Pashtriku.org, 14. 05. 2014 – Më 14 maj 1999 ishte ditë e premte, kur në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht dhjetëra shqiptarë të pafajshëm. Sipas një raporti të publikuar nga “American Radio Works” dhe organizata joqeveritare amerikane “Human Rights Watch”, ky sulm ushtarak ishte planifikuar tri ditë më herët, më 11 maj, në një takim të komandantëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Pejë.
Të mbijetuarit e masakrës së Qyshkut, për “Human Rights Watch”, kanë deklaruar se “ushtarët kishin të veshur uniforma të përziera – disa kishin uniforma policie dhe të tjerat ishin të ushtrisë jugosllave. Ata kishin fytyrat të ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shami për t’u maskuar”. Kur janë futur forcat serbe në fshat, disa mashkuj kishin bërë përpjekje për t´u fshehur në një mal me drunj të dendur në afërsi të fshatit, mirëpo ishin vrarë derisa orvateshin të arratiseshin, ndërsa shumica e familjeve ishin kapur nëpër shtëpitë e tyre. Me këtë rast të gjithë banorët e zënë janë dërguar pranë varrezave të fshatit, ndërkohë që forcat e shumta serbe kanë filluar t´i djegin shtëpitë e fshatit. Në këtë situatë të rëndë, gratë dhe fëmijët janë veçuar nga meshkujt, dhe pasi ata janë ndarë në tri grupe i kanë ngujuar në tri shtëpi dhe janë pushkatuar mizorisht. Pas ekzekutimit të burrave, shtëpive u është vënë zjarri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit, mirëpo për çudi në secilën shtëpi i kanë shpëtuar vdekjes nga një person, dhe ata tashmë kanë rrëfyer gjithë ngjarjen e tmerrshme të ditës së 14 majit.
Kush u ekzekutua dhe u masakrua më 14 Maj 1999 në fshatin Qyshk të Pejës?
Më 14 maj, në Qyshk janë vrarë e masakruar këta persona (civilë) të paarmatosur:
Ramë Dervish Gashi (65),
Xhafer Ramë Gashi (40),
Rrahim Dervish Gashi (55),
Rasim Hysen Ramaj (45),
Metë Shala (55),
Selim Maxhun Gashi (50),
Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58),
Muharrem Azem Gashi (50),
Avni Drevish Gashi (50),
Skënder Dervish Gashi (35),
Musë Shaban Gashi(63),
Ibish Kadri Gashi (55),
Rrahim Shaban Gashi (55),
Ahmet Rrustem Gashi (35),
Emin Bekë Gashi (60),
Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci,
Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi,
Hasan Metë Hatamaj – mysafir nga Batusha,
Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha,
Hasan Ahmet Çeku (70),
Bedri Ahmet Çeku (65),
Isuf Shala, mysafir nga Grabofci,
Çaush Rrustem Lushi,
Ardian Çaushi (30),
Ardian Çaush Lushi (20),
Osman Haxhi Lushi (48),
Sefedin Haxhi Lushi (44),
Avdullah Lush Lushi (45),
Ukë Lush Lushi (43),
Ramiz Lush Lushi (40),
Xhafer Lush Lushi (35),
Skënder Lush Lushi (30),
Nifa Din Kelmendi (55),
Skënder Din Kelmendi (50),
Besim Din Kelmendi (38),
Ardian Skënder Dina (20),
Rrahim Sylë Kelmendi (40),
Xhemë Isuf Kelmendi (40),
Mentor Shaban Kelmendi (22),
Avdi Shaban Berisha (58) dhe
Zeçir Aliaj – mysafir nga Zllopeku.
Masakrat barbare serbe në fshatrat tjera të Pejës
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:
Zymer Sadik Gashi (70),
Agush Selman Gashi,
Liman Hajzer Gashi,
Haxhi Rexhë Dreshaj (41),
Shaban Tahir Kelmendi (52),
Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës,
Musë Isuf Lulaj (75),
Rrahim Salih Nikçi (55),
Xheirane Brahim Nikçi (25),
Hatixhe Kamer Nikçi (50),
Ajshe Avdyli dhe
? Kelmendi (40).
Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:
Zenel Bekë Berisha,
Shaban Kasem Neziraj,
Sadri Ymer Ramaj,
Faton Sadri Ramaj,
Valdet Nezir Ramaj,
Shpend Rexhë Hyseni,
Naim Hajrullah Hyseni,
Ismet Hajrullah Hyseni,
Haki Hajrullah Hyseni,
Sabit Hajrullah Hyseni,
Bajrush Avdyl Hyseni,
Fehmi Rashit Gjokaj,
Hysen Rashit Gjokaj,
Ruzhdi Halil Dobraj,
Muhamet Halil Dobraj,
Halil Halil Dobraj,
Bekim Ahmet Delijaj- rom,
Shaban Sokol Ramaj,
Zymer Osmanaj,
Shaban Osmanaj,
Fakë Rexhep Murati – mysafir,
Demë Ahmet Hatashi – nga Leshani.
Më 1 qershor 1999, njësitë kriminale serbe në Qyshk ekzekutojnë edhe 10 civilë shqiptarë të paarmatosur, këta janë:
Ajeshe Nezir Kastrati,
Mirjeta Nezir Kastrati,
Haxhi Halil Dobraj,
Xhevrije Halil Dobraj,
Qerim Halil Kelmendi (95), nga Lutogllava dhe
shoqja e tij, Selime Klemendi (75),
djali i Qerim Halilit,
Gani Kelmendi (52),
djali i Ramadanit, 1.5 vjet.
(Të gjithë ata me mbiemrin Kelmendi i përkisnin të njejtës familje)
Në fshatin Nabërgjan janë vrare e masakruar mizorisht:
Jusuf Rexhep Dreshaj (49),
Haxhi Dervishi (65),
Beqë Nimani(70),
mysafir nga Nakulli,
Selman Brahim Ibërdemaj (55),
Ukë Ademi (65) prej Malajve të Rugovës dhe
gruaja e Ramë Berishës (50), nga Nabërgjani,
Vesel Ramë Dreshaj (50),
Rexhep Kuçi (45),
Shpëtim Rexhep Kuçi (23),
Shkurte Bërbati (60),
gruaja e Bajram Hajdin Bërbatit (65),
Bute Bajrtaktari (34),
Ramë Rexha (70),
Vulake Sadri Mujaj (75),
Ibish Sadri Mujaj (50),
Sulltane Ramë Lajçi (50).
Këto viktima janë gjetur rreth shkollës së Nabërgjanit dhe të gjithë janë të identifikuar, – ka shkruar kosovapressi.
Në fshatin Shaptej janë zhdukur këta persona:
Hasan Lushi nga Raushiqi dhe
Mahmut Idriz Mahmutaj nga Trubuhovci.
Personat nga fshati Trubuhovc, për të cilët mendohej se ishin të zhdukur janë:
Nexhat Ramë Mahmutaj,
Ahmet Binak Mahmutaj,
Fahredin Sylë Mahmutaj,
Bedri Binak Mahmutaj,
Bedrije Niman Mahmutaj,
Halil Niman Mahmutaj,
Ervin Niman Mahmutaj,
Merita Hamit Asllanaj,
Bjetë Hamit Asllanaj,
Ardita Hamit Asllanaj,
Brahim Lushi.
Njësitë kriminale sebe që morën pjesë në masakrimin e shqiptarëve?!
Në ekzekutimin e këtyre shqiptarëve kanë marrë pjesë, njësitë militare e paramilitare serbe, pikërisht ato njësi që kishin masakruar edhe 42 shqiptare në fshatin Qyshk.
Ndër njësitet serbe që kanë marrë pjesë në masakrën e Qyshkut, janë:
Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq – “Frenki”, ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).
“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sipas gjasës se pas aksioneve të ndërmarra nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, ndër të cilat është ajo e Abrisë së Ulët, Reçakut, Pavlanit, Zahaçit etj.
Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.
Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në raportin e “Human Rights Watch-it” përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.
Udhëheqës i grupit paramilitarë “Munja” ishte krimineli famkeq Vladimir Shalipuri – Munja, (ky kriminelë është vrarë nga UÇK’ja), ndërsa në këtë grup bënin pjesë:
– Nebojsha Miniq – Mrtvi,
– Milan Kaljeviq i njohur me nofkën “Rambo” dhe ”Puçrrani”,
– Sreçko Popoviq,
– Sllavisha Kastratoviq,
– Zvonimir Cvetkoviq,
– Mijo Paviqeviq,
– Sasha Jaksomoviq,
– Vlladan Krstoviq – Xhuxha,
– Boro Bubanja e shumë të tjerë.
NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!
***
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vitin 2000 ka ushtruar një kallëzim penal në Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi ndaj 37 serbëve për masakrat në Pejë më rrethinë. Listës së këtyre të dyshuarve u prin Sreqko Popoviq me nofkën “Burdush”, pjesëtar i grupit “Munja”, i lindur në Prizren, me vendbanim në Pejë. Ai pasohet nga Çaslav (Nikolla) Markoviqit, Lazar (Nikola) Markoviqit, Miça (Nikola) Markoviqit, Vidoje (Blagoje) Koriçanin, Milenko (Blagoje) Koriçanin, Velko (Blagoje) Koriçanin që të gjithë nga fshati Nakëll, fshat ky ndërmjet Pejës dhe Zahaqit. Në kallëzimin penal figurojnë emrat edhe të Slavisha (Miço) Kastratoviq, Gjuro Kastratoviq nga Gorazhdeci, Radoslav (Milosh) Bronoviq me nofkën “Cule” nga Raushiqi – komandant i Stacionit policor në Kliçinë. Zvonimir Cvetkoviq (i arrestuar në Serbi) nga Peja, Velimir (Savo) Vuleviq, Stevo (Velimir) Vuleviq, Milorad (Savo) Vuleviq, të gjithë nga Llabjani. Ky i fundit ka qenë zëvendëskomandant i Stacionit të Policisë në Kliçinë. Të dyshuar janë edhe Toma Kovaçeviq, Mijomir Lazoviq – punëtorë në Kombinatin e këpucëve, Milorad (Jovo) Mishlen nga fshati Krushevc i Pejës, Vuk Markoviq nga Naklla, Miçko (Bozhidar) Armush nga Naklla, Dejan Kolashinac nga Gorazhdeci, Darko Kolashinac nga Gorazhdeci, Goran (Bozhidar) Çetkoviq nga Peja – prijës i një grupi paramilitar, Zoran (Vladimir) Bajraktareviq “Roki” nga Naklla, Milan (Dimitrije) Kaleviq nga Peja, pjesëtar i grupit “Munja”, Zhivko Koriçanin nga Naklla, Neno Milaçiq nga Peja, zëvendëskomandant i Policisë së Trafikut, Zoran Jashoviq nga Qyshku, Miodrag Brajeviq nga Zahaqi, Vujadin Çoroviq nga Zahaqi, Vujadin Çprpoviq nga Zahaqi udhëheqës i postës në këtë fshat, Milosh Pavle Markoviq, Zoran (Savo) Janiçijeviq nga Naklla Milorad “Mijo” Pavloviq nga Peja.
***
PARAMILITARI ZORAN RASHKOVIQ RRËFEN PËR KRIMET E KRYERA NË PEJË!
Paramilitari serb, Zoran Rashkoviç.
Në dhjetor 2013, paramilitari serb, Zoran Rashkoviç, ish-pjesëtari i njësisë “Çakejtë”, u rrëfye, në emisionin Jeta në Kosovë, për krimet që kjo njësi i bëri në disa fshatra të Pejës. Krimineli Rashkoviç ka thënë se nga Peja në orën 8 e 30 të mëngjesit në ditën e shtatë të bombardimit të NATO-s me 1999, drejt Qyshkut u nisën 30 pjesëtarë të “Çakejve”, të shpërndarë në shtatë deri në dhjetë automjete. U printe Nebojsha Miniq, i ashtuquajtur “Mrtvi” (i vdekuri), komandant i njësisë. Në këtë fshat pranë qytetit më të madh të Dukagjinit atë paradite maji u vranë 44 banorë, ndërsa 400 u detyruan të lëshojnë shtëpitë. “Njëri i ndante 10 [fshatarë], tjetri 10 të tjerë, tjetri 15, majtas, djathtas, me tradhti, duke u thënë se e prisnin policinë të vinte për t’i legjitimuar. Pastaj, po, u vranë në shtëpi. U dogjën. Ky ishte Qyshku me të gjitha, të gjitha, të gjitha, tmerret e tjera, traktorët, gratë, fëmijët, vjedhjet, goditjet, të gjitha sjelljet e mundshme jonjerëzore”, shpjegoi mënyrën e ekzekutimit të civilëve Zoran Rashkoviç.
Në vijim shikoni të plotë rrëfimin e Zriminelit Zoran Rashkoviç:
______________________________