SHERADIN BERISHA: TANI KA NISUR VOTIMI – UNË VOTOJ, TI VOTON, AI/AJO VOTON, NË VOTOJMË, JU VOTONI, ATA/O (POLITIKANËT) PËRFITOJNË!!!

Pashtriku.org, 08. 06. 2014 (në orën 7:40 minuta) – Nga të gjitha zgjedhjet e pasluftës në Kosovë e deri më sot (8 qershor 20149, kur ka nisur votimi, kam mësuar se, politikanët nuk kanë asgjë të përbashkët me etikën dhe moralin, se, një lider partiak që “lufton” ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës, duhet të dijë të gënjej, të manipulojë dhe të shtiret tërë kohën, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e vendit. Dhe ata që mashtrohen nga këta demagogë, janë votuesit, të cilët fjalët e tyre i pranojnë si të përkryer, pa e “vrarë” mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht!

 ***
Ajo që duket e qartë tashmë, se në këto zgjedhje, partitë e MËDHA politike në Kosovë, më pranimin e shumë BIZNESMENËVE dhe rrogtarëve (OJQ) të ndryshëm, brenda oborrit partiakë, kanë kaluar në KOMPANI BIZNESI, ndërsa SHEFAT e tyre janë promovuar në BOSA të kësaj strukture (!!!), ndërkohë që POPULLI është shndërruar në “BAGËTI (DELE) VETËM PËR TË VOTUAR”!

***
Filozofi francez Joseph De Maistre ka thënë se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, ndërsa filozofi tjetër po francez Jean-Jacques Rousseau, ka deklaruar se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Duke u nisur nga këto thënie, shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie dëshiron populli në Kosovë (?!)
– Qeveri që e meriton apo qeveri të manipuluar (përmes mediave të kontrolluar) nga ky soj politikanësh që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet?!
Përgjigjja ime:
– Unë gjykoj se, nga zgjedhjet e sotme (të 8 qershorit) pavarësisht nga “fituesi”, do të dalë një QEVERI (e kontsruktuar nga të huajt) dhe një KUVEND i qullavtë, që do të angazhohen më shumë në realizimin e agjendave të ndryshme ndërkombëtare, si në shitjen, koncesionimin dhe privatizimin e aseteve kombëtare, në marrëveshjet e reja me Serbinë për veriun e Kosovës…, se sa në realizimin e premtimeve të bëra, si për:
– “Fondin për punësim,
– 200 000 vende të reja punë,
– 1000 ero rrogë,
– rritjen e mirëqenjes sociale”,

e shumë rrena të tjera, të bëra nën slloganet:
– “Misioni i Ri”,
– “Vetëm ne mundemi”,
– “Drejtimi i Ri”,
– “Ne kryjmë punë”,
– “Ne mbajmë fjalën”… etj.etj.

***
Duke pas parasysh parregullësitë e shumta nga zgjedhjet e kaluara, edhe në votimin e sotëm (të atyre 35-45% që do të dalin në votime) do të ketë blerje dhe manipulim të votës, prandaj mos u gëzoni as mos u hidhëroni për fitoren apo humbjen e këtyre politikanëve maska/renjë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura