Freiburg, 05. 06. 2014 – Të dashur bashkatdhetarë, I mishëruar me idenë e lirisë për popullin tim të dashur nuk rreshta asnjëherë se vepruari për ditën kur liria do vinte. Si veprimtar i lëvizjes popullore që ishte organizata më kuptimplotë dhe e pa kompromis në luftën për liri e çlirim, së bashku me shumë atdhetarë punuam pa nderpre që dita e madhe të vijë dhe ajo erdhi edhe pse ende jo e plotë ashtu siç ne e dëshiruam. Së bashku rrugëtuan qindra e mijëra të rinjë e te reja. Fatkeqësisht disa u stërkeqën rrugës të joshur nga privilegjet e pushtetit. Jemi dëshmitar se disa nga ata i bastardhuan vlerat. Paramendoni se në prokurorinë speciale të Kosovës mbajnë lartë poste shumë prokurorë që denuan me mijëra të rinjë për shkak të luftes së tyre për liri, e krejt kjo falë bastardhuesve.
Në krye të shtetit ka njerëz që kishin ideal pushtetin dhe jo lirinë, dhe sot ideal e kanë kthimin e Serbisë në Kosovë, duke bërë marrëveshje me ta pa kurrëfarë kushtëzimesh.
Sot në Kosovën tonë të dashur veprojnë shumë parti politike të cilat në mënyren e vet thonë se përfaqesojnë intersat e nje shtrese te caktuar të shoqërisë.
Por vetëm një është ajo që përfaqëson interesat e popullit e ajo është Lëvizja Vetëvendosje.
Lëvizja vetëvendosje është bashkëdyzimi më kuptimplotë i frymës së djeshme për liri dhe shpresës drejt ardhmërisë së ndritur të popullit shqiptar në Kosovë.
Kosova ështe shpallur një shtet i pavarur dhe sovran, por fatkeqesisht nuk është as i pavarur dhe as sovran.
Populli shqiptar i Kosovës sot nuk ka identitet. Të gjithë po mundohen të krijojnë një identitet Kosovar që nuk është asgjë tjetër pos një produkt i kuzhinave antishqiptare.
Sot Kosova është e izoluar më tepër se kurrë me parë, pa të drejt lëvizjeje të lirë dhe me fusnotë.
Sot Kosova është një nga vendet më të varfëra në botë!
Sot Kosova është vendi i vetëm në botë ku udhëhoqën disa qeveri e që asnjëra nuk i jep llogari popullit.
Sot Kosova është vendi i vetëm që i krijon vetves një gjygj kundër vlerës më sublime në sistemin e vlerave të një populli, luftës së Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës për liri.
Sot Kosova është vendi i vetëm – ku të jesh në pushtet do thotë pasurim dhe privilegj.
Sot Kosova është vedni jo funksional dhe i ndarë e i sakatosur me enklava.
Por shpresa e së sotmes dhe e së ardhmes është Lëvizja Vetëvendosje, si forca më sublime e së djeshmes së lavdishme dhe së ardhmes së ndritur.
Me Vetëvendosjen Kosova dhe populli i saj do kenë identitetin e saj e ai është Republika e Kosovës shtet i shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në te.
Me Lëvizjen Vetëvendosje – Kosova do të ketë zhvillim e prosperitet.
Me Lëvizjen Vetëvendosje – Kosova nuk do të jetë e izoluar por, sovrane dhe e bashkuar.
Me Lëvizja Vetëvendosje prezenca e byrokratëve të huaj përmes ndihmës së pakursyer të vendorëve puthadorë do të marrë fund..
Andaj për një shtet të zhvilluar, me identitet dhe sovranitet pra për Republikën e Kosovës të fortë e të prosperuar, jo vetëm Badallajt, Zhuri apo Prizreni por e tërë Kosova – duhet të votojmë Lëvizjen Vetëvendosje.
Sa më parë Lëvizja Vetëvendosje merrë drejtimin e shtetit aq më parë u vije fundi të gjitha të këqijave, që klika aktuale politike në pushtet ia shkaktoi shtetit dhe popullit. Andaj Tash me plotë kuptimin e fjalës votojmë ndryshimin. Votojmë të ardhmen e ndritur të popullit shqiptar dhe gjeneratave që do vijnë. Tash dhe vetëm tash duhet tu ipet fund atyre që mbytën shpresën. Shpresa është Vetëvendosje. Duke uruar fitoren e Vetëvendosjes përshendes të gjithe atdhedashësit me respekt, duke u përkulur para sakrificës së gjeneratave – dje e sot – e që frymojnë bashkë më Lëvizjen Vetëvendosje.
Me respekt,
Ismet Badallaj – në emër të Shoqatës “Atdheu” në Freiburg të Gjermanisë.
Freiburg, 04. 06. 2014