitetin, deklarata e mësipërme e Masimo Da Lemës, saktësohet dhe nëpërmjet pohimeve të krejt shtypit Grek të Athinës, ku gazetarët pasqyrojnë, se është pikërisht ish kryeministri asaj kohe Pandreu, i cili pas shpinës së NATO-s, mbante lidhje të fshehta direkt me Millosheviçin, duke i dërguar këtij të fundit mesazhe të koduara, për sulmet dhe bombardimet që do të kryente Aleanca Atlantike gjatë asaj lufte, kundër Serbisë. Kushdo mund ti cilësojë këto thënje e pohime, si të individëve të veçantë , të cilët kanë të drejtën e tyre, për analizat që u bëjnë situatave të ndryshme politike. Por nuk janë vetëm këto deklarime, që argumentojnë qëndrimet e kundërta të pseudo demokratve Europian, për bashkëpunimin e ngushtë dhe të fhehtë me Serbinë, gjatë asaj lufte kriminale e vrastare kundër Shqiptarve të Kosovës.
Prapaskenat politike për të mbështetur miqt e vjetër, vazhduan dhe në pas luftë, përsëri nga Europianët e për më tepër nga Presidenti i një fuqie të madhe si Franca, i cili kur është takuar me Bernard Kushner, para se ky të shkonte në Kosovë si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ra, e ka porositur ”Mbajeni vëth në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbëve”. Dhe për habinë e të gjithë njerzimit, janë pikërisht Karla Del Ponte e Dik Marty, përfaqësues të Kantonit Frances në Zvicër, që çuditërisht i ngrejnë këto akuza, jo vetëm kundër UÇK-ës, por shkojnë e më tej, duke akuzuar një populli e komb të tërë Shqiptar. Krminel nuk është vetëm autori i krimit, por dhe ai që bashkëpunon, mbështet dhe fsheh krimin. Këta prototipa kriminelësh, janë si ata që nëpërmjet masakrave politike të njëpasnjëshme, në kohëra të ndryshme në Budapest, Shën Stefan, Berlin, Londër e Versajë, copëtuan Shqipëtarët, për të ndihmuar Serbo-Sllavët e Grekët, për zmadhimin e zgjerimin e perandorive përkatëse, duke mbushur xhepat me verdhushka, që u afronte Beogradi e Athina. Kështu po veprohet dhe në ditët e sotme. Ngrihen akuza kundër UÇK-ës në emër të drejtësisë ndërkombëtare dhe radikalistët Europianë bashkërisht me Serbofilët e kontinentalë, mështesin Serbinë për të mbrojtur krimin monstruoz të sajë.
E gjithë kjo veprimtari diversive kundër UÇK-ë e luftëtarve të sajë, është një luftë politike e qëllimëshme, e cila bëhet tani në prag të fushatës të zgjedhjeve në Kosovë, ashtu si është bërë dhe herë të tjera në të kaluarën. Burimi i këtyre sulmeve dhe akuzave tashmë është i njohur e dihet që është e mbetet Beogradi, i cili nuk del vetë në skenë, por duke lëvizur gurët diplomatik, hedh në veprim bashkëpuntorët e filiolët e vet anë e mbanë rruzullit tokësor. Kjo për të vetmen arsye, se ish U ÇK-ës tani PDK, duke luftuar e punuar sistematikisht, realizoi synimet dhe aspiratat e Shqiptarve të Kosovës, ndërsa këlyshët e Beogradit, ish komunistët e LKJ, të cilët brënda 24 orëve gandisti Rrugova i kameleonizoi në LDK, vazhdojnë detyrat që u ka ngarkuar UDB-ja, për të penguar ecurinë e shtetit të Kosovës drejt bashkimit kombëtar. Në këtë rrugë të qëllimtë ish komunistët Titos e Mollosheviçit mbështeten nga radikalistët Europian, të cilët kanë si synim, të heqin UÇK-ës nga skena politike dhe në vend të sajë të vendosin FARK-un, i cili politikisht në ditët sotme përfaqësohet nga LDK. Por FARK-u dhe LDK-ës e braktisën popullin, duke i kthyer shpinën luftës, veprim ky që u faktua nga vetë këta maniplator, me veprimet që kryen gjatë asaj lufte, me bandat e tyre terroriste të komanduara nga agjenti i afirmuar i Beogradit vrasësi dhe katili gjakatar Tahir Zemaj.
Bota përparimtare e demokratike u trondit e tëra, në atë luftë të pabarabartë, me marrëzitë kriminale që kryen ushtarët, policët, paramilitarët dhe 20 mijë civil Serb të armatosur deri në dhembë, kundër një populli paqësor e liridashës të Kosovës martire. Gjatë asaj lufte u vranë mbi 2000 lufëtar, 2000 të tjerë u plagosën, 30000 viktima midis tyre 600 fëmijë u masakruan e u groposën në fshehtësi, 20.000 femra u përdhunuan dhe 250.000 shtëpi u shkrumbuan, duke i rrafshuar deri në themel. Nëse kthehemi paksa në kohë, duhet theksuar se ishte po kjo Serbi, që në Sebrenicë e Vukovar, vrau, masakroi, preu e sakatosi mbi 250.000 viktima të pafajshme, pa përmëndur këtu rrafshimet e vendbanimeve myslimane në Bosnje Hercegovinë. Tani në kohë paqe, është po kjo botë e cila po habitet me paradokset e drejtësisë politike brenda dhe jashtë Hagës, e cila edhe pse fajësoi disa çlirimtar të Kosovës, ishte po ajo vetë që u kërkoi falje, për ato hamëndësira të sajuara nga zbulimi Serb e ish prokurorja Karla Del Ponte, gjatë hetimeve të sajë. Në vend që tu kërkohet ndjesë publike luftëtarve të Kosovës, tani në këtë paqe ende të gjakosur, po rendet me qiri në dorë në terrin e natës, për të gjetur gjelpërën në kashtë e për të mbuluar krimin vrastar, me mëkatin politik predikues të Dik Marty, njeriu i cili sipas udhëzimeve të prokurorit Serb të Beogradit, erdhi në banesën e Matianit Avdulla Katucit gjoja për kontroll, por ashtu si deklaron dhe vetë i zoti i shtëpisë, në fillim tentoi të linte brënda asaj shtëpije eshtra të vdekurish dhe kur e pa se nuk ja arriti qëllimit, ai spërkati atë shtëpi me helme, pasojat e të cilave po i vuajnë sot pjestarët e asaj familje. Për këtë duhet ngritur Gjykatë Speciale e jo për çlirimtarët e pafajshëm, që në asnjë vend të botës nuk janë gjykuar asnjëherë e në asnjë rast.
Luftëtarët e UÇK-ës nuk i trëmben asnjë gjykate e për më tepër asaj speciale, që po propagandohet sot e kësaj dite me bujë të madhe, ashtu si nuk ju trëmbën dhe Hagës, e cila u tërhoqë pa u ndjerë, për të mos njollosur emrin ndërkombëtar të drejtësisë. Mirpo çlirmtarët e Kosovës edhe pse u bindën për drejtësinë e luftës, paslufta paqësore jo vetëm që po i zhgënjen, por për më tepër, me këto sajesa e keqëtrajtime politike, po binden dita ditës, se Europa radikale ka qënë, është e do të mbetet po ajo e vitit 1913, e cila tentoi të varroste Shqiptarët plotësisht e përfundimisht. Gjykat Speciale u miratua dhe nga vetë Prishtina politike, fenomen ky i cili ka rrjedhën e vetë tek thënja e themeluesit të shtetit Shqiptar Ismail Qemali, se “Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha”, përkufizim ky që vërteton më së miri, se si në të kaluarën dhe të tashmen, Tirana e Prishtina, dirigjohen e komandohen me telekomandë, për të kapur veshin e majtë me dorën e djathtë. Luftëtarët e Kosovës janë të vëtëdijshëm për atë luftë çlirimtare dhe arritjet e sajë, por ata duan të dinë se ëfarë fshihet pas marrzive që ngre Zvicerani i papërgjegjshëm Dik Marty, tani pas 15 viteve të përfundimit të asaj lufte. Ngrihet Gjykatë Speciale, në një kohë kur Haga ishte ajo që nuk provoi asgjë dhe u tërhoqë shkarazi, eliminohet për ti dhënë fuqi ligjore një gjykate të paligjshme. Hidhet në tregun e drejtësisë një gjykatë e tillë, për të gjykuar çlirimtarët, në një kohë kur duhet të ngrihet e gjithë bota në këmbë dhe të dënojë rreptësisht Beogradin si shtet, popull e komb, sepse të tre së bashku vranë mizorisht rreth gjysëm milioni njerës të pafajshëm në Bosnjë, Kosovë, Kroaci e Slloveni, në qëndër të kësaj Europë që po tenton të bashkohet, për të futur në një vathë ujkun Serb dhe qingjin Shqiptar.
Kosova u çlirua përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë, por Serbët e Serbia, sot e në jetë jetëve, nuk heqin dorë nga rikthimi sërish në Kosovë, për të realizuar ëndrën e “Serbisë së Madhe”. Qëllimi i tyre nuk është i sotëm, por që nga koha kur ata erdhën si pushtues në gadishullin Ilirian. Ata u larguan nga kjo trevë etnike Shqiptare, por brënda sajë ata kanë lënë falangat e përparuara Serbe, të cilat në fshehtësi, punojnë për të krijuar kushtet e favorshme të një pushtimi të ri. Këtë e ka dekluar vetë Millosheviçi në Hagë, se Ushtria Serbe u largua nga Kosova, por Serbia në Kosovë ka 50.000 agjentë të sajë, të cilët në çdo kohë janë do të jenë të gashëm, për të vepruar në çdo moment të situatave politike apo luftarake të parashikuara nga Beogradi. Prandaj dhe në këto ditë elektorale, kur Hashim Thaçi me ekipin e ish luftëtarve të UÇK-ës, janë hedhur në sulm e po luftojnë, për të realizuar më tej në këtë paqe objektivat e asaj lufte madhore, forcat e errëta të LDK bashkërisht me disa karrjeristë të luftës e burgjeve, me dirigjim të Beogradit dhe mbështetjen e radikalëve Europianë, kërkojnë me çdo kusht të baltosin luftëtarët e UÇK-ës e nëpërmjet tyre UÇK-ën dhe veprën e sajë historike. Dhe nuk janë vetëm këta, ata që kërkojnë pushtetin e dëshëruar nga Beogradi, por dhe radikalistët Europian me përfaqësues të papërgjegjëshmin Dik Marty, i cili nuk dihet kur akuzon e kur kërkon falje. A mund të bashkohet një kontinent i tërë si force e re demokratike, me psikopatër të tillë, kur manjakrinë politike e vënë në funksion të etheve pirateske, për tu pasuruar dhe ndërtuar lumturinë personale, duke spekulluar në gjakun e derdhur nga një popull e komb i tërë, gjatë luftës për liri e pavarësi kombëtare?
Radikalistët e ndryshëm anë e kënd Europës në veçanti e botës në përgjithësi, e kanë pasur dhe e kanë “halë në sy” UÇK-ës dhe kjo për luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare, u qartësua plotësisht me mbarimin e luftës së Kosovës në Kumanovë, kur Serbia nënshkroi kapitullimin para NATO-s dhe UÇK-ës, pa pjesëmarrjen e kësaj të fundit. A mund të shpjegojnë ndërkombëtarët Shqiptarve tani pas 15 viteve paqeje, këtë qëndrim të politikës makabre ndaj atyre luftëtarve, të cilët nëpërmjet asaj lufte të drejtë politike, jo vetëm që u bënë faktori vendimtar që sollën NATO-n e OKB-ra në atë luftë humano-politike, por ata ishin dhe mbetën forca kryesore e Aleancës Atlanike në tokë, për plotësimin e qëllimit strategjik të asaj bashkësie luftarake drejt lindjes së kuqe, duke derdhur aq gjak, sa u detyrua kjo botë, të vijë e të luftojë bashkë me këtë ushtri, kundër Serbisë nacionaliste e hitleriane. Si mund të gjykojmë në këto kohëra moderne e demokratike, luftën e drejtë e parimore të asaj ushtrie çlirimtare dhe luftëtarve të sajë, në një kohë kur dihet dhe u njoh botërisht, se kjo ushtri nuk sulmoi, por u mbrojt në truallin kombëtar, duke i ardhur në ndihmë popullit të vet gjatë masakrimit barbar, që kreu Serbia si shtet, popull e komb me vetëdije e ndërgjegje të plotë nacionaliste? Llogjika e shëndoshë të orjenton drejt arsyetimit konret dhe të bindshëm, se ashtu si u veprua pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të veprohet dhe tani, jo vetëm të luftës së Kosovës, por dhe asaj në Bosnjë, Kroaci e Slloveni, për të nxjerë para përgjegjësisë në bangën e të akuzuarve Serbinë dhe jo Millosheviçin, ashtu si u veprua me Gjermaninë hitleriane e jo me Hitlerin, pa prekur aspak dinjitetin e luftëtarve aleatë, pjestarë të asaj lufte nazi-fashiste.
Lufta për çlirimin e Kosovës përfundoi në 21 Qershor 1999 dhe hap pas hapi Kosova në 16 Shkurt 2008, shpalli pavarësin e vet si shtet i dytë Shqiptar në Ballkan. Në pushtet erdhën luftëtarët çlirimtar dhe kjo irriton së tepërmi Serbinë dhe radikalët racist Eyropian. Duke vepruar bashkërisht, herë pas here janë po këta, ata që shkaktojnë trazira të qëllimëshme në Kosovë, për të tensionuar situatën e destabilizuar gjendjen, në mënyrë që tu jepet mundësia, për të akuzuar Shqiptarët si shkaktar jo vetëm të së kaluarës, por dhe të tashmes në gadishull e kontinent. Dhe tani gjatë këtyre zgjedhjeve, fushata elektorale po ngarkohet dhe do të rritet më tepër, sepse Beogradi i sotshëm nuk ka asnjë ndrysim nga ai djeshëm, veçse ka ndërruar ngjyrën e lëkurës politike. E akuzojnë Millosheviçin, duke ja ngarkuar të gjitha krimet vetëm atij, në një kohë që pasuesit e tij të mëpasshëm në pushtet, ishin dhe mbetën deri në fund të luftës paramilatarët e tij si pjesmarrës direkt në ato krime monstruoze. Në vend që në këtë pasluftë, të prangoseshin dhe gjykoheshin pasuesit e kasapit të Ballkanit si vrasës e kriminel, u akuzua, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Azem Syla, Lahi Ibrahimaj, Sami Lushtaku e të tjerë tani më pas, të cilët Haga i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar ndjesë e falje, për hamëndësitë e paqëna, të Karla Del Ponte si ish numri një i organit të akuzës në Hagë. Radikalët Europian, po tentojnë ta ndërkombëtarizojnë gjykimin special të inskenuar prej tyre, por harrojnë se ato fakte e argumente te Dik Marti, të cilat i serviri më parë Prokurori i Beogradit, dështuan njëherazi në Kosovë dhe shtëpinë e verdhë në Matin e thellë malor. Kështu ka për të ndodhur dhe në këtë rast, sepse Prekazi, Reçku. Meja, Izbica dhe masakrat e tjera në gjithë Kosovën, ruajnë akoma freskinë e atyre krimeve Serbo-Hitleriane. Prandaj nuk i trënben luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare jo vetëm Hagës, por dhe çdo lloji të veçantë gjykimi special, që sajojnë ata që organizuan, kryen dhe mbështesin krimin monstruoz të atij genocidi barbar. Gjykimi kërkon drejtësi dhe atë e ka konkretizuar me arsyetimin e thjeshtë të vetë popullit Shqiptar, fshatari Matian, i cili kërkesave të prokurorit Serb ju përgjigjë, “se e hapim atë varr, por nëse nuk gjendet ajo që kërkohet, njëri nga ne të dy, duhet të groposet për të çuar deri në fund drejtësinë”. Kësaj llogjike i qëndrojnë besnik dhe e mbështesin fuqimisht çlirimtarët e Kosovës, sepse realiteti i asj lufte, ishte e do të mbetet i vërtetë në jetë të jetëve deri në pafundësi.
– Spiro Butka – Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë.
—————————————-
Xhirime eksluzive nga Malësia e Llapit – 1999. Masakra në Popovë me aeroplanë bombardues. Xhirime të UÇK-së, ZOLL!