GJOKË DABAJ: NË KOSOVË PO SHARROJNË ARMË, POR NUK KEMI DËGJUAR NDONJËHERË TË SHARROHEN ARMË NË KRAGUJEVAC!

Durrës, 11. 07. 2014 – E përmenda Kragujevacin, sepse Kragujevaci është vendi ku PRODHOHEN armët. Aty armët NUK SHKATËRROHEN, por PRODHOHEN! Prodhohen dhe shpërndahen, legalisht edhe ilegalisht. Megjithatë, nuk kemi dëgjuar që qeveria sërbe, as në Kragujevac, as në Beograd, as në Nish, as në Novi Sad, të ketë ndërmarrë ndonjë AKSION për t’i SHARRUAR armët me fresibla dhe për t’i asgjësuar ato PUBLIKISHT.
Në Sërbi, të atilla armë, janë PËRDORUR sa herë që i është dashur dikujt t’i përdorë. Në Sërbi, me të tilla armë, janë vrarë madje edhe presidentë. Kujto të ndjerin Z.Gjingjiq, që ishte një president nga më progresistët. Sërbia madje, me të atilla armë, ka vrarë EDHE princër! Dhe, pas të atilla vrasjeve, kanë PLASUR luftëra botërore. Kujto vrasjen e princit Ferdinand në Sarajevë.
Megjithatë, e them disa herë, MEGJITHATË, nuk kemi dëgjuar që të grumbullohen nëpër Sërbi e të shkatërrohen, së paku jo në mënyrë PUBLIKE, armë të çfarëdo lloji e të çfarëdo prejardhjeje. Qeveritë sërbe nuk e kanë POSHTËRUAR kurrë popullin e vet me forma të tilla POSHTËRIMI!

Bajram Rexhepi i sharrojë edhe 700 armë…!!!

Edhe në SHBA po ndodhin nganjëherë madje hatara të papara e të padëgjuara. Po vriten deri edhe fëmijë nëpër shkolla, prej njerëzish të çorientuar mendërisht. Ata fëmijë po i qajmë edhe ne, që jetojmë në faqen tjetër të globit. Po diskutohet në SHBA për t’i kufizuar apo për t’i vënë disi nën kontroll armët e zjarrit që gjenden në popull. Por, le të PROVOJË dikush, po ia mbajti, t’i nxjerrë para Shtëpisë së Bardhë, qoftë edhe 100 copë prej atyre armëve dhe le t’i SHARROJË, kështu siç veproi z. B.Rexhepi ynë! Le të GUXOJË qoftë edhe z. B.Obama të sillet në atë mënyrë me popullin e vet!
Ndërkaq, këtu në Shqipërinë tonë, s’është e para herë që kryehen “VEPRA” të tilla SHQIPTARPOSHTËRUESE.
Kujto ekspeditat ndëshkuese të pashallarëvet, të kohës pas Lidhjes së Prizrenit, dhe z.Arben Imami të kohës së “emancipimit” tonë demokratik.
Përse është vepruar e po veprohet kështu ndaj shqiptarëvet?! A mundet ta shpjegojë dikush?!
A thua vërtet po i dhimbemi dikujt, kur, me ato armë, po vrasim njëri-tjetrin?! Mua nuk më besohet.
Por as se, me ato armë shkatërraqe, shqiptarët po mund të rrëzikokan dikënd, s’më besohet të na e kenë frikën, sepse, tashmë, ne shqiptarët jemi TËRËSISHT TË ÇARMATOSUR. S’kemi artileri, s’kemi tanke, s’kemi aviacion lufte, s’kemi as flotë detare për të mbrojtur brigjet e detravet që po duan të na I marrin! S’kemi asgjë!
Cili është, atëherë, QËLLIMI i atyre që po veprojnë kështu ndaj Kombit Shqiptar?!
ATA PO DUAN TË NA TREDHIN! ATA, CILËTDO QOFSHIN ATA, PO DUAN QË NE TË JEMI NJË KOMB I TREDHUR! PO DUAN TË NA KASTROJNË E TË NA BËJNË TË PAAFTË PËR TA MBROJTUR E RIPRODHUAR DINJITETIN TONË! PO KRIJOHET KËSHTU, NË MËNYRËN MË TRAGJIKE TË MUNDSHME, NDOSHTA NJË NDËR POPUJT E PARË EUNUKË NË HISTORINË GJITHNJERËZORE!
Eksperimenti është në zbatim e sipër.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura